Dy plumba Korçarit në Athinë /Flet i vëllai : “Jemi të tronditur, la pas 3 fëmijë të vegjël, gruaja e tij….

Mesditën e së premtes, banorët në Pire, Greqi u tronditën pasi një 68-vjeçar vrau shqiptarin Brigen (Keli) Limka, punonjës i një parkingu. Vrasja mizore ndodhi kur pas një sherri mes autorit dhe viktimës, i moshuari është kthyer në parkingun ku po punonte 39-vjeçari dhe e ka qëlluar me pushkë duke e plagosur për vdekje. Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe vëllai i shqiptarit.

Duke folur për mediat greke ai ka thënë se familja është e tronditur nga kjo që ka ndodhur pasi vëllai i tij kishte 5 vite që punonte në parking dhe njihej nga e gjithë lagjia.

Ai tha se bashkëshortja e vëllait të ndjerë është në gjendje të rënduar pasi 3 fëmijët kanë mbetur pa baba.

Vëllai im nuk na kishte thënë kurrë asgjë për këtë njeri. Nuk e dimë saktësisht se çfarë ka ndodhur. Nuk e di kush është ky person. Vëllai im punonte në këtë parking prej pesë vitesh. Ai ishte shumë i njohur në lagje.

Më vonë morëm vesh se vrasësi i vëllait tim ishte ngatërruar me gjithë lagjen. Çfarë duhet të kërkojmë ne si familje? Këtu humbi jetën një i ri me tre fëmijë të vegjël. Gruaja e tij është në një gjendje të mjerueshme shpirtërore. Jemi ende në pritje të varrosjes së vëllait tim.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: