Neville:Ronaldo ka një plan si ta thyejë rekordin e Peles dhe të bëhet më i miri në histori

Superylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo, ka një plan si ta tejkalojë Pelen në listën e golashënuesve dhe të bëhet më i miri i të gjitha kohërave – thotë Gary Neville.Portugezi ka kaluar 18 vite të jashtëzakonshme në nivelin e lartë të futbollit duke fituar tituj dhe kupa në të gjitha ligat ku ka luajtur, duke e fituar plot pesë herë Ligën e Kampionëve dhe po aq Topa të Artë, duke thyer rekorde të shumta, si edhe ka triumfuar me Portugalinë në Kampionatin Evropian dhe Ligën e Kombeve.

Lionel Messi është konsideruar si futbollisti më i talentuar në dy dekadat e fundit, mirëpo CR7 është treguar më vrasës para portës dhe nuk e ka në plan të ndalet përkundër moshës së avancuar.Neville ka folur për përkushtimin e madh të 35-vjeçarit në zhvillimin e tij dhe kalimin e kufijve, si dhe beson se Ronaldo është i fokusuar që ta tejkalojë legjendën braziliane, Pele.Besohet se 79-vjeçari e mban rekordin golashënues me 1.000 gola në emrin e tij, ndërsa Neville beson se ish-bashkëlojtari i tij nuk do të ndalet derisa ta kalojë atë shifër.

Motivimi i tij për t’u bërë më i miri në botë, ishte i jashtëzakonshëm. Ai ishte nga lojtarët e paktë me të cilët kam luajtur që e ka pranuar publikisht se trofetë individuale janë të rëndësishme për të”.”Thjesht donte të ishte më i miri dhe ajo që ka bërë ndër vite ka qenë absolutisht e jashtëzakonshme. Arritjet e tij kanë qenë mahnitëse dhe ai ka punuar shumë për to”.

“E ka fiksim të shënojë gola dhe ta tregojë veten çdo ditë, të jetë në formën më të mirë të mundshme fizike. Mendoj se e ka ngritur profesionalizmin e tij secilin vit dhe ka përparuar”.”Mendoj që ka një plan ta thyejë rekordin e Peles. Ai do të bëhet më i miri i të gjitha kohërave dhe ky është qëllimi i vetëm”.”Gjatë rrugëtimit të tij për t’u bërë më i miri në histori, skuadrat për të cilat luan fitojnë trofe dhe bëhen të suksesshme”, ka deklaruar Neville për Sky Sports.

Fatima Stojku blogerja me shami tregon paragjykimet që ndesh

Në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ishte e ftuar blogerja Fatima Stojku. Fatima është me origjinë nga Dibra, por prej pak kohësh jeton në Korçë, me personin e saj të zemrës.Fatima, është e mbuluar me shami dhe thotë se paragjykimet ekzistojnë. Ekzistojnë nga personat që nuk e njohin fenë, por edhe nga persona të cilët mendojnë se ajo nuk duhet të dali dhe të ketë një stil të sajën. Fatima, ka një blog dhe promovon mënyrën sesi ajo bën make-up, por edhe stilit të saj të veçantë për të vendosur shaminë.

Sakaq, Fatima tregon dhe arsyen se përse hapi një blog. “Para tre vitesh më shkruanin shumë në Instagram dhe më pyesnin si bëja make-up dhe për shaminë. Duke pasur shumë kërkesa dhe në pamundësi për t’ju përgjigjur të gjithëve, vendosa të hap një blog”, thotë Fatima.

Normalisht që si fillim Korça ishte një qytet i bukur. Por duke qenë se unë bëj kontribute bamirësie, njoha dhe personin me të cilin jetoj. Nuk është problem, është shumë e drejt për ta menduar nga një këndvështrim. Në këtë kohë që jetojmë, çdo njeri e ka zgjedhur jetën e tij. Kështu që njerëzit çfarëdo të thonë, janë thjesht opinionet e tyre dhe ne i respektojmë. Paragjykime mund të ketë edhe nga njerëzit që nuk janë të njohur me fenë islame. Por disa nuk e bëjnë dot lidhjen për të qenë qytetar dhe për të jetuar në shoqëri. Nuk e njohin këtë fe dhe i duket e çuditshme kjo formë, por tek e fundit është thjesht stil.

Jetojmë në një botë që stili është shumë dimensional, unë këtu jam për të shfaqur stilin tim. Para se të hapja blogun, ne kemi zgjedhjet tona për të kombinuar veshjet, kështu nisi ideja. Para tre vitesh, kishte shumë vajza që pyesnin për çështje të ndryshme, për shaminë, make-up. Ishte e pamundur për t’i kthyer përgjigje të gjithave thash pse të mos hap blog”, tha Fatima.Top Channel

Qindra protestues të 1 Majit ruajnë distancën mes tyre në Greqi (Foto),për t’u pasur shembull

Protestuesit e 1 Majit në Greqi sollën sot rregullat e koronavirusit në lëvizjen e tyre, teksa ruanin distancën para selisë së parlamentit në Athinë.Protestat e ditës ndërkombëtare të punëtorëve që zakonisht mbledhin mijëra njerëz në 1 Maj në të gjithë Evropën, ishin anulluar ose ndaluar këtë vit prej pandemisë.Ndersa Greqia nxiti sindikatat të shtynin protestat e tyre ku qindra studentë e punëtorë u mblodhën jashtë parlamentit, duke ruajtur distancimin dhe duke mbajtur maska.

Në Greqi protestusit kishin përdorur shenja në tokë për ruajtur distancën dhe qindra njerëz u bashkuan në protestën e organizuar nga grupimi i majtë PAME.
Protestuesit valëvisnin flamurë e mbanin pankarta ku shkruhej “Nuk sakrifikojmë për shefat”.

Edhe për shëtitjen e qenit duhet leje tek E-Albania

Një lajm i mirë për të gjithë ata që kanë një qen në shtëpi. Tashmë në portalin e-albania është shtuar opsioni dalje për të shëtitur qenin, në fash oraret 06:30-07:30 dhe 18:30-19:30.Kështu, ata që kanë një qen do të kenë edhe një arsye tjetër për të dalë, përsos punës apo pazarit.

Ata që nuk e kanë një qen mund edhe ta huazojnë nga dikush tjetër, në mënyrë që të shfrytëzojnë mundësinë për të dalë.

Ndërkohë, nga dita e sotme në orën 17:30 dhe deri të hënën në orën 05:00 çdo gjë do të jetë e mbyllur, përveç ushqimoreve dhe farmacive që do të hapen rrinë hapur edhe të shtunën.Nga ana tjetër të moshuarit do të dalin të shtunën dhe të dielën nga ora 05:00 deri në 10:00, ndërsa nënat me fëmijët deri në 14 vjeç do të dalin të dyja ditët ë fundjavës nga ora 11:00 deri në 17:30.

Italia gati te rihape ne 17 maj 2 aeroporte te tjere /në 4 maj hapen Roma dhe Firence

Italia njoftoi se do të rihapë dy aeroporte gjatë javës së ardhshme. Bëhet fjalë për aeroportin Ciampino në Romë dhe aeroportin e Firences, Peretola, të cilët janë mbyllur për shkak të pandemisë së koronavirusit.Aeroportet që ishin mbyllur që më 13 mars do të hapen më datën 4 maj, kur nis në Itali edhe Faza 2 e pandemisë, në të cilën parashikohet edhe të rifillojnë nga puna mjaftë kompani prodhimi dhe biznese të tjera.

Me kërkesë të ENAC, Autoriteti Kombëtar i Aviacionit Civil, Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Paola De Micheli ka nënshkruar, së bashku me Ministrin e Shëndetësisë Roberto Speranza, dispozitën që autorizon rihapjen për publikun të dy aeroporteve, që siç thuhet në document, “për të kënaqur kërkesat në rritje” të cilat sidoqoftë do ti nënshtrohen testimit të pasagjerëve që do të hyjnë dhe dalin nga këta aeroporte

Dekreti i përbashkët shtrihet gjithashtu deri në 17 maj për të gjitha kufizimet e tjera për aeroportet e rajonit të Siçilisë dhe Sardenjës, të cilat pas kësaj date do të jenë në operativitet të plotë.

LAJM I MIRË/ ITALIA REGJISTRON NUMRIN MË TË ULËT TË VDEKJEVE QË PREJ 15 MARSIT

Lajme të mira vijnë nga Italia, ku bilanci i viktimave nga koronavirusi   ka vijuar të ulet për të tretën ditë rradhazi. Në 24 orët e fundit ka 269 viktima (dje ata ishin 285). Në këtë pikë, numri i përgjithshëm i vdekjeve në Itali ka arritur në 28.236.

Numri i rasteve aktive eshte 100.943 (dje ishin gjithsej 101.551). Numri i përgjithshëm i rasteve të personave të prekur nga Covid-19 që nga fillimi i monitorimit të epidemisë ka arritur në 207,428, rastet e rreja te infektimit jane +1965 brenda një dite (dje rritja ishte +1.872).

Në Itali janë kryer gjithsej mbi 2 milion e 53 mijë teste, ku 74 mijë prej tyre janë kryer në 24 orët e fundit, duke shënuar kështu shifrën më të lartë të testeve të kryera brenda një dite.

Shtetet me te prekura nga Covid -19 jane Sh.B.A ,Spanja,Italia,Britania,Franca,Gjermania

STUDENTË E PUNËTORË
TË ARDHMEN KANË NË DORË!

Pergjatë viteve te demokracise e pluralizmit akoma sundon regjimi i copes se bukes. Te punosh per nje cope buke, te jetosh per nje cope buke. Te ulesh koken per nje cope buke, brez pas brezi.Copa e bukes, quhet drama jone kombetare..Sa me i fuqishem te jete nje pushtetar, aq me i pafuqishem eshte qytetari. Sa me i pasur te jete nje oligark, aq me i varfer eshte qytetari.

Prandaj, le te perfytyrojme nje shoqeri ku pushteti dhe pasuria i kthehen popullit. Populli punon dhe ka pushtet, pra eshte i pazevendesueshem, ndersa pushtetari dhe oligarku jane po aq te nevojshem sa edhe mushkonjat. Nuk krijojne as gjak dhe as vullnet, por thithin prej tyre.Historia ka deshmuar se nese inteligjenca bashkohet me forcen, ndryshime te medha sociale jane tek dera 🙂

Punetoret po jetojnë mes frikes per flakjen nga puna dhe rrezikimit te jetes ne pune.Politika duhet te jete mision dhe te kete dalje ne pension.

SHKON NË 782 NUMRI I TË PREKURVE ,QARKU I KORÇES PREJ 14 DITËSH ASNJË RAST POZITIV

Ka shkuar në 782 numri i personave të prekur nga koronavirusi në vendin tonë. Janë 9 raste te reja te konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit.Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë me 5 raste dhe 4 në Krujë.

Dr. Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik dha detajet:

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 9 raste të reja, shkon në 782 numri i të prekurve,
Shkon në 488 numri i të shëruarve, 263 raste aktive

Dr. Rovena Daja
Instituti i Shëndetit Publik

Si çdo ditë, Ju informojmë për situatën e deritanishme të përhapjes së COVID19 në vendin tone.
Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 245 persona të dyshuar me COVID-19 nga veriu në jug dhe vetëm në dy bashki kemi të prekur, ku përkatësisht në Tiranë kemi 5 persona që kanë rezultuar pozitivë prekur dhe në Krujë kemi 4 të prekur.
Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 782 qytetarë. Prej tyre janë 488 të shëruar.Duke parë të dhënat, momentalisht situata epidemiologjike në vendin tonë paraqitet e qëndrueshme.

Harta e të shëruarve është zgjeruar në të gjithë vendin. Për këtë arsye, përvec zonave që kanë qenë të paprekura nga COVID 19, është zgjeruar harta e zonave të gjelbërta, edhe me ato bashki që momentalisht paraqesin risk më të ulët të transmetimit të infeksionit.
Aktualisht në vendin tonë janë 263 pacientët aktivë me COVID19 dhe pjesa më e madhe prej tyre po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë, ndërsa momentalisht në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” janë të shtruar 33 pacientë dhe vetëm 7 prej tyre janë në terapi intensive.

Ky është nje tregues që masat e marra kanë bërë të mundur që sistemi shëndetësor të mos mbingarkohet dhe të përballojë me sukses rastet të cilat kanë pasur nevojë për trajtim të specializuar në spitale.Deri tani 31 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive, është si vijon:

Bashkia Raste Aktive
Tiranë 100
Shkodër 24
Krujë 93
Durrës 0
Fier 1
Kurbin 27
Korçë 1
Elbasan 2
Kukës 8
Lezhë 1
Has 0
Kavajë 0
Lushnje 1
Vlorë 0
Pukë 0
Mirditë 2
Rrogozhinë 0
Tropojë 0
Berat 2
Mallakastër 0
Mat 1

Pavarësisht se nga e hëna do të ketë një lehtësim tjetër të masave, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë distancimin fizik dhe të mbajnë higjienën personale.
Është shumë e rëndësishme të respektohen këto masa, pasi deri në momentin që nuk kemi një vaksinë apo trajtim të përcaktuar, vigjilenca duhet të jetë maksimale.
Të moshuarit apo dhe qytetarët me sëmundje kronike duhet të vazhdojnë të komunikojnë me mjekun e familjes për recetat me rimbursim, duke evituar sa më shumë të jetë e mundur kontaktet me institucionet shëndetësore, përvec rasteve kur është e domosdoshme.
Për pyetjet që mund të keni për sëmundjet kronike apo COVID19 ju lutem telefononi në linjën e gjelbër 0800-40-40. Por nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 duhet të telefononi numrin e urgjencës 127.

Historiku i 1 majit, Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve

1 Maji njihet si Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve. Ky manifestim lindi nga lufta e punëtorëve për të kërkuar dhe siguruar të drejtat, liritë dhe kushtet e punës e të jetesës.Kjo ditë, ju referohet protestave të punëtorëve, për orar të punës 8 orë, për paga mesatare të garantuara, për pajisje mbrojtëse në vendin e punës.

Kërkesa e parë publike është paraqitur në Australi gjatë vitit 1885 me këtë përmbajtje: ”8 orë punë, 8 orë dëfrim e 8 orë gjumë”.Kremtimi i 1 Majit lidhet ngushtë me protestat e përgjithshme e të përgjakshme të dhjetëra mijëra punëtorëve të fabrikave të Çikagos në Amerikë, më 1 maj 1886.

Manifestimi masiv dhe madhështor u bë një vit më vonë, në të njëjtin qytet më 1 maj 1887.Kështu filloi rrugëtimi i kësaj dite e date të rëndësishme, i përqafuar nga miliona punëtorë, i organizuar përmes Lëvizjes sindikaliste dhe partive, që në fokus e kanë pozitën socio-ekonomike të punëtorëve.

Sindikata botërore e caktoi 1 Majin ditë në të cilën të gjithë punëtorët ushtrojnë presion për sigurimin dhe avancimin e të drejtave të tyre.Në Evropë, 1 Maji filloi manifestimin me Internacionalen e parë të Gjenevës.Nga viti 1890 në Paris, Kongresi themelues i Internacionales së dytë, vendosi që pikërisht 1 Maji të mbetet Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve.

Nga viti 1891, Kongresi i tretë i Internacionales në Bruksel, mori vendim, që: dita e 1 Majit do të kremtohet përgjithmonë dhe në të gjitha vendet, si Festa e Punëtorëve, në të cilën punëtorët do t’i identifikojnë, avancojnë dhe mbrojnë me Kushtetutë e ligje; liritë, të drejtat, kushtet e punës, rrogën mesatare të garantuar, pushimin ditor, javor, vjetor dhe pushimet tjera sipas nevojës.

Zyrtare: PSG shpallet kampion në Francë

Pas vendimit të qeverisë franceze për të mos lejuar kthimin e futbollit në vend deri në fund të muajit gusht.Ketij  vendimi iu ka paraprirë prestigjozja “L”Equipe”. Me një postim në “Tuiter”, kryeredaktori i gazetës Joel Domenighetti bën të ditur se do të merret parasysh renditja aktuale, e cila dekreton Paris SG si kampion të Ligue 1.

Pasi sezoni në Ligue 1 u mbyll zyrtarisht nga Qeveria Franceze, PSG-së tashmë eshte zyrtarisht kampion, por klubet do të humbasin 243 milion euro nga të drejtat televizive.Njoftimi ka ardhur zyrtarisht nga Ligue 1, ku është marrë vendim që titulli i kampionit për sezonin 2019-20 shkon te Paris Saint-Germain, ku janë 12 pikë para të tjerëve.

Ky është titulli i tretë radhazi në Ligue 1.

Olympique Marseille do të hyjë në Ligën e Kampionëve dhe Rennes në raundet kualifikuese.Lille dhe Reims shkojnë direkt në fazën e grupeve të Ligës së Evropës, ndërsa ndërsa Nice do të hyjë në play-off.

Klubet si Toulouse dhe Amiens, do të bien nga kategoria, ndërsa Lorient dhe Lens do të ngjiten.Për t’i bërë gjërat më të komplikuara, L’Equipe shkruan se BeIN Sports dhe Canal + po refuzojnë të paguajnë këstin përfundimtar prej 243 milionë euro për të drejtave të TV për klubet Ligue 1 sepse ndeshjet janë anuluar.