Digjen dy makina në Korçë, ndodheshin të parkuara në hyrjen e një pallati…

Dy automjete janë përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në një lagje periferike të qytetit të Korçës, në afërsi të kryqëzimit të njohur si “1 Maji”. Ngjarja ka ndodhur në hyrje të një pallati, ku mjetet ndodheshin të parkuara.

Si pasojë e zjarrit, një prej automjeteve është djegur plotësisht, ndërsa tjetri ka pësuar dëme të konsiderueshme. Të dy mjetet janë në pronësi të banorëve të të njëjtit pallat.

Burime të sigurta konfirmojnë se automjeti që është shkrumbuar tërësisht ka qenë i pajisur me impiant gazi, çka ka rritur edhe më shumë rrezikshmërinë e flakëve.

Në vendngjarje ndodhen forcat e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Deri më tani, nuk ka ende një version zyrtar mbi shkakun e zjarrit, dhe nuk dihet nëse bëhet fjalë për një zjarr të qëllimshëm apo një defekt.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërkohë që hetimet vijojnë për të përcaktuar përgjegjësitë dhe shkaqet konkrete të incidentit.

Beleri nuk heq dorë, kërkon në gjykatë mandatin e Bashkisë së Himarës

Fredi Beleri nuk heq dorë nga Himara. Edhe pse i zgjedhur eurodeputet në Parlamentin Europian, Fredi Beleri ka ankimuar në Gjykatën Administrative të Apelit vendimin e KQZ që i hoqi mandatin në korrik të vitit 2024.

Beleri në ankimimin e tij shprehet se vendimi i KQZ është në kundërshtim me ligjin pasi ai ka fituar mandatin në zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023.

Fredi Beleri nuk e ushtroi mandatin e deputetit asnjë ditë për shkak të arrestimit dhe paraburgimit nën akuzën e korrupsionit zgjedhor.

Beleri shprehet se ndërprerja e mandatit nuk mund të bëhet pa respektuar procedurën ligjore dhe pa një vendimmarrje të organeve kompetente, siç parashikohet në Kodin Zgjedhor dhe ligjin për funksionimin e organeve të zgjedhura vendore.

Në qendër të padisë qëndron pretendimi se as KQZ dhe as Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) nuk kanë kompetencë për të ndërprerë mandatin në mungesë të një vendimi të formës së prerë nga gjykata ose një vendimmarrje nga Këshilli i Ministrave.

Fredi Beleri kërkon anulimin e vendimeve përkatëse të KQZ-së dhe njohjen e mandatit të tij si kryetar i ligjshëm i Bashkisë Himarë.

Teksa vuante dënimin, Fredi Beleri garoi edhe në zgjedhjet për Parlamentin Evropian në Greqi, ku u zgjodh eurodeputet nën siglën e Demokracisë së Re të kryeministrit Kyriakos Mitsotakis.

Njihet si zari i Peleshit dhe Filos/ Plasin komentet negative për zv Kryetarin Kita:”Misherimi i njeriut të paaftë e servil

Ka shumë raste kur njerëzit i vendosin emra ose llagape njerëzve publike, politikanëve, këngëtarëve, artistëve apo sportistëve. Në Shqipëri nuk mungon kjo praktikë, megjithëse nuk është shumë e pasur, pasi shqiptarët kur vjen puna për politikanët, të paktën i bien shkurt dhe pa u menduar i quajnë të gjithë maskarenjë, hajdutë, mashtruesë etj.

Sidoqoftë disa llagape i kanë dalluar njërin nga tjetri. Kështu përshembull Enverin e quanin “dulle”, Saliun e quanin “maloku”, Fatos Nanon “qorri”, Edi Ramën “i gjati”, Erion Veliajn e quajnë “Lali”, Arben Ametaj “tigri”, Vangjush Dakon “xhuxhi” etj.

Natyrisht që llagapi varet nga karakteristikat fizike, prejardhja gjeografike apo tipare të karakterit. 

Saliu është nga malësia dhe e quajnë “malok”, Edi Rama është i gjati dhe i thonë “i gjati”, Arben Ametaj është shumë trim dhe e quajnë “tigri” etj

Këto llagape janë kthyer në domain kombëtar, sepse nuk dihet ku dhe kush i ka krijuar dhe i përdorin pak a shumë të gjithë ata që duan të shpotisin ndonjë personazh.

Mirëpo, llagapet nuk janë vetëm kombëtare por edhe lokale. Kështu përshembull, korçarët që janë një popull me shumë fantazi, ja kanë qëlluar me një llagap që e përdorin për ish kryetarin e tyre të Bashkisë, Niko Peleshi. Ata e quajne këtë burrë Nikoleta!

Ndersa Sotiraqin Raqka…Por tashme ka hyre dhe nje personazh i ri i cili njihet me emrin ‘Kleçka’ i Korçes…ose zari i Peleshit dhe Filos te cilin duhet t’ja dorezojne SPAKUT….pas doreheqjes.

Ndersa per kete te fundit komentet jane se sa dallavere keni bere, vetem Zoti do iu jape ate qe meritoni.

Misherimi i njeriut te paafte, servil, ziliqar dhe injorant. Turp dhe faqja e zeze.

Vijon ‘pastrimi’/ Pas disa bashkive, edhe në Kamëz drejtorët e kryetarët e njësive dorëhiqen!

Urdhrit të kryeministrit Rama për të rinovuar dhe rienergjizuar ekipet drejtuese të bashkive i janë bindur edhe drejtuesit e Njësive Administrative dhe drejtorët e Bashkisë Kamëz. Të gjithë drejtorët dhe nënkryetarët kanë depozituar dorëheqjet e tyre, ashtu si edhe kryetarët e njësive, duke i hapur rrugë emrave të rinj dhe energjive të reja në administratën vendore.

Tani pritet që kryebashkiaku Rakip Suli të pranojë dorëheqjet,

siç kanë vepruar të gjithë kryebashkiakët e tjerë të Partisë Socialiste, dhe të emërojë drejtues të rinj në pozicionet përkatëse, nga nënkryetarët e me radhë.

Ky proces ka nisur prej disa ditësh në bashki të tjera nga Kruja në Vlorë e më tej ku drejtuesit lokalë kanë dorëzuar dorëheqjet, në përputhje me vendimin politik të mazhorancës. Deri më tani, asnjë kryebashkiak i PS-së nuk ka dalë kundër këtij procesi, për sa kohë dorëheqjet janë dorëzuar vullnetarisht.