Kongresi u mbajt në Lushnje nga data 21 deri në 31 janar 1920. Në të morën pjesë 50 delegatë nga zona të ndryshme të vendit. Punimet e Kongresit u drejtuan nga Aqif Pashë Biçakçiu.
Kongresi i Lushnjës
Për të ruajtur rendin gjatë ditëve që zhvillohej Kongresi, u krijua një forcë e armatosur me vullnetarë nga e gjithë Shqipëria, që udhëhiqej nga Ahmet Zogu. Së pari, kongresi vendosi rrëzimin e qeverisë së Durrësit dhe zgjodhi delegacionin e ri shqiptar për Konferencën e Paqes, të përbërë nga Luigj Bumçi, Mehmet Konica dhe Mihal Turtulli. Kongresi i Lushnjes i dërgoi Konferencës së Paqes një telegram proteste ndaj planeve për copëtimin e Shqipërisë.
Së dyti, Kongresi miratoi Bazat e Kanunores së Këshillit të Naltë, ku ky i fundit do të përbëhej nga katër anëtarë dhe do të luante rolin e kryetarit të shtetit deri në ardhjen e mbretit. Anëtarët e Këshillit të Naltë ishin Aqif Pashë Biçakçiu, Mihal Turtulli, Luigj Bumçi dhe Abdi bej Toptani.
U miratua krijimi i Këshillit Kombëtar (Senatit), me 37 anëtarë. Së treti, Kongresi miratoi formimin e qeverisë së re, me në krye Sulejman Delvinën. Qeveria shqiptare e dalë nga Kongresi i Lushnjes, pas fitores së Luftës së Vlorës, do të vendoste kontrollin e saj të plotë në të gjithë Shqipërinë, duke i dhënë fund pasigurisë së pozitës së saj në arenën ndërkombëtare./Naishtedikur.info
Christian Dior ka qenë stilist i njohur francez, i cili është njëri nga themeluesit e shtëpive më të mëdha të modës.Modelet e Diorit u bënë të njohura në mbarë botën, ato shquheshin për ndikimin e pëlhurës.
Dior arriti të bëhet mjeshtër i krijimit të formave të siluetave. Ai padyshim ka mbetur njëri nga stilistët më të njohur të të gjitha kohëve, dhe sot në ditëlindjen e tij kemi përzgjedhur disa nga thëniet e tij të njohura:
Christian Dior
“Pas grave, lulet janë gjëja më e bukur që Zoti i ka dhuruar botës.” “Eleganca e vërtetë gjendet kudo, sidomos në gjërat që nuk duken.” “Njeriu nuk gabon kurrë nëse ndjek si shembull natyrën.” “Uniformiteti është nëna e mërzisë.” /KultPlus.com
Skënderbeu triumfoi ndaj Partizanit me rezultatin 3-2 në një sfidë tepër emocionuese ku nuk munguan polemikat. Në prononcimin pas ndeshjes për mikrofonin e “Gol pas goli”, trajneri i skuadrës korçare, Ilir Daja foli në lidhje me këtë sfidë dhe vendimet e gjyqtarit, duke u shprehur:
“E deklarova para ndeshjes që duhet të djersimë shumë për të fituar, kishim përballë kampionët. Është evidente që ekipeve pretendente i kemi marrë po aq pikë sa na kanë marrë. Në ndeshjet e tjera duhet të jemi më të motivuar. Mund ta kishim mbyllur më përpara ndeshjen. Fitorja ndaj kampionëve ka një tjetër moral. Deri te kartoni i kuq loja ishte e barabartë, kishim raste të barabarta. Dalja e një lojtari ndikon në futbollin shqiptar. Në pjesën e dytë duhet ta kishim shfrytëzuar akoma më mirë superioritetin numerik. Gjërat mbyllen kur merr 3 pikët.
Ilir Daja
PENALLTITË– Pollozhani ka humbur ekuilibrin nga shtyrja e sulmuesit të Partizanit. Mbrojtësat e bëjnë këtë veprim, nuk kanë kohë të mendojnë gjatë. Unë mendoj që është faull në favorin tonë. Ka shtyrje të Solomon. Ky është mendimi im.
Nëse shikohet moviola ka 1 rast në favor të Skënderbeut dhe 15 kundër Skënderbeut, 1 me 15 janë gabime njerëzore, apo nuk e di çfarë mund të jenë. Ky është një fakt që nuk e kundërshton njeri.
Nuk jam dakord me protestën e Ditës. Kur gjërat akumulohen në vazhdimësi, edhe ne punojmë që të marrim atë që na takon. Pavarësisht se është një sjellje jo e duhur e kapitenit, nuk është se e kishte vetëm nga ndeshja e sotme.
NDËRRIMI I PARË NË MINUTËN E 83 – Në stol të gjithë ishin të rinj, me pak minutazh. Lojën e kishim në avantazh dhe nuk po na rrezikonte kundërshtari, nuk doja dhe unë të rrezikoja dhe doja t’iu merrja maksimumin lojtarëve në fushë.
MOTIVI ME PRETENDENTËT – Është një problem që e kemi diskutuar edhe me grupin. Deri te vendin i 6-të kemi 50 % të pikëve të mara. Kemi pasur probleme me Vllazninë. Mund t’i shikoni.
FESTA NË DHOMAT E ZHVESHJES – Kur kam hyrë te dhomat e zhveshjes kam ulur euforinë, ju kam thënë gëzoni, por për 3 ditë keni ndeshjen e radhës me Flamurtarin.
Aktualisht Skenderbeu renditet i 8 ,në kuotën e 24 pikëve,4 pikë larg vëndit te tretë.
Skënderbeu ka mposhtur Partizanin me rezultatin 3-2, në një ndeshje që i pati të gjitha, duke rikthyer edhe njëherë emocionet e sfidave të sezoneve të kaluar! Partizanit nuk i mjaftojnë as dy penallti në Korçë.Skenderbeu dhuroi një lojë me rritëm, me aksione të shpejta ,me dy tre takime dhe një nivel të lartë cilësor teknikisht.Merita te padiskutushme edhe për teknikun Daja.
Skuadra e Sormanit gjeti e para golin e avantazhit me anë të Bruno Telushit, i cili realizoi nga pika e bardhë e penalltisë, një vendim i kontestuar nga futbollistët dhe drejtuesit vendas. Pavarësisht këtij disavantazhit, skuadra e Dajës, arriti të mblidhte forcat duke përmbysur rezultatin në fundin e pjesës së parë, falë autogolit të Bitrit dhe golit të Krasniqit.
Ne pjesen e dyte mesfushori Bruno Telushi, gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, duke gjuajtur jashtë kuadratit.
Edhe në këto moment pati kontestime të forta nga futbollistët e Skënderbeut dhe tifozeria ….të cilët kundërshtuan vendimin e gjyqtarit. Për golin e sigurisë mendoi Dejvi Bregu në minutën e 82-të, i cili me një goditje të kalibruar nga brenda zonës, çoi rezultatin në 3-1. Partizani provoi deri në fund, teksa në minutën e 92-të, Dita realizoi në portën e tij, por vetëm kaq, pasi në fund ishte Skënderbeu ai që arriti të festonte.
90+2′ GOOOL PARTIZANI 3-2/ Ngushtohet diferenca e golave, Dita realizon autogol, pas krosimit të Trashit!
90′ Akordohen 5 minuta shtesë!
90′ Tjetër tentativë e Skënderbeut me Dejvi Bregun, por kontrollon Alban Hoxha!
89′ Zëvendësim te Skënderbeu, largohet Elezi, vendin e tij e zë Kofi Esien!
82′ GOOOOL SKËNDERBEU 3-1/ Fantastik Dejvi Bregu, i cili shënon një supergol në hyrje të zonës, duke e dërguar topin në trekëndëshin e Alban Hoxhës!
77′ Provon Skënderbeu me Bregun, por gjuajtja ndalet nga mbrojtësit e Partizanit.
74′ Bruno Telushi gabon nga pika e bardhë e penalltisë, duke gjuajtur jashtë kuadratit! Festojë futbollistët korçarë!
71′ Penalltia e dytë në favor të skuadrës së Partizanit. Protestojnë ashpër korçarët! Moment shumë i dyshimtë, por gjyqtari duket i vendosur! Bruno Dita ndëshkohet me karton të verdhë për protesta!
63′ Rast ideal për Skënderbeun, e pabesueshme çfarë ka humbur Krasniqi me portën e boshatisur, pas asistit fantastik të Meksit. Vendosin duart në kokë drejtuesit e Skënderbeut!
47′ Skënderbeu e fillon në sulm pjesën e dytë, duke krijuar menjëherë një rast shënimi me Ndeki, por largon rrezikun Belica.
Përfundon pjesa e parë!
45+1′ GOOOL SKËNDERBEU 2-1/ Përmbysje dramatike! Korçarët kalojnë në avantazh 2-1. Blerim Krasniqi gjen rrugën e rrjetës, pas harkimit të ndekit nga e djathta! Ne Korçë fillon festa.
43′ GOOOL SKËNDERBEU 1-1/ Barazohen shifrat në Korçë. Bitri realizon në portën e tij, pas harkimit të Ndeki nga e djathta. Shpërthen festa në stadiumin Skënderbeu!
41′ Ndëshkohet me karton të verdhë edhe Ndeki për ndërhyrje të gabuar ndaj Trashit!
39′ Partizani me 10 lojtarë. Ron Broja ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar në mesfushë! Gjyqtari Beqiri nuk e fal!
21′ Rrezikshëm Skënderbeu me Krasniqin, gjuajtja e sulmuesit ndalet nga portiari Alban Hoxha!
14′ Tjetër mundësi shënimi për Skënderbeun me Krasniqin dhe Ndeki, por futbollistët nuk koordinohen siç duhet brenda zonës.
9′ Provon të reagojë Skënderbeu, me Dejvi Bregun, por pa sukses!
8′ GOOOL PARTIZANI 1-0/ Telushi shënon nga pika e bardhë e penalltisë!
7′ Penallti për Partizanin, pas prekjes së topit me dorë nga Pollozhani, për gjyqtarin Beqiri nuk ka dyshime. Protestojnë futbollistët e Skënderbeu!
Do të luhet në orën 17:00, ndeshja e mes Skënderbeut dhe Partizanit, e vlefshme për javën e 18-të të Superiores. Kjo sfidë është shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat, ndërkaq është e sfida e parë për Sormanin në krye të Partizanit.
Trajneri italian ka nisur si titullar Feratin, që u afruar këtë merkato, ndërkaq në sulm do të jetë edhe Solomon. Nga ana tjetër Daja ka zgjedhur të nisë si titullar Eni Imamnin, që la Tiranën në këtë merkato dhe u bashkua me korçarët.
Oscar Wilde është shkrimtar, poet dhe dramaturg i shquar irlandez. Lindi më 16 tetor 1854 në Dublin dhe vdiq në vitin 1900 në Paris. Ai rridhte nga një familje me prindër intelektualë anglo–irlandezë.
I jepte shumë rëndësi artit, duke i shprehur idetë nëpërmjet dialogëve të ndryshëm, eseve, të cilat përmbanin pikëpamje mbi dekadencën, bukurinë etj., që mishërohen edhe në të vetmen novelë të tij “Portreti i Dorian Grejit”, botuar në vitin 1890.
Wilde shquhej për mprehtësi dhe lexuesit e veprave të tij tërhiqen jo vetëm nga librat e shkruar, por edhe nga thëniet e tij.
Oscar Wilde
Bëhu vetja, të gjithë të tjerët janë zënë
Një poet mund të mbijetojë çdo gjë, por jo një gabim shtypi.
Të moshuarit besojnë se dinë, të moshës mesatare dyshojnë se dinë, të rinjtë mendojnë se i dinë të gjitha.
Përvoja është emri që u japim gabimeve tona.
Kur isha i ri mendoja që paraja ishte gjëja më e rëndësishme në jetë. Tani që jam rritur jam bindur se ashtu është vërtet.
Askush nuk është aq i pasur, sa të mund të blejë të kaluarën e vet.
Oscar Wilde
Këshilla më e mirë që mund t’u japësh të rinjve për karrierën është: Zbuloni çfarë ju pëlqen të bëni më shumë dhe pastaj gjeni dikë t’ju paguajë për këtë.
S’ka asgjë më të rrezikshme sesa të jesh tepër modern. Rrezikon të dalësh jashtë mode nga një moment në tjetrin.
Pas gotës së parë, i shikon gjërat ashtu siç do të doje të ishin. Pas gotës së dytë, i shikon gjërat ashtu siç nuk janë. Në fund i shikon gjërat ashtu siç janë në realitet, dhe kjo është gjëja më e shëmtuar në botë
Miqtë e vërtetë nuk ta ngulin thikën pas shpine, por përballë.
Dallimi i vetëm ndërmjet shenjtorit dhe mëkatarit është që çdo shenjtor ka një të kaluar dhe çdo mëkatar një të ardhme.
Oscar Wilde
Ai që s’di të mësojë, jep mend
Moderimi është diçka fatale. Asgjë s’është më e suksesshme sesa teprimi. Përvoja nuk ka asnjë vlerë etike: ajo është thjesht emri që njerëzit u japin gabimeve të tyre.
Tragjedia e plakut nuk është plakja, por rinia.
Kam shumë të dëshirë të flas për asgjë. Është e vetmja çështje për të cilën di gjithçka.
Sot njohim çmimin e çdo gjëje, por jo vlerën e tyre.
Oscar Wilde
Lumturia e një njeriu të martuar varet nga ajo me të cilën nuk është martuar.
Shumë pak e kuptojnë sot se në një martesë, dy vetë janë të vetmuar, ndërsa kur janë tre të paktën ke shoqëri.
E vetmja mënyrë sjelljeje më një grua është të bësh dashuri me të nëse është e bukur, ose të bësh dashuri me një tjetër nëse është e shëmtuar.
Vetëm njerëzit sipërfaqësorë nuk gjykojnë nga paraqitja e jashtme.
Publiku është jashtëzakonisht tolerant; fal gjithçka përveç gjenialitetit.
Unë mund t’i rezistoj gjithçkaje, përveç tundimeve.
Mos u besoni ndjenjave të grave para se të martohen.
Burrat e njohin shumë shpejt jetën, gratë shumë vonë
Gratë adhurojnë kur bien në dashuri, por kur humbasin adhurimin e tyre, ato humbasin gjithçka.
Gjithmonë falni armiqtë tuaj, asgjë nuk i mërzit ata më shumë.
Disa shkaktojnë lumturi kudo që të shkojnë, të tjerët sa herë që të shkojnë.
Si mund të pritet që një grua të jetë e lumtur me një burrë i cili insiston në trajtimin e saj sikur ajo të ishte një qenie tejet normale njerëzore.
Fëmijët fillojnë duke i dashur prindërit e tyre; pas një kohe i gjykojnë ata; shumë rrallë, nëse ndonjëherë, i falin ata. /KultPlus.com