Napolitanët përleshen me policinë:S’po na vret Covid-i, po na vrisni ju”

S’po na vret Covid-i, po na vrisni ju”; me këto thirrje, qindra vetë, shumica të rinj mbushën rruget e Napolit, të indinjuar nga masat e ashpra të marra me qëllim frenimin e pandemisë ne mesin e rritjes së ndjeshme të infektimeve.Demonstruesit marshuan në rrugët e kryeqytetit të rajonit të Campanias për t’u grumbullur më pas përpara selisë së qeverisë rajonale, ku lëshuan fishekzjarre e bomba tymuese e u përleshen me policinë që përpiqej t’i ndalonte.


Thirrjet për protesta ishin përhapur përmes mediave sociale pas vendimit për orë policore, në një kohë kur rajoni jugor i Italisë i ka mbyllur tashmë shumicën e shkollave dhe e kishte vendosur ndalimqarkullimin gjatë natës.

Ndersa ne një video tjeter, një grup personash sulmon një gazetar të Sky, i cili po bënte një lidhje direkte me studion.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.