Projekti i Këshillit të Lartë Gjyqësor që parashikon mbylljen e disa gjykatave nëpër rrethe prek edhe Korçën. Aktualisht në Korçë funksionon Gjykata e Shkallës së Parë, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë dhe Gjykata e Apelit.
Nëse miratohet propozimi i KLGJ-së, Korça do të ketë vetëm një Gjykatë të Shkallës së Parë. Apeli dhe Administrativja do do të mbyllen. Përqëndrimi i çështjeve gjyqësore në Tiranë konsiderohet regres për sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Ndërkohë për qytetarët që kanë çështje të ndryshme gjyqësore do të vështirësohet më tepër ndjekja e tyre sepse rritet kosto dhe koha.
Fjala vjen për banorët e jugut, mund të ketë Gjykatë Administrative apo Gjykatë Apeli vetëm në Elbasan ose në Tiranë. Një banor i Leskovikut e ka shumë të vështirë të shkojë në Tiranë për të ndjekur seancën gjyqësore. KLGJ propozon riorganizim të gjykatave në Shqipëri, nga 34 gjykata të mbeten 15 dhe një gjykatë Apeli.
KLGJ bën me dije se propozon që nga 22 Gjykata Rrethesh, 6 Administrative dhe 6 Gjykata Apeli që janë aktualisht të mbeten 12 gjykata me juridiksion të përgjithshëm, 2 Administrative dhe 1 Gjykatë Apeli.
Të gjithë ata që duan të vizitojnë Britaninë e Madhe këtë verë do duhet që të vetëizolohen për 11 ditë. Vetëizolimi është vendosur si opsion përkundër karantinimit në një hotel.Në artikujt e shkruar për opsionet turistike për udhëtarët nga Emiratet e Bashkuara Arabe, mediat arabe listojnë 11 vende ku turistët mund të shkojnë për të kaluar “11 ditët e karantinës” përpara se të nisen drejt Mbretërisë së Bashkuar.
E para në listë është Shqipëria. Në artikull theksohet se vendi ynë pret rezidentë dhe qytetarë nga Emiratet Arabe mjafton që të jenë të pajisur me një vizë. Ata mund të qëndrojnë në vend maksimumi për 90 ditë.
“Për të udhëtuar në Shqipëri nuk ka nevoje që të testoheni për Covid-19, përveç rasteve kur ua kërkon linja ajrore me të cilën jeni duke udhëtuar.”
Po ashtu, në artikull shkruhet se në javën e tretë të qershorit, Shqipëria pritet që të vendosë qendra shëndetësore verore në 29 vendndodhje rreth e qark vendit ku udhëtarët mund të kenë mundësi që të testohen për virusin.
“Turistët janë të lirë që të lëvizin rreth e qark vendit, por u kujtohet që të mbajnë distancën sociale prej 1.5 metrash.”
Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:
Janë kryer 2,872 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 13 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 2 raste në Tiranë, Durrës, Elbasan, Berat, 1 rast Fier, Korçë, Librazhd, Dibër, Rroskovec.
Aktualisht po marrin trajtim spitalor 23 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 34 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,736 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.
Statistika (08 Qershor 2021)
Raste të reja ditore 13 Të shëruar në 24 orë 34 Të shtruar në spitale 23 Humbje jete në 24 orë 0 Testime ditore 2872
Testime totale 743,447 Raste pozitive 132,397 Raste të shëruara 129,736 Raste Aktive 209 Humbje jete 2,452
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Korça është qyteti i shkollës së parë shqipe, i kulturës, por është edhe qyteti i fjalëve dhe shprehjeve lokale, i “kë”-ve dhe “ushka”-ve që i shtohen çdo emri me përkëdheli.
Ja disa nga fjalët tipike që do i dëgjoni vetëm në Korçë ose vetëm nga korçarët, bashkë me përkthimin sepse bëjmë mirë të kuptohemi:
Mesonjëtorja e parë shqipe 1887
Imonik-Shalqi.
Lëpitka-Shapka që vishen
Furkulicë-Pirun. Lakrorin, thuhet në Korçë dhe rreth saj, duhet ta hash me dorë…
Gardhirop-Dollap (kjo duhet të jetë transformimi korçar i gardërobës)
Mashka-Karfica të zeza, të holla flokësh, por ju mund t’i mbani flokët edhe me kordhonkë, ose rreth
Ziqkë-Peshore dore
Marauzhgë-Milingonë
Farashkë-lopatë e vogël me bisht për të mbledhur mbeturinat
Peronë-Gozhdë
Fufu-Furrnelë me gaz
Farashkë – fshese me bisht të vogël për të mbledhur plehrat
Fiqkë – Kopsë palltoje
Kokoridhe – kaçurrelse
Rripka – lidhëse këpucësh
Feçkë – çupkë – çapkëne – me përçmim
Fufu – furrnellë me gaz
Marauzhge – karanxha – milingonë
Kukumalkë – Dhè i ngritur si formë mali
Pezhishkë – rrjetë merimange
Koriçkë – kore buke
Ziqkë – që shërben për të peshuar
Të argalisesh – të qeshësh si punë e budallait
Ta thëntë prifti majë kokës – V deksh!
Mos m’u bëj si francez/ francezkë! Sikur nuk di, sikur nuk merr vesh!
Ç’m’i ke bërë flokët si Doktori i Luleve – Kur e tepron në stolisjen e pamjes
Ku je o t’u mbylltë e mëndjes, nga ke humbur o kllëngjo?
Plaç të rëntë! – Plaç të preftë! – Mallkim kur kollitesh!
Të fshiftë mortja! – Mallkim rëndues…
Hë mo, solle gjëkafshë?
Ma ke mendjen lulkë – Je tra la la nga mendja
Të erdha ta bëra shtëpinë në majë të Thanasit…
Na moj kullumbri!
Hë me, e poqe lakrornë?
Bobooo, moj korbeckë! – bobo moj e shkretë!
Të piftë bukla, të piftë!
Më ngeli peronkë! – M’u bë fiksim!
Iko se t’u futa me lëpitkë! Kur ia bie tjetrit shpirtin në majë të hundës!
Katran me bojë – E katranose fare – E bëre lëmsh fare
Viiii, ky bre!
Më je bërë si Xhuvi i Dasmave! Njeri që futet gjithkund i paftuar!
Iko se t’i shkula ato leshra!
Boll moj dhaskalicë – Mjaft na shite mend!
Pandi gjiza – Pandi Këndezka
Ik me trëndelinë – ik more karafil – Njerëz të lehtë nga mendja
Të piftë dheri trutë..
Qëndro me një sekondë se s’te iku treni, Oh të bëfsha gropën, të bëfsha
I zuri pilka gjizë
Ce më qesh si polic ore… Qesh me vonesë dhe kot!
Cilkë e Mallgashit
Ik o moj andej se ma hoqe trunë
Mëmë Gjyle, më bëj një fet buk me vaj e me sheqer meee… Po ce o, vit i ri ësht oooo…
Ç’më ecën ashtu si Kukja… ke ecje të keqe, ecën shtrembët
Një nxënës korçar shpallet fitues I Olimpiadës së Fizikës në rang vendi. Ai është Emiljano Lako, që ka marrë përgëzime të shumta për këtë sukses, mes të tjerave edhe nga shkolla e tij ‘Raqi Qirinxhi’ që I bën dedikimin e një nxënësi model.
‘Emiljano Lako klasa 11, fiton vendin e parë në Olimpiadën e Fizikës në rang republike.
Me gëzim e krenari e përgëzojmë e falenderojmë jo vetëm si talent, por dhe si nxënësi me karakter të admirueshëm. Eshtë modeli i punës, i thjeshtësisë, e frymëzimit edhe për mësuesit.
I urojmë suksese në realizimin e ëndrrave të tij duke bërë krenar veten, familjen, mësuesit e shkollën që ka zgjedhur. Shpresojmë që ky çmim të vlerësohet e të jetë motivues në zgjedhjet e tij për të ardhmen’ shkruhet në faqen zyrtare të shkollës së mesme ‘Raqi Qirinxhi’.
Fitues I Olimpiadës së Fizikës në rang vendi. Ai është Emiljano Lako
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka ardhur me një propozim të fortë, që lidhet me riorganizim e gjykatave në Shqipëri. Përmes një letre dërguar Ministrisë së Drejtësisë, KLGJ-ja thotë se nga 34 gjykata, duhet që të mbeten vetëm 15 në vend, si edhe një gjykatë Apeli. Lidhur me këtë situatë kanë reaguar edhe avokatët e qarkut të Korçës. Për ta kjo shkrirje nuk zgjidh problemin e çështjeve që mbahen prej kohësh në sirtare. ”E pamundur që qytetarët të ndjekin çështjet”.
Në emër të të gjithë avokatëve që janë anëtarë të dhomës së avokatisë Korçë, avokat Arben Lena doli në një deklaratë për mediat në kundërshti të këtij projekti që cënon një nga parimet bazë të zhvillimit të procesit të rregullt ligjor siç është gjykimi brenda një afati kohor të arsyeshëm, i cili do të vështirësojë aksesin pranë sistemit gjyqësor të banorëve të këtyre zonave.
Sipas avokatit Lena, ky projekt me një gjykatë apeli është një projekt i cili ka qenë funksional deri në vitin 1999 dhe ka qenë një praktikë që nuk funksiononte pasi aksesi i qytetarëve në drejtësi duhet të jetë efektiv ndërkohë sipas avokatit do të krijohet një pamundësi për të ndjekur proceset gjyqësore. Të gjithë anëtarët e dhomës së avokatisë Korçë, kanë firmosur një notë proteste të cilën ja kanë drejtuar KLGJ-së, Ministrisë së Drejtësisë, Komisionit të Ligjeve dhe Këshillit të Ministrave.
”Është e pamundur që një qytetar i Leskovikut të shkojë dhe të kërkojë zgjidhje në apelin e Tiranës. Është e pamundur që avokatët në Korçë për një çështje të zakonshme të shkojnë deri në Tiranë, pasi do të thotë humbje e ditës dhe efikasitetit dhe është e pamundur për zgjidhjen e çështjeve, pasi një gjykatë e vetme do të ngarkohet me të gjitha çështjen e Shqipërisë). Ky projekt i cili nuk ka funksionuar dikur dhe është e vërtetuar, nuk do ti vijë në ndihmë sistemit gjyqësor por do ta futë sistemin në një vorbull pa zgjidhje”, tha Lena.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është qëlluar me shpullë nga një qytetar. Gjatë takimeve në qytetin e Drome, qytetari që ndodhej nga ana tjetër e gardhit ka qëlluar fort Macron, pasi i kishte kapur dorën. Është dashur ndërhyrja e rojeve që të tërheqin presidentin, ndërsa qytetari është rrëzuar në tokë, nga ndërhyrja e fortë.
Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës ka reaguar pas shkarkimit nga detyra si kryetare e Shoqatës së Bashkive dhe zgjedhjes në krye të kësaj shoqate të Pjerin Ndreut.Në reagimin e saj në rrjetet sociale, Ademi thotëse nuk e njeh vendimin për shkarkimin teksa shkruan se PS ka tentuar të dëmtojë demokracinë.
REAGIMI I PLOTE :
Shqyrtimi dhe vendimi për ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale 2019, është një ndër 15 kushtet që Shqipëria duhet të përmbushë për çeljen e negociatave për anëtarësimin në BE, kushte të dakordësuara në takimin e Ministrave për Europën.
Ritheksojmë se Shoqata e Bashkive të Shqipërisë, shoqëria civile në Shqipëri, qytetarët shqiptarë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian, Këshilli i Evropës, të gjithë partnerët dhe organizatat ndërkombëtare, janë në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Në Lezhën e Besëlidhjes, sot eksponentë të Partisë Socialistë tentuan të dëmtojnë Demokracinë.
Sot pati një tentativë për të kapur ilegalisht Shoqatën e Bashkive të Shqipërisë, veprime te ndërmarra nga eksponentë, anëtarë të Partisë Socialiste, pa të drejta legjitime dhe jo anëtarë Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë. Çdo veprim me prapavijë politike dhe arbitrare cënon hapur parimet e shtetit ligjor dhe demokracisë vendore.
Shoqata e Bashkive të Shqipërisë konsideron se demokracia lokale dhe sundimi i ligjit kanë rëndësi madhore për integrimin e vendit tonë. Shoqata e Bashkive të Shqipërisë është e vendosur për të vijuar deri në fund duke shprehur vullnetin e saj për të respektuar ligjin dhe vendimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese.
Këtë të martë është mbledhur shoqata e bashkive, në të cilën është vendosur zgjedhja e Pjerin Ndreut në krye të saj, duke shkarkuar kësisoj nga detyra Voltana Ademin. Vendimi u mor në mbledhjen e sotme, ku nënkryetar u zgjodhën Alma Hoxha dhe Ilir Xhakolli.
Në mbledhje ishin prezentë disa prej kryetarëve të bashkive, por ajo çka u vu re më shumë ishte mungesa e perzencës së vetë Voltana Ademit. Më herët, kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi u ka dërguar letër përfaqësuesve të trupit diplomatik mbi shoqatën e kryebashkiakëve.Ademi ka përsëritur letrën e dërguar më 24 maj por shqetësimet në lidhje me veprimet e pretenduara të anëtarëve të PS për të kapur ilegalisht Shoqatën e Bashkive të Shqipërisë. Ajo thotë se dyshimi nisi nga një email. Ademi kërkon që të monitorohen zhvillimet e fundit dhe të mos cenohen parimet e demokracisë teksa shton se email-i nënkupton se qëllimi është për të zgjedhur organe të reja drejtuese të shoqatës para se të zhvillohet seanca gjyqësore në Gjykatë Kushtetuese për zgjedhjet e qershorit.
Gjurmët e gjetura brenda në shtëpi dhe në mënyrë specifike në ngjitësin, me të cilin janë lidhur viktimat, i takojnë pilotit 32-vjeçar, burrit të 20-vjeçares Karolinë, që humbi jetën gjatë një grabitje të dhunshme mëngjesin e 11 majit.
Nga afërsisht 300 foto të grabitësve që iu treguan Babis Anagnostopoulos, për profilet e vrasësve, u dol me një listë prej 20 personash që tregojnë disa ngjashmëri kryesisht në llojin e trupit, por jo sa i përket identifikimit.
Ndërsa sa i përket gjuhës së folur nga autorët e krimit, piloti 32-vjeçar nuk ka dhënë një përgjigje përfundimtare nëse është shqip, një gjuhë nga një ish-Bashkimi Sovjetik apo edhe një dialekt rom, shkruajnë mediet greke.
Rreth 200 grabitje të pesë viteve të fundit janë shënjestruar, përfshirë sulmin në Alepochori në verën e vitit 2018, kur tre burra sulmuan shtëpinë e trajnerit të pilotëve Charalambos Anagnostopoulos, e lidhën atë me gruan e tij dhe i rrahën, e më pas i vodhën ata.
Kjo grabitje, megjithëse kanë kaluar tre vjet, mbetet e pazgjidhur dhe siç thonë zakonisht zyrtarët e Sigurimit, ka shumë ngjashmëri, por edhe shumë ndryshime me atë të Glyka Nera.
Këto janë të dhënat e deritanishme nga hetimet. Por 28 ditë pas vrasjes së 10 majit hetuesit e ngjarjes thonë se gjurmët që gjetën ishin aq të pakta, sikur “tre autorët të kishin pastruar zonën me zbardhues”.
Deklarata e gazetarit të ”News 24” në Vlorë, Enrik Mehmeti se prej një viti kërkon të ketë armë zjarri, bëri bujë edhe për faktin se ai tha se ndihet i kërcënuar. Një vit pasi kishte aplikuar për këtë gjë, ai sot e ka një të tillë. Me kutinë në armën në dorë, gazetari shihet teksa pozon në zyrat e “Aulona Pol Security”. ”
“Blerësi më i ri është kryetari i Unionit të Gazetarëve të Vlorës, Enrik Mehmeti”,–shkruhet në postim.
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka reaguar për vendimin e miratuar në fshehtësi që nuk lejon gazetarët të ndjekin aktivitetet e kryesisë së Kuvendit nga afër, por në një zyrë me kompjuterë që transmetohen në kohë reale aktiv- itetet, por që regjia bëhet nga Kuvendi.Sipas kreut të shtetit, ky vendim i Kuvendit njëpartiak është i njëjti si reagjimi i Lukashenkos dhe hedh akuza ndaj maxhorancës, duke thënë se po instalon një regjim censure.
Postimi i plotë nga Presidenti Meta
I dënueshëm, i papranueshëm dhe antidemokratik, vendimi i Kuvendit njëpartiak për ndalimin e raportimit të pavarur të gazetarëve dhe zëvendësimin me transmetime zyrtare të kontrolluara.
Ky akt, që vjen në të njëjtën kohë me nxitimin e mazhorancës për uzurpimin në mënyrë të njëanshme dhe vendosjen nën kontroll të plotë të Autoritetit të Mediave Audioviziv, kufizon lirinë dhe pavarësinë e medias, instalon një regjim censure, shkel të drejtat e njeriut dhe dëshmon sërish armiqësinë e këtij Kuvendi monist me lirinë e medias dhe demokracinë në Shqipëri.
