‘S’doja të përfundonte kështu’/ Ç’farë tha greku pasi vrau 39-vjeçarin Korçar: “Kishim vite fërkime…

Nuk doja të përfundonte kështu”. Kështu është shprehur 68-vjeçari grek i cili një ditë më parë qëlloi me plumb në kokë 39-vjeçarin shqiptar Briken Limka, pas sherrit për një vend parkimi. Duket se greku është penduar për krimin e rëndë, që i mori jetën babait të tre fëmijëve pas një sherri banal.

“Kishim vite fërkime. Ata po bllokonin rrugët. E kisha shprehur indinjatën time shumë herë. Nuk doja që të përfundonte kështu”, mësohet të ketë thënë greu në polici.

Pas vrasjes së 39-vjeçarit në Pire, autori shkoi në shtëpinë e tij, në një pallat aty pranë, ku u arrestua pak kohë më vonë nga policia.

Një ditë më parë, mediat raportuan se kishte pasur një konflikt mes tyre dhe më pas autori ishte ngjitur në banesën e tij, ku edhe kishte marrë pushkën për të qëlluar shqiptarin. 39-vjeçari nuk e ka parë, pasi fshihej pas një makine të parkuar.

Ai ka dalë para viktimës dhe e ka qëlluar në fytyrë.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: