Mali i Thatë guida malore tejet interesante ku gjithnjë e me shume po terheq vemendjen e te apasionuarve

 

Një grup te rinjsh kanë pushtuar sot Pllajën e Pusit, Mali i Thatë.Grupit i janë dashur 4 orë për të shkuar deri në majë, aty ku debora shkonte 20 cm. Ata tregojne qe pushtimi i majës 2287m nuk ka qënë aq e lehtë për shkak të erës së ftohtë shoqëruar me temperatura të ulëta si dhe shtigjeve aspak të favorshme.

Mali i Thatë

Ndaj dhe për këtë grupit i janë dashur diçka më shumë se 4 orë per të shkuar deri në majën më të lartë të Malit të Thatë. Ky grup por edhe grupet e tjera nga qytete te ndryshme të vendit në mënyrë të organizuar kanë pushtuar edhe majat e tjera të juglindjes përfshi edhe malin e Gramozit 2523m apo Mali Moravë 2042m.

Ku qarku i Korçës ka guida malore tejet interesante të cilat gjithnjë e me shume po terheqin vemendjen e te apasionuarve pas ngjitjeve malore dhe bukurive natyrore. Madje po ndertohe guida lëvizjesh me biçikleta ne këto zona malore.

“Nuk ndjemë asgjë vetëm kur mori flakë”/ Makina digjet në ecje e sipër, shpëton për mrekulli çifti me fëmijën 7 vjeç

 

Një çift bashkëshortësh me fëmijën 7- vjeç kanë shpëtuar për mrekulli sot pa lëndime pasi makina me të cilën ata udhëtonin ka marrë flakë në ecje e sipër afër Pazarit të Vjetër në qytetin e Korçës.Dyshohet paraprakisht për një shkëndijë elek trike e cila mund të ketë shkaktuar zjarrin në automjetin tip ‘Volkswagen’ ngjyrë gri.

Drejtuesi i automjetit është shprehur pas ngjarjes:

“Nuk ndjemë asgjë vetëm kur mori flakë. Isha unë bashkë me gruan dhe fëmijën e vogël. Dolëm në kohë. Dyshohet se mori flakë prej një shkëndije elektrike.”

Vera e Leskovikut, tradita vazhdon me varietetet tipike të rrushit

 

Leskoviku edhe pse një qytet i vogël e me pak banorë, njihet për shumë prej traditave të tij.Vera dhe rakia të prodhuara në mënyrë artizanale janë një traditë thuajse e çdo shtëpie në Leskovik. Kushtet klimatike kanë favorizuar vreshtarinë në Leskovik ndërsa banorët me mjeshtërinë e tyre prodhojnë produktet aq të njohura të zonës. Janë varietetet e njohura të rrushit vendas por edhe teknikat e përdorura ndër vite ato që e bëjnë të veçantë këtë verë.

Apostol dhe Enverie Miçi prodhojnë verë prej vitesh ndërsa tregojnë se kjo është një traditë e lashtë e këtij qyteti që trashëgohet ende sot. Por në Leskovik ruhen ende disa varietete rrushi që zor se gjenden në zona të tjera si Kryqësi, Debinë e vendit, Nesimisë etj, të cilat vetë banorët i mbrojnë me fanatizëm.Top Channel

LAJM I FUNDIT/ Vinçi zë poshtë punëtorin, në Korçë

 

KORCË- Vinçi zë poshtë një punëtor gjatë orarit të punës në hyrje të pazarit të Korçës.Ngjarja ka ndodhur para disa minutash në hyrje të pazarit ne  afërsi të agjensisë së autobusëve në një godinë që po ndërtohet.Mesohet se emri i punëtorit të aksidentuar eshte Elvis Josifi i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Kujtojmë që aksidente të tilla në punë vijnë nga mungesa e kushteve në të cilën shumë persona punojnë.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 03.01.2020, rreth orës 12:17, jemi njoftuar se në lagjen nr. 9, pranë stacionit të autobuzëve, në një objekt në ndërtim, dyshohet se është aksidentuar gjatë punës, shtetasi E.J., rreth 35 vjeç, banues në Korçë, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.