Kandidat për katundar! – Nga Altin Prenga

Altin Prenga i Mrizit të Zanava ngacmoi edhe sot ndërgjegjen e shqiptarëve me këtë analizë të shkurtër, por shumë domethënëse të lidhjes që sot kanë bashkëatdhetarët me tokën, prodhimin dhe punën që vjen prej saj. Mendojmë se po, sidomos kur shohim braktisjen masive të shqiptarëve nga prodhimi dhe potenciali që toka ka si një bazë për mirëqënien.Sigurisht është një mirëqënie që vjen ngadalë dhe me mundim, por është e sigurtë në të ardhmen.

Ja cfarë shkruan Altin Prenga në rrjetet sociale për këtë:


Shpesh dëgjojmë fjalën katundar gjasmë me tone përçmuese. Fatkeqësisht ne Shqiptarët nuk e patëm fatin tjemi katundar kurrë dhe na duhet vite që të bëhemi të tillë. Na privuan nga toka dhe ndjenja fisnike e të qënit katundar një herë turku, luftërat, diktatura dhe tranzicioni që i ndau nga aspak tokë gjithkujt. Ju dha toka atij që tokën nuk e donte shpesh herë.

Kush është katundar?

Mund të jetë Spanjolli, Francezi, Italiani etj por ne jo akoma se na duhet punë të fitojmë respektin dhe profesionalizmin e të qënit katundar.Pra katundarët qëndrojnë në ata vende ku bëhet gastronomi, design, modë, kulturë. Edhe qytetet dhe qytetrimet nuk linden dot pa u bërë katundar, pastaj katundari u bë fisnik, pastaj linden qytetrimet dhe qytetet.

Ju uroj një ditë të mbarë nga një djalë që ëndërron një ditë të bëhet katundar i mirë!”


Do të jepni dorëheqje? Basha: “95% e demokratëve duan që të udhëheq unë për të pastruar politikën nga llumi..”

Në një konferencë për gazetarët, kreu i PD, Lulzim Basha është pyetur nëse duhet të japë dorëheqjen nga posti për të mos çuar opozitën në përçarje. Basha tha se bazuar në sondazhet që ka bërë, 95% e demokratëve duan që të udhëheqë betejën dhe mbështesin axhendën e tij për të pastruar politikën.

Pyetje: Zoti Basha, sipas një sondazhi rreth 85% e anëtarësisë së PD janë kundër drejtimit të PD nga ana juaj. A mendoni se në këto kushte duhet të jepni dorëheqje nga posti për të mos e çuar PD në përçarje?

Lulzim Basha: Sipas sondazheve të mia, 95% e demokratëve kërkojnë që të udhëheq unë betejën kundër regjimit Rama-Doshi-Rakipi dhe mbështesin axhendën e përcaktuar nga unë për të pastruar politikën nga llumi i tranzicionit.


Babai i Aldi Ramës: “Djalin ma vrau policia, nuk e fal gjakun e tim biri, do marr hak”

Rufan Rama, babai i Aldi Ramës që vrau nënkomisarin e policisë Saimir Hoxha dhe më pas u vetëflijua ka deklaruar se do të marrë hak për të birin. Rufan Rama, babai i Aldi Ramës, ka dhënë një intervsitë ekskluzive për Fax News, nëpërmjet një lidhje telefonike me gazetarin Fatjon Gjinaj, ku ka folur për dyshimet e tij lidhur me deklaratat e djali i tij ishte vetëvrarë.


Aldi Rama është 21 vjeçari i cili raportohet të jetë autori i vrasjes së policit të krimeve të rënda Saimir Hoxha gjatë një kontrolli policior që ky i fundit po kryente në një zonë ku ishin zbuluar bimë narkotike kanabis. Në prononcimin e tij për Fax News, babai i tij Rufan Rama thotë 21 vjeçari është dhunuar më parë nga policia dhe shton se kjo ngjarje nuk ka qenë vetëvrasje ashtu siç është paraqitur. Sipas tij, ka qenë njëri prej policëve që mund të ketë vrarë djalin e tij. Më tej, Rufan Rama shton se në makinë mund të ketë qenë një person i katërt i cili mund të ketë pasur precedentë të mëparshëm penalë dhe kanë vendosur që ngjarjen t’ja faturojnë Aldi Ramës. Në deklaratën e tij, si gjithashtu përmend se nuk do ta falë këtë padrejtësi të bërë dhe se nëse drejtësia nuk ndërmerr asnjë veprim atëherë do të merrte vetë masa për të marrë hakun e djalit të tij.

Rufan Rama, babai i Aldi Ramës :


Ata policë që e kanë kapur, kanë ushtruar një dhunë shumë të parparë, duke e rrahur në mënyrë barbare. Kur e ka kapur në Lezhë e kanë dhunuar. Bravo ju qoftë gazetarëve dhe prokurorëve që e kanë deklaruar se djali e ka denoncuar këtë dhunë, por nuk ka pasur ekspertizë mjeko-ligjore. Akoma do ketë vrasje në popull. Si e vranë Klodian Rashën që i futën pistoletën në duar. Kam komunikuar me të 2 javë para se të vritej. I ka thënë gjyshit që kam një dhimbje të madhe në këtë krah. Ai e ka pyetur po si kështu. Na fikën mor ky shtet, cfarë bëhet me këtë popull. 1 njeri kur shkel ligjin arrestohet, si qenka kjo m të dalim të vrasim njerëz si të na mbushet mendja?

A ishte një person i katërt në makinë?

Nuk jam i sigurtë kush e ka shkrepur armën. kam parë disa lajme, para disa kohësh ka dalë një lajm sikur ka qenë një person i katërt i cili ka qenë më i rrezikshëm se Aldi dhe mendoj se mund ta ketë bërë krimin, më pas thonë hajt ta mbulojmë këtë se Aldi e ka bërë. Nuk të linte kush të dhunohesh në këtë mënyrë. E kanë vrarë mor djalin, e kanë marrë pistoletën dhe ja kanë kthyer drejt kokës.

95% e demokratëve më duan”/ Paloka ironizon Bashën: “Meqë qenka kështu, na e hiq këtë siklet ku na ke futur, mos jep dorëheqje!”

Pas deklaratës së Bashës sot se 95% e demokratëve e mbështesin, ka reaguar nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka i cili përmes Facebook shprehet ironikisht se meqë kryedemokrati paska këtë mbështetje të madhe atëherë të kërkojë votbesimin e tyre e të mos përcajë partinë për interesa personalë. Paloka shkruan se meqë Basha është i bindur për këtë 95% ateherë ua heq të gjithëve sikletin në të cilin i ka futur.

Reagimi i plotë:


Lul !
Ne se ke bindjen se 95% e demokrateve te mbeshtesin, atehere na e hiq kete siklet ku na ke futur te gjitheve . Mos jep doreheqje , ne se ke bindjen qe ke vepruar drejte dhe per kete ke mbeshtetjen e 95% te demokrateve , kerko votebesimin e tyre dhe ndale percarjen qe po thellohet cdo dite e me shume prej vendimit tend personal te 9 shtatorit ! Ne se 51 % e jo 95 % e demokrateve te mbeshtesin, ke gjithe legjitimitetin te vazhdosh ne krye te PD e te gjithe demokratet kane detyrimin te bashkohen per te bere betejen me ate qe eshte armiku jo vetem i demokrateve po i gjithe shqiptareve, Edvin Kristaq Ramen!
Po per kete , pas situates qe eshte krijuar, me pare duhet te marresh votebesimin e demokrateve. Vota e atyre qe perfaqesojme duhet te vendose per te gjithe ne !

Biznes me emigrante/ Arrestohet 56-vjeçari në Korçë, kishte mbushur “Fordin” me 8 Sirianë …

Një 56-vjeçar është arrestuar në Korçë pasi akuzohet për trafikim të palogjshëm emigrantësh. Sipas uniformave blu në pranga ka rënë shtetasi me ininciale F. K., 56 vjeç, banues në Thumanë, Krujë. Ky i fundit në lagjen nr. 2, Korçë, është kapur duke transportuar me mjetin tip furgon “Ford”, 8 emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Njoftimi i Policisë:


Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim Policinë Kufitare, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. K., 56 vjeç, banues në Thumanë, Krujë.

Ky shtetas u konstatua nga Forcat Speciale “Shqiponjat”, në lagjen nr. 2, Korçë, duke transportuar me mjetin tip furgon “Ford”, 8 emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Nga verifikimet e mëtejshme të kryera, rezultoi se drejtuesi i mjetit shtetasi F. K., kishte kaluar kufirin për në shtetin grek në mënyrë të paligjshme, si dhe drejtonte mjetin pa lejë drejtimi.

Rriten shifrat/ 659 raste të reja me Covid ,8 jetë të humbura

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.


Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:
Janë kryer 3934 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 659 qytetarë, në këto bashki:
316 në Tiranë, 44 në Fier, 25 në Lushnje, 24 në Durrës, 23 në Elbasan, 19 në Krujë, 17 në Kamëz, 16 në Pogradec, 15 në Berat, nga 14 qytetarë në Korçë, Vlorë, Shkodër, 10 në Gjirokastër, 9 në Kukës, nga 8 qytetarë në Sarandë, Kuçovë, 7 në Patos, nga 6 qytetarë në Kurbin, Libohovë, nga 5 qytetarë në Gramsh, Mallakastër, Vorë, Lezhë, Vau i Dejës, nga 3 qytetarë në Mirditë, Dibër, Devoll, Kolonjë, Dimal, nga 2 qytetarë në Librazhd, Poliçan, Delvinë, Divjakë, Shijak, Tropojë, Fushë Arrëz, nga 1 qytetar në Pukë, Has, Kavajë, Mat, Roskovec, Himarë, Finiq, Përmet, Memaliaj, Peqin.
Janë 6397 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 146 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 8 qytetarë: gjashtë qytetarë nga Tirana të moshave 51-83 vjeç, një qytetare nga Durrësi 60 vjeçe, një qytetar nga Elbasani 68 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 543 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 170,217 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (20 Tetor 2021)


Raste të reja ditore 659
Të shëruar në 24 orë 543
Të shtruar në spitale 146
Humbje jete në 24 orë 8
Testime ditore 3934

Testime totale 1,269,535
Raste pozitive 179,463
Raste të shëruara 170,217
Raste Aktive 6397
Humbje jete 2,849

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3115
Durrës 742
Fier 724
Shkodër 486
Elbasan 233
Berat 221
Gjirokastër 186
Lezhë 182
Korçë 172
Kukës 151
Vlorë 121
Dibër 64

Aksi Korçë-Pogradec pushtohet nga mjegulla/Vështirësi në lëvizjen e makinave…

Rrethi i Korçës dhe zonat përreth është zgjuar i mbuluar nga mjegulla këtë mëngjes. Mjegulla në aksin Korçë-Pogradec është shumë e dendur.Kjo ka bërë që në rrugë shikimi të jetë i dobët dhe ka krijuar vështirësi për qarkullimin e mjeteve. Policia e Rrugore u bën apel për kujdes të shtuar drejtuesve të automjeteve për të shmangur aksidentet, pasi qarkullimi në këtë situatë është shumë i vështirë.Deri tani nuk është raportuar për ndonjë aksident, por sërish policia fton të gjithë qytetarët që të kenë kujdes.


Këmbimi Valutor, 20 Tetor 2021

Në kursin e Këmbimit Valutor sot vihet re një rënie e lehtë e Dollarit dhe një rritje e lehtë e Paundit Britanik.Euroja dhe Franga Zvicerane nuk kanë pësuar ndryshime.

Dollari: Blihet 104 Shitet 104.8

Euro: Blihet 121.3 Shitet 121.8

Paundi Britanik : Blihet 143 Shitet 144.2

Franga Zviceriane: Blihet 112.6 Shitet 113.4


Ngjarje dramatike në Kretë/ Gjyshi futet në det për të shpëtuar nipin dhe mbesën, por mbytet vetë (VIDEO)

Një tragjedi ka ndodhur në Kretë pasditen e sotme. Një i moshuar është mbytur pasi u fut në det të shpëtonte nipin dhe mbesën e tij. Fëmijët e moshave 7 dhe 8 vjeç tashmë janë në gjendje të mirë shëndetësore. I moshuari ishte një turist francez i cili bashkë me gruan, nipërit dhe mbesat e tij kishin mbërritur në Kretë me pushime. Sipas mediave greke, familja e turistëve të huaj, bëri një shëtitje në zonën e Agios Konstantinos në Gouves. Pak pas orës 17:00 të pasdites, roja bregdetare vuri re tre persona të cilët po kërkonin ndihmë në det.

Ai u hodh menjëherë dhe arriti të shpëtojë dy të vegjlit. Më pas u përpoq të nxjerrë jashtë edhe të moshuarin por për fat të keq tashmë ishte shumë vonë, pasi ai kishte humbur ndjenjat.Fëmijët u transportuan me ambulancë për kontrollet e nevojshme mjekësore. Prindërit e tyre, të cilët ndodhen në Francë, u njoftuan nga autoritetet në lidhje me ngjarjen e rëndë.


Ish-deputetja e PS për Qarkun Korçë,emërohet drejtoreshë në Spitalin e Traumës

Spitali i Traumës apo siç njihet ndryshe Spitali Ushtarak në Tiranë, nga sot do të ketë drjetues të ri. Mesohet se në krye të spitalit është emëruar ish-deputetja e PS Edlira Bode. Bode zë vendin e Arben Zenelajt i cili e mori këtë detyrë në vitin 2017.

Kush është Edlira Bode?


Gjatë viteve 2017-2021, Bode ka mbajtur mandatin e Deputetes në Kuvendin e Shqipërisë për Qarkun e Korçës, si anëtare e Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, periudhë gjatë së cilës ka qenë mbështetëse dhe promovuese e një sërë ligjesh të lidhura me shëndetin, profesionet mjekësore dhe mbrojtjen sociale.

Bode ka kryer studimet e larta në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Tiranës dhe ato pasuniversitare në otorinolaringologji në Universitetin e Genova-s, Itali, duke marrë titullin Mjeke Specialiste Otorinolaringologe. Ka shërbyer, për disa vite, si Mjeke e Përgjithshme dhe e Familjes pranë Shërbimit Shëndetësor Parësor në qytetin e Bilishtit dhe në disa qendra shëndetësore të Rrethit të Devollit. Në vitet 2008 – 2016 ka punuar si Mjeke Specialiste Otorinolaringologe në Spitalin Rajonal të Korçës. Zj. Bode ka drejtuar në vitet 2015 – 2016 Urdhrin e Mjekëve për Qarkun e Korçës.