Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e kësaj të premteje në Pire të Greqisë .Sipas raportimeve të mediave greke, shqiptari 39 vjeç, i identifikuar si Limka Brigen me origjinë nga Korça u qëllua me pushkë nga një person i moshuar. Viktima dhe autori kishin pasur konflikte të herë pas hershme. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Praxitelous 147” në Pire ku viktima punonte si roje parkingu.
Autori i vrasjes, një 68-vjeçar e ka qëlluar një herë në kokë dhe më pas është kthyer për dhe e ka qëlluar për herë të dytë për të përfunduar vrasjen.
Sipas inofrmacioneve dyshja kishte debatuar pasi i moshuari i kërkoi viktimës të parkonte te vendparkimi ngjitur. Banorët e zonës janë shokuar nga ngjarja dhe janë shprehur se e njihnin vrasësin dhe se ishte një person që shpesh krijonte probleme dhe debatonte me fqinjët për arsye të parëndësishme. Fqinja e 68-vjeçarit ka treguar se shqiptari e humbi jetën për një vend parkimi.
Menjëherë pas ngjarjes, 68-vjeçari është dorëzuar në Policinë Greke. I riu nga Korça është dërguar fillimisht në spitalin e Zaneio-s, por fatkeqësisht nuk i ka shpëtuar dot plagëve të marra. Sipas tyre 39-vjeçari ishte baba i tre fëmijëve.
“Autori krijonte vazhdimisht probleme në parking. Shumë herë binte në makina dhe nuk ngrihej dhe sot mori pushkën dhe ndodhi. Kishte një problem me parkimin sepse banonte pikerisht siper. Ai jetonte vetem.
“Viktima nuk ka qenë kurrë problem. E dëgjuam duke thirrur për ndihmë dhe më pas dëgjuam të shtënat. Ai thirri fëmijët nga parkingu ngjitur. Pati dy të shtëna. Njëra në kokë, tjetra në fytyrë. Viktima ka tre fëmijë të mitur. Ajo që pashë ishte tronditëse. Policia mbërriti pas dhjetë minutash. Autori ishte mbyllur në shtëpinë e tij”-theksuan deshmimtaret.



Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.