Me një sens të pakufijshëm mikpritje Korça renditet si një nga qytetet më të dashura për vizitorët, të cilët përveç se shijojnë bukurinë dhe gjallërinë që ka qyteti në ditë feste, mësojne rreth kulturës dhe historisë së tij. Korça falë numrit të turistëve ka marrë një sërë epitetesh prej tyre. Qyteti i serenatave i dashurise, artit, i birrës, i kulturës apo Parisi i Vogël e kanë shndërruar Korcën në një destinacion që nxit çdo vizitor për ta prekur dhe shijuar nga afër. Është shumë e vështirë për të gjetur diçka që nuk të lë një përshtypje të mirë në qytetin juglindor.

Turistët thonë se nuk kanë sesi të largohen nga Korça pa shijuar gatimet tradicionale të saj. E kur turistët duan të zgjedhin kuzhinën më të mirë, padyshim që zgjedhin Shtëpine e Birrës, aty ku birra e parë shqiptare shijohet nën shoqerinë edhe të ushqimeve tradicionale. Birra Korça është e vetmja preferencë e turistëve të cilët ndihen si në shtëpinë e tyre në ambjetin e ngrohtë, me mikpritjen dhe shërbimin që ofron restoranti.
Korça ka treguar me krenari që di të jetë opsioni më i mirë për çdo turist që e zgjedh dhe jo vetëm për festa.

Përgjatë vitit 2019 Korça mendohet te jete vizituar nga 80 mijë turistë. Muaji Dhjetor i cili nuk është llogaritur në numërimin e fundit është me i frekuentuari çka do të thotë se mbi 90 hotele dhe bujtina që operojnë në qytet janë prenotuar muaj më parë. Qyteti i qeshur mikpritës dhe plot jetë në juglindje të Shqipërisë, të fton ta vizitosh, të mësosh më shumë për kulturën dhe traditat e tij, dhe për të kuptuar se përse shumë njerëz zgjedhin Korçën për të kaluar pushime dhe festa të bardha e të begata.

Në Korçë të çojnë këmbët, dëshira dhe kureshtja për të qenë deshmitar i bukurisë dhe paqes që e pushton qytetin në këtë periudhë të vitit. Vizitorët realizojnë fotot e ëndrrave dhe shijojnë paqen dhe ngrohtësinë që të fal ky qytet edhe pse në temperatura të ulëta.Ky qytet merr një tjetër magji për festat e fundvitit, duke u shndërruar në nje nga destinacionet më të preferuara për shqiptarët dhe turistët e huaj.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.




