Covid në Greqi/ Shënohen 2727 raste të reja dhe 44 humbje jete

Është ulur ndjeshëm numri i rasteve të reja me Covid-19 në Greqi. Sipas autoriteteve greke në 24 orët e fundit 2727 kanë rezultuar pozitivë me virusin ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve është 742.170 .Nga ana tjetër është rritur numri i viktimave ku në 24 orët e fundit 44 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me Covid-19 ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 15.938 vdekje.