Dua Lipa me dy nominime për çmimet “NME”

 

Është bërë e ditur lista e plotë e të nominuarve të sivjetmë për çmimet “

NME

”, dhe e nominuar në dy kategori të rëndësishme të mbrëmjes është edhe këngëtarja kosovaro-britanike, Dua Lipa.

Dua Lipa

Ylli i muzikës pop, ka arritur të fitojë nominim në kategoritë, “Kënga më e mirë në botë” dhe “Kënga më e mirë britanike”, për hitin e saj të fundit “Don’t Start Now”, raporton Koha.net.

Lajmin për këtë sukses, Lipa e ka ndarë edhe me 38 milionë ndjekësit e saj në Instagram.

Në mesin e yjeve të tjerë të nominuar për këto shpërblime janë: Slowthai, The 1975, Yungblud, Billie Eilish, AJ Tracey, FKA twigs, Lizzo, Cardi B, Charli XCX, Foals, Stormzy dhe Lana Del Rey.

Çmimet “NME” i nderojnë më të mirët në muzikë, film, televizion dhe kulturë, ndërsa ceremonia e ndarjes së shpërblimeve do të mbahet më 12 shkurt të këtij viti, në arenën “O2 Academy Brixton” në Londër.

Mesfusha “e zbrazur”, Dita sakrifikohet sërish në mbrojtje. Shikoni si ndryshon Skënderbeu ndaj Partizanit

 

Skënderbeu ndryshon pamje në 2020-ën. Më shumë se nga afrimet në merkato, prej mungesave. Asion Daja dhe Jorgo Pëllumbi janë të pezulluar dhe zyrtarisht e humbasin Partizanin. Vend për dilema të mëdha nuk ka, të paktën kjo gjë është provuar në seancat e kësaj jave. Ilir Daja i ka fiksuar tashmë titullarët, ndërsa pritet që ta nisë me skemën 4-2-3-1. Porta i takon Koliçit, ndërsa mbrojtja ka risi. Mungesa e Pëllumbit në krahun e majtë është zëvendësuar kokë më kokë me Eni Imamin, i cili pritet që të debutojë ndaj “demave”. Nëse djathtas vendoset Meksi, në qendër janë Pollozhani me Ditën.

Skenderbeu-Partizani 2017

Ky i fundit do të sakrifikohet sërish në prapavijë, duke “zbrazur” mesfushën. Ky repart kthehet në një shqetësim, sidomos kur dihet që nuk luan as Asion Daja. E megjithatë, trajneri ka menduar që para katërshes së mbrojtjes të aktivizojë Elezin dhe Esienin, të cilët nuk kanë bërë shumë ndeshje së bashku. Edhe pse tekniku 53-vjeçar nuk i ka kursyer elozhet për formën në rritje të 18-vjeçarit nga Shkupi, ky 90-minutësh do të jetë një provë e madhe për të. Në sulm do të jetë Krasniqi, pa harruar mbështetjen e Ndekit, Gripshit dhe Bregut.

SFUMOHET SIDIBE

Merkatoja e Skënderbeut ka mbetur në “vendnumëro”. U përfol gjatë për një afrim cilësor në mesfushë, por deri dje nuk ka pasur zhvillime në hyrje. Sikur të mos mjaftonte kjo gjë, edhe pista “Sidibe” është sfumuar ndjeshëm. Klubi korçar pati arritur në parim akord me guineasit, megjithatë zyrtarizimi po vonon. Pengesë është bërë Besëlidhja, e cila nuk dëshiron që ta lëshojë lojtarin pa përfituar financiarisht. Kjo ka bërë që Ilir Daja të mos e angazhojë afrikanin me grupin, derisa klubi lezhjan këmbëngul që e ka nën kontratë.

Kf Skenderbeu

Korçarët po qëndrojnë të mënjanuar nga negociatat, pasi presin që të jetë vetë lojtari ai që do t’i zgjidhë mosmarrëveshjet me Besëlidhjen. Me merkaton që po shkon dita-ditës drejt fundit dhe me rrjedhën që po merr kjo histori, Lancinet Sidibe duket më shumë larg sesa afër Skënderbeut. Bardhekuqtë e duan, por nuk e kanë të plan që të presin pafundësisht. Për këtë arsye, drejtuesit janë duke parë alternativa të tjera për mesfushën.Panorama Sport