Benzi përplas studenten në Universiteti Fan Noli /E lë në tokë dhe largohet nga vendngjarja

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Korçë, ku një automjet tip “Benz” ka përplasur një studente 18-vjeçare L.B në afërsi të Universitetit Fan Noli. Gjithçka ndodhi teksa e reja po kalonte rrugën në vijat e bardha për të hyrë në Universitet. E reja është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shoferi është larguar pasi ka përplasur me makinë studenten .Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe po ashtu për kapjen e drejtuesit të mjetit .

Korçë/Informacion paraprak


Më datë 29.10.2021, rreth orës 08:30, në lagjen nr. 18, Korçë, një automjet tip “Benz”, ka përplasur shtetasen L. B., 18 vjeçe, banuese në fshatin Sheqeras, Maliq, këmbësore në rrugë dhe më pas është larguar nga vendngjarja. Shtetasja L. B., ndodhet aktualisht në Spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.