Është pikërisht Kuvendi aktual, që në historinë e parlamentarizmit pluralist ka marrë vendimet më skandaloze për shtypjen e fjalës së lirë, përfshi miratimin dhe mostërheqjen prej gati një viti të paketës antikushtetuese “Antishpifje”, në refuzim të hapur të rekomandimeve të Komisionit të Venecias.
Duke mbështetur shqetësimin e drejtë të komunitetit të gazetarëve të pavarur shqiptarë dhe të kolegëve të tyre të huaj, mbi regresin e Shqipërisë në raport me lirinë e medias, i bëj thirrje Kuvendit monist dhe mazhorancës të tërhiqet menjëherë nga këto praktika të ngjashme me regjimin e Lukashenkos, që po dëmtojnë seriozisht integrimin europian të vendit
Alban Skënderaj është një nga artistët të cilët prej vitesh ka ditur me stilin e tij unik të fitojë zemrat e fansave.Përballë fëmijëve ai ka zbuluar shumë detaje rreth jetës së tij, ku ndër të tjera ka treguar se puna e parë që ka bërë nuk ka pasur lidhje me muzikën fare.Artisti tregoi se ndonjëherë kur ka njerëz hutohet dhe bën gjeste që të shoqes nuk i pëlqejnë aspak.
“Unë kur jemi me njerëz hutohem, s’jam i vëmendshëm, kruaj kokën ose mjekrën. Miriami më bën gjeste tërë kohës, ajo mendon se po m’i bën fshehurazi por në fakt e shohin të gjithë. Prandaj unë i them “Miriam ça ke, ma thuaj se po të shikojnë të gjithë”, u shpreh Albani.
“Puna ime e parë, mbaj mend, kur isha i vogël, kam shitur çokollata. Më pëlqente që të kontribuoja dhe të ndihmoja familjen. Mbaj mend ishte një kaos i madh ekonomik, shumë fëmijë të lagjes shishnin paketa. Mua më pëlqente të isha pjesë, të jepja një dorë në familje.
Më vonë pastaj, kam bërë edhe shumë punë të tjera. Por asokohe të gjithë kështu bënin.Puna është krenari, sa më shumë të kesh punuar, madje sa më shumë profesione të kesh bërë, aq më i pasur do të jesh. Mendoj se edhe fëmijëve është mirë që krahas mësimeve, t’ua transmetojmë kulturën e punës – të dyja së bashku”, u shpreh këngëtar në “Kurthin e Piter Pan”
Prokuroria e Tiranës ka arritur të nxjerrë përfundimet paraprake në lidhje me vrasjen e Kudret Saliajt, nga Mexhit Picari. Sipas “BW”, prokuroria ka arritur në përfundmin se Mexhit Picari dhe Dhurata Saliaj kishin si qëllim ta vrisnin Kudret Saliajn, ndërsa një ditë para ngjarjes janë takuar me viktimën dhe e kanë fyer atë dhe avokatin e tij. Prokuroria ka bërë me dije se një ditë para krimit, më 3 qershor Mexhit Picari, djali i Mexhitit dhe Dhurata Saliaj ishin njoftuar për të marrë rrobat pasi Dhurata prej 8 muajsh nuk jetonte më me Kudretin, por tek shtëpia e prindërve.
Ndërsa ditën e ngjarjes, Dhurata dhe babai i saj Mexhiti, për minuta të tëra kanë vëzhguar rreth gjykatës për të gjetur në qoftë se kishte ardhur apo jo atë ditë Kudret Saliaj.
Mexhiti dhe Dhurata kane qëndruar në një tavoline dhe aty i ka dhënë babait një çantë krahu nga e cila Mexhiti nxjerr pistoletën dhe qëllon Kudret Saliajn dhe Adriatik Camën. Mexhiti dhe Dhurata kane pasur qëllim atë ditë të vrasin Kudretin. Pistoleta ka pasur 7 fishekë, 5 janë gjuajtur.
Duke iu referuar disa të dhënave për rastet e reja të infektimeve nga Covid në dy javët e fundit, kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria është një nga dy vendet më pak të prekura.
Kreu i qeverisë shkruan në Facebook se në dy javët e fundit Shqipëria dhe Islanda janë vendet më pak të prekura në Evropë.
“Në matjen globale të dy javëve të fundit për uljen e rasteve të infektimeve, Shqipëria dhe Islanda, figurojnë si dy vendet me më pak raste infektimesh në kontinentin tonë.”