Pa leje drejtimi dhe tapë në timon, arrestohet polici në Maliq që shkaktoi aksident…

Dy makina u përplasën mbrëmjen e së enjtes në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Vloçisht. Fatmirësisht nga përplasja e makinave pati vetëm dëme materiale . Ndërkohë në lidhje me këtë ngjarje është arrestuar ditën e sotme punonjësi i policisë Dritan Qylafi, 55-vjeç. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka kryer arrestimin e Qylafit, i cili sipas informacioneve ka qenë në gjendje të dehur dhe pa lejë drejtimi.

Mbi të rëndon akuza e veprës penale “drejtim i mjetit në gjendje të parregullt”. Qylafi është punonjës policie në sektorin e rendit në komisariatin e Korçës. Në kohen që u përfshi në aksident nuk ka qenë në shërbim.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.