Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. K., 18 vjeç, banues në Pogradec, pasi gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë ushtruan në ambientet e një lokali, në lagjen nr. 1, 18-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua një celular, i cili dyshohet se përdorej për vënien e basteve sportive.
-Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen T. M., 40 vjeçe, banuese në Pogradec, pasi në lagjen nr. 3, gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e saj, rezultoi se e ushtronte aktivitetin pa e regjistruar në organet tatimore. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.
Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.




