Kjo video ka ngjallur indinjatë te shumë qytetarë shqiptarë. Aty tregohen skena të turpshme të një efektivi policie me një vajzë që është afruar ne krahun e shoferit.Nuk dihet në cilin qytet është filmuar videoja as dhe raportin qe efektivi mund të ketë me vajzën, por skena të tilla të turpshme janë të patolerueshme kur je në krye të detyrës.Gjithashtu nëse kjo video është bërë gjatë ditëve të fundit, atëherë është shkelur dhe rregulli i karantinës ku vajzës së re nuk i lejohet të dalë jashtë në darkë.
Shikoni videon e gjykoni vetë sjelljen e policit të shtetit.
Videoja që po behet virale, polici skena të turpshme në krye të detyrës.
Presidenti Ilir Meta vizitoi këto ditë zonën e Kolonjës. Në një postim në Facebook kreu i shtetit ka publikuar foto nga vendet historike të Kolonjës, si dhe takimet me banorët e zonës.
“Një vizitë e paharruar në Kolonjën e mrekullueshme të Fan Nolit, Faik Konicës, Petro Nini Luarasit, Papa Kristo Negovanit, Themistokli Gërmenjit, motrave Qiriazi dhe shumë figurave të ndritura të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, në këtë trevë që spikati me patriotizmin e heroizmin e saj edhe gjatë Rezistencës Antifashiste, dhe që i ruan edhe sot traditat, trashëgiminë e pasur kulturore dhe vlerat tona më të mirat atdhetare. Kënaqësi të vizitoja Ersekën, Shelegurin, Qinamin, Barmashin, Borovën dhe Blushin, të takoja njerëz të mrekullueshëm e shumë punëtorë, si dhe të shihja nga afër bukuri përrallore natyrore që nuk gjenden në asnjë vend tjetër”,- shkruan kreu i shtetit në mesazhin e tij në Facebook.
Sot eshte zyrtarizuar vendimi qe më dt 4 maj do të zbuten masat në Itali dhe qytetarëve do u lejohet të frekuentojnë parqet në numër të vogël, e sportisteve do u lejohet të rikthehet në stërvitje.Pas shumë e shumë peripecive drita jeshile për rfillimin e Seria A u ndez sot. Ministri i Brendshëm i Italisë konfirmoi se çdo qytetar apo sportist mund të nisë aktivitetin në mënyrë personale, duke respektuar distancat e sigurisë.
Regjionet italiane :Campania, Emilia-Romagna, Lazio dhe Sardenja u kanë dhënë leje sportistëve që të fillojnë stërvitje nga dt 4 maj.Klubet e Serie A do t’i kryejnë stërvitjet individuale deri më 17 maj, ndërsa ato grupore do të fillojnë më 18 maj.
Në këto stërvitje grupore, nuk do të lejohen të marrin pjesë më shumë se dy deri në tre lojtarë, në mënyrë që mos të ketë grumbullime të mëdha dhe të mënjanohet kontakti.Italia është një ndër vendet më të prekur nga coronavirusi në Evropë, mirëpo ka arritur të rikthehet e fuqishme dhe dalëngadalë po i rikthehet normalitetit.
Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit persa i përket të prekurve me Koronavirus. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 174 viktima (dje ishin 474). Numri i përgjithshëm i viktimave në Itali ka arritur në 28.884.Numri i rasteve aktive eshte 100.179 (dje ishin 100.704). Numri i përgjithshëm i rasteve të personave të prekur nga Covid-19 që nga fillimi i monitorimit të epidemisë ka arritur në 210.717 (dje ishte 209,328),rastet e rreja te infektimit jane +1,389 për një ditë (dje +1,900 ).
Ndersa 1,389 persona jane sheruar në 24 orët e fundit (dje shifra ishte 1.900) persona të testuar negativ për tampon), për një total prej 81.654 persona të shëruar. Aktualisht janë 17242 pacientë në ambientet spitalore (dje ishin 17,357), prej të cilëve 1.501 në kujdes intensiv (dje ishin 1.539).
Në Itali janë kryer gjithsej mbi 2.153.7722 teste, ku 44.935 janë kryer në 24 orët e fundit.
Shtetet me te prekura nga Covid -19 jane :1-SHBA vazhdon të mbetet epiqendra e pandemisë me më shumë të prekur dhe viktima në botë dhe ndiqet nga Spanja, Italia, Britania.
Në fakt ngjan pak me pamjen e një udhëtimi me avion,dhe më shumë me ato që kemi parë gjithmonë nëpër urbanët e linjës.Njerëz në këmbë, disa duke u mbajtur lart dhe shumë pranë njeri-tjetrit, pothuajse ngjitur jo vetëm në ulëse por edhe në korridorin mes tyre. Kjo është panorama e njerëzve në avionin e Air Albania dy ditë më parë në fluturimin nga Frankfurti në aeroportin e Rinasit.
Në foton e siguruar nga LSA duket që të gjithë udhëtarët mbajnë maskë por janë shumë pranë njeri-tjetrit, ndonëse distanca fizike është një nga masat e trumbetuara më së shumti si nga OBSH, ashtu dhe nga autoritetet e çdo vendi edhe pas daljes nga karantina. Këta qytetarë të riatdhesuar pas kthimit do duhet të qëndrojnë për 14 ditë në karantinë.
Të 30 mjekët shqiptarë që shkuan në Breshia të Italisë u etiketuan si heronj fillimisht, por gjatë kthimit në atdhe u gjobitën me nga 500 euro dhe kjo për shkak se kishin festuar si të çmendur dhe deri orët e vona mbanin muzikën e lartë.Ky incident la një shije të hidhur dhe se edhe në Itali pati reagime të ndryshme në pro dhe kundër, pasi pati zëra se ndaj shqiptarëve nuk duhej të silleshin në atë mënyrë duke i gjobitur, pasi me aktin e tyre demonstruan një diçka të rrallë.
Në lidhje me incidentin e ndodhur në hotelin ku ishin strehuar mjekët dhe infermierët shqiptarë në Itali ka reaguar edhe Sindikata Kombëtare e Forcave të Policisë së degës së Breshias.”Kolegët kanë reaguar në respekt të rregullave të ligjshmërisë”, ka deklaruar Sekretari i Përgjithshëm i Sindikatës Provinciale të Punonjësve të Policisë së Breshias, Daniele Possemato.
“Nuk ishte hera e parë që portieri i natës në Hotel ka kërkuar ndërhyrjen e forcave të rendit, pas ankesave të klientëve të tjerë. Hoteli është një strukturë pranë spitalit civil të Breshës dhe nuk ka dyshim që sjellja e tyre ishte jo vetëm mosrespektim i legjislacionit aktual por dhe i rregullave bazë të bashkëjetesës civile”.Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Sindikatës së Forcave të Policisë së Breshias, 8-9 persona nga grupi i 30 mjekëve e infermierëve shqiptarë qëndronin në ballkonin e njërit prej dhomave të tyre me këngë e britma që me shumë gjasa vinin nga konsumi i alkoolit, duke shqetësuar klientët e tjerë të hotelit dhe kalimtarët.
Pas ndërhyrjes së forcave të rendit, sipas sindikatës së policëve të Breshias (lajmi imediave italiane) , disa individë nga grupi i mjekëve e infermierëve shqiptarë, në vend që të pranonin përgjegjësitë për sjelljen e tyre, u hodhën kundër punës së kolegëve policë. E pas gjithçka që kishte ndodhur rruga e vetme ishte zbatimi i ligjit.Në deklaratën për shtyp Sekretari i Përgjithshëm i Sindikatës Provinciale të Punonjësve të Policisë së Breshës Daniele Possemato, i referohet dhe deklaratës së bërë nga këshilltari rajonal i Partisë Lidhja në Breshia, Gianpaolo Natali, i cili pas këtij incidenti e ka quajtur të gabuar gjobitjen e mjekëve dhe infermierëve shqiptarë të cilët kishin ardhur për të ndihmuar Italinë.
“Shpresoj, thotë ai, që këshilltari në vend që të kërkojë ta çojë çështjen në Parlament të kontribuojë me veprimin e tij politik në çështje më konstruktive e jo në gjueti të padobishme shtrigash”. Incidenti me ekipin e mjekëve shqiptarë vazhdon prej disa ditësh të trajtohet në të gjitha mediat italiane.Në lidhje me rezistencën e fyerjet ndaj forcave të rendit, media italiane zbardh se disa nga mjekët shqiptarë janë shprehur me fjalët “na gjobisnin sepse jemi shqiptarë e ju jeni racistë.”
Këto janë detajet që e përditshmja Liberozbardh detaje të reja të kësaj ngjarje e të qëndrimit të ekipit shqiptarë në Brescia. Sipas kësaj të përditshme, dy prej grupit të mjekëve shqiptarë janë sëmurur menjëherë sapo kanë mbërritur në Breshia duke qëndruar mbyllur në dhomën e hotelit e dy të tjerë kanë pasur një sjellje të paqëndrueshme gjatë misionit të tyre.
Gjendja në vendin tonë është e rënduar nga Codid-19.E teksa thirrjet për të qëndruar në shtëpi vazhdojnë, shumë shqiptarë kanë pak kursime mënjanë për të kaluar këtë periudhë të vështirë. E disa ndoshta edhe nuk kanë fare.Mëngjesin e sotëm, një qytetar nga Korça është revoltuar me Qeverine dhe Bashkine e Korçës.Qytetari ka cituar Faik Konicën, dhe ka krahasuar kryebashkiakun Sotiraq Filo me ish-diktatorin Enver Hoxha.Ai ka treguar se është pensionist dhe këtë kohë nuk e ka marrë pensionin akoma ndërkohë që askush nuk është kujtuar për të.
Në emisionin ‘’Zgjohu’’, në Fax ai ka thënë:
Unë dy llafe kisha për të thënë, ky vend sot e mot nuk u bë, se mirë tha ai Faik Konica, Shqipëri të kam dh*erë mos të pafsha asnjëherë.Unë jam pensionist, vetëm jetoj. Pensionin s’e kam marrë akoma. Ku i takon dot ato, e takoje dot Enver Hoxhën, që të takosh Raqi Filon?! Nuk ka më kuptim, qeveria të punojë me ndërgjegjësimin e njerëzve.
Ka shkuar në 795 numri i personave të prekur nga koronavirusi në vendin tonë. Janë 6 raste te reja te konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit.Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet me 6 raste pozitive, ku 5 i përkasin Krujës, Kurbinit dhe 1 rast pozitiv në Tiranë.Në vendin tonë janë 233 pacientë aktive dhe pjesa më e madhe po ndiqet nga mjeku i familjes.Juglindja e vendit tashme ka vetem 1 person pozitiv Covid-19 të vetëizoluar në shtëpi.Numri i testeve ne total ne Qarkun e Korçes eshte 239.Duke filluar nga nesër datë 4 Maj do të shtohen “zonat e gjelbërta”.Në të gjithë vendin do të lejohet shërbimi taksi për udhëtimet ndërqytetase me deri dy pasagjerë, anëtarë të një familjeje.
Dr. Gentiana Qirjako nga Instituti i Shëndetit Publik dha detajet:
Ju informojmë për situatën epidemiologjike të përhapjes së COVID19 në vend dhe për lehtësimin e masave nga dita e hënë.Nga 197 testimet e kryera gjatë 24 orëve të fundit për persona të dyshuar me COVID-19, janë vetëm 6 raste pozitive, që i përkasin Krujës dhe Kurbinit dhe vetëm 1 rast pozitiv në Tiranë.Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 795 qytetarë, por në këto momente pothuajse 67 % e tyre rezultojnë të shëruar.
Gjatë 24 orëve të fundit një tjetër zonë e Shqipërisë rezulton me risk të ulët për transmetim të infeksionit, që është Fieri dhe numri total i të shëruarve shkon në 531.Sa i përket personave që aktualisht janë aktivë me COVID19, Kruja është në vend të parë me 91 raste, e ndjekur nga Tirana, Kurbini, Shkodra dhe në total janë 233 persona aktivë me COVID19.
Pjesa më e madhe e rasteve aktive po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë, ndërsa momentalisht në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” janë të shtruar 33 pacientë dhe vetëm 7 prej tyre janë në terapi intensive.Ky është një tregues i rëndësishëm që evidenton faktin që masat e marra kanë bërë të mundur që sistemi shëndetësor të mos mbingarkohet dhe të përballojë me sukses rastet të cilat kanë pasur nevojë për trajtim të specializuar në spitale.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive, është si vijon: Krujë 91 Tiranë 90 Kurbin 20 Shkodër 17 Kukës 5 Elbasan 2 Mirditë 2 Berat 2 Korçë 1 Lezhë 1 Lushnje 1 Mat 1
Sot janë në fuqi masat lehtësuese si lëvizja për të moshuarit deri në orën 10:00, për prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç deri në orën 17:30, ndërsa të gjitha bizneset gjatë ditës së sotme do të jenë të mbyllura. Duke filluar nga nesër datë 4 Maj do të shtohen “zonat e gjelbërta” edhe në bashkitë ku ka risk të ulët të transmetimit të infeksionit.
Në të gjithë vendin do të lejohet shërbimi taksi për udhëtimet ndërqytetase me deri dy pasagjerë, anëtarë të një familjeje. Të riatdhesuarit që janë me banim në zonat e kuqe do të vetëkarantinohen në banesë.Pavarësisht se nga e hëna do të ketë një lehtësim tjetër të masave, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë distancimin fizik dhe të mbajnë higjienën personale, ndërkohë që bizneset e hapura të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka shtuar një shërbim të ri në linjën e gjelbër 0800-40-40, duke ofruar këshillim psikologjik për qytetarët që kanë ankth apo shqetësime të tjera si pasojë e COVID19. Në numrin e gjelbër mund mund të telefononi për pyetje për sëmundjet kronike apo informacion mbi COVID19.Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 duhet të telefononi numrin e urgjencës 127.