Greqia vendos 20 euro taksë për turistët në Mykonos dhe Santorini

Prej datës 1 korrik Greqia ka vendosur një tarifë prej 20 eurosh për turistët që mbërrijnë në Santorini dhe Mykonos me kroçera për të frenuar mbiturizmin dhe për të mbledhur të ardhura që do të shkojnë tek përmirësimi I infrastrukturës.

Ishulli vullkanik i Santorinit në Detin Egje tërheq rreth 2 milionë turistë në vit, por me një popullsi prej rreth 15,000 banorësh, një port të vetëm kryesor dhe shqetësime në rritje për aktivitetin sizmik, qeveria është përpjekur të zvogëlojë ndikimin e turizmit. Në 10 ditëshin e parë të zbatimit të kësaj tarife reagimet e turistëve kanë qenë të ndryshme.

Futja e tarifës vjen pas lëvizjeve të ndryshme të protestave në disa vende europiane, ku banorët janë indinjuar nga turizmi dhe turistët e shumtë që sjellin rritjen e kostos së qirasë dhe çmimet e produkteve.

Tarifa në fjalë prej 20 eurosh do të jetë në fuqi në muajt qershor, korrik, gusht e shtator, do të shkojë 12 euro përgjatë muajit tetor, 4 euro nga nëntori deri në mars, duke u rritur përsëri në 12 euro nga prilli deri në maj. Operatorët e kroçerave nga ana e tyre thonë se taksa është e padrejtë pasi synon vetëm anijet turistike që mbërrijnë në ishull.

I kërkuar në Belgjikë, shqiptari kapet nga grekët në Kapshticë

Një shtetas shqiptar është arrestuar nga policia greke në pikën e kalimit kufitar Krystalopigi (Kapshticë”), pasi rezulton person i shpallur në kërkim nga autoritetet belge. 31-vjeçar u arrestua nga oficerët e policisë së Departamentit të Ndjekjes dhe Hetimit të Krimeve të Follorinës

në bashkëpunim me oficerët e policisë

së Departamentit të Kontrollit të Pasaportave të Krystalopigi të Follorinës, sepse ndaj tij ishte në pritje një Urdhër Arresti Europian nga autoritetet belge, për shkelje të ligjeve për drogën.

I arrestuari do të nxirret para Prokurorit të Apelit të Maqedonisë Perëndimore në Greqi.

Rama hap një front të ri “lufte”: “Nga e hëna do të sekuestrohet çdo shishe qumështi pa faturë!

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi sot të gjithë tregtarët që shesin produkte bulmeti pa faturë, se nga e hëna që vjen do të sekuestrohet çdo shishe qumështi dhe çdo produkt bulmeti që tregtohet pa faturë.

Edi Rama: Përpara se ta mbyllim këtë maratone,

dua të sjell në vëmendje dhe faktin se Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve është angazhuar për të sensibilizuar të gjithë ata që tregtojnë qumësht dhe bulmet pa faturë që të mos e bëjnë më këtë gje, sepse duke filluar nga java e ardhshme do të konfiskohet çdo lloj shisheje qumështi pa faturë dhe çdo lloj bulmeti pa faturë.

Është përveç se e patoluerueshme në pikëpamje të ligjit tatimor, është edhe shumë e rrezikshme në këtë fazë të vitit me këto temperature që mund të shkaktojnë larg qoftë helmime që janë plotësisht të evitueshme. Nga e hëna e ardhshme nuk ka më paralajmërime por vetëm sekuestrime të çdo lloj produkti bulmeti pa faturë në çdo dyqan etj etj.