Ne kohen qe Pandemia e covid -19 ka perfshire botën, shumë biznese u detyruan të mbyllen, dhe ndër bizneset që u demtuan më shume ishin restorantet dhe baret.Me parë në Gjermani shumë pronarë të restoranteve dhe lokaleve protestuan në qendër të Munihut, sepse ishin të pakënaqur me bllokimin që u ishte bërë këtyre bizneseve.
Me dhjetëra karrike restorantesh kane formuar një zemër e kuqe në mes të sheshit Neumarkt, në qendrën historike të Dresdës, Gjermani. Ndërsa qindra karrike të tjera formonin dekorin e protestës origjinale të pronarëve të bareve dhe restoranteve.
Por tashmë restorantet në veri te vendit, pikërisht në Mecklenburg-Vorpommern janë përsëri të hapura për biznes pas një muaj e gjysmë mbylljeje për shkak të COVID-19.Pavarësisht motit të mirë, tarracat nuk janë ende të mbushura, por klientët e parë tashmë po shijojnë ushqimin e tyre të parë larg shtëpisë në disa javë.
Ky është qyteti i parë gjerman që lejon që restorantet të rihapen.
Një protestë demokratike do të niste në orën 12:00 në sheshin “Skënderbej” ditën e sotme, por policia, pa filluar ende mirë, i ka shoqëruar aktivistët në komisariat duke ushtruar edhe dhunë ndaj tyre.Lidhur me këtë situatë aspak të hijshme në një vend demokratik ka shkruar edhe Zëri Amerikës.
Shkrimi i plotë i zërit të Amerikës:
Në Tiranë, policia arrestoi sot një grup veprimtarësh të shoqërisë civile në sheshin Skënderbej, teksa po mblidheshin në një tubim përkujtimor për Ditën e Europës, por rregullat e pandemisë nuk lejojnë tubimet.Policia ndërhyri sapo disa nga organizatorët nisën të shpërdanin disa postera kushtuar 9 Majit, Ditën e fitores së koalicionit perëndimor ndaj fashizmit në fund të Luftës së Dutë Botërore.
Parrulla të tjera ishin edhe “Hapni Shqipërinë”, dhe “Jo Diktaturës”.
Duke u përpjekur të respektonin rregullat e distancimit social në këtë kohë epidemie, veprimtarët u mblodhën sot më 9 Maj, Ditën e Europës, me besimin se mund të bënin një tubim përkujtimor të ngjashëm, me ato që u bënë më 5 maj, Ditën e Dëshmorëve.Të dyja datat e përafërta dhe me mesazhe të përfaërtai referohen Luftës së Dytë Botërore dhe rezistencës ndaj nazifashizmit.Në sheshin Skënderbej u mblodhën dhjetëra burra e gra për të marrë pjesë në këtë përkujtimore, por policia ndërhyri shpejt dhe me një numër të madh forcash, duke arrestuar të paktën 14 veprimtarë dhe duke shpërndarë të tjerët.
Sipas rregullave në kohë epidemie janë të ndaluara tubimet dhe distancimi social është kërkesa fillestare e ekspertëve të mjekësisë.Opozita dënoi menjëherë dhunën ndaj veprimtarëve. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, këto arrestime të dhunshme janë sjellje prej regjimi. “Protesta e qytetarëve është një liri e patjetërsueshme. Fatkeqësia natyrore nuk mund të kufizojë të drejtën për të protestuar” – tha zoti Basha.
Pak metra më tej nga sheshi Skënderbej, artistët po vazhdojnë të mbrojnë ndërtesën historike të Teatrit Kombëtar nga planet për ta shembur atë dhe për të ndërtuar po aty një teatër të ri.Qeveria e kaloi dje truallin e Teatrit Kombëtar nga pronësi e ministrisë së Kulturës në pronësi e bashkisë së Tiranës.Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, që po kujdeset 24 orë prej 9 muajsh për ndërtesën historike, deklaroi se këto manovra të përsëritura bëhen për të grabitur një truall ndërtimi në mes të kryeqytetit.
Organizata Europa Nostra sapo e ka futur Teatrin Kombëtar të Shqipërisë midis 7 monumenteve historike më shumë të rrezikuara në Europë dhe ka shprehur gadishmërinë, së bashku me qendra të tjera europiane, të mbështesin dhe financojnë restaurimin e kompleksit teatror.Por qeveria edhe bashkia janë po aq të vendosura për të ndërtuar një teatër të ri mbi truallin e atij ekzistues.
Opozita po mbështet përpjekjet për të shpëtuar kompleksin historik të Teatrit Kombëtar.Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se për të grabitur Teatrin Kombëtar qeveria botoi vendimin brenda ditës në Fletoren Zyrtare.”Me Bashkinë e Tiranës si lavatriçe e parave të drogës në ndërtim, kriza po thellohet më tej. Ky është një regjim në grahmat e fundit, që nuk e meriton emrin qeveri.”Jemi të vendosur për të mbrojtur Teatrin. Bashkë me artistët dhe qytetarët do ta çojmë këtë betejë deri në fund” – tha zoti Basha.
Presidenti Meta publikoi sot një deklaratë të gjatë me detaje, duke theksuar se kompleksi i Teatrit Kombëtar mishëron vlerat e identitetit dhe trashëgimisë sonë kombëtare, vlera këto që gëzojnë mbrojtje të veçantë dhe të drejtëpërdrejtë nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.Ndaj Presidenti Meta theksoi se për këtë çështje Këshilli i Ministrave dhe Bashkia e Tiranës, duhet të mos ndërmarrin asnjë veprim të mëtejshëm që cenon Teatrin Kombëtar.
“Ky vendim i Këshillit të Ministrave dhe vullneti i shprehur i Bashkisë Tiranë nuk është në përputhje me funksionimin e shtetit të së drejtës dhe sundimit të ligjit, si dhe nuk përkon me vlerat e Bashkimit Europian, institucionet kulturore të të cilit kanë shprehur vullnetin për mbrojtjen e këtij objekti dhe restaurimin e tij” – deklaroi ai.Presidenti Meta kujtoi se në muajin korrik 2019 ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë, e cila do të duhet ta shqyrtojë në themel këtë çështje.
“Në këtë proces gjyqësor që duhet të shqyrtohet, është palë si Këshilli i Ministrave, Bashkia Tiranë dhe Ministria e Kulturës, ndaj marrja e një vendimi të tillë në këtë kohë rëndon pozitën antikushtetuese të veprimtarisë shtetërore ndaj këtij objekti me rëndësi kombëtare” – deklaroi ai.Presidenti Meta u kujton të gjithë organeve shtetërore, përfshi këtu dhe Këshillin e Ministrave dhe Bashkisë Tiranë, se njëra prej çështjeve kryesore që pritet të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese nuk ka të bëjë vetëm me faktin nëse ligji special nr. 37/2018 është antikushtetues, por më kryesorja lidhet me detyrimin ligjor që çdo veprim apo vendim shtetëror, që synon apo ndërmerret për prishjen e Teatrit Kombëtar, cenon drejtpëdrejt parimet themelore kushtetuese të identitetit kombëtar dhe trashëgimisë kombëtare mbi të cilat qytetarët e Republikës së Shqipërisë kanë vendosur të ngrenë dhe zhvillojnë shtetin e tyre, parime këto të parashikuara nga nenet neni 3, të Kushtetutës.
“Një tjetër çështje që do shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuse ka të bëjë me edhe faktin se veprimtaria administrative shtetërore e pushtetit qendror apo lokal, që synon apo ndërmerr veprime për prishjen e Teatrit Kombëtar, bie ndesh me të drejtën ndërkombëtare të detyrueshme për zbatim, të mishëruar edhe në Konventën Europiane të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale dhe Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit” – tha zoti Meta.Presidenti i Republikës u bëri thirrje autoriteteve shtetërore, se çdo veprim apo vendim për të cenuar godinat e Teatrit Kombëtar është jashtë çdo logjike të funksionimit të shtetit të së drejtës dhe sundimit të ligjit në Shqipëri dhe do të dhunonte në mënyrë kriminale rendin kushtetues, në kundërshtim të plotë edhe me interesin publik dhe kombëtar.
Zhvillimet e fundit acarruan më tej marrëdhëniet mes pozitës dhe opozitës. Qeveria i vlerëson këto si projekte për zhvillimin e kryeqytetit, ndërsa opozita si akte të hapura korruptive. Zoti Basha tha se opozita është e bashkuar dhe fundi i qeverisë Rama është i pashmangshëm.“Shqiptarët do të kenë zgjedhje të lira e të ndershme ose do të bëjnë atë që bën çdo shoqëri europiane kur i mohon të drejtat themelore”
Buletini i fundit i lëshuar nga Mbrojtja Civile tregon një ulje të ndjeshme të numrit të të infektuarve me Coronