Greqia në alarm, i kërkon ndihmë urgjente Francës Turqia çon anijet luftarake pranë Rodosit…

Ndërkohë që Greqia përpiqet të gjejë më shumë aleatë duke patur në krah presidentin e Francës, Turqia ka forcuar pozicionet e saj në terren duke njoftuar dërgimin e anijeve ushtarake në brigjet e Qipros dhe Rodosit.Mediat greke njoftojnë sefundmi se marina turke ka njoftuar një stërvitje të gjerë ushtarake në brigjet e Qipros.Gjatë stërvitjes do të përdoret zjarr i vërtetë, gjë për të cilën turqit kanë paralajmëruar të gjitha anijet që lundrojnë në zonën në fjalë.

Krahas kësaj, një numër i madh anijesh ushtarake turke gjenden në jug të Rodosit duke mbështetur anije kërkimore “Oruç Reis”, e cila po kryen kërkime.

NATO i ka kërkuar të dyja vendeve që të gjejnë gjuhën e përbashkët. BE është duke i bërë presion Turqisë që të ulë tensionet, ndërsa NATO është disi më e ekuibruar duke synuar uljen e tensioneve në rajon.Më herët, kryeministri grek Mitsotakis i kishte kërkuar ndihmë Francës, e cila dërgoi në zonë aeroplanmbajtësen “Charles de Gaulle” dhe disa avionë “Rafale”.

Po ashtu, Greqia synon të blejë 18 avionë të tillë nga Franca në muajt në vijim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: