Banorët të revoltuar :”Raqka ri i kyçur në bashki, një punonjëse e sportelit të kërkon numrin e telefonit, dhe emrin…

Banoret shprehen qe Bashkia Korçë ka një burokraci te tepruar per te vajtur ne zyrën e Kryetarit te Bashkise, nje hallke tjeter e shtuar ne administratin e Bashkise. Një punonjese e sportelit te Bashkise duhet te sherbeje si ure lidhjeje, per t’i dhëne sekretares së Raqkës identitetin dhe numrin e kontaktit te qytetarit.

Sorollatje, shpenzime, dhe ajo që eshte me e rendesishme: kane kaluar mbi 6 jave dhe asnje telefonate shprehen banorët.

Mos valle behet seleksionim i personave pyesin me tej ata.

Dhe pastaj hiqet pergjegjesia, sepse asnje dokument nuk jepet nga sporteli. Nuk eshte ne nderin e institucionit dhe ne nderin tuaj si Kryetar Bashkie I zgjedhur nga populli qe Bashkia te jete kyçur dhe ju te jeni Brenda saj. Hapeni ate per popullin sepse nuk eshte prone e juaj shprehen më tej ata.

Ndersa nuk kanë ku të ankohen për problematikat e tyre pasi Bashkia është pronë private e disa personave sipas tyre.

Banorët i nxjerrin bojën Raqkës:”Jep leja ndërtimi duke deformuar ligjet. Arkitekti i lidhur me pushtetin…

Qytetarët nga Korça kanë denoncuar një situatë shqetësuese që po ndodh në zemër të qytetit, konkretisht në Lagjen 13 ”. Sipas tyre, aty po ndërtohet një objekt i ri pa respektuar distancat me kufitarët . Ndërkohë, banorët shprehen të shqetësuar se ky ndërtim jo vetëm që po bëhet pa asnjë transparencë, por po sjell edhe pasoja të drejtpërdrejta në cilësinë e jetës së tyre duke akuzuar se arkitekti Raqi Themeli ka të punësuar gruan në urbanistikë.

Ata akuzojne më heret dyshen Peleshi-Filo qe edhe më parë aty u dha 1 leje e dyshimtë ku u ndertua pallat 5+1 kur zona ka arkitekturë dhe urbanistike me godina 2-3 kate .

Banoret shprehen qe Bashkia Korçë ka një burokraci te tepruar per te vajtur ne zyrën e Kryetarit te Bashkise, nje hallke tjeter e shtuar ne administratin e Bashkise.

Një punonjese e sportelit te Bashkise duhet te sherbeje si ure lidhjeje, per t’i dhëne sekretares së Raqkës identitetin dhe numrin e kontaktit te qytetarit.

Sorollatje, shpenzime, dhe ajo që eshte me e rendesishme: kane kaluar mbi 6 jave dhe asnje telefonate shprehen banorët….

Mos valle behet seleksionim i personave pyesin me tej ata….

Dhe pastaj hiqet pergjegjesia, sepse asnje dokument nuk jepet nga sporteli. Nuk eshte ne nderin e institucionit dhe ne nderin tuaj si Kryetar Bashkie I zgjedhur nga populli qe Bashkia te jete kyçur dhe ju te jeni Brenda saj. Hapeni ate per popullin sepse nuk eshte prone e juaj ,reagojnë të mërzitur qytetarët.

Te kerkohet me shume nga ju, që punonjesit te kene etike komunikimi, korrektesi ne detyre, disipline, sepse keni mbushur institucionin me militante te semure, te paaftë e te korruptuar, që ju sherbejne verberisht shprehen më tej ata.

Ne kontrollet e ushtruara ne institucionin e Bashkise janë gjetur shkelje pa fund ne disa drejtori, si ajo e Urbanistikes, Drejtoria e te Ardhurave, Juridike por perseri asnjë të dënuar ngrene pyetjen te shqetesuar qytetarët.

Ja denoncimi i banoreve:

Ata akuzojne më heret dyshen Peleshi-Filo qe edhe më parë aty u dha 1 leje e dyshimtë ku u ndertua pallat 5+1 kur zona ka arkitekturë dhe urbanistike me godina 2-3 kate

“Të bësh s*ks me pre*ervativ, si të lash këmbët me çorape”/ Psikologia: Kjo është dramatike…

Eftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë psikologia Besarta Taçi. Ajo ka folur më shumë mbi rritjen e dëshirës seksuale në verë, tabutë rreth seksit, por jo vetëm…

Pjesë nga intervista:

Fatkeqësisht, të rinjtë nga mosha 15 deri në 25 vjeçare, sot e përdorin gjithnjë e më pak mbrojtjen, që është prezervativi. Duhet ta theksojmë e ta ritheksojmë, që nuk ka asnjë metodë tjetër që quhet barrierë të rëndësishme, sa prezervativi.

Ka të rinj që presin që farmacia të lirohet, të mos ketë asnjë aty, që t’i thonë farmacistit ‘më jep një prezervativ’…

Kjo është dramatike. Një farmaci duhet të ketë në dispozicion gjithmonë, jashtë farmacisë, një makinetë, njësoj siç ti mund të marrësh një shishe ujë. Sepse ka mosha të ndryshme që kanë nevojë, kështu që të mos ekspozohet kjo marrëdhënie e drejtpërdrejtë me farmacistin për të mos qenë në siklet. Plus pastaj që farmacistët ndonjëherë janë të parët ata që e kanë të sikletshme. Hyjnë në siklet nëse është një 60-vjeçar që blen prezervativ, apo e kundërta një 15-vjeçar. Ndërkohë që një farmacist i mirë duhet të bëjë edhe pjesën e psiko-edukimit, mënyrës së përdorimit dhe të tjera. Përveç kësaj, sot është ideja që shumë më pak vajza duan që ta përdorin dhe kjo ka ardhur konceptualisht sepse mendojnë që nëse një mashkull kryen marrëdhënie seksuale pa mbrojtje, ai do të ndiejë më shumë kënaqësi, do të jetë më shumë i lidhur me vajzën.

S*ks dhe alkool në jug/ Psikologia habit me deklaratën: “Prindi duhet t’ia blejë prez*rvativin fëmijës…

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë psikologia Besarta Taçi. Ajo ka folur më shumë mbi rritjen e dëshirës seksuale në verë, tabutë rreth seksit, por jo vetëm…

E di çfarë më bën përshtypje? Flitet për jugun, për festat, diskotekat, çmimet… Por nuk flitet për këtë realitet të frikshëm, që ndodh një kokteil i mirë me alkool, drogë dhe seksualitet i pakontrolluar, që pjesa më e madhe të nesërmen nuk e mban mend se çfarë kanë bërë. Pjesa më e madhe e shikon në plazh atë vajzën apo atë djalin dhe nuk e mban mend se ka pasur marrëdhënie seksuale. Problematika më e madhe ku qëndron? Që nuk flitet, ia lëmë fajin medias, ia lëmë fajin realitetit, Shqipërisë, politikës…

Duhet të theksojmë faktin që seksualiteti i shtuar, jo gjithmonë është i shëndetshëm. Seksualiteti i shtuar është një mekanizëm që vjen nga pasiguria, nga ndjesia e vetmisë, nga të pasurit një vetëvlerësim shumë të ulët, të pasurit vështirësi për të qenë në marrëdhënie afektive dhe emocionale. Atëherë janë këto kontaktet fizike seskuale sipërfaqësore, të cilat janë nën ndikimin e alkoolit dhe drogës dhe në këtë formë ndihen më pak të vetmuar dhe më shumë të plotësuar.

Dhe hyjnë në një iluzion, i cili mbaron me verën. Pas kësaj faze vjen depresioni, vjen ankthi, vijnë çrregullimet seksuale dhe pastaj vjen një kërkesë gati obsesive për të gjetur arsyet. Por arsyet nuk mund t’i gjejmë as tek ilaçet, as tek droga, as tek alkooli.

Arsyet janë shumë më të thella dhe arsyet janë emocionale dhe psikologjike. Kështu që duhet të jemi shumë të kujdesshëm kur i japim lejen fëmijëve tanë për të shkuar atë weekend, të flasim me fëmijët tanë, ta blejmë ne atë paketën e prezervativit… Prindi është edukatori i parë. Ne vijmë në këtë botë nga marrëdhëniet seksuale”, u shpreh psikologia e njohur.

Pyetjes së Ronaldo Sharkës ‘a mund ta imagjinosh një nënë që i blen një prezervativ vajzës dhe t’ia japë me vete në jug?’, Besarta Taçi u përgjigj:

“Absolutisht po. Njoh nëna dhe kam edukuar nëna, të cilat janë ulur me vajzat dhe kanë mësuar të komunikojnë me vajzat. Nuk e dimë asnjëherë nëse ajo vajzë do ta përdorë apo jo. Nëse prindi i jep lejen, ke marrë një patentë për një natë të shthurur, ideja është që nëse ti merr patentën dhe i jep një makinë fëmijës tënd që shkon me 220 km/h, ti i jep autorizimin për të shkuar drejt një aksidenti, 50% po ose jo.

Nëse ti i jep mundësinë këtij fëmije për t’i thënë që makina shkon deri në 220 km/h, por ti mund të zgjedhësh shpejtësinë tënde, ama ti këtë paketën e ke në xhep dhe kjo mund të mbrojë nga sëmundjet. Por të mos harrojmë një elementë tjetër, nga shtatzënitë e padëshiruara. Kemi aborte pa fund te vajzat të cilat janë nën moshën 25-vjeçare”. /TAR/

Çdo qytetar duhet të vetëdeklarojë adresën në e-Albania, detyrim edhe për kontratën e qirasë apo pronësisë

Të gjithë qytetarët që banojnë në territorin e Shqipërisë do të kenë detyrim ligjor të vetëdeklarojnë adresën e banimit apo vendqëndrimit të tyre në portalin zyrtar qeveritar e-Albania, duke ngarkuar dokumentacionin përkatës që vërteton vendbanimin në adresën e deklaruar.

Ky detyrim përcaktohet në një vendim të ri të publikuar në Fletoren Zyrtare, i cili rregullon mënyrën e paraqitjes së kërkesës, dokumentet që kërkohen dhe procedurat për rastet e ndryshimit apo saktësimit të adresës së qytetarëve, përfshirë edhe ata që ndodhen në institucione shëndetësore apo në vuajtje të dënimit.

Sipas vendimit, për të përfunduar me sukses vetëdeklarimin,

qytetari duhet të ngarkojë në sistem një dokument pronësie, kontratë qiraje, kontratë huadhënie ose çdo dokument tjetër ligjor që provon se banon në adresën e deklaruar. E njëjta procedurë do të ndiqet edhe në rast ndryshimi të adresës.

Zyrat e gjendjes civile kanë për detyrë të verifikojnë brenda 24 orëve vlefshmërinë e dokumentacionit dhe të njoftojnë qytetarin në rast të mungesës së tij, ndërkohë që qytetari duhet ta plotësojë dokumentacionin brenda 3 ditëve.

Një tjetër pikë kyçe e vendimit është se të gjithë anëtarët e një familjeje duhet të kenë të njëjtën adresë vendbanimi, të përputhshme me sistemin kombëtar të adresave. Kur një person kërkon të regjistrohet në një familje ekzistuese, kjo kërkesë duhet të konfirmohet në mënyrë elektronike nga kryefamiljari. Po ashtu, ndryshimi i adresës nga një anëtar i rritur kërkon shkëputje nga familja në sistem.

Institucionet shëndetësore dhe institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale do të kenë detyrim të raportojnë automatikisht në gjendjen civile për qytetarët që qëndrojnë në to për më shumë se tre muaj. Pas daljes, qytetarët duhet të përditësojnë adresën e tyre brenda 5 ditëve.

Ky rregullim i ri synon të garantojë një regjistër më të saktë të adresave dhe të forcojë lidhjen ndërmjet vendbanimit real dhe të dhënave në sistemet shtetërore.

Ksamil, pushuesi mbytet me ushqim në restorant, transportohet me helikopter drejt Tiranës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Ksamil, ku një pushues dyshohet se është mbytur gjatë konsumimit të ushqimit në një restorant. Sipas informacioneve paraprake, ai ka humbur ndjenjat në vendngjarje. Stafi i restorantit dhe pushues të tjerë kanë reaguar menjëherë, duke thirrur ndihmën mjekësore. I lënduari është transportuar fillimisht në Spitalin e Sarandës,

ku ka marrë ndihmën e parë, por për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, është dërguar me helikopter drejt një spitali në Tiranë për trajtim të specializuar.

Ende nuk është bërë i ditur identiteti i pushuesit, ndërsa gjendja e tij shëndetësore mbetet e paqartë

Si po zëvendësohen shqiptarët/ 20% e punonjësve janë të huaj, nga India deri në Filipine

Nga bregdeti i Sarandës, në Shqipërinë e mesme dhe deri në veri të saj, gjithnjë e më shpesh dëgjohet një shqipe me theks të huaj teksa shërbehet në shumë biznese. Shqipëria e viteve të fundit, që ankohet për papunësi, duket se po plotëson këto vende bosh.

Leen – sanitare nga Filipinet: “Në vendin tonë mundësitë e punësimit janë të pakta dhe të vështira për t’u gjetur, sepse ka shumë popullsi dhe nëse s’ke mik në qeveri, ti nuk gjen një vend të mirë pune.”

Joana – sanitare nga Uganda: “Vendosa të vij këtu sepse në vendin tonë, paratë që marrim këtu janë shumë më të larta dhe kjo më ndihmon mua dhe familjen time.”

Tiza – magazinier nga Mianmari: “Agjencia ku u interesova më kreu të gjitha procedurat e nevojshme dhe unë erdha menjëherë. Jam i lumtur.”

Shqipëria është e njohur për ta. Të gjithë janë të kënaqur – nuk paguajnë qira, ushqimi u ofrohet nga biznesi, ndërsa çdo muaj dërgojnë para në shtëpi. Por ky realitet është pasqyrë e një problemi më të thellë për tregun shqiptar të punës. Në bujqësi, industri, ndërtim e turizëm janë sektorët që vuajnë për fuqi punëtore, ndërsa mbi 11 mijë punonjës të huaj janë “importuar” për të plotësuar vendet bosh.

Filip Gjoka, sipërmarrës: “Nga ikja dhe mungesa e lindjeve, na kanë detyruar të kthejmë sytë te punëtorët e huaj. Kemi 3 vjet me kontingjentin e parë, ka ardhur i dyti dhe i treti dhe po mundohemi t’i ambientojmë me klimën, ushqimin dhe rregullat tona. Është e vetmja zgjidhje që ne të mos humbim kontratat që kemi vite që kemi punuar për t’i lidhur.”

Mungesa e fuqisë punëtore është e ndjeshme në disa sektorë kyç. Ishim në sektorët e akomodimit dhe tani kemi kaluar në fabrikat e agropërpunimit.

Gokul, punonjës nga India: “Ne erdhëm 5 njerëz nga India dhe kemi këtu mbi 2 muaj e gjysmë. Pagat për momentin janë më të mira se në Indi.”

20% e forcës punëtore në Shqipëri mbulohet nga të huajt, sipas Agjencisë Kombëtare të Punësimit, ndërsa më shumë lehtësira do të krijohen në kuadrin e ri ligjor për të huajt në vendin tonë në vijim.

Gertiola Hoxha, drejtoreshë e Shërbimit të Punësimit: “Vihet re një trend rritës, por po flasim për Shqipërinë si një vend gjithnjë e më atraktiv. Ka më shumë nevojë për fuqi punëtore, përfshirë edhe forcë të huaj. Sfidat janë mungesa dhe pasaktësia e dokumentacionit të paraqitur nga të huajt, përmbushja e kritereve dhe rritja e kapaciteteve të punonjësve. Po rishqyrtohet ligji për të huajt, i cili ka për qëllim të lehtësojë të drejtat e emigrantëve si dhe mbrojtjen e tyre, aksesin në informacion, në tregun e punës, etj.”

Qeveria planifikon të sjellë në Shqipëri 40 mijë të huaj për të punuar. / Ora News

Vajza e Agron Llakajt flet për humbjen e nënës: “Babi çdo ditë i çon lule, humbëm boshtin e familjes

Vajza e Agron Llakajt, Alkida Llakaj ishte pjesë e panelit të emisionit Top Story në Top Channel. E prekur, ajo rrëfeu dhimbjen e madhe që po kalojnë si familje që në momentin që mësuan diagnozën e nënës.

Ajo shprehet se babai i saj, aktori i njohur i humorit i çon çdo ditë lule në vendin ku prehet.

“Sa vite ka im atë në skenë unë i kam në jetë, pothuajse 40 vjet është dalja ime e parë televizive, isha shumë e dyzuar, unë s’isha emocionalisht mjaftueshëm e fortë për të folur për babin sepse e kam kudo të asociuar kudo me mamin, qoftë edhe në telefonin tim unë i kam të dy të pandashëm, ashtu dua t’i mbaj gjithmonë pranë zemrës sime.

Janë 3 vite që për ne kanë qenë një sfidë, ka qenë mes korriku ku ne morëm një diagnozë fatale të mamit dhe deri sot që flasim janë 3 vite pikëllim, për ne është si të jesh brenda një humnere për shkak të humbjes sonë, kemi humbur boshtin e familjes. 

Postimet e babit nuk janë të hiperbolizuara, shkon përtej kësaj, prej ditës që mami është larguar nga jeta, babi e viziton çdo ditë, në rastet kur është dashur të jetë jashtë Tiranës më ka thënë Alkida tek mami, sigurisht unë shkoj edhe pa ma lënë porosi. Kam njohur një dimension të jashtëzakonshëm, human të tij”, tha Alkida Llakaj.

Tentoi të vriste 40-vjeçarin në Korçë, arrestohet në Greqi autori. Pritet ekstradimi

Një 39-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për tentativë vrasjeje, është arrestuar në Greqi në kuadër të operacionit të përbashkët “The Wanted”. Policia e Shtetit bën të ditur se falë bashkëpunimit me autoritetet greke dhe shkëmbimit të informacionit përmes Interpol Tirana dhe Interpol Athina, është bërë i mundur lokalizimi dhe ndalimi i shtetasit Denis Mecolli,

i cili ishte në arrati që prej muajit shkurt.

Gjykata e Shkallës së Parë Korçë i kishte caktuar 39-vjeçarit masën e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale “vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.

Ngjarja për të cilën akuzohet ka ndodhur më 4 shkurt 2025, kur ai dyshohet se ka tentuar të vrasë shtetasin E. Sh, 40 vjeç, duke e goditur me mjet prerës (thikë) në një zonë të qytetit të Korçës.

Procedurat për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë janë duke u ndjekur nga Interpol Tirana dhe Interpol Athina.