Pavarsisht çdo debati… Luizi shprehet “Efi e meritonte finalen(Video)

Dje ka qënë një prime i mbushur plot me emocione. Ka pasur debate pafund por gjithcka është mbyllur më propozimin e martesës që Luizi I bëri Kiarës. Gjithashtu në mbrëmjen e kaluar u shpall edhe finalisti I dytë. Publiku zgjodhi Efin në vënd të Qetësorit, Kiarës dhe Bledit.

Teksa banorët kanë qënë në verandë dhe po diskuptonin për Efin nëse e meritonte apo jo finale, Luizi ka kundështuar Qetësorin dhe I ka shprehur në krahasim nga ju të tre, Efi e meritonte finale.

Vrasja e 20-vjeçarit/ Hetimet marrin kthesë tjetër ,i riu u plagos 2 muaj më parë me hanxhar nga….

Janë zbardhur detaje të tjera tronditëse nga hetimet lidhur me vrasjen e 19-vjeçarit që troditi kryeqytetin, për të cilin në pranga kanë përfunduar dy 18-vjeçarët Ensi Maze dhe Axel Hoxhaj. Deri më tani është raportuar se e gjithë ngjarja ka ndodhur sepse Axel Hoxhaj i kishte ngacmuar të dashurën Toshkësit, por A2CNN raporton se konfilit për një vajzë ka nisur me një person tjetër dhe jo me dy 18-vjeçarët e arrestuar.

Toshkësi konfliktin e ka pasur me shtetasin Arbëri Murataj 18-vjeç, djali i famëkeqit Admir Murataj, i cili mbeti i vrarë në grabitjen e Rinasit në prill të vitit 2019 ku qëlloi me armë drejt Policisë. Sipas burimeve policore dhe nga grupi hetimor, Arbër Murataj rreth dy muaj më parë ka marrë në telefon Toshkesi për t’u sqaruar. Për të shuar gjakrat, të dy janë takuar në rrugën e Elbasanit, pranë shkollës së Baletit, por aty viktima është qëlluar për herë të parë me hanxar.

Por, në momentin që Toshkesi shkoi në takim, ai është qëlluar me hanxhar nga 18-vjeçari Arbëri Murataj. Toshkesi ka arritur të mbrohet dhe të plagoset lehtë në bark dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, por nuk ka bërë denoncim në polici pasi është kërcënuar me jetë nga Murataj.

Stiven Toshkesi

2 muaj më vonë, më 18 prill ai u vra për vdekje po me hanxhar, nga Axel Hoxhaj, i cili rezulton të ketë lidhje të afërt familjare me Arbëri Muratajn, ndërsa Maze ndodhej po ashtu në vendin e ngjarjes dhe mbajti brenda mjetit shokun e viktimës, në mënyrë që të mos e ndihmonte. Për dy 18-vjeçarët gjykata dha masën arrest në burg, gjithashtu ka marrë në pyetje edhe vajzën, ku ka treguar edhe arsyet e konfliktit, por ende Prokuroria nuk ka arritur në një përfundim.

Kush është Admir Murati, “koka” dhe viktima e grabitjes së Rinasit?

Grabitja spektakolare ndodhi në vitin 2019. Një makinë pa targa mbi të cilën shkruhej “Hetimi Tatimor” vodhi shumën e parave që do të transportohej në më pak se 2 minuta. Pasi kryen grabitjen, 4 autorët u larguan me shpejtësi nga dera e pasme e aeroportit. Gjatë largimit dyshohet se ka pasur edhe një shkëmbim zjarri mes autorëve dhe policisë, ku ka mbetur i vrarë Admir Murataj, i cili njihet si ‘truri’ i grabitjeve. Gjatë grabitjes, Murataj mbante veshur një maskë. Para se të vritej, Admir Murataj ishte në kërkim prej më shumë se dy vitesh si organizator edhe i tre grabitjeve të tjera të blindave me para të bankave në Rinas, dy në 2015 dhe një në 2017. Murataj ishte arratisur nga burgjet greke dhe përdorte 15 emra.

Ermal Mamaqi shpërthen ndaj mesueses se tij: ‘Ka një vend special në ferr…

I ftuar ditën e sotme në “E Diell” për të rrëfyer linjën e tij të jetës që nga fëmijëria, familja, karriera dhe jeta personale. Teksa ishte duke komentuar kujtimet nga nisja e shkollës8-vjeçare, Ermali ka treguar se nuk mban mend gjëra të bukur nga ajo periudhë. Ndërkohë që ka shtuar se e ka patur një mësuese matematike që nuk e mban mend për mirë.

Mbaj mend që ishte shumë e kollajt të rriheshin më të vegjlit edhe për arsye kot. Të godisnin me vizore. Unë nuk kam shumë kujtime të mira nga ajo periudhë e fëmijërisë. Unë nuk dua t’ja përmend emrin tani por ka qenë një mësese matematike që për atë ka një vend special në ferr.

Në horizont shfaqet elita, magjia Korçare mban emrin….Ivan Gvozdenoviç

Skënderbeu dhe Dinamo siguruan rikthimin në Superligë dy javë para fundit të sezonit. Kjo meritë i takon ekskluzivisht Ivan Gvozdenoviç i cili po tregon se është i duhuri për të drejtuar korçarët. Ish lojtari i Skenderbeut e mori skuadrën në momentet më të këqija duke e rikthyer aty ku vite më parë bëri historinë edhe në ligën e Europës.

Që pas emërimit të tij në krye të Skënderbeut, bardhekuqtë nuk janë mundur në asnjë ndeshje. Statistikat flasin në favor të teknikut të korçarëve, i cili në 14 ndeshje ka arritur të koleksionojë 9 fitore dhe 5 barazime. Duke mos njohur shijen e humbjes .

Skënderbeu kryeson me 48 pikë, 4 më shumë se Dinamo e vendit te 2-të. Flamurtari i Longos pas disfates ne shtepi mbetet me 40 pikë në vendin e tretë. Duke pare sukseset mendohet qe ky rrugetim te vazhdoje edhe pergjate ngjitjes ne kategorine superiore…

Mes lotësh, ish deputetja e Lsi rrëfen betejën me tumorin: “Jam mësuar të jetoj me dhimbje”…

Ish-deputetja Nora Malaj mes lotësh ka rrëfyer një nga sfidat më të mëdha të jetës, luftën me tumorin. Ajo tregoi se pasi kaloi Covid-19 atëhere dhe tumori iu rikthye dhe përgjatë gjithë kësaj kohe është mësuar që të jetojë me dhimbjen. Por, pas këtij rrëfimi kaq prekës Malaj ka dhënë dhe një mesazh frymëzues për të gjithë ata që janë duke kaluar këtë vështirësi njëjtë si ajo, që të mos dorëzohen, por të luftojnë pasi kjo është jeta.

“Sfidat e jetës janë të ccuditshme, gjithmonë sëmundjet qëndrojnë aty nuk ikin ansjëherë. Shfaqen rishfaqen dhe pas Covid, Covid na ka bërë që disa nga problemet tona të rishfaqen. Unë këtë periudhë jam mësuar të jetoj me dhimbjen, por është e bukur sepse jeta ësht shumë e bukur, është e bukur që ti kur shkon te vajzat parukeret dhe thonë që ‘hey Nora sa e bukur je’ .

Pra e bukura qëndron brenda jo jashtë, njeriu dueht të jetë shumë sfidant dhe të luftojë.

Shfaqja e gjithë këtyre probleme edhe diabeti e ka agravuar situatën pro jo nuk do të thotë të mos i përballosh. Sepse në fund të ditës duhet të kuptojmë se jemi orë me kohë pune dhe asnjë nuk e di kur vjen fundi, prandaj fundi duhet të jetë dinjitoz duhet që fundi duhet tëj etë ashtu si ke ardhur ashtu duhet të ikësh me dinjitet.

Duhet ta respektosh veten tënde, ta duash sëmundjen tënde dhe dueht tu mësosh njerëzve që njerëz të dashur asnjëherë mos mëshironi dikë dhe të thoni sa gjynah por thojini hajdeni së bashku të vllëzojmë në sfidat e jetës”, tha Nora Malaj për “Top Channel”.

‘Pranvera Gjermane’/ Bizneset e Durrësit në “hall”, s’ka punëtorë për hotelet, sytë nga të huajit…

Edhe këtë verë duket se sektori i turizmit do të vuajnë mungesën e punonjësve. Emigrimi i të rinjve shqiptarë, ka bërë që shumë operatorë në Durrës zgjidhjen ta gjejnë tek punonjës të huaj. Çdo vit edhe më shumë po rritet numri i të huajve që punojnë në qytetin bregdetar të Durrësit, ndonëse kostoja e tyre është më e lartë se e një punonjësi shqiptar.

Por edhe të huajit nuk janë të qëndrueshëm për shkak se sezoni turistik ëhstë i shkurtër dhe punonjësit kërkojnë kohë më të gjatë pune. Nga një llogaritje e bizneseve, çdo i huaj i punësuar në sektorin e hoteleri-turizmit ka një kosto prej afro 1000 euro shtesë, për shkak të akomodimit apo biletës së avionit.

‘Që e vogël kam ëndërruar që të martohem në kishë’/ Kiara Tito zbulon planet pasi mori propozimin për martesë…

Një ditë pasi doli nga shtëpia e Big Brother VIP dhe marrjes së propozimit për martesë nga Luiz Ejlli, Kiara Tito ka folur duke treguar emocionit që ajo përjetoi. Ne emisioni “Fan Club”, Kiara u shpreh se nuk pendohet për asgjë që ka bërë brenda shtëpisë së Big Brother VIP.

“Ka qenë nata më emocionuese që mund të kem përjetuar. Sepse nga momenti kur mendova ndarjen, kaluam në një propozim martese. Ju them që Luiz Ejlli është shumë i paparashikueshëm. Megjithatë, them që ishte një dalje perfektë. Nuk pendohem për asgjë. Unë i kam fituar të gjitha ato që doja të fitoja”.

Por, si e imagjinon Kiara ditën e dasmës?

“Gjithmonë kur kam qenë e vogël, kam ëndërruar që të martohem në kishë. E kam imagjinuar veten me një fustan të gjatë, teksa futem në kishë me babin. Pa diskutim që kisha do të jetë njëherë, kështu e imagjinoj. Pastaj pjesa tjetër, ose plazh, ose stadium, sepse kemi ftuar gjithë ata njerëz”.

Ajo thotë se të gjithë banorët e “BBV 2” do të jenë të ftuar, përfshirë edhe Efin.

“Po, të gjithë banorët do t’i ftojmë. Do të mbarojë kjo lojë dhe të gjitha inatet do të kalojnë”.

E pyetur nëse tashmë që është e fejuar, do të takojë nënën e Luizit, Kiara përgjigjet me siguri:

“Normal që do ta takoj”.

Një koment, ish-banorja e dha për Efin, me të cilën ka pasur miqësi dhe përplasje. Sipas saj, Efi dhe Luizi do të përballen deri në fund për çmimin e madh por e bindur thotë se “Luizi do ta fitojë”.

A ka kryer marrëdhënie me Luizin poshtë jorganit? Ja si përgjigjet Kiara…

Pas daljes për herë të dytë nga shtëpia e “Big Brother”, Kiara Tito ka dhënë edhe njëherë intervistën e saj për emisionin Fan Club. Moderatorja u pyet nëse ka kryer marrëdhënie nën jorgan me Luizin. Ajo tha se diçka e tillë nuk ka ndodhur kurrë, por sa herë janë mbuluar vetëm janë puthur.

Jo nuk ka ndodhur asgjë poshtë jorganit, thjesht putheshim, ndonjë masazh kështu dhe normal që s’ka ndodhur gjë. Normale që s’do e bënim kurrë aty, e kemi thënë që nga fillimi”, tha Tito. Gjithashtu ajo tha se pas daljes ajo nuk është penduar për asgjë sepse i ka fituar të gjitha gjërat që donte.

Ti vdes për mua, po ke turp ta thuash”/ Kristi ngacmon Jorin, modelja: “Ëndërro, ëndërro…

Jori Dellin dhe Krist Aliajn i shohim shpesh herë duke u ngacmuar me njëri-tjetrin. Kështu kanë bërë dhe mbrëmjen e djeshme, ku modelja i thotë Kristit “ti vdes për mua” dhe ky i fundit ia kthen “edhe ti vdes për mua”. Ai i thotë më tej se këtë e ka vënë re nga mënyra se si lëviz, çdo gjë. Ndërsa modelja vazhdon të thotë se nuk është e vërtetë.

Pjesë nga biseda:

Kristi: Me ironi, me të qeshur, me ofendime

Jori: Po po, me mua ashtu nuk filloi

Kristi: Pastaj para ca ditësh…

Jori: Ëndërro Krist ëndërro

Kristi: Unë të ëndërroj? Unë të ëndërroja do e kisha thënë

Jori: Kristi ti vdes për mua. Është normale, nuk ka ndonjë gjë të keqe

Kristi: Edhe ti për mua vdes

Jori: Jo, ky është problemi

Kristi: Ti vdes për mua, por nuk e thua dot se ke turp. Unë e shoh te lëvizjet që bën, çdo gjë

Po transportonin droga të forta drejt Greqisë, arrestohen në Kapshticë 2 të rrinjte….

Mariglen Kristo 29 vjeç dhe Dorjan Totoshi 36 vjeç janë arrestuar në flagrancë, pasi tentuan të trafikonin sasi drogash të forta, drejt Greqisë. Janë sekuestruar rreth 1.1 kg heroinë dhe 750 gr kokainë. 4 pakot me lëndë narkotike heroinë dhe kokainë iu gjetën të fshehura në trup dhe në çantë pasagjerit.

Njoftimi i Policisë:       
Kapshticë/ Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Pragu”. Sekuestrohen rreth 1.1 kg heroinë dhe 750 gr kokainë. Tentuan të trafikonin sasi drogash të forta, drejt Greqisë, teksa udhëtonin me kamion, arrestohen në flagrancë 2 shtetas (drejtues dhe pasagjer në këtë automjet).

4 pakot me lëndë narkotike heroinë dhe kokainë iu gjetën të fshehura në trup dhe në çantë pasagjerit. Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, si rezultat i intensifikimit të kontrolleve në hyrje/dalje, të bazuara në analizën e riskut dhe të mbështetura nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë, operacionin policor antidrogë të koduar “Pragu”.

Falë shkëmbimit të menjëhershëm të informacionit me

strukturat e DVP Korçë, shërbimet e Policisë Kufitare të Kapshticës kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, automjetin kamion tip “Man”, me drejtues shtetasin D. T. dhe pasagjer shtetasin M. K. Nga kontrollet e imtësishme në kamion dhe ndaj këtyre shtetasve, u gjetën 4 pako me lëndë të dyshuar narkotike kokainë dhe heroinë (rreth 1.1 kg heroinë dhe 750 gr kokainë), të cilat i kishte fshehur në trup, pasagjeri në këtë automjet, shtetasi M. K.

Në vijim të veprimeve procedurale u arrestuan në flagrancë shtetasit D. T., 36 vjeç dhe M. K., 29 vjeç, të dy banues në Elbasan, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim. Gjithashtu, sasitë e lëndëve narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Bie Flamurtari, Skenderbeu zyrtarisht në superligë…

Kategoria e Parë zhvilloi javën e 24-të. Kryesuesit e Skënderbeut bënë detyrën, teksa fituan 0-4 ne transferte me Turbinën e Cerikut. Ndjekësit e Dinamos humbën në transferten e Lushnjes 2-1 ndersa edhe Flamurtari u ndal në shtepi 0-1 nga Tomori. Pas javës së 24-të, Skënderbeu kryeson me 48 pikë, 4 më shumë se Dinamo e vendit te 2-të. Flamurtari i Longos pas disfates ne shtepi mbetet me 40 pikë në vendin e tretë.

Dy javë nga fundi i së Parës, Skënderbeu eshte ekipi i pare qe edhe matematikisht eshte në Superligë ndersa eshte shume prane edhe shpalljes kampion ne kategorine e pare…

Dy javë nga fundi i së Parës, Skënderbeu eshte ekipi i pare qe edhe matematikisht eshte në Superligë

Sherri mes pronares se lokalit dhe tregtarit,i riu i lag makinën me benzine e tenton t’i vere flakën….

Report Tv ka siguruar videon e tentativës së djegies së dy automjeteve në Ujë të Ftohtë në Tepelenë. Mësohet se e gjitha ka ardhur pasi një pronare e një lokali, e identifikuar si L. Guma ka denoncuar për kanosje Bajram Qibini. Ky i fundit në shenjë hakmarrjeje bashkë me vëllanë e tij, Klejdi Qibini i lagu me benzinë makinën e 31-vjeçares.

Në videon e siguruar nga Repor TV, shihet momenti kur 2 vëllezërit tentojne t’i venë flakën, por ndalohet nga persona të tjerë. Tentativa e zjarrvënies erdhi pas sherrit mes pronares së lokalit në Ujë të Ftohtë dhe tregtarit ambulant.

Video:

Divorcet e larta përse po ndahen çiftet në Shqiperi: “Ekonomia, tradhëtia dhe mentalitetet e kundërta…

Shqiptarët renditen ndër shtetet që kanë numrin më të lartë të martesave në Europë në raport me popullsisë, por një pjesë e konsiderueshme e tyre përfundojnë në divorc, duke na renditur sërish ndër të parat në Europë. Sipas shifrave të bëra publike nga INSTAT ne 2021 janë regjistruar gati 16 divorce për 100 martesa, nga 8 që ishte ky tregues në fillim të viteve 1990.

Psikologia Valbona Treska prej vitesh kryen terapi ne çift, e për rrjedhoje na jep një pasqyrim të qartë se cilat janë arsyet që I shtyjnë bashkëshortët drejt divorcit. “Çiftet në Shqipëri vijnë shumë vonë për terapi. Ata drejtohen tek ne, pasi janë konfliktuar fillimisht verbalisht, pastaj fizikisht, janë goditur me njëri-tjetrin, mund të jenë përfshirë familjarët, fëmijët në sherret e tyre dhe atëherë mendojnë se do të gjejnë zgjidhje tek terapia. Terapia nuk është zgjidhja e duhur në momentin që kemi një konflikt të agravuar.

Një nga shkaqet që rëndon marrëdhënien e çiftit është padyshim pjesa ekonomike, të cilës I mbivendosen problematika të tjera si përfshirja e familjes së madhe në familjen e vogël.

Kemi kontradita në mënyrën se si bashkëshortët e menaxhojnë ditën e tyre. Kemi përplasje të mentaliteteve, kulturave, formimit. Duhet të theksojmë që janë shtuar rastet kur femrat largohen nga shtëpia duke I lënë fëmijët me bashkëshortin. Ka rënë ajo stigma se burrat janë ata që largohen nga familja dhe ndonjëherë është janë të papërgjegjshëm për fëmijët dhe familjen.

Të mos harrojmë se janë shtuar kërkesat për divorc për shkak të tradhëtisë në çift. Na janë bërë shumë problematike rrjetet sociale. Shumë çifte ankohen se konfliktet kanë nisur nga rrjetet sociale.

Ne realizojmë rreth 3-4 konsulta në çift në një ditë, e shtuna është shumë e ngarkuar dhe në një muaj ne kryejmë rreth 100 konsulta. Ajo që do t’u thosha unë çifteve që janë duke menduar një proces divorci është që të divorcohesh është gjëja më e thjeshte, por vështirësia dhe sfida më e madhe është të mbash familjen, çfarë mund të bëjmë për t’i dhënë frymë kësaj familje, çfarë mund të bëjmë që këta fëmijë të rriten bashkë në një familje ku kanë dhe mamin dhe babin që arrijnë t’I zgjidhin në kohë problemet.”– tha Valbona Treska, Psikoterapiste për çifte./tsh

Ornella Muti: “Me mua e kanë provuar të gjithë, por kam tradhëtuar vetëm një herë …me Adriano Celentanon”

Aktorja italiane Ornella Muti është rrëfyer lidhur me flirtimet që ka pasur në të kaluarën. ….”Kam tradhtuar vetëm një herë dhe e kam bërë me Adriano Celentano. Adriano nuk duhet ta kishte treguar, të paktën pa më thënë. Ta hajë dreqi. Me mua, e kanë provuar thuajse të gjithë…

E kam kaluar gjithë jetën duke u mbrojtur nga meshkujt”, tha ajo në një intervistë. Më tej ajo flet për periudhën kur nisi karrierën kinematografike. “Xhirova filmin tim të parë ‘Nusja më e bukur’ në moshën 14-vjeçare. Nuk dija asgjë, më drejtonin të tjerët dhe vendosnin atë per mua”, tregon aktorja italiane, e konsideruar si një ndër femrat më të bukura në botë.

Ajo flet edhe për formën fizike, “. “Jam në formë sepse bëj një jetë të shëndetshme, fle dhe ha në mënyrë korrekte. Nuk e fsheh moshën time”.

Vëllezërit e mi, mos u ktheni! Unë ,mami dhe babi jemi të gëzuar që s’ju kemi pranë….

Luela Myftari / E diel, nuk lexova asnjë lajm. Nuk e hapa celularin, deri tani. Ora 00.30, e zyrtarisht ishte e hënë. Fotografia e një djali 20 vjeç shfaqej ngado, diku një fragment nga libri i mikut tim Liridon Mulaj, diku një bisedë imagjinare, lexova, lexova, lexova edhe një tjetër, jo lajme, miq të mi lexova. Të gjitha shoqëruar me imazhin e një djali me sy të kaltër, një djali që kush e di ç’ëndrra kishte. Dhe çdo herë mendoja sytë e nënës së tij që e kish përcjellë për punë duke i dhënë uratat, por që kush e di ç’zjarr po ia digjte tani sytë .

Në sytë e tij, pashë ëndrrat e dy vëllezërve të mi që nisën të punonin njëri 16 e tjetri 17 vjeç, në restorante të shtrenjta, në komplekse verore që ishin krijuar me sherre, shantazhe apo pazare malli e njerëzish. Në sytë e tij u përpoqa të gjeja ëndrrën e një të riu. Im vëlla punoi dy vite për të blerë një kitarë, ai djalë ndoshta donte një kompjuter, ose nënës t’i blinte syzet që i janë vjetëruar, që sytë e saj ta shihnin përpjekjen e tij, sytë që sot humbën dritën.

M’u kujtuan vëllezërit e mi që pas 7 vitesh punë, ndonjëherë edhe mes sherresh i shpëtuan ëndrrat e tyre, e në fund hapën një lokal. U munduan edhe dy vite të tjerë. S’ja dolën dot. Elti vërtet e bleu kitarën, por 4 vite nuk pushoi asnjëherë në Dhërmi se ishte gjithmonë në punë. Fatmali vërtet dashuroi, por paratë nuk i dolën të pushonte as 7 ditë në jug. I shpëtuan vërtet ëndrrat e tyre kur thanë se do të iknin nga ky vend. Lokali, ëndrra e tyre e bukur u mbyll.

Pasqyrën e lokalit e ka ende mami dhe babi në shtëpi. Ata nuk ishin të fortët e s’donin të bëheshin si të fortët. I kishin mbijetuar gjithë sherreve të bosave të tyre. Shpëtuan veten dhe ëndrrat kur ikën. Na shpëtuan edhe ne dritën e syve. Po djali me sy të kaltër, që ëndrrat i reflektonin në det? Po ai që ditën e parë të punës ia morën ëndrrat? Po nëna e tij në ç’pasqyrë do ta shohë kthejtësinë e syve të tij?

Im vëlla u nis në Jalë kur ishte 17 vjeç, për të punuar. Ditën e parë e lanë të flinte në shezllon, ditën e dytë pronari i tha që do t’i rregullonte një vend, ditën e shtatë e ngjiti shezllonin në tarracë. Ditën e 10 ai u kthye në shtëpi. Sherret kishin nisur, që kur ai tha se kuzhieri duhet të lahet çdo ditë. Ditën e 11 Elti u kthye në shtëpi. Mami nuk tha asgjë, u trishtua vetëm se ai nuk do të blinte kitarën që ai ëndërronte. Babi tha që ai s’duhej të kthehej, ngado jeta është e vështirë! Vëllai im quhet Elti Myftari dhe sot punon në Irlandë si kuzhinier. Vëllai im nuk kishte sytë e kaltër si djali që sot i morën jetën, por me siguri disa ëndrra i kishte njëlloj si im vëlla.

Vëllai tjerër punoi te Havana a Dream City a ca të tjerë, pak rëndësi ka emri. 

Punoi në vende ku shprehja: “Pse sheh nga tavolina ime”, është bërë jo pak herë motiv për të nxjerrë armët. Udhëtova unë një ditë drejt jugut dhe vetëm një ditë e bëra plazhin pranë tij. Ishte dita kur ia lava bluzat me dorë dhe qaja. Dhe qava kur i lashë bakshishin në mbrëmje. Dhe pse mami më kishte thënë mos i ble cigare, ia çova. Do t’ia çoja edhe sot. Fatmali sot është në Maltë dhe punon në një restorant. Fatmali ka qenë gjithnjë frikacak dhe i pari që vraponte për t’iu larguar sherrit, por në kokë ka tre të çara se fatin ashtu si vrapin se ka pas të madh kur bëhej fjala për sherre. Por, Fatmali sot është larg, ia futi vrapit sa iu dha mundësia të ikte nga ky vend.

Vëllezërit e mi, shpëtoni ëndrrat. Sado t’na djegë malli, sot me sytë e tij, me të kaltrën e syve të mi, ju them mos u ktheni, se ëndrrat tuaja janë më të bukura se cublliku i maskarenjve që vrasin fëmijë, se unë pardje shkruaja për një familje që u shua në aksident, ndërsa sot për një tjetër që kanë vrarë.

Mos u ktheni, vëllezërit e mi!