Petro Nino Luarasi, martir i gjuhës shqipe

 

Petro Nino Luarasi lindi në 22 prill të vitit 1865 në Luaras të Kolonjës dhe vdiq më 17 gusht të vitit 1911, ishte i biri i Nini Petro Kostallarit, veprimtar i Rilindjes Kombëtare, publicist e pedagog, Mësues i Popullit. Lindi në Luaras të Kolonjës në një familje muratori.

Punoi si mësues në fshatrat e Kolonjës, ku u mësonte fëmijëve fshehurazi gjuhën shqipe dhe përgatiti një grup shokësh si mësues.

Petro Nino Luarasi

Më 1882 hapi Shkollën e Parë Shqipe në fshatin Bezhan të Kolonjës, kurse më 1887 hapi shkollën shqipe në Ersekë dhe pak më vonë (1892-1893) shkollat shqipe në krahinën e Kolonjës e të Vakëfeve, punoi si drejtor dhe mësues i Mësonjëtores së parë shqipe të Korçës dhe më vonë i shkollës së Negovanit (1909-1911).

Në vitin 1892 bashkë me Gjerasim Qiriazin themeluan shoqatën protestante “Vëllazëria e Shqipërisë”. Në emigracion, në Amerikë (1904-1908) mori pjesë gjallërisht në lëvizjen kombëtare, ishte nismëtar i shoqërive patriotike “Mall i mëmëdheut” dhe “Pellazgu”, i krijimit të komiteteve të fshehta për lirinë e Shqipërisë.

Ishte delegat në Kongresin e Manastirit (1908). Për veprimtarinë patriotike, arsimore e shoqërore u përndoq nga xhonturqit dhe Patrikana e Stambollit. Vdiq i helmuar prej tyre në Ersekë, më 17 gusht 1911.

Të veçantat që kishte pasaporta në kohën e Ahmet Zogut

 

Pasaporta shqiptare në kohën e mbretit Zog, ka patur disa veçori që sot nuk janë më.

Ja çfarë shkruhej në të:

1.Ta dish dhe të jesh i sigurt se fatbardhsia dhe lumturia e jote gjindet në Shqipni e cila t`ep nder e të fal emnin shqiptar.

2.Ruaje mirë karakterin komtar dhe kryenaltsin shqiptare; bindju ligjeve dhe urdhnave të vendit kudo që të jesh.

Pasaporta shqiptare

3.Çdo shqiptar asht vëllau Yt: nderoje kurdoherë dhe ndihmoje kur të ket nevojë.

4.Mos e përbuz gjuhën e nanës s´ate, tue fole në gjuhë të huej kur nuk asht nevoja.

5.Ndero flamurin e atdheut tand: kush nuk e nderon Shenjin e komsis, shnderon vehten e vet.

6.Dashuria për atdhe ndihet ma tepër në mërgim, prandaj ketë dashuri ruaje edhe kur të këthejsh në vendin t´and.

Mjegulli i dashurisë

Poezi nga Dritëro Agolli

Kur ikja larg, drejt teje vija;
Kur vija afër, ikja larg.
Për dreq më trembte largësia
Dhe afërsia bëhej çark.

As e kuptoja si të desha,
Një mjegull pus, një çmenduri,
Si një poet që shkruan vjersha
Dhe ndez një shkrepse, i bën hi.

Dhe ndofta kjo ish dashuria :
E çakërdisur kuturu…
Për dreq më trembte largësia
Dhe afërsia gjithashtu.

Pikante / Tifozët e Skënderbeut banderolë Partizanit: Profesioni i së shkuarës dhe sot vazhdon

 

Skenderbeu-Partizani një super-përballjeje që i jep një imazh tjetër futbollit Shqiptar si dhe sportdashësve një mbrëmje të paharruar”.Prej shume vitesh dhe sot ka vijuar interesi për kete perballje duke spikatur grinta,dueli sportiv dhe spektakli ne fushe dhe tribuna.

Ujqërit e Dëborës

Skënderbeu ka arritur të fitojë me rezultatin 3-2 ndaj Partizanit, në ndeshjen që dhuroi shumë spektakël, gola dhe emocione. Ndërkohë shumë të zjarrtë ishin edhe tifozët në shkallët e stadiumit, ndërsa fusha është përfshirë nga tymi në disa minuta.

“Profesioni i së shkuarës dhe sot vazhdon“

Kjo banderolë për klubin e Partizanit erdhi nga ana e “UED”, duke ditur historinë e përplasjeve dhe marrëdhënieve mes dy tifozerive.

Mesazhi i ujqërve të dëborës UED :


PROFESION I SË SHKUARËS EDHE SOT VAZHDON.SPIUNIMIN AT I VDEKUR KOPILIT IA TRASHËGON 👊Jemi aty Korça është aty ❤️⚪️🐺.Kujtimet dhe shpresa na bën që të mos dorëzohemi KURRË.Do ose jo ai Z.Gjyqtar,duan ose jo vllezërit apo VKM e tyre.UJQËRIT E MARRR.

korcabloginfo

Elvana Gjata nuk heq dorë nga Eurovizion, pasi doli e zhgënjyer nga Festivali RTSH do përfaqësojë një tjetër shtet?

 

Elvana Gjata u largua e zhgënjyer nga Festivali i RTSH-së pasi Arilena Ara i rrëmbeu vendin e parë.
Por duket se këngëtarja nuk ka hequr dorë nga ambicia e saj për të kënduar në Eurovision.

Në Twitter janë shpërndarë thashetheme se ajo përfaqësojë një tjetër shtet në festivalin e madh të muzikës në Evropë.

Elvana Gjata

Përdoruesit e rrjetit social shkruajnë se Elvana Gjata do përfaqësojë shtetin e San Marino me këngën “Me Tana”.San Marino është një shtet i vogël ndaj shpesh merr artistë nga shtete të tjera për të përfaqësuar vendin në Eurovizion.

Nuk dihet ende nëse bëhet fjalë thjesht për thashetheme apo lajmi është i vërtetë, megjithatë do zbulohet shumë shpejt.

 

192 vjet nga lindja e Elena Gjikës,shkrimtare dhe publiciste që përkrahu lëvizjen e Rilindjes Kombëtare

 

Sot përkujtohet 192-vjetori i lindjes së Elena Gjikës, e njohur me pseudonimin letrar si Dora d’Istria, shkrimtare dhe publiciste që përkrahu lëvizjen e Rilindjes Kombëtare, si dhe lëvizjen kulturore përparimtare të Evropës.

Në moshën 10 vjeçe Elena fliste 9 gjuhë, kurse në moshën 14 vjeçe filloi përkthimin e “Iliadës” së Homerit nga gjermanishtja. Në moshën 16 vjeçe ekspozoi pikturat e saj në Dresden. Studioi në Vjenë e Dresden dhe specializoi në Firence. Jetoi në Rumani, Rusi, Zvicër, Francë, Greqi, Turqi dhe Itali. Është gruaja e parë që u ngjit në maje të bjeshkës më të lartë të Evropës – Mont Blanc në vitin 1860. Kjo ishte Eleni Gjika, me rrënjë shqiptare, e njohur edhe me emrin artistik Dora D Istria.

Elena Gjika,Dora d’Istria

Njëra ndër gratë më të ngritura të Evropës, në kohën e saj, Elena Gjika u lind në Bukuresht në vitin 1828 nga prindërit shqiptarë. Ajo u bë e njohur gati në tërë Evropën si shkrimtare, feministe, kompozitore, piktore, udhëpërshkruese – grua me një inteligjencë brilante. Ajo ishte revolucionare, kryengritëse, rebele, me shumë ide politike e sociale para kohës se vet. Mbajti korrespondencë të rregullt me De Radën dhe Gjuzepe Garibaldin. Është ndoshta i pari personalitet intelektual që hodhi idenë mbi një federatë ballkanike ku do të hynin të gjitha vendet e Ballkanit.

Princesha Elena Gjika ishte e afirmuar si shkrimtare, publiciste dhe shkencëtare e një niveli botëror. U bë veçanërisht e njohur me veprën “Femeile in Oriente” (“Gratë e Orientit”, Paris, 1860). Shkrimet i publikonte në 6 gjuhë evropiane.

Ajo asnjëherë nuk i harroi rrënjët shqiptare. Gjika u mor shumë me afirmimin e çështjes kombëtare shqiptare dhe kontribut të madh dha veçanërisht në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Ishte një studiuese e zjarrtë e folklorit shqiptar dhe u bë me famë për studimet e saj në shumë lëmi të kulturës dhe veçanërisht me studimet “La nationalité albanaise d’après les chants populaires” (“Kombësia shqiptare sipas këngëve popullore”, 1866), “Les ecrivains albanais de l’Italie Méridionale” (“Shkrimtarët shqiptarë të Italisë Jugore”, 1867), “Gli albanesi in Rumenia” (“Shqiptarët në Rumani”, 1873) etj.

Dora d’Istria

Dora D’Istria bëri pjesë në shoqërinë gjeografike më të famshme të Evropës, atë të Parisit. Ajo arriti të zbulojë universin femëror nëpërmjet udhëtimeve të saj të shumta. Në vitin 1867 u bë qytetare nderi e Athinës. Ky titull përpara saj iu dha vetëm Lord Bajronit. Biografia dhe krijimtaria e Elena Gjikës janë shumë të pasura e interesante. Ndaj, sado që do të lexoni për të, akoma diçka mbetet e panjohur. Për këtë arsye themi: Ju nuk e njihni Elena Gjikën. Akoma keni për të mësuar e zbuluar nga jeta e saj.

Dora d’Istria

Në kohën kur Gjika pushtoi majën më të lartë të Evropës, atje nuk ekzistonin kushtet e sotme për ngjitje. Kjo ekspeditë e saj, sot merr edhe kuptim simbolik.

Elena Gjika vdiq në vitin 1888 në shtëpinë e sajë në Firence, Itali. Një rrugë e Firences mban emrin e saj. Aty gjendet edhe pllaka në të cilën është theksuar origjina e saj shqiptaro-rumune.

EKSKLUZIVE/ Takaj bllokon kapitenin: Hera e dytë që gjyqtari e bën… baltë

 

Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, në intervistën e dhënë për “Panorama Sport” pas suksesit me Partizanin pohoi se ishte i bindur që ekipi kishte potencial për të bërë atë paraqitje. Takaj pohoi se me Imamin dhe kthimin e Jashanicës grupi quhet i plotë, që nënkupton se nuk do të ketë transferime të “yjeve” të skuadrës. Ai foli edhe për çështjen “Dita”, për gjyqin e hapur në DHZK, ku presidenti pohoi se kapiteni do ta zbatojë deri në fund kontratën. Sa i përket ndeshjes, veç lëvdatave që ka për ekipin dhe këshillave për vazhdimësinë, Takaj nuk ishte i qetë, pasi, sipas tij, gjyqtari Ardjan Beqiri e bëri baltë dje, duke qenë edhe përsëritës në gabimet e tij në Korçë.

Ardjan Takaj

President, e prisnit kështu startin e këtij viti me Partizanin?

E dinim që do të ishte një ndeshje shumë e fortë. Ne ishim përgatitur për ta fituar ndeshjen. Kam parë një punë serioze nga ekipi në të gjithë këtë javë. Kjo u përkthye me një lojë mjaft të mirë dhe një fitore, që në fund ishte e merituar.

A është ky Skënderbe i plotë apo do të ketë surpriza?

Do të ketë, pasi kthehet Jashanica, që është një lojtar mjaft i rëndësishëm për ne. Plus kësaj, kemi edhe Imamin që është bashkuar me ekipin. Skënderbeu është i plotësuar dhe besoj se gjithçka do të ecë në rrugën e duhur. Duhet të kemi përqendrim, pasi në të gjitha ndeshjet ku kemi qenë të përqendruar kemi marrë rezultat. Problemet i kemi pasur atëherë kur jemi shpërqendruar dhe kjo na penalizon shumë.

Dy penalltitë, çfarë ju ka shkuar në mend kur janë akorduar?

Më erdhi keq, pasi është hera e dytë që ky arbitër e bën në Korçë këtë lloj loje. Skënderbeu investon për të marrë pjesë në kampionat dhe nuk është arbitri që duhet të vendosë se kush do të jetë më sipër. Partizani, por edhe çdo ekip tjetër, të vijë dhe të meritojë atë që do marrë. Por, për arbitrin kam shumë pakënaqësi, pasi është hera e dytë me të njëjtin standard këtu në Korçë. Është diçka e guximshme që një arbitër të ndikojë kështu në fushën e lojës. Partizani ka ardhur dhe ka fituar këtu me meritë, nuk ka pasur asnjë problem.

Bruno Dita

Bruno Dita e ka çuar klubin në DHZK. Komenti juaj?

Bruno Dita është lojtar i Skënderbeut deri kur t’i përfundojë kontrata. Bruno Ditën besoj e patë të gjithë që ishte kapiteni ynë në fushë dhe ndër lojtarët më të mirë në këtë takim. Nuk ka asnjë çështje.Panorama Sport

Tefta Tashko Koço – Kur Më Vjen Burri Nga Stani

 

Ka qënë Lasgush Poradeci i cili ka shkruar dhjetëra këngë sopranos së shquar; i ka përkthyer arie botërore dhe ka përshtatur për këngë disa nga poezitë e tij, siç është edhe “ Kur Më Vjen Burri Nga Stani”,një ndër tekstet më të bukura të kënduara në gjuhën shqipe.

Në maj të vitit 1937, Tefta Tashko i shkruante poetit nga Roma:

Tefta Tashko Koço

I dashur Zoti Poradeci

Më parë kërkoj ndjesë për vonesën e përgjigjes sime kundrejt letrës suaj të dashur. Por shkaku ka qenë se shkova menjëherë për Milano, ku ndjenja 15 ditë. Dhe është e tepër t’ju them se s’pata asnjë minutë të lirë, Dje u ktheva në Romë dhe vrapoj t‘ju falënderoj nxehtësisht për vjershat tuaja të bukura.

Veçanërisht spirituale janë dy couplet-et e “Burri nga Stani”, të cilat të them të drejtën, pata pak zor t’i këndojë, se më mori një e qeshur e fortë ne regjistrim e sipër. Unë nga ana jonë jam fort e prekur prej ofertës suaj dhe ju falënderoj shumë që më parë.

Tefta Tashko Koço Vs Lasgush Poradeci

Jam aq e gëzuar se do të jetë e para herë që do të më jepet rasti të këndojë fjalët e një poeti shqiptar, që gjithë atdheu ynë e njeh dhe admiron talentin e tij. Po ky rast është edhe më i pëlqyeshëm për mua, meqënëse poezitë tuaja do t’i këndojë për regjistrimin e pllakave që do bëjë fare së afërmi në Milano. Gjë që më duket ngjet për të parën herë në Shqipëri.

Po të jetë se disponon dhe pak kohë më shumë, mund t’u lutesha për përkthimin e operetës lexhere franceze “Le caeur et la main”, ….

Për të gjithë këto përsërit falënderimet e mia, duke i pritur sa më shpejt. Pranoni ju lutem zotni të falat e mia të sinqerta.

Me mirënjohje

Tefta Tashko”.

“Kur Më Vjen Burri Nga Stani”

Tefta Tashko Koço

Kur më vjen burri nga stani
Kur më vjen, kur më vjen?
Kur me vjen?
Fu-fu-fu ma bën fustani
Fu-fu-fu, fu-fu-fu, fu-fu-fu

Kur më vjen burri nga kisha
Fuf-fuf-fuf ma bën kemisha
Kur më vjen burri nga kisha
Fuf-fuf-fuf ma ben kemisha.

Kur më vjen burri nga arat
kur më vjen, kur më vjen?
Dal i bëj një zë përpara,
dal i bëj, dal i bëj.

Kur më vjen burri nga ullinjtë
Marr një shkarpë e i nxjerr sytë
Marr një shkarpë, marr një shkop
Marr një shkarpë.

Kur e shoh burrin të verbër
kur e shoh, kur e shoh?
Oh, oh, ç’më ç’pon në zemër
oh, oh,

Kur e shoh burrin pa dritë
plot me lot më mbushen sytë
Kur e shoh burrin pa dritë
plot me lot më mbushen sytë.

Ç’thashë ashtu a unë korba
ç’thashë ashtu, ç’thashë ashtu?
Jo, moj, jo sytë s’ja nxorra!
jo, moj, jo!

Kur më vjen burri nga stani
Fu-fu-fu ma bën fustani
Fu-fu-fu, fu-fu-fu, fu-fu-fu

Bregu: Sa të jem të Skënderbeu, do të jap maksimumin ,fitorja dedikim për gjithë tifozët e Skënderbeut

 

Një nga gjërat për t’i mbajtur mend në ndeshjen Skënderbeu-Partizani ishte pa dyshim goli spektakolar i Dejvi Bregut. Në “Gol pas Goli” futbollisti vlonjat tha se i pëlqen loja një kundër një.

“Ishte gol i këndshëm. Loja një kundër një është e preferuara ime, e tentova dhe fatmirësisht ia dola ta shënoja. Golat ndaj Partizanit? Besoj se është zotësia ime, nuk ka lidhje me diçka personale”.

Dejvi Bregu

Morali me të mëdhatë: Jo se bëjmë maksimumin vetëm me të mëdhatë. Besoj, në momente të vështira, kemi humbur përqendrimin.

Largimi nga Skënderbeu: Deri në momentin që do jem pjesë e Skënderbeut, do të japë maksimumin. E tregova sot dhe e kam treguar pavarësisht ulje-ngritjeve. Këtë ndeshje ua dedikoj të gjithë tifozëve të Skënderbeut. Do të shënoj edhe pas 31 janarit, nëse është e shkruar.

Keqardhja për Luftëtarin dhe Flamurtarin: Nuk ndahet mishi nga thoi. Janë dy ekipe që janë në zemrën time. u uroj më të mirën të dyja skuadrave.

Goli i Dejvi Bregut ishte perla e ditës për ndeshjen me Partizanin. Aq shumë sa ka çuditur edhe Gentian Liçin, i cili jashtë pankinës ka vënë dorën në kokë duke shprehur habi. “Çfarë e kishte këtë gol mo ej”, i është drejtuar Liçi pjesës tjetër të stafit.

Rifillon revolta,bojkoti dhe protesta e studentëve

 

Protestat studentore kanë nisur sërish ditën e sotme.Raportohet se pas bojkotit të mësimit në Fakultetin e Histori Filologjisë ka nisur edhe revolta në Fakultetin e Drejtësisë.Mësimi është bojkotuar edhe në këtë fakultet. Po ashtu e ditur bëhet se janë bërë thirrje që studentët të mblidhen pranë Korpusit. Dhe kjo ka ndodhur, pasi një numër shumë i madh studentësh është mbledhur tek Korpusi.

Disa deklarata te studenteve sot :

Si do e bëjë rinia vendin, po ikin. Paguhemi shumë pak edhe Kosova është më mirë se ne.’’

Jemi në degradim Migjenian. Duam të bëjmë Shqipërinë më të mirë, duam të largojmë këta që nuk po bëjnë asgjë.’’

Nuk e duam Shqipërisë si Europa, e duam Shqipërinë si Kosova.’’

Protesta studentore te mbledhur tek Korpusi vazhdojnë thirrjet e tyre:

Arsim cilësor.’’

Ku janë studentët që kanë fituar bursat? O kanë fituar. Janë rregullar konviket? Jo.”

Protesta studentore tek korpusi

Nën një zë ata kanë listuar një më një premtimet e pambajtura të qeverisë Rama.Disa prej tyre thonë se ndihen të tradhëtuar nga qeveria Rama, sepse nuk u mbajtën premtimet që u janë dhënë.

Studentët bëjnë thirrje që të bashkohen edhe të tjerë me ta dhe se protesta do të vazhdojë deri sa t’u plotësohen kërkesat.