Ngjarje e pazakontë në Miçigan të SHBA.Autobusi me nxënës për pak sa nuk pëson aksident, pasi shoferi në një moment nuk u ndje mirë dhe i ra të fikët. Incidenti ndodhi në qytetin Warren, në veri të Detroitit, kur studentët po ktheheshin në shtëpi. Ka qenë 13-vjeçari Dillon Reeves, veprimi heroik i të cilit shpëtoi mrekullisht shokët e tij duke shmangur përplasjen e autobusit.
Vogëlushi Reeves ishte duke hipur në autobusin e shkollës me rreth 60 nga shokët e tij të klasës kur kuptoi se shoferi kishte humbur ndjenjat. Ai u hodh nga vendi i tij, hodhi çantën e shpinës dhe vrapoi përpara ndërsa autobusi ishte në lëvizje,” tha Robert Livernois, mbikëqyrësi i shkollave të shtetit të Miçiganit, në një konferencë për shtyp të enjten.
Në një video nga kamera e shkollës, 13-vjeçari nxiton dhe merr timonin, shkel frenat dhe ndalon automjetin. Ai dëgjohet duke u bërtitur shokëve të klasës për të thirrur menjëherë ndihmë….
Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.




