Pas divorcit me Xhensila Myrtezajn, Bes Kallaku nis lidhjen e re…

Teksa javët e fundit po flitet gjithnjë e më shumë për ish-bashkëshorten e tij, Xhensila Myrtezaj dhe lidhjen e saj me Ledri Vulën, edhe Besi nuk humb kohë. Tashmë që divorci ka përfunduar dhe ai i është rikthyer jetës në krye të angazhimeve si sipërmarrës dhe artist, ka gjetur kohë edhe për dashuri.

Në rrjetet sociale, ditët e fundit ka qarkulluar lajmi se edhe aktori i dashur për publikun ka nisur një lidhje të re. Miqtë dhe bashkëpunëtorët që i rrinë pranë, janë shumë diskret teksa flasin për detaje nga jeta e tij private. Megjithatë, një gjë është e sigurt, që vajza e re krah Besit nuk është e famshme.

Mesa duket, pas ndarjes nga Xhensila dhe ekspozimit të madh që i është bërë këtij divorci,

Besi ka hequr dorë nga vajzat e famshme, për të shijuar një romancë diskrete sa më larg syve të publikut. Nëse i hedhim një sy rrjeteve sociale, asgjë nuk ka ndryshuar për aktorin, pasi në postimet e tij, nuk ka asnjë gjurmë nga partnerja e re, duke zgjedhur që të postojë për projektet që sjellë, apo edhe nga jeta si baba.

Ndaj nuk e dimë nëse kjo lidhje është diçka e rëndësishme për të, apo një njohje në fillimet e saj. Ajo që dimë me siguri është fakti se Besi preferon që këtë herë, jetën private ta mbajë larg vëmendjes së publikut.

Ndarja e vështirë e Besit dhe Xhensilës, u konfirmua edhe njëherë, javën e shkuar, kur vajza e tyre festoi ditëlindjen. Ajkës i janë organizuar dy festa, njërën të cilën e ka festuar krah të atit dhe të afërmve të tjerë, dhe një festë ditën e nesërme, teksa shihet pranë këngëtares, e cila e ka suprizuar me një festë me animator brenda në shtëpinë e tyre.

Ndonëse Bes Kallaku dhe miqtë e tij kanë publikuar momente nga festa e madhe që i është organizuar vogëlushes,

Xhensila ka postuar një urim të veçantë për Ajken teksa falënderon zotin që e ka sjellë në jetën e saj. Megjithëse jo me të dy prindërit bashkë, duket qartë që Ajka i ka shijuar në maksimum të dyja festat ku shihet pranë miqve të vegjël, personazheve të ndryshme televizivë si edhe pranë familjarëve më të dashur të saj.

Divorci i çiftit Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj ka qenë një ndër lajmet që kanë bërë bujë të madhe në mediat rozë. Në vendimin e datës 23 dhjetor të vitit të kaluar, Gjykata e Tiranës ka vendosur që aktori i njohur t’i japë këngëtares nga 50 mijë lekë për secilin fëmijë, pra 50.000 lekë për Ajkën dhe 50.000 për Amen.

“I padituri Besart Kallaku detyrohet të paguajë detyrimin për ushqim për fëmijët e tij të mitur në masën 50,000 (pesëdhjetë mijë) lekë në muaj për secilin prej tyre, detyrim ky që fillon nga data e ngritjes së padisë datë 16.05.2024”, thuhet në vendimin e Gjykatës.

Ndërsa këngëtarja do të kujdeset për rritjen dhe edukimin e dy fëmijëve të tyre Sipas vendimit Bes Kallaku ka të drejtë t’i marrë dhe t’i takojë fëmijët disa herë në muaj gjatë fundjavës si dhe 15 ditë për pushime në muajin gusht dhe dhjetor.

“I padituri Besart Kallaku, ka të drejtë të marrë dhe të takojë fëmijën e tij të mitur, Ajka Kallaku, fundjavat e para dhe të treta të çdo muaji, nga dita e premte pas përfundimit të procesit mësimor, duke e marrë atë nga shkolla, deri ditën e dielë ora 18:00 dhe java e dytë dhe të katërt të çdo muaji ditën e mërkurë dhe të premte, pas përfundimit të procesit mësimor duke e marrë atë nga shkolla deri në orën 17:00.”/panorama plus

Eskortat e huaja “pushtojnë” Shqipërinë, skema si funksion tregu i s*ksit edhe në Korçë

Me shtimin masiv të turistëve gjatë viteve të fundit, përveç bumit për të shijuar natyrën mbresëlënëse të detit dhe alpeve shqiptare, një tjetër lloj “turizmi” sa vjen e lulëzon. Vajza të huaja, kryesisht latine dhe kineze, e kanë kthyer në një biznes fitimprurës ofrimin e shërbimeve seksuale kundrejt pagesës në Shqipëri. Qarqet kryesore ku ky fenomen është hasur më shpesh nga autoritetet janë kryeqyteti dhe zonat bregdetare,

aty ku janë kryer goditjet nga ana e bluve.

Referuar të dhënave nga Policia e Shtetit, nga janari deri në mesin e korrikut, u zhvilluan të paktën 15 operacione për goditjen e rrjeteve të prostitucionit. Të paktën 22 persona tutorë u arrestuan dhe 11 të tjerë u shpallën në kërkim. Ata rrezikojnë nga 2 deri në 5 vjet burg. Përveç tyre, në hetim në gjendje të lirë u morën gati 100 vajza të huaja, të cilat shfrytëzoheshin për prostitucion. Edhe ato rrezikojnë ndëshkim ligjor, nga gjobë deri në 3 vjet burg.

Gjashtë raste me hetim të thelluar u finalizuan në Tiranë, 5 në Vlorë, 3 në Durrës dhe 1 tjetër në Korçë. Goditja më e rëndësishme u bë gjatë muajit mars në Tiranë nga Antitrafiqet, në operacionin “Orkidea”, ku me vendim gjykate u ekzekutua urdhri për 11 masa sigurie “arrest në burg”, me 44 vajza në hetim në gjendje të lirë. Përgjithësisht, vajzat që merren në hetim, japin deklarime dhe nuk pengohen për të lëvizur. Por nuk do të ishte për t’u habitur, nëse do të gjendeshin duke e ushtruar sërish aktivitetin.

Burime nga policia bëjnë me dije për Report TV se të rejat e huaja që shfrytëzohen për prostitucion vijnë nga vende të Amerikës Latine, Kolumbia, Brazili, Ekuadori apo Venezuela. Më tej, nga vende si Ukrainë dhe Rusia, si dhe nga Kina. Në Durrës për shembull, të gjitha rastet e hetuara këtë vit ishin jo vetëm me tutorë kinez, por edhe të reja kineze që ushtrojnë prostitucion.

Në Shqipëri prostitucioni është ilegal, por një parajsë në lulëzim nga trafikantët.

Pothuajse të gjitha vajzat e huaja që përfundojnë në Tiranë, hyjnë në tregun vendas përmes disa faqeve online si “Escort Tirana”, një rrjet ndërkombëtar i njohur, por edhe linja të tjera. Një pjesë e madhe udhëtojnë nga Amsterdami, një vend që e ka të legalizuar, përfshirë edhe tymosjen e hashashit. Vetëm muajin e fundit, në Rinas tentuan të kalojnë të paktën 10 vajza që dyshoheshin se janë eskorta, më cigare hashash, që u morën në hetim në gjendje të lirë. Një pjesë janë larguar nga vendi prej frikës, thonë burimet, por të tjera kanë vijuar në Shqipëri dhe po mbahen në vëzhgim.

Në pjesën dërrmuese të rasteve, vatra ku ushtrohet prostitucioni me të huaja janë apartamentet ditore “AirBNB”. Me kalimin e kohës, u pa se hapësirat më private, larg ambienteve të hoteleve, janë më të volitshme edhe për klientelën, por edhe më të vështira për t’u identifikuar nga policia. Në Tiranë nuk ka ndonjë zonë “të preferuar”. Eskortat janë të shpërndara në të gjitha lagjet.

Prej majit e në vijim, ka një tendencë në rritje në jug të vendit.

Nga Vlora deri në Ksamil, ka një dyndje të madhe turistësh, e për pasojë lëvizje të eskortave në këto zona. Kur vjen puna te çmimet, burime nga Antitrafiqet thonë se nëpër bisedat e përgjuara është zbuluar se 100 euro është shifra më e ulët për këtë lloj shërbimi, duke arritur edhe deri në 500 euro më maksimalja. Megjithatë, një pjesë e klientelës së tyre janë VIP, të cilët paguajnë edhe me tepër, në këmbim të të qenit sidomos diskret.

Përgjithësisht të huajat që zbarkojnë në Shqipëri nuk qëndrojnë gjatë, nga disa ditë në disa javë. Ata vijnë si pjesë një turi vizitash në Evropë dhe Ballkan. Pasi mbyllin ciklin në Shqipëri përgjithësisht zhvendosen në vende si Greqia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi apo Serbia.

Tejmbushja e tregut të paligjshëm me vajza të huaja, me tipare latine, ka bërë që vajzat shqiptare të konsiderohen praktikisht jashtë tregu, të paktën me pagesat që konsiderohen “të shtrenjta”. Burime nga Antitrafiqet thonë se ka një tendencë në ulje të qendrave të masazheve që ofrojnë shërbime ekstra, të cilat përgjithësisht kanë qenë me vajza shqiptare. (Report TV)

Skifteri që helmonte shqiptarët me ushqime të skaduara

Skifter Taganit është pronari i fabrikës “Master AL” në Vorë, e cila ditën e sotme u zbulua se ishte e angazhuar në një aktivitet kriminal për të helmuar shqiptarët me produket të falsifikikuara.

Skifteri grumbullonte ushqime të skaduara nga tregje të ndryshme të vendit, kryesisht në qytete si Tirana, Elbasani dhe Durrësi por edhe nga jashtë Shqipërisë, të cilat më pas i dërgonte në magazinën e tij në Vorë. Pikërisht këtu, këtyre produketeve u falsifikohej skadenca dhe më pas hidheshin përsëri në treg.

Sipas hetimeve të autoriteteve, gjatë kontrollit të sotëm, në magazinë u sekuestruan me dhjetra kilogram mallra të përpunuara të cilave u ishte shtyrë skadenca, por që në realitet kishin skaduar që në janar të këtij viti.

Pavarësisht këtij skandali dhe raportimeve të shumta të qytetarëve për produkte jocilësore të blera në markete të ndryshme, Skifteri vetëm është proceduar penalisht.

Ata që e pësuan më keq për këtë rast janë Florenc Domi dhe Agim Domi, me detyrë administrator i magazinës dhe magazinier. Ndërsa përveç Skifterit, është proceduar penalisht dhe një shofer i magazinës, 58-vjeçari me inicialet A. D.