Liço gjuajti 3 penallti/ Gvozdenoviç e pranon: “Ishte gabimi im, ia kisha lënë penalltinë e tretë Nikajt por…

Skënderbeu ka arritur të fitojë kundër Erzenit me shifrat 2-1. Korçarët janë kthyer te fitorja pas 3 humbjeve radhazi. Momenti kulminant i ndeshjes filloi nga minuta e 22. Një penallti u akordua në favor të korçarëve dhe u shndërrua në gol nga ana e Dean Licos. Vetëm dy minuta më vonë, një tjetër penallti u akordua për Skënderbeun pasi Nikaj arriti që t’ia rrëmbente bukur kundërshtarit. Dean Liço gaboi dhe portieri i Erzenit, Hasanbelli, arriti të kuptonte idenë, megjithëse topi përfundoi në shtyllë.

Më pas penalltia u përsërit pasi disa lojtarë të Erzenit kishin hyrë në zonë përpara se Liço të godiste penalltinë. Por edhe njëherë tjetër, Liço zgjedh të njëjtin krah dhe Hasanbelli mban portën e paprekur. Pas kësaj fitoreje, për mikrofonat e MCN TV, foli trajneri i korçarëve, Ivan Gvozdenovic.

“Së pari i uroj suksese Erzenit është një ekip i mirë dhe i fortë. Për ne ishte shumë e rëndësishme pasi ishte një moment i vështirë. Për mendimin tim e merituam fitoren. Bravo çunave. Çdo pikë është e rëndësishme. Por sot ishte një reagim i mirë dhe tashmë jemi pak më të qetë”

-Nuk menduat se rrezikuat duke i besuar penalltinë Liços 3 herë?

“Kemi një listë penalltishë, i pari është Liço, i dyti është Nikaj. Kur humbin të parën unë thashë që është radha e Nikaj, por Liço më tha “jo profesor unë kam besim”, por ky është gabimi im”, tha më tej tekniku.

-E fituan ndeshjet dy sulmuesit e tu përballë duleve me qendërmbrojtësit të tyre?

“Sot bëmë një lojë ofensive me Nikaj dhe Rashicën. Janë të dy të rinj, por luajtën pa frikë”, u përgjigj Gvozdenovic.

-Ishte ndryshimi i sistemit të lojës apo shpirti i garës nga lojtarët?

“Edhe ndërrova sistemin ndryshe nga ajo ndeshje me Kukësin, por sot ishim shumë të motivuar. Ishim përgatitur mirë edhe nga ana psikologjike dhe kjo ndikoi sot”, mbylli fjalën e tij tekniku i Skenderbeut.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: