Maskat më detyrim/ Korça për t’u marrë shembull! Ja qytetet ku janë vendosur më shumë gjoba sot

Maska në ambientet e jashtme është detyrim që prej të enjtes.Në ecje kjo barrierë mbrojtëse duhet mbajtur me patjeter në të kundërt gjobitesh, po në udhëzuesin e ISHP-së parashikohen edhe disa raste përjashtimore si gjatë procesit të punës, kur respektohet distanca prej të paktën 1.5 metrash, atëherë maska lejohet që të hiqet.Maska nuk vendoset gjithashtu gjatë konsumimit të pijeve apo ushqimit, gjatë aktiviteteve sportive apo kur dëmton shëndetin sipas rekomandimeve të mjekut.

Punonjësit e Policisë vazhdojnë me kontrollet në terren, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse.Dhe nga kontrollet ka rezultuar se më shumë “të pabindur” ka në kryeqytet.


Plot 135 qytetarë janë gjobitur në Tiranë deri në orën 12 të paradites sot. Pas Tiranës, është Durrësi me 59, Shkodra me 32 dhe Vlora me 29 qytetarë që kanë marrë gjobë për mosvënien e maskës.

Ndërkohë që ajo që bie në sy është se vetëm Kukësi ka qenë ‘model’, ku vetëm një qytetar është gjobitur.

Gjoba të tjera janë vendosur në qytetet si në vijim: Elbasan 24,Berat 24, Fier 22, Dibër 19, Korça 12, Gjirokastra 7 dhe Lezha vetëm 2.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.