Skenderbeu godet ne limitet e merkatos,federon edhe 4 afrikanë

Skënderbeu ka marrë edhe 4 afrikanë në ekip. Në limitet e merkatos u federuan Denis Dovouna, Samuel Armah, Jozef Ado Teteh dhe Agbodzie Abei, të cilët do të jenë pjesë e organikës për sezonin 2020-2021. Pritshmëritë janë të mëdha për këta lojtarë, e megjithatë fjalën e fundit do ta thotë fusha.

Çështja qëndron se ata ende nuk kanë ardhur në Shqipëri. Ata nuk janë pajisur akoma me viza, ndaj edhe është shtyrë afrimi i tyre. Nëse gjithçka shkon sipas planeve, ata do të vijnë javën tjetër në tokën shqiptare.


Skënderbeu është në fazën përfundimtare të ndërtimit të ekipit dhe normalisht diçka e tillë po vlerësohet në maksimum nga trajneri Julian Ahmataj. Numri një i pankinës korçare vijon të mbajë të tijtë të karikuar, duke ndërthurur dy seanca stërvitore në ditë me testet miqësore. 

Zyrtarisht u larguan 16 futbollistë nga sezoni i fundit dhe klubi i ka zëvendësuar ata me 17 afrime. Tifozët janë kuriozë të shohin si do të paraqiten bardhekuqtë këtë sezon dhe cili do të jetë formacioni “tip” i Julian Ahmatajt.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.