Rama kërkon largimin e të gjithë nënkryetarëve në bashkinë e Tiranës

Kryeministri Rama kërkon dorëheqjen e të gjithë nënkryetarëve të Bashkisë Tiranë, përfshirë Anuela Ristanin .Kryeministri Edi Rama zhvilloi pasditen e sotme një takim me deputetët e qarkut të Tiranës dhe drejtorët e bashkisë së kryeqytetit. Takimi u zhvillua në kuadër të lëvizjeve të fundit në administratën vendore.

Ashtu siç ka ndodhur më herët në disa bashki të vendit, edhe Bashkia e Tiranës nuk i ka shpëtuar kërkesave të kryeministrit për largime nga detyra. Rama ka kërkuar dorëheqjen e të gjithë nënkryetarëve të bashkisë, përfshirë edhe Anuela Ristanin, e cila është aktualisht e komanduar si kryetare.

Deri më sot, asnjë nënkryetar nuk ka refuzuar urdhrin e kryeministrit, ndërkohë që paradoksi qëndron në faktin se emërimi i një nënkryetari të ri kërkon firmën e kryetarit të zgjedhur, Erion Veliaj. Edhe pse ndodhet në paraburgim, ligjërisht Veliaj ruan të drejtën për të ushtruar funksionin përmes akteve zyrtare dhe për të firmosur emërime.

Rama kërkon 5 nënkryetarë për Bashkinë Tiranë, nis puna për ristrukturimin pas problemeve të evidentuara në terren

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme me deputetët e qarkut të Tiranës dhe drejtues të Bashkisë, Kryeministri Edi Rama ka paraqitur një kërkesë të re për strukturën drejtuese të kryeqytetit.

Mësohet se Rama ka propozuar që numri i nënkryetarëve të Bashkisë Tiranë të rritet nga 4 në 5, me secilin që do të mbulojë një profil specifik.

Kjo lëvizje vjen si përgjigje ndaj një raporti të paraqitur nga zv.kryeministrja Belinda Balluku, e cila ka evidentuar një sërë problematikash në funksionimin e strukturave bashkiake. Problemet janë identifikuar gjatë inspektimeve në terren dhe takimeve që deputetët kanë zhvilluar me qytetarët.

Për të ndjekur këtë proces ristrukturimi, është ngritur një grup pune që do të merret me përzgjedhjen e kandidatëve për nënkryetarë të rinj. Në përbërje të këtij grupi janë përfshirë ministrja Ogerta Manastirliu, drejtori i DPSHTRR Blendi Gonxhja dhe aktori/pedagogu Petrit Malaj, të cilët do të zhvillojnë intervista me kandidatët potencialë.

Ndërkohë, Anuela Ristani, e cila është aktualisht e komanduar si kryetare e Bashkisë Tiranë, do të vijojë në detyrë me fokus të veçantë në digjitalizimin e shërbimeve të bashkisë, sipas porosisë së drejtpërdrejtë të kryeministrit Rama.

Rama: “Asgjë e ndërtuar pas 2020 nuk do të legalizohet

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim me deputetët e qarkut të Tiranës dhe drejtuesit e bashkisë së kryeqytetit. Rama ka folur lidhur me aksionin për lirimin e hapësirave publike, ku tha se do të vijojë edhe në ditët në vazhdim dhe nuk do të ndalet.

Ai ka deklaruar se do të miratohet me ligj një “listë e zezë” e ndërtuesve dhe investitorëve, ku shtoi se kush bëhet pjesë e kësaj liste do të ketë penalizime të rënda.

Gjithashtu ka njoftuar se do të merren masa drastike për dy kategori ndërtuesish, të cilët kreu i qeverisë i ka cilësuar si më problematikët.

Rama iu bëri thirrje këtyre ndërtuesve të zgjidhin problematikat para miratimit të aktit normativ nga qeveria. Kreu i qeverisë ka deklaruar se shteti do të konfiskojë të gjithë godinat e braktisura në Shqipëri që prej vitit 1990.

Më tej, kryeministri foli lidhur me kantieret e ndërtimit, për të cilët tha se janë nhjë problem i madh i patolerueshëm, ndonëse sipas tij disa bashki i kanë toleruar.

Rama tha se për këtë çështje do të ketë një ndërhyrje nga qeveria dhe gjithashtu do të merren masa për ato kantiere që nisin punën ende pa marrë lejen.

Gjatë fjalës së tij Rama ka bërë me dije se asnjë ndërtim i bërë pas 2020 nuk do të legalizohet. Ai ka deklaruar sot se do të ketë masa penale për zyrtarët shtetërorë të cilët kanë evidentuar ndërtimet pa leje dhe nuk i kanë denoncuar.

Ai tha së njerëzit që përfaqësojnë shtetin nuk mund të luajnë me dy porta, por duhet të marrin përgjegjësi. Rama u shpreh se policia nuk ka për detyrë të merret me lejet e ndërtimit apo me kontrollet e tyre, por është e detyrueshme të informohet nëse ka leje ndërtimi.

Kryeministri theksoi se do të ketë penalizime për këdo që hedh firmë në shkelje të ligjit.

Ai ka njoftuar po ashtu se do të krijohet Agjencia Kombëtare e Planifikimit dhe Zhvillimit dhe do të ketë përfaqësi në çdo bashki të vendit me rol udhëheqës në kontrollin dhe orientimin e zhvillimeve urbane.

Ndërtimi i kësaj agjencie, sipas Ramës, do të lehtësojë sidomos bashkitë e vogla që kanë mungesë arkitektësh dhe do t’i ndihmojë të krijojnë një bazë ndërveprimi mes komunitetit, investitorëve, pushtetit vendor dhe shtetit në tërësi.

Rama njofton konkurse për punë në bashkinë Korçë, Shkoder ,Fier dhe…

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se disa bashki në vend, përfshirë Durrësin, Shkodrën, Korçën, Dibrën, Fierin, Lushnjën dhe Elbasanin, kanë hapur thirrjet publike për aplikime në funksione të ndryshme drejtuese.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama u ka bërë thirrje qytetarëve të aplikojnë me besim dhe kurajo, ndërsa theksoi se modeli i ri organizativ i konceptuar me Institutin Tony Blair do të shtrihet edhe në bashkitë e tjera për të forcuar qeverisjen vendore në kuadër të vizionit “Shqipëria 2030” për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Bashkitë Durrës, Shkodër, Korçë, Dibër, Fier, Lushnjë, Elbasan dhe një sërë të tjerash kanë hapur tanimë thirrjet publike për aplikime për prurje të reja në drejtimin e sektorëve të ndryshëm të veprimtarisë së tyre

Vlora që nisi e para po ecën me fazën e intervistave të të interesuarve, ndërkohë që në bashkëpunim me Institutin Tony Blair është konceptuar një strukturë e re organizative e Bashkisë Tiranë, e cila do të adoptohet edhe në bashki të tjera, për të forcuar shtyllat bazë të mirëqeverisjes vendore

Eshtë koha që bashkitë të fuqizojnë kontributet e tyre për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian

Pd Korçë: “Prona publike nuk ështe prone private e Filos dhe Peleshit

Reagim i Partise Demokratike Korçe:

🛑 PRONA PUBLIKE NUK ËSHTË PRONË PRIVATE E FILOS DHE PELESHIT!

Partia Demokratike, Dega Korçë shpreh shqetësimin për vendimin e nxituar të Këshillit Bashkiak të Korçës për miratimin e planit të zhvillimit të zonës shtetërore përreth stadiumit “Skënderbeu”.

Ky vendim në nxitim e sipër, pa transparencë, pa konsultim me qytetarët dëshmon për përdorimin e pronës publike në favor të grupeve të interesit të Peleshit dhe jo në funksion të nevojave të komunitetit korçar.

Korça meriton zhvillim të qëndrueshëm dhe të drejtë, jo vendime të fshehta e të diktuara nga interesa të ngushta. Kjo vendimarrje nuk do të mbetet pa u ndëshkuar nga ligji.

Profesionistët i largonte me shkurtim organik/ Filo nis të bejë spektakël: “Dergoni Cv-në për punë

Një ish-punonjës i Drejtorise se te ardhura Bashkia Korçe , ka denoncuar largimin e tij nga puna duke e konsideruar si abuzim dhe shkelje e të drejtave në punë. Ai pretendon se, Sotiraqi e ka larguar nga puna padrejtësisht edhe pse ishte nepunes civil…me formulen ristrukturim i intitucionet edhe pse Bashkia mori edhe 7-komuna ne perberje te saj.

Ai ngre shqetësimin se tek Drejtoria e te ardhurave funksiononte nje sistem ku nuk pranohet ndershmeria ndersa u kerkohen punonjësve nga Drejtori i Departamentit të firmosin dorëheqjeje pa datë fillimi apo mbarimi, një praktikë që lejon abuzim dhe largime të njëanshme, pa mbrojtje ligjore dhe per ti mbajtur te nenshtruar.

Pagat e mjerueshme, mungesa e dinjitetit në punë dhe politika të njëanshme kanë kthyer emigrimin në normë, ndërsa Korça përballet me një krizë të heshtur boshatisjeje.

Korça po përjeton një valë të re emigrimi, më të fuqishme dhe më dramatike se kurrë më parë. Të rinjtë po ikin masivisht, jo vetëm për një jetë më të mirë, por për të shpëtuar nga një sistem që i mban të nënvlerësuar, nenshtruar dhe të papërfaqësuar me një klimë politike që favorizon vetëm të pasurit.

Por ne antiteze me to Sotiraqi ben show duke thene qe te aplikojne te gjithe profesionistet duke derguar cv dhe leter interesi .

Ja mesazhi i Sotiraqit pa nderhyrje:

📢 Thirrje për profesionistët që duan të japin kontribut për Korçën!

Bashkia Korçë hap dyert për të gjithë ata arkitektë, inxhinierë, ekonomistë, juristë, specialistë të shërbimeve publike, si dhe profesionistë të fushave të mjedisit, pyjeve dhe bujqësisë, që dëshirojnë të bëhen pjesë e ndryshimit dhe zhvillimit të qytetit, njësive administrative dhe gjithë territorit të saj.

📧 Dërgoni CV-në dhe një letër interesi në:

info@bashkiakorce.gov.al

Për vendet e lira të punës dhe aplikim të drejtpërdrejtë, vizitoni faqen zyrtare:

🌐 http://www.bashkiakorce.gov.al

Sot, më shumë se kurrë, Korça ka nevojë për njerëz me vizion, përkushtim dhe dashuri për qytetin.
🤝 Bëhuni pjesë e administratës sonë, së bashku ndërtojmë Korçën e të ardhmes! BashkiaKorçë

Fidel Kreka: “Mbledhja e Këshillit Bashkiak Korçë, mbledhje turpi …

Nga Fidel Kreka:

“Sot, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Korçës, u miratua në mënyrë klienteliste dhe të turpshme një projekt i mbështjellë me mashtrime dhe interesa të errëta, i ashtuquajturi “rijetëzim” i stadiumit Skënderbeu. Kjo është një maskaradë që flet për grabitje, për mungesë transparence dhe për një shkelje flagrante të interesit qytetar.

Kush ju dha të drejtën të vendosni për pasuritë publike pa pyetur qytetarët? Asnjë dëgjesë, asnjë konsultim, asnjë transparencë, asnjë shpjegim se çfarë do të ndodhë realisht me truallin rreth stadiumit.

Sipas interesave klienteliste që i dikton nga lart Niko Peleshi dhe që i zbaton verbërisht Sotiraq Filo, e dimë të gjithë se si përfundojnë këto projekte: me kulla, beton, dhe klientelizëm, ndërsa Korça dhe qytetarët e saj zhyten në mjerim dhe varfëri. Kjo është skema që po përsëritet, e njëjta dorë, e njëjta mendësi, i njëjti krim politik dhe moral mbi këtë qytet.

Unë nuk bëhem pjesë e kësaj bande votuesish që sot ngritën dorën për të shitur edhe pak nga ajo që ka mbetur publike. Ju që votuat pro, jeni pjesë e një akti të turpshëm!”

Fidel Kreka: “Mbledhja e Këshillit Bashkiak Korçë, mbledhje turpi …

Nga Fidel Kreka:

“Sot, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Korçës, u miratua në mënyrë klienteliste dhe të turpshme një projekt i mbështjellë me mashtrime dhe interesa të errëta, i ashtuquajturi “rijetëzim” i stadiumit Skënderbeu. Kjo është një maskaradë që flet për grabitje, për mungesë transparence dhe për një shkelje flagrante të interesit qytetar.

Kush ju dha të drejtën të vendosni për pasuritë publike pa pyetur qytetarët? Asnjë dëgjesë, asnjë konsultim, asnjë transparencë, asnjë shpjegim se çfarë do të ndodhë realisht me truallin rreth stadiumit.

Sipas interesave klienteliste që i dikton nga lart Niko Peleshi dhe që i zbaton verbërisht Sotiraq Filo, e dimë të gjithë se si përfundojnë këto projekte: me kulla, beton, dhe klientelizëm, ndërsa Korça dhe qytetarët e saj zhyten në mjerim dhe varfëri. Kjo është skema që po përsëritet, e njëjta dorë, e njëjta mendësi, i njëjti krim politik dhe moral mbi këtë qytet.

Unë nuk bëhem pjesë e kësaj bande votuesish që sot ngritën dorën për të shitur edhe pak nga ajo që ka mbetur publike. Ju që votuat pro, jeni pjesë e një akti të turpshëm!”

Lirimi i hapësirave publike, Rama: “Përmes dronëve do të ndjekim gjithçka që ndodh në territor!

Kryeministri Edi Rama ka rinisur komunikimin e tij me qytetarët përmes rrjeteve sociale në rubrikën “Sy s’sy”. Në nisje të fjalës së tij Rama ka folur edhe një herë lidhur me aksionin e fundit të IKMT-së për lirimin e hapësirave publike. Kryeministri tha se qeveria është në proces të nisë monitorimin teknologjik të strukturuar të territorit ku do të ndiqet çdo gjë që ndodh në territor përmes dronëve.

Ka nevojë për një organizëm të mëtejshëm, nuk është më çështje inspektorësh dhe inspektimesh por vendosje e kontrollit nëpërmjet teknologjisë. Jemi më afër edhe në këtë aspekt.

Kemi nisur me monitorimin e rrugëve, kemi pjesë të këtij plani dhe monitorimin e shkollave, por ndërkohë jemi në proces për monitorimin e strukturuar të territorit kur përmes dronëve do të ndjekim gjithçka që ndodh në territor.

Puna e inspektorëve dhe syve në terren të ballafaqohet me vëzhgimin e teknologjisë. Kjo do të na çoje në një nivel tjetër e do të na bëjë më të sigurt në mos kthimin pas të asnjë progresi në këtë drejtim. Ky nuk është një proces që nuk merr parasysh se duhet të krijohet bashkëjetesë në harmoni mes interesit të qytetarëve, atyre që kanë nevojë për hapësirat e tyre për të lëvizur lirisht dhe atyre që ofrojnë shërbime dhe bëjnë një biznes të vogël në këto hapësira.

Synojmë që 70% e trotuarit të jetë i lirë për qyetarët të lëvizin dhe 30% për tavolinat. Jemi një vend mesdhetar dhe është normale që shërbimet të ofrohen edhe jashtë. Por është e shëmtuar që këto shërbime të kthehen në zaptime”, tha ndër të tjera Rama.

Shkarkimet nëpër bashki/ Rama: “U detyrova të ndërhyj. Shikoni Vlorën, ndryshoi në kohë rekord

Dorëheqjet e drejtorëve në të gjitha bashkitë e vendit kanë qenë dhe një ndër zhvillimet më të “nxehta” të kësaj vere në vendin tonë. Lidhur me këtë “tërmet” 7 ballë që erdhi vetëm pas një fjalë të tij, kryeministri Edi Rama ka folur së fundmi në rubrikën “Sy m’Sy”.

Për kreun e qeverisë dorëheqja e drejtorëve në bashkitë e vendit ishte e domosdoshme dhe kjo me qëllim për t’i dhënë bashkive një tjetër impuls.

“Dorëheqjet e drejtorëve nga strukturat e bashkive kryesore janë domosdoshmëri për t’i dhënë impuls tjetër bashkive, për të shkundur mekanizmat e topitur të disa bashkive, dhe për të adresuar problematika që nuk lidhen me buxhete të mëdha por me vëmendje të madhe dhe përkushtim të madh”, tha Rama duke përmendur Vlorën, ku sipas kryeministrit, mjaftoi vetëm pak vëmendje shtesë dhe që puna të vendoset në “shina”.

Ai tha se u ndie i detyruar që të ndërhynte pasi kuptoi se punët nuk ishin duke shkuar ashtu si dhe duhej dhe kishte nevojë për një shtytje të fortë nga lart.

“Unë u detyrova të ndërhyj duke parë disa gjëra që kishin nevojë për shtytje të fortë nga lart. A duhet të ishin bërë pa nevojën e kësaj ndërhyrjeje? Në një shoqëri demokratike të konsoliduar, secili e di se ku e ka kufirin. Nuk fillon gjëra nga inspektori apo kontrollori por nga secili që di se ku ka kufirin. Më Pas inspektori dhe kontrollori janë aty për të kontrolluar dhe siguruar që ai kufi të ruhet në funksion të asaj shumice që atë kufi e respekton”, tha Rama.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Të mos i fusim të gjithë në një thes dhe të mos ngatërrojmë të njohim me të thatin. Dorëheqjet e drejtorëve nga strukturat e bashkive kryesore janë domosdoshmëri për t’i dhënë impuls tjetër bashkive, për të shkundur mekanizmat e topitur të disa bashkive, dhe për të adresuar problematika që nuk lidhen me buxhete të mëdha por me vëmendje të madhe dhe përkushtim të madh.

Vlora është rasti tipik. Çfarë ndryshimi po ndodh në një kohë të shkurtër, dhe nuk është ndryshim me buxhet shtesë por me vëmendje shtesë, dhe ku është hapur një proces për të ftuar djem dhe vajza të reja, që duan t’i shërbejnë Vlorës dhe të aplikojnë për të qenë drejtuesit e rinj të bashkisë Vlorë.

Asnjëri nga ata që drejtuan për vite s’ka pse të qëndrojnë aty dhe ka të tjerë që mendojnë se duhet ta kenë këtë mundësi, kudo, në të gjitha bashkitë e mëdha të vendit, ku ka burime njerëzore që janë të pashfrytëzuara.

Të gjitha qeveritë në historinë e njerëzimit janë krijuar për të bërë punën dhe jo një vezë të kuqe, dhe qeveritë dallojnë te mënyra se si e bëjnë punën. Edhe drejtuesit, edhe liderët. Jo sesa vezë të kuqe bëjnë. Kjo nuk është çështje mburrjeje,. Por diskutimi, sqarimi e reflektimi. E dyta, e përsëris. Unë u detyrova të ndërhyj duke parë disa gjëra që kishin nevojë për shtytje të fortë nga lart.

Qeveria do të harxhojë 56 milionë lekë për të promovuar kthimin e emigrantëve në Shqipëri

Qeveria thotë se Diaspora mbetet prioritet i së saj, jo vetëm me të drejtën e votës së mundësuar për herë të parë në zgjedhjet e 11 majit, por me një plan për t’i ftuar shqiptarët e larguar jashtë të rivijnë në atdhe.

Në strategjinë kombëtare për migracionin, parashikohen lehtësim politikash për rikthimin dhe riintegrimin e emigrantëve në shoqërinë shqiptare.

Në dokumentin e punuar në bashkëpunim edhe me Organizatën ndërkombëtare të migracionit theksohet një projekt që pritet të nis në 2026 si një fushatë e gjerë informuese për mundësitë e punësimit në vend, e cila do të zgjas katër vite me institucione përgjegjëse Ministrinë e Ekonomisë dhe atë të Jashtme dhe përfshirjen gjithashtu të Ambasadave dhe shoqatave me vlerë rreth 70 milionë lek.

Së pari, planifikohet që deri në 2026 të jetë kryer identifikimi i kapaciteteve intelektuale dhe profesionale të emigrantëve shqiptarë. Mbi 56 milionë lek mendohen të shkojnë po ashtu për krijimin e stimujve për të promovuar kthimin e emigrantëve përkohësisht ose përgjithmonë, me qëllim transferimin e aftësive të fituara jashtë dhe për të sjellë vlera të reja kulturore në vendlindjen e tyre.

Më tej vlerësohet e nevojshme anketimi dhe konsultimi vjetor me sipërmarrësit shqiptarë që qëndrojnë jashtë vendit, për të matur nivelin e interesit të tyre për investime në Shqipëri dhe për të identifikuar pengesat kryesore që hasin institucionalisht.

E për ata që janë rikthyer kërkohet monitorimi i tyre në tregun e punës si dhe raportimi periodik në lidhje me nevojat që paraqesin në zyrat e punës, me qëllim përmirësimin e programeve të punësimit.

Abuzimi me lejet e ndërtimit/ Banorët e Korçës: “Ligji po shkelet ,Raqka bën pazare….

Ndërsa shef Rama po i dorëzon një e nga një vartësit e tij në SPAK, Kryebashkiaku i Korçes , Sotiraq Filo, nuk trembet! Ai vazhdon çdo ditë të firmosë leja ndertimi abuzive. Këtë herë ka leshuar nje tjeter leje ku banoreve kufitare u privon te drejten e barabarte te gezimit te prones

Banore nga Korça, kane denoncuar publikisht një ndërtim të paligjshëm .

Ata bejne me dije se arkitekti ka bashkeshorten ne urbanistiken e bashkise Korçe dhe Sotiraqi ka arritur mareveshje…ndersa ata shprehen se punimet kane dhunuar kufitarët

Ne leje nuk eshte marre parasysh zhvillimi i objektit ekzistues 2 kate .Sipas zhvillimit te zones pronaret mund ta bejne neser 3 kate por distancat aktuale nuk ta lejojne sot kete…Ndersa edhe distanca e podrumit nga kufiri i prones eshte 28-38 cm .Ne ke pike te ligjit dhe rregullores percaktohet distanca 28 cm pyesin te habitur ata?!!!

Ata akuzojne më heret dyshen Peleshi-Filo qe edhe më parë aty u dha 1 leje e dyshimtë ku u ndertua pallat 5+1 kur zona ka arkitekturë dhe urbanistike me godina 2-3 kate .

Ata thone se preferuarit e qeverisë nuk hasin probleme në marrjen e lejeve të ndërtimit dhe ndërtojnë pa patur parasysh asnjë kriter bazë….ku apelojne qe istitucionet përkatëse të reagojnë sa më shpejt pasi kjo është shkelje flagrante e ligjit.

Ndersa u bëjne thirrje institucioneve të mos tolerojnë më shkelje të tilla që dëmtojnë jo vetëm pronarët e ligjshëm, por edhe zhvillimin urban të qytetit.

Ky rast shton edhe një herë shqetësimin mbi zbatimin selektiv të ligjit dhe nevojën për transparencë të plotë në administrimin e çështjeve ndërtimore në Shqipëri.

Ata akuzojne më heret dyshen Peleshi-Filo qe edhe më parë aty u dha 1 leje e dyshimtë ku u ndertua pallat 5+1 kur zona ka arkitekturë dhe urbanistike me godina 2-3 kate 

Paga 500 euro dhe strehim; “Skema që po sjell punëtorët afrikanë në Shqipëri…

Nga Gana në Tiranë, gjatë këtij sezoni turistik është shtuar ndjeshëm numri i punonjësve të pastrimit dhe shërbimit në bare e restorante. Ekspertët e burimeve njerëzore parashikojnë që numri i punonjësve të huaj do të vazhdojë të rritet, për shkak të zhvillimit të turizmit.

Edhe pse Shqipëria vijon të shihet si një vend tranzit për kalimin drejt BE-së, ekspertët bëjnë thirrje për hartimin e politikave afatgjata që do të synojnë integrimin social dhe profesional të punëtorëve të huaj.

Fatima, 28 vjeçe, është një nga punonjëset më të reja në bar-restorantin “Lulishte 1 Maji”, në zemër të kryeqytetit.

Prej pak javësh, ajo është e punësuar si pastruese, duke qenë një nga dy vajzat e reja të ardhura nga Afrika e Jugut për të punuar në këtë lokal.

Sipas saj, arsyeja kryesore që e shtyu të emigrojë drejt Shqipërisë është papunësia e lartë në vendin e origjinës.

“Ndihem mirë në Shqipëri dhe dua të vazhdoj të punoj për të ndihmuar familjen time”, – thotë Fatima, duke theksuar qëllimin ekonomik të qëndrimit të saj.

Menaxheri i lokalit, Arturi, konfirmon se kjo është hera e parë që ky biznes punëson punonjëse të huaja.

Vendimi për të punësuar punonjës të huaj është marrë për shkak të mungesës së fuqisë punëtore vendase, veçanërisht në periudhën e verës, kur të rinjtë shqiptarë shpesh largohen drejt zonave bregdetare për punë sezonale apo edhe jashtë vendit.

Megjithatë, Arturi thekson se është i pakënaqur me rendimentin e punës të punonjëseve të huaja, duke e cilësuar si një sfidë të re për menaxhimin e stafit dhe cilësinë e shërbimit.

Bizneset vendase të shërbimit në bare dhe restorante janë ndër të parët që po ndjekin një trend të ngjashëm me shumë shtete europiane, ku për shkak të emigracionit të lartë dhe mungesës së fuqisë punëtore, po punësojnë punëtorë nga vendet afrikane.

Prania e punonjësve të huaj, kryesisht të rinj të shteteve afrikane në këtë sezon veror, po shihet jo vetëm te bizneset e zonave kryesore të Tiranës si ish-Blloku apo qendra, por edhe në vende turistike, përfshirë Korçën, Lezhën, Shëngjinin, Gjirin e Lalëzit apo Sarandën.

Sektori i pastrimit dhe ai i shërbimeve në bare dhe restorante vijojnë të mbeten ndër më të prekurit nga mungesa e punëtorëve vendas.

Punëtorët e huaj shpesh janë të gatshëm të marrin punë që vendasit i shmangin dhe me pagesë të ulëta.

Në një prej operatorëve privatë që operon në mirëmbajtjen dhe pastrimin e qytetit të Pogradecit, prej disa javësh janë të punësuara tri të reja nga shteti afrikan i Ganës.

Të punësuarat pohuan se përfitojnë një pagesë neto prej 370 eurosh, ndërsa kompania iu  siguron akomodimin për fjetjen dhe ushqimin.

Prej kohësh kompania është përballur me vështirësi për gjetjen e punonjësve vendas për pastrimin dhe mirëmbajtjen e ambienteve publike të qytetit, pasi shumë prej të punësuarve vendas janë larguar, për shkak të punës së vështirë dhe pagesës së ulët.

Edhe kompanitë call center po i kthejnë sytë nga Afrika për punësime. Lorenc Goga, administrator i një prej kompanive call center, pohon se në vend ende vijojnë të ndihen vështirësitë për rekrutimin e të rinjve, veçanërisht për njohësit e gjuhës italiane.

Zoti Goga theksoi se është duke studiuar mundësinë për punësime të punonjësve të huaj, përfshirë edhe shtetet afrikane, por marrja e vendimit është e vështirë, pasi të huajt nuk e njohin gjuhën italiane.

Në total, në vitin 2023, numri i shtetasve të huaj me leje qëndrimi në Shqipëri arriti në 21,460, sipas të dhënave të INSTAT. Krahasuar me 2022, numri i tyre u rrit në 18%.

Ndërsa numri i të huajve me leje qëndrimi për arsye punësimi në vitin 2023 arriti në 10,360 të huaj.

Krahasuar me 2022, numri i tyre u rrit rreth 31%.

Paga 500 euro dhe strehim; Skema që po sjell punëtorët afrikanë në Shqipëri

Në bar-restorantin “Lulishte 1 Maji”, paga mujore për punonjëset e reja fillon nga 500 euro dhe përfshin edhe shpenzimet për akomodim dhe ushqim, një skemë që përdoret gjithnjë e më shumë për të tërhequr punonjës nga jashtë, në kushtet kur tregu vendas nuk ofron mjaftueshëm staf për punë të tilla.

Erald Pashaj, Drejtor Ekzekutiv në “EPPC Albania & Kosova”, një nga kompanitë më të mëdha të konsulencës për burime njerëzore, pohon se paga mesatare neto për punonjësit e huaj në Shqipëri luhatet në vlerat nga 500 deri në 520 euro në muaj, përfshirë akomodimin për fjetje dhe ushqim.

Në rajon, paga mesatare neto më e lartë për punonjësit e huaj ofrohet në Serbi në nivelin e 750 eurove në muaj, pasi rekrutimet janë më të organizuara./MONITOR

Vatër Zjarri në Dishnicë të Korçës/ NShP nis punën në mengjes për shkak te erresirës…

Një tjetër vatër zjarri ka shpërthyer në territorin e Shqipërisë. Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe në zonën malore të fshatit Dishnicë, në Malin e Moravës. Për shkak të errësirës, ndërhyrja e forcave zjarrfikëse është ndërprerë për momentin, pasi kushtet e natës e bëjnë të pamundur ndërhyrjen pa rrezikuar sigurinë e efektivëve.

Ndërhyrja do të rifillojë nesër në orën 05:30 të mëngjesit me forca të shtuara nga Ndërmarrja e Shërbimeve Publike dhe Drejtoria Pyjore e Bashkisë Korçë.

Zjarri ka përfshirë fillimisht një sipërfaqe me shkurre, por për shkak të përhapjes së shpejtë dhe erës, flakët kanë depërtuar më shumë.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se zjarri është i qëllimshëm. Policia ka shoqëruar një person në komisariat, i cili dyshohet për zjarrvënie të përsëritur dhe mund të ketë probleme të shëndetit mendor.

Për të punuar po punoni jashtë se atje ka punë dhe para…Por hajdeni te paktën për “Festën e Birrës e të Lakrorit…

Nga: Jorgji Sidheri

Shqiptarët ikën të paktën të na vijnë për festat.

Për të punuar po punoni jashtë atje ka punë dhe parà.Hajdeni të paktën për :

Festën e Birrës.
Festën e Lakrorit.
Festën e rakisë së manit.
Hidhni e ndonjë valle në lokalet me muzikë live.

Dhe do ikni të na lini vetëm përsëri.