Qyteti i serenatave i dashurise, artit, i birrës, i kulturës apo Parisi i Vogël një destinacion që nxit çdo vizitor për ta prekur dhe shijuar nga afër

 

Me një sens të pakufijshëm mikpritje Korça renditet si një nga qytetet më të dashura për vizitorët, të cilët përveç se shijojnë bukurinë dhe gjallërinë që ka qyteti në ditë feste, mësojne rreth kulturës dhe historisë së tij. Korça falë numrit të turistëve ka marrë një sërë epitetesh prej tyre. Qyteti i serenatave i dashurise, artit, i birrës, i kulturës apo Parisi i Vogël e kanë shndërruar Korcën në një destinacion që nxit çdo vizitor për ta prekur dhe shijuar nga afër. Është shumë e vështirë për të gjetur diçka që nuk të lë një përshtypje të mirë në qytetin juglindor.

Turistët thonë se nuk kanë sesi të largohen nga Korça pa shijuar gatimet tradicionale të saj. E kur turistët duan të zgjedhin kuzhinën më të mirë, padyshim që zgjedhin Shtëpine e Birrës, aty ku birra e parë shqiptare shijohet nën shoqerinë edhe të ushqimeve tradicionale. Birra Korça është e vetmja preferencë e turistëve të cilët ndihen si në shtëpinë e tyre në ambjetin e ngrohtë, me mikpritjen dhe shërbimin që ofron restoranti.

Korça ka treguar me krenari që di të jetë opsioni më i mirë për çdo turist që e zgjedh dhe jo vetëm për festa.

Përgjatë vitit 2019 Korça mendohet te jete vizituar nga 80 mijë turistë. Muaji Dhjetor i cili nuk është llogaritur në numërimin e fundit është me i frekuentuari çka do të thotë se mbi 90 hotele dhe bujtina që operojnë në qytet janë prenotuar muaj më parë. Qyteti i qeshur mikpritës dhe plot jetë në juglindje të Shqipërisë, të fton ta vizitosh, të mësosh më shumë për kulturën dhe traditat e tij, dhe për të kuptuar se përse shumë njerëz zgjedhin Korçën për të kaluar pushime dhe festa të bardha e të begata.

Në Korçë të çojnë këmbët, dëshira dhe kureshtja për të qenë deshmitar i bukurisë dhe paqes që e pushton qytetin në këtë periudhë të vitit. Vizitorët realizojnë fotot e ëndrrave dhe shijojnë paqen dhe ngrohtësinë që të fal ky qytet edhe pse në temperatura të ulëta.Ky qytet merr një tjetër magji për festat e fundvitit, duke u shndërruar në nje nga destinacionet më të preferuara për shqiptarët dhe turistët e huaj.

Korçarët dhe Dibranët preferojnë të ecin në këmbë, tironsit dhe durrsakët nuk dalin nga shtëpia pa makinë

 

Korça dhe Dibra janë qarqet me numrin më të ulët të automjeteve në vend. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, dibranët janë përdoruesit më të pakët të makinave në vend, pasi atje numërohen vetëm 103 automjete për 1000 banorë.Por nuk mbeten pas korçarët, ku referuar INSTAT, përllogaritet të ketë vetëm 112 makina për 1000 banorë që jetojnë në qarkun e Korçës. Me sa duket dibranët dhe korçarët preferojnë të ecin pak më shumë në këmbë se pjesa tjetër në vend.

Në vend të tretë për numrin e ulët të automjeteve në raport me popullsinë është qarku i Elbasanit, ku për vitin 2018 kishin në përdorim 116 makina për 1000 banorë.

Nga ana tjetër edhe pse Kukësi është cilësuar si qarku më i varfër i vendit, kur vjen puna të numri i automjeteve, në vitin 2018 kishin 130 automjete për 1000 banorë, me një diferencë të konsiderueshme nga qarku i Dibrës që renditet i fundit, raporton monitor.

Në qarkun e Fierit dhe të Beratit, në vend të pestë dhe të gjashtë, kanë përkatësisht 153 makina për 1000 banorë, ndjekur nga Gjirokastra me 171 makina për 1000 banorë, Vlora dhe Shkodra me 187, si dhe Lezha me 190 makina për 1000 banorë.

Nga ana tjetër Tirana dhe Durrësi mbajnë rekord për numrin e lartë të makinave, ku për vitin 2018 e tejkaluan numrin 200 për një banorë në këto qarqe, përkatësisht 201 për qarkun Durrës dhe 215 për qarkun e Tiranës.

Sipas INSTAT gjatë të dhënave tre vjeçare 2016-2018, vihet re se mjetet rrugore për pasagjerë për 1.000 banorë kanë një tendencë rritje në numrin e tyre. Qarku i Tiranës zë 38,3 % të mjeteve për pasagjerë.

Gjatë periudhës 2016-2018, qarku me rritjen mesatarisht më të lartë të numrit të mjeteve për pasagjerë llogaritur për 1.000 banorë është qarku i Kukësit me mesatarisht 10,3 % mjete për 1.000 banorë i ndjekur nga qarku i Dibrës me 10,1 % mjete për 1.000 banorë. Qarku me rritjen mesatarisht më të ulët të numrit të mjeteve për pasagjerë është qarku i Tiranës me 2,5 % mjete për 1.000 banorë.

Ndërkohë, për të njëjtën periudhë, qarku me rënien mesatarisht më të lartë paraqitet qarku i Gjirokastrës me 2,2 % mjete më pak për 1.000 banorë.

Historia e 400 familjeve shqiptare nga Korça në një qytet të SHBA-së

 

Një prej trashëgimtarëve shqiptaro-amerikanë, Gregori Stefon, tregon se ishin 400 familje shqiptare nga Korça që u vendosen atje në vitin 1900 dhe filluan të organizohen gjatë vitit 1915.Rreth kësaj periudhe u themelua kisha ortodokse shqiptare, duke u shndërruar në një qendër me rëndësi për komunitetin.

Shqiptare ne Shtetet e Bashkuara

Sot, komuniteti shqiptar i mirintegruar përbën pesë për qind të rreth 180 mijë banorëve të qytetit. Ky komunitet, i cili jep kontribut në fusha të ndryshme për zhvillimin e qytetit, ka luajtur një rol me rëndësi në prezantimin e Shqipërisë përmes ruajtjes së kulturës dhe traditave në pesë breza me radhë.

Pra, emigrantët shqiptarë përbëjnë rreth 5 për qind të rreth 180 mijë banorëve në qytetin e Usterit në Masaçusets. Ndërkohë shqiptarët e parë u vendosën atje në fillim të shekullit të kaluar, një valë e dytë e ardhur pas viteve ’90 ka pasuruar komunitetin dhe tani 5 breza shqiptarësh kontribuojnë në jetën e qytetit, duke ruajtur dhe përhapur gjithashtu traditën e tyre.

Keida Kostreci vizitoi Usterin këtë muaj dhe sjell reportazhin e mësipërm. /albinfo