“Përmbyti” Europën me kokainë/ Ekstradohet drejt Italisë “mbreti” shqiptar i drogës

Autoritetet shqiptare kanë ekstraduar drejt Italisë Dorian Petokun. Ai u arrestua në 30 janar të vitit 2019 në Tiranë dhe tashmë është në duart e drejtësisë italiane. Petoku ra në pranga falë operacionit të përbashkët me autoritetet italiane të koduar “Brasile low cost”.


Dorian Petoku nuk është vetëm një trafikant droge, ai është një mbret i trafikut evropian të drogës dhe është një nga figurat më të spikatura të mafies shqiptare, e cila ka përmbytur Romën me kokainë, marijuanë dhe armë” shkruajnë mediat italiane.

33-vjeçari akuzohet se është pjesë e një grupi që kishte tentuar të trafikonte 7 ton kokainë nga Brazili në Itali, por autoriteteve në Romë u kishte shpëtuar, ndërsa tashmë do të përballet me veprat penale.Ai kishte për detyrë të ndërmjetësonte çmimin e kokainës, transportimin e saj dhe korruptimin e punonjësve të doganave.

Në Itali për këtë dosje janë disa të arrestuar, mes të cilëve Silvano Mandolesi, Marcello Sciaffini, Salvatore Casamonica dhe malazezi Tomislav Pavloviç.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: