Gjergji Demika është drugdhendësi më i ri në moshë në zonën e Maliqit. Ai ka zgjedhur të vazhdojë traditën familjare të drugdhendjes që nisi me gjyshin e vazhdoi me babanë e Gjergjit. 22-vjeçari tregon se udhëhiqet nga pasioni e për të çdo dru merr formën që ai e sheh me sytë e mendjes.
Punët e tij janë të ndryshme, nga punimet e vogla artistike e portretet e ndryshme e deri tek gdhendjet e ikonostaseve në kisha të ndryshme.
Nuk ka ndërmend të largohet nga Shqipëria e si i ri që është thotë se arrin të ndajë kohën midis punishtes, familjes dhe miqve./Reporttv
Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.