Takimi ‘special’ në burgun e Drenovës me Laert Haxhiun, REAGON modelja e njohur nga Kosova

Modelja e njohur kosovare, Ziza Pajaziti, është vënë në qendër të vëmendjes pas raportimeve se ka vizituar në burg Laert Haxhiun, një person i dënuar me burgim të përjetshëm për vepra të rënda kriminale, përfshirë vrasje mafioze dhe drejtimin e një grupi të strukturuar kriminal.

Vizita e saj në Burgun e Sigurisë së Lartë në Drenovë thuhet se ka zgjatur rreth një orë dhe është përshkruar nga mediat si “e veçantë”, duke nxitur reagime dhe spekulime të shumta në rrjet.

Pajaziti, e njohur për praninë e saj të fortë në rrjetet sociale, nuk ka dhënë asnjë deklaratë të drejtpërdrejtë në lidhje me këtë vizitë.

Në vend të një reagimi verbal, ajo ka zgjedhur të shprehë qëndrimin e saj në mënyrë të tërthortë./VOXNEWS

Monika Lubonja: “Në komunizëm nuk bëja dot film me gjoksin jashtë, as puthje nuk shkëmbenim dot

Jeta e gruas shqiptare në komunizëm ishte e ndarë midis dy realiteteve: nga njëra anë, u promovua pjesëmarrja e saj në jetën publike dhe ekonomike, nga ana tjetër, kontrolli mbi jetën personale, trupin dhe seksualitetin e saj ishte i fortë dhe i pandërprerë.

Pas viteve 1960, shteti shqiptar inkurajoi masivisht punësimin dhe arsimimin e grave. Megjithatë, këto role nuk ishin shprehje e vetëvendosjes individuale, por e politikës së Partisë së Punës për “emancipimin e kontrolluar”.

Seksualiteti ishte një temë tabu në Shqipërinë komuniste. Edukimi seksual mungonte, dhe bisedat rreth seksit ishin të ndaluara. Aborti ishte i paligjshëm dhe gratë që ngeleshin shtatzëna jashtë martese stigmatizoheshin dhe shpesh ndëshkoheshin.

Trupi i gruas nuk i përkiste asaj, por ishte subjekt i normave moralizuese dhe politikave pronataliste. Megjithatë në rrëfime të ndryshme gratë shprehen se kanë pasur jetë më të mirë seksuale.

Aktorja e njohur Monika Lubonja rrëfeu në Top Story ka rrëfyer sesi ka qenë kinematografia në kohën e komunizmit.

“Në atë kohë aktorët dhe regjisorët dënoheshin për ato skena. Kur shikoja për shembull teatër popullor të atyre viteve dhe kam parë ‘Natën e 12’, dhe kam qenë shumë e dashuruar kur shihja në skenë momentet e monologut, se po ndjeja që dy aktorët po dashuroheshin.

Kur bëra filmin tim të parë në vitet ’90 dhe putha Ndriçim Xhepën, mendova se duke puthur një mit… po ka akoma nga ato zonja që thonë ke puthur burrin tim.

Por ne ende nuk jemi të emancipuar sa i përket filmave me këto skena. Unë puthjen e realizova, por film me gjoksin jashtë nuk e bëra dot”, tha ajo.

‘Barri në varreza po bëhet kallam’/ Rama “turpëron” kryebashkiakun: “Elbasani nuk është Shanghai që të të falim

Kryeministri Edi Rama ka qenë i drejtpërdrejtë dhe kritik gjatë takimit me kryebashkiakët e vendit, duke mos kursyer as të parin e Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja. Duke iu referuar një ngjarjeje të ndodhur disa ditë më parë në varrezat e qytetit – ku një qytetar i vuri zjarrin barit të thatë – Rama u shpreh se situata është e patolerueshme dhe se kryebashkiaku duhej të ishte në dijeni të gjendjes së varrezave.

Ai i kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të të gjithë drejtorëve të bashkisë, duke theksuar se një qytet si Elbasani nuk mund të krahasohet me metropole si Shanghai, ku ndoshta mund të tolerohej mungesa e informacionit nga ana e drejtuesit vendor.

“Ka potencialin të bëhet kallam dhe të bëhen varrezat si kallamisht. Është një lloj bari që është lënë pa u prekur, që jo vetëm rritet, por synon të bëhet kallam. Pastaj, kur shkon dikush dhe i vë flakën, për turp bëhen varrezat vatër zjarri. Del që personi është i çekuilibruar mendërisht, por nëse bari do të ishte qethur siç duhet, edhe zjarri nuk do merrte përmasa.”

Sipas Ramës, me 10 mandate të fituara në qarkun e Elbasanit, kryebashkiaku duhet të punojë “10 fish më shumë” dhe të ketë kontroll mbi çdo detaj të jetës së qytetit.

“Është e paimagjinueshme që në një qytet që mund ta përshkosh në këmbë çdo ditë, të mos dish çfarë ndodh. Është e pamundur që kryetari i bashkisë të mos jetë i informuar për çdo tullë që vihet. Nëse i ka sytë hapur, i rri mbi kokë çdo gjëje. Po qe gjysmë i hapur, të tjerët i kanë të mbyllur.”

Ai shtoi se edhe në Elbasan, ashtu si në disa bashki të tjera, duhet të zbatohet modeli i “shkundjes së pemës”: shkarkim i plotë, dorëheqje drejtorësh dhe provë për të gjithë se janë të denjë për detyrën.

“10 mandatet e Elbasanit, 12 të Fierit e 9 të Vlorës më kanë marrë edhe ato pak orë gjumë që kisha. Duhet të të lëmë pa gjumë edhe ty, jo të flesh më shumë. Morëm 83 mandate dhe disa sillen sikur mezi presin të tregojnë sa të fortë janë. Por nuk jemi më të fortë – jemi më të ekspozuar ndaj përgjegjësisë. Njerëzit që na dhanë këto mandate, me të drejtë, presin 10-fishin. Po çfarë 10-fish mund t’i japësh Elbasanit, nëse e le barin të bëhet kallam në varreza?” përfundoi Rama.

Burg kush bën parkim dysh/ Eksperti zbulon nenin që çon qytetarët në qeli…

Për ekspertin e Çështjeve Rrugore Arben Luzi, bllokimi i rrugës për çdo lloj arsye është vepër penale. I ftuar ditën e sotme në një emision televiziv teksa foli për problemet e trafikut në Tiranë, ai tha problem janë parkimet e gabuara.

Zënia e rrugës për çdo lloj arsye është vepër penale. Ne sa dalim nga shtëpia e ndjejmë se që tek hyrja e pallatit nuk lëviz dot. Po ka mjete në disa lagje që nuk kanë lëvizur me kohë të gjatë. Po ti shohësh kemi mjete mbi trotuare, kemi mjete dyshe, në kryqëzime.

Parkime ka por qëndrimet e gabuara dhe parkimet e gabuara në Tiranë janë problem, sepse parkohet aty kanë punën dhe këto fenomene duhet që të luftohen’, tha ai.

Luzi bëri me dije edhe disa nga akset më problematike të cilat kanë trafik më të rënduar dhe sidomos gjatë sezonit të verës.

‘Lezha është problem shumë i madh dhe është e pazgjithshme. U hap rruga Velipojë- Shëngjin, por është larg që të hyet nga Lezha dhe të vish nga Shëngjini prap aty do të kalosh do bëhet fluksi. Është tmerr.

Duhet që të hapet një rrugë që hyrja të bëhet nga një krah dhe dalja nga krahu tjetër, ose një rrugë tjetër në Shëngjin që të bëhet unazë, vetëm ajo e zgjidh atë problem. Kurse në jug më problematike është Lushnje- Kolonjë’, tha ai.

Një apel e pati edhe për drejtuesit e mjeteve, të cilët sipas tij duhet që të ruajnë qetësinë teksa janë në timon.

‘Duhet të kenë qetësi në timon dhe të jenë të kujdesshëm, ngarkesa nga trafiku është e madhe dhe stresi në timon është i lartë duhet që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe kujdes me shpejtësinë’, tha ai.

Çudira nga Saranda/ Zbret nga “Porsche” dhe hidhet në det për t’i shpëtuar policisë(Video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur para pak minutash në rrugën “Butrinti” në Sarandë, ku një person është hedhur në det në përpjekje për t’i shpëtuar ndjekjes së policisë. Burimet nga vendngjarja bëjnë me dije se policia ka ndaluar një automjet luksoz tip Porsche Panamera, ku ndodheshin tre persona.

Gjatë përpjekjes për t’i ndaluar, njëri prej tyre është larguar me vrap dhe është hedhur në det, duke mbajtur një çantë në qafë. Dy personat e tjerë janë ndaluar dhe shoqëruar nga forcat “Shqiponja”.

Aktualisht, në shëtitoren e qytetit janë të pranishme dhjetëra forca policie, ndërsa personi që ndodhet në det vazhdon të notojë në përpjekje për t’u larguar.

Mësohet se me mbërritjen e një skafi të Policisë Kufitare është bërë e mundur kapja e tij. Dyshohet se ai ka hedhur sende të paligjshme në det.

Vijon përplasja/ Rama: Bashkia Vlorë financon me dhjetëra mijëra euro një televizion privat

Kryeministri Rama sërish kritika kryebashkiakut të Vlorës. Thotë se Bashkia e Vlorës financon me me dhjetëra mijëra euro një televizion privat.

“Ka tepër për një vend si Shqipëria që nuk e ka luksin të konsolidohen ujësjellësat.

Me bashki që arrijnë deri në absurditete si Vlora që financon me dhjetëra mijëra euro një tv privat. Për nuk e di se cfarë, por nuk mundet të vijojnë kështu”, tha Rama.

Burgu i Korçës si kabare/ Modelja e Kosovës hyri në takim “special” me Laert Haxhiun, i dënuar përjetë

Modelja e njohur kosovare, Ziza Pajaziti, mësohet të jetë femra që ka hyrë në burgun e sigurisë së Lartë në Drenovë të Korçës, ku ka zhvilluar një takim special me të dënuarin me burg përjetë të bandës së Lushnjës, Laert Haxhiu.

Siç mëson “Ora News”, në datën 12 qershor 2025, Pajaziti, është paraqitur në ambientet e burgut të Drenovës, pasi sipas saj kishte planifikuar një takim me të dënuarin me burg përjetë, Vladimit Kurti, i cili rezulton të ketë vrarë tregtarin, Agim Buci, në dyqanin e tij në Kamëz.

Por teksa modelja kosovare, ka hyrë në ambjentet e brendshme të sigurisë së lartë të Godinës “A”, ajo është akomoduar në dhomën e takimeve 

Sipas një raporti sekret, në këtë dhomë speciale policët e shërbimit të brendshëm të burgut të Drenovës, nuk kanë shoqëruar të dënuarit Vladimir Kurti, me të cilin ishin planifikuar takimi, por të dënuarin me burgim të përjetshëm, Laert Haxhiu.

Vladimir Kurti, vuan dënimin në Godinën “A”, pikërisht në qelinë Nr.5. Ndërsa Laert Haxhiu, vuan dënimin në të njëjtën godinë, por në qelinë Nr.6, ngjitur me atë të Vladimir Kurtit.