‘Nuk e ka vrarë djali im, ai dje u kthye nga Korça’/ Flet nëna e autorit të dyshuar për krimin në Pogradec: “Ilirjani e donte Kozetën…

Një ngjarje e rëndë goditi Pogradecin këtë të hënë, ku një 31-vjeçar dyshohet se i mori jetën 52-vjeçares, Kozeta Teço dhe më pas i dogji banesën në mënyrë që të fshinte provat. Gjatë marrjes në pyetje në polici, Ilirjan Selmani pranoi disa episode, por jo që ta ketë kryer ai krimin.

Për këtë ngjarje ka reaguar dhe nëna e të dyshuarit, Sanie Selmani është shprehur se djali i saj nuk e ka kryer krimin dhe se ai e donte viktimën, pavarësisht se familja nuk ishte dakord.

Djali im nuk mund të vriste askënd, dje ai u kthye nga Korça dhe vajti tek dera e viktimës mori mbeturinat siç bënte gjithmonë sepse ajo nuk lëvizte dhe i hodhi në kazan. Nuk e ka bërë ai ketë vrasje, nuk ka prova. Ne nuk ishim dakord për marrëdhënien me të, por ai pavarësisht se ne nuk ishim dakord e kishte pranuar siç ishte viktimën dhe nuk i kemi kërkuar të ndahet.

Djalin tim e njohin të gjithë mund te pyesni, ai nuk krijonte probleme. Kam lexuar në media shume gënjeshtra për djalin tim, dje erdhën shume policë, desh e mbytën kur e morën. Ai është i sëmur nga  zemra.

Policia të nxjerre të vërtetën, nuk është djali im siç thuhet në media”, u shpreh ajo.

‘Ishte e alkoolizuar e me dhunonte’/ Rrëfimi prej 7 orësh i vrasësit të 52-vjeçares në Pogradec….

Të tjera detaje dalin në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Pogradec, ku një 31 vjeçar vrau partneren e tij 52-vjeçare. Autori ka përdorur thikën e buke mbi 50 herë për t’i marrë jetën gruas. Pas ngjarjes, ai ka pastruar gjakun dhe i ka vënë zjarrin shtëpisë për të fshehur provat.

Gazetarja Dorjana Bezat mëson se kane qenë pamjet e sigurisë që kanë zbardhur ngjarjen. Pas shoqërimit në polici, 31-vjeçari ka mohuar të vërtetën.

Ai ka deklaruar se me viktimën ishte prej tre vitesh i lidhur. “Besoj në Zot. E doja, nuk më bënte përshtypje mosha. Vij nga një familje e mirë dhe nuk mund të bëhem vrasës”-ka deklaruar ai.

Autori pretendon se ditën e ngjarjes ka qenë në Korçë dhe kur u kthye në Pogradec mësoi se partnerja kishte vdekur.

Pas 7 orësh pyetje ku u ballafaqua dhe me provat që ka në dorë policia, ai pranoi disa episode por jo vrasjen.

Peshqirët me gjak i hodha në mbeturina duke menduar se mos në apartament ishte therur ndonjë pulë sepse bashkëjetuesja ishte e fiksuar pas pastërtisë”-ka deklaruar ai.

Pas ballafaqimit me pamjet filmike, dëmtimet qe dhe autori ka marre gjatë përleshjes dhe eksperimentin hetimor të kryer në vendngjarje, 31 vjeçari u thye duke shprehur pendesë dhe pranoi autorësinë e vrasjes para grupit hetimor.

Sipas tij, 52 vjeçarja ishte e alkoolizuar dhe se kohët e fundit ishte bërë agresive dhe e dhunonte.

Edhe vetë autorit të ngjarjes do t’i kryhet një vlerësim psikologjik./top channel

Policia iu ndaloi shokun/ Vajzat këndojnë jashtë Komisariatit në Kamëz: “Jasha kok*ina(Video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar përpara komisariatit të policisë në Kamëz, ku disa vajza ishin shoqëruar nga policia pasi bashkë me një shok të tyre po bënin drift me makinë në zonën e Liqenit të Paskuqanit.

Pasi janë shoqëruar, shoku i tyre është mbajtur në komisariat, ndërsa vajzave u është kërkuar që të largohen në orët e vona të natës.

Sapo kanë dalë nga komisariati, vajzat kanë ndezur cigaret dhe kanë nisur të këndojnë me të madhe “Jasha kokaina”, duke bërtitur “Hajde kokainë”.

Më pas ato tregojnë se shefja e komisariatit i ka bllokuar makinën, dhe u ka kërkuar që të largohen.

Kjo ngjarje ka habitur të pranishmit, të cilët nuk po kuptonin gjendjen në të cilën ndodheshin vajzat.

Pak më vonë, njëra prej tyre ka vendosur t’i përgjigjet shefes së komisariatit që i arrestoi shokun, duke ndarë në TikTok një video teksa bënte drift, me një mbishkrim drejtuar zyrtares së policisë.

E gjithë kjo ngjarje ka marrë shumë kritika nga publiku për vetë sjelljen e vajzave që shfaqen në pamje, duke bërë veprime të papërshtatshme për moshën e tyre.

Tronditet Pogradeci/ 37-vjeçari vr*t dhe djeg partneren 52-vjeçare(Video)

Një ngjarje ka rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotme në lagjen nr. 1 të qytetit të Pogradecit, ku një 52-vjeçare është gjetur pa shenja jete brenda banesës së saj e përfshirë nga flakët. Fillimisht policia ka dyshuar se vdekja ka ardhur nga asfiksia, por më vonë kanë qenë kamerat e sigurisë ato që kanë ndihmuar grupin të shkojë tek autori i dyshuar dhe dinamika e pas ngjarjes

Nga këqyrja e këtyre kamerave është parë i dyshuari Ilirjan Selami të dalë nga rrugica rreth orës 05:30 minuta dhe të hedhë brenda kazanit të plehrave diçka që policia me vonë ka parë se ishin rrobat e tij.

Është bërë këqyrja e vendit të ngjarjes dhe me pas është rikthyer

edhe njëherë tjetër nga ekspertët e policisë kriminale Ilirjan Selmani, i cili mendohet të ketë sqaruar gjithë dinamikën e kësaj ngjarje të rëndë, fillimisht nga ana e policisë i dyshuari është futur brenda banesës dhe me pas i shoqëruar me forca të shumta policie ka sqaruar dhe hedhjen e rrobave buzë bulevardit kryesor të qytetit të Pogradecit.

Burime të siguruara thanë se 37-vjeçari Ilirjan Selmani ka patur një lidhje intime me 52-vjeçaren Kozeta Teco. (A2 Televizion)

Zbardhet krimi në Pogradec/ 52-vjeçarja u mbyt dhe u godit me thikë, ja si u identifikua autori nga gjurmët që la pas

Zbulohen detaje të rënda nga vrasja makabre që tronditi Pogradecin dy ditë më parë. Viktima, Kozeta Teço, 52 vjeçe, u gjet pa jetë në banesën e saj, e cila ishte përfshirë nga flakët. Por zjarri nuk ishte aksident: hetimet zbuluan se ajo ishte vrarë brutalisht para se të digjej shtëpia.

Autori i dyshuar është Ilirjan Selmani, i cili kishte një lidhje intime me viktimën. Sipas hetimeve të deritanishme, Selmani dyshohet se fillimisht e ka mbytur 52-vjeçaren dhe më pas e ka goditur me thikë. Pasi kreu vrasjen, ai tentoi të zhdukte çdo provë që mund ta lidhte me ngjarjen.

Burime nga grupi hetimor konfirmojnë se Selmani ka përdorur peshqirë dhe kartpeceta për të pastruar gjurmët e gjakut në vendin e ngjarjes. Këto sende u gjetën më pas në koshin e mbeturinave pranë pallatit ku jetonte viktima. Më pas, ai ka ndezur disa vatra zjarri në banesë, për të simuluar një aksident dhe për të zhdukur gjurmët e krimit.

Pikërisht këto lëvizje, bashkë me pamjet e kamerave të sigurisë së bizneseve përreth, çuan në identifikimin dhe shoqërimin e Selmanit nga policia. Ai është dërguar në vendin e ngjarjes për veprime hetimore dhe, ndonëse mohon përfshirjen, provat kundër tij janë në rritje.

Policia vijon hetimet për të zbardhur plotësisht motivet dhe rrethanat e krimit, ndërsa pritet që ndaj autorit të ngrihet akuza për vrasje me paramendim dhe shkatërrim të provave

Vrasja e 52-vjeçares në Pogradec, kishte 8 vjet e lidhur me 37-vjeçarin, autori i kishte marrë 20 MILION lekë!

Zbardhet dinamika e plotë e vrasjes së 52-vjeçares, Kozeta Teço, e cila u gjet pa shenja jete në banesën e saj mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:00 të mëngjesit në një kohë kur shtëpia ishte përfshirë nga flakët. Fillimisht u dyshua se kishte humbur jetën nga asfikësia, por më pas u zbuluan shenjat e thikës në qafë, duke nxjerrë në dritë të vërtetën. Kozeta Teço është vrarë nga i dashuri i saj, Ilirjan Selmani.

Ky i fundit më pas, i vuri flakëne banesës për të zhdukur gjurmët e tij por nuk ia doli dot. 

Autori i dyshuar Ilirjan Selmani, i cili dyshohet se kishte lidhje intime me Kozeta Teçon, fillimisht e ka vrarë 52-vjeçaren, më pas ka fshirë gjakun duke pastruar vendin e krimit dhe në fund i ka vënë zjarrin ambienteve të shtëpisë.

I riu ka ndezur disa vatra zjarri në banesë për të humbur gjurmët.

Por krimi nuk ishte perfekt, ai u kap nga kamerat e sigurisë duke hedhur diçka në koshin e mbeturinave aty pranë. 

Brenda koshave nuk kishte gjë tjetër veç peshqirëve dhe kartopecetave me gjakun e viktimës. Ato ishin përdorur Ilirjan Selmani për të zhdukur provat dhe për të pastruar vendin e ngjarjes. 

Tashmë, autori i cili ka pasur një lidhje intime 8-vjeçare me viktimën është shoqëruar dhe po merret në pyetje për të zbardhur motivin që shtyu të riun nga Pogradeci të vriste partneren e tij.

Për autorin dihet se ai punonte herë pas here në ndërtim apo në Greqi, rezulton gjithashtu të ketë qenë përdorues i lëndëve narkotike.

Po ashtu, është zbuluar se 37-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe përfitonte pagesë invaliditeti për shkak të gjendjes së tij.

Teço, në biseda me persona të afërt, kishte pohuar se Selmani i kishte marrë rreth 20 milionë lekë në total gjatë viteve të lidhjes.

Paratë, sipas saj, i vinin nga motrat që jetonin në Greqi dhe Tiranë.

Madje kjo e fundit e kishte vizituar disa orë para se e motra të vritej dhe ishte kthyer për në Tiranë. Se çfarë kanë diskutuar me njëra-tjetrën, ende nuk dihet. 

Ndërkohë, teksa e kishte vrarë, Selmani është takuar me disa të njohur të tij, të cilëve u ka pohuar se kishte vendosur të ndahej nga Kozeta me pretendimin se ajo kishte krijuar një lidhje tjetër.

Por e gjitha ishte një alibi që nuk e shpëtoi dot nga prangat.

Mandati i kaloi vajzës së tezes, Adriatik Lapaj kërkon anulimin e vendimit: “Më takon mua

Shqipëria Bëhet” ka ankimuar në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që i dha mandatin e fituar në qarkun Tiranë vajzës së tezes së Adriatik Lapajt. Në kërkesën depozituar KAS, Lapaj ka parashtruar edhe njëherë të gjithë pretendimet e tij se përse mandati i takon listës së hapur,

duke kujtuar se kandidatët e listës së mbyllur kanë dhënë dorëheqjen nga kandidimi më datë 11 maj.

“Çështja që ngre KQZ-ja nuk ka lidhje me situatën në të cilën ndodhemi. Jemi përpara situatës që 12 kandidatët kanë shprehur vullnetin me shkrim në datën 11 maj për tu dorëhequr nga kandidimi, dhe nëse KQZ do të kishte përmbushur detyrimin ligjor për të dalë me një akt administrativ (të miratimit, refuzimit apo të çfarëdo forme dhe përmbajtje), do të ndodheshim përpara faktit që KQZ nuk do t’i hynte fare këtij diskutimi,

por do të kishte proceduar me djegien e listës së mbyllur dhe do të kishte proceduar me kalimin e mandatit tek më i votuari i listës së hapur.

Në kushtet kur KQZ nuk ka vepruar në përputhje me ligjin, e ka vendosur subjektin zgjedhor në një pasiguri juridike në raport me gjithë subjektet e tjera zgjedhore, duke krijuar një precedent te rrezikshëm për sistemin zgjedhor dhe fuqinë institucionale, duke e nëpërkëmbur marrëdhënien mes institucionit dhe individit. Kjo për faktin se heshtja e KQZ ka krijuar kushtet për të vesuar vullnetin e kandidatëve të tërhequr.

Pjesë e këtij procesi ankimimi duhet të jetë edhe interpretimi

dhe unifikimi i praktikave të ndryshme që ka ndjekur KQZ duke zbatuar rastin e precendetit të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021 ku kandidati Tom Doshi u tërhoq nga kandidimi ditën e zgjedhjeve dhe KQZ u shpreh me vendim, një ditë pas këtij akti. A i ndryshoi KQZ në këtë rast listat shumëemërore?! A përbënte ky fakt për KQZ arsye për ta quajtur këtë veprim si ndryshim i listave shumëemërore në kundërshtim me Nenin 73/4 të Kodit Zgjedhor?!”, thuhet në kërkesën e Lapajt.