Kukësi gjen fitoren e parë në Korçë, Skënderbeu në rrënie të lirë…

Kukësi ka marrë sot fitoren e tij të parë në “Abissnet Superiore“ këtë sezon. Verilindorët kanë mposhtur Skënderbeun në Korçë me rezultatin e ngushtë 1-0. Skuadrës së Stavri Nicës i mjaftoi një gol i vetëm për të marrë tre pikët e para në kampionat. Endri Reçi zhbllokoi shifrat në minutën e 29, kur shënoi një gol që do të kishte zili çdo futbollist .

Me një goditje fantastike nga distanca, Reçi shtangu portierin e Skënderbeut dhe i dha Kukësit fitoren e parë duke kthyer me këmbë në tokë Skënderbeun i cili në javët e para të këtij edicioni e shihte veten edhe si kryesues.

SKËNDERBEU-KUKËSI 0-1
29′ Reçi

Skënderbeu (3-4-3): Alia; Prençi, Rabiu, Dumfur; Liço, Shaqe, Merlim, Frashëri; Rashica, Muharem, Nikaj

Kukësi (4-4-2): Tafas; Lamçe, Reçi, Zhongo, Mbarak; Basha, Momoh, Lala, Salami; Hasaj, Beshiraj

Zhgënjejnë sërish korçarët, që marrin humbjen e tretë radhazi

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: