Festë te Skënderbeu, miratimi i FIFA-s per te zhbllokuar merkaton është çështje orësh

Skenderbeu gjen më në fund zgjidhjen për të zhbllokuar merkaton. Është çështje ditësh që FIFA të japë OK-in final dhe klubi të fitojë zyrtarisht të drejtën për të bërë federimet e lojtarëve që kanë afruar dhe prezantimin e tyre. Gjithçka do të marrë jetë me shumë gjasë brenda kësaj jave, fill pasi kur korçarët të depozitojnë në FSHF dhe FIFA paktin e arritur me ish-lojtarët që janë ende të pashlyer nga bardhekuqtë për sezonet e kaluara.

Në momentin që në emailin e institucionit më të lartë të futbollit botëror do të shkojë konfirmimi dypalësh se ka një marrëveshje, atëherë do të zhbllokohet edhe sistemi i transferimit të lojtarëve. Burime të sigurta thanë për “Panorama Sport” se Skënderbeu me ndërmjetësime të vazhdueshme, ka arritur të bindë futbollistët për borxhet e prapambetura që të gjejnë një akord.


Ata e kishin çuar në FIFA çështjen pasi nuk kishin gjetur zgjidhje në shkallë të tjera për shkak të rrogave të pashlyera. Drejtuesit kanë rënë dakord që detyrimet e vjetra t’i japin me këste, gjë që nuk do të rëndonte as financat e klubit. Këta të fundit kanë dhënë garanci se do të respektojnë marrëveshjen, e cila është mirëpritur edhe nga vetë futbollistët.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.