Skënderbeu ka mposhtur Partizanin me rezultatin 3-2, në një ndeshje që i pati të gjitha, duke rikthyer edhe njëherë emocionet e sfidave të sezoneve të kaluar! Partizanit nuk i mjaftojnë as dy penallti në Korçë.Skenderbeu dhuroi një lojë me rritëm, me aksione të shpejta ,me dy tre takime dhe një nivel të lartë cilësor teknikisht.Merita te padiskutushme edhe për teknikun Daja.
Skuadra e Sormanit gjeti e para golin e avantazhit me anë të Bruno Telushit, i cili realizoi nga pika e bardhë e penalltisë, një vendim i kontestuar nga futbollistët dhe drejtuesit vendas. Pavarësisht këtij disavantazhit, skuadra e Dajës, arriti të mblidhte forcat duke përmbysur rezultatin në fundin e pjesës së parë, falë autogolit të Bitrit dhe golit të Krasniqit.

Ne pjesen e dyte mesfushori Bruno Telushi, gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, duke gjuajtur jashtë kuadratit.
Edhe në këto moment pati kontestime të forta nga futbollistët e Skënderbeut dhe tifozeria ….të cilët kundërshtuan vendimin e gjyqtarit. Për golin e sigurisë mendoi Dejvi Bregu në minutën e 82-të, i cili me një goditje të kalibruar nga brenda zonës, çoi rezultatin në 3-1. Partizani provoi deri në fund, teksa në minutën e 92-të, Dita realizoi në portën e tij, por vetëm kaq, pasi në fund ishte Skënderbeu ai që arriti të festonte.

FT| SKËNDERBEU – PARTIZANI 3-2
Bitri 43′ (autogol), Krasniqi 45+1′ , Bregu 82′ / Telushi 8′ , Dita (autogol)
KOMENTI LIVE:

Përfundon takimi!
90+2′ GOOOL PARTIZANI 3-2/ Ngushtohet diferenca e golave, Dita realizon autogol, pas krosimit të Trashit!
90′ Akordohen 5 minuta shtesë!
90′ Tjetër tentativë e Skënderbeut me Dejvi Bregun, por kontrollon Alban Hoxha!

89′ Zëvendësim te Skënderbeu, largohet Elezi, vendin e tij e zë Kofi Esien!

82′ GOOOOL SKËNDERBEU 3-1/ Fantastik Dejvi Bregu, i cili shënon një supergol në hyrje të zonës, duke e dërguar topin në trekëndëshin e Alban Hoxhës!
77′ Provon Skënderbeu me Bregun, por gjuajtja ndalet nga mbrojtësit e Partizanit.
74′ Bruno Telushi gabon nga pika e bardhë e penalltisë, duke gjuajtur jashtë kuadratit! Festojë futbollistët korçarë!
71′ Penalltia e dytë në favor të skuadrës së Partizanit. Protestojnë ashpër korçarët! Moment shumë i dyshimtë, por gjyqtari duket i vendosur! Bruno Dita ndëshkohet me karton të verdhë për protesta!
63′ Rast ideal për Skënderbeun, e pabesueshme çfarë ka humbur Krasniqi me portën e boshatisur, pas asistit fantastik të Meksit. Vendosin duart në kokë drejtuesit e Skënderbeut!
47′ Skënderbeu e fillon në sulm pjesën e dytë, duke krijuar menjëherë një rast shënimi me Ndeki, por largon rrezikun Belica.
Përfundon pjesa e parë!
45+1′ GOOOL SKËNDERBEU 2-1/ Përmbysje dramatike! Korçarët kalojnë në avantazh 2-1. Blerim Krasniqi gjen rrugën e rrjetës, pas harkimit të ndekit nga e djathta! Ne Korçë fillon festa.
45′ Akordohet 1 minutë shtesë!
https://www.instagram.com/p/B7lv4VMAYRz/?igshid=1kiubh32chbjf
43′ GOOOL SKËNDERBEU 1-1/ Barazohen shifrat në Korçë. Bitri realizon në portën e tij, pas harkimit të Ndeki nga e djathta. Shpërthen festa në stadiumin Skënderbeu!
41′ Ndëshkohet me karton të verdhë edhe Ndeki për ndërhyrje të gabuar ndaj Trashit!
39′ Partizani me 10 lojtarë. Ron Broja ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar në mesfushë! Gjyqtari Beqiri nuk e fal!

21′ Rrezikshëm Skënderbeu me Krasniqin, gjuajtja e sulmuesit ndalet nga portiari Alban Hoxha!
14′ Tjetër mundësi shënimi për Skënderbeun me Krasniqin dhe Ndeki, por futbollistët nuk koordinohen siç duhet brenda zonës.
9′ Provon të reagojë Skënderbeu, me Dejvi Bregun, por pa sukses!
8′ GOOOL PARTIZANI 1-0/ Telushi shënon nga pika e bardhë e penalltisë!
7′ Penallti për Partizanin, pas prekjes së topit me dorë nga Pollozhani, për gjyqtarin Beqiri nuk ka dyshime. Protestojnë futbollistët e Skënderbeu!

1′ Ka nisur sfida!
Formacionet zyrtare:
Skënderbeu: Koliçi, Meksi, Dita, Pollozhani, Imami, Taipi, Elezi, Ndeki, Gripshi, Bregu, Krasniqi.
Partizani: Hoxha, Idrizaj, Bitri, Belica, Trashi, Broja, Telushi, Ferati, Bardhi, Çinari, Solomon.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.




