Voskopoja turistike e mbushur ‘me plehra’, qytetari publikon pamjet e trishta(Video)

Një qytetar ka denoncuar një situatë të turpshme që është regjistruar pranë hyrjes së Kishës së Shën Podhromit në Voskopojë. Në një zonë që duhej të ishte simbol i pastërtisë dhe qetësisë natyrore, plehrat janë grumbulluar pa asnjë kontroll, duke kthyer peizazhin në një pikë të shëmtuar ndotjeje.

Qytetari, i cili thotë se zakonisht mban gjithmonë me vete qese për të mbledhur ndonjë kanace apo bidon gjatë ecjes, shprehet i tronditur nga ajo që ka parë:

“Gjithmonë mbaj 2 qese me vete që të mbledh ndonjë kanace apo bidon rrugës, por kësaj nuk kam çfarë i bëj. Kjo është për të vënë duart në kokë, sidomos këtu ku nuk ka as shtëpi, as njerëz, as restorant. Nuk e kuptoj fare!”/ JOQ Albania