S’ka liri për Fredi Belerin, Apeli vendos ta lerë në qeli…

Fredi Beleri do të qëndrojë në burg. Kështu vendosi Apeli i GjKKO gjatë seancës së sotme. Beleri kërkoi masë më të lehtë sigurie, ndërsa kjo është hera e gjashtë që kërkesa e kryetarit të zgjedhur të bashkisë Himarë për zbutje të masës së sigurisë refuzohet.

Beleri mbahet në burg që prej 12 majit të këtij viti pasi u arrestua për blerjen e votave në prag të zgjedhjeve lokale të 14 Majit.

Prokuroria e akuzon fituesin e zgjedhjeve në Himarë se u ka dhënë 40 mijë lekë të reja 8 qytetarëve për te votuar në favor të tij gjatë zgjedhjeve lokale.

Mbajtja e tij në burg ka sjellë një përplasje me Athinën zyrtare e cila e akuzon qeverinë shqiptare se po e mban në qeli politikisht Fredi Belerin për të mos i lejuar betimin si kryebashkiak.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: