Plazhi i Palasës nuk është vetëm një nga më të bukurit në Shqipëri e më gjërë, por edhe një pikë e rëndësishme historike, teksa është pikërisht vendi ku ka nisjen një nga luftërat më të mëdha të antikitetit dhe e para moderne e njerëzimit. Këtë na e ka treguar me detaje Blendi Fevziu, në një prej video-ve të tij në Instagram në udhëtimet e shpesha që bën në cdo cep të Shqipërisë, por edhe botës,
teksa kur nuk shijon plazhet, peisazhet spektakolare të maleve apo kulturat e cuditshme të vendeve të largëta, ndan me ndjekësit e tij edhe fakte historike, si në rastin e Palasës.
Spunton moderatori i njohur e ka marrë nga përmendorja e Cezarit që gjendet në Palasë, e cila në fakt është bërë pikërisht për luftën që perandoni i famshëm romak ka bërë me rivalin e tij më të madh, Pompeun, teksa gjithcka ka nisur në bregdetin shqiptar.
Kështu, sipas Fevziut, 1 vit pasi nisi përplasja mes Cezarit, që sapo kishte shpaullur veten perandor dhe Pompeut, që gjendej bashkë me flotën ushtarake në Iliri (Shqipëri), udhëheqësi i Romës u nis me anijet tregëtare pikërisht drejt Palasës, aty ku ndaloi me 6 legjione, kaloi Llogaranë dhe sulmoi kundërshtarin pas shpine në Orikumin e sotëm. Megjithatë përballja e tyre më e përgjakshme ndodhi në Durrës, e nga atje në kufirin e Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, ku Pompeu humbi dhe shkoi në Egjipt, atje ku u vra disa kohë më pas, ndërsa Cezari vazhdoi si Perandor i Romës
Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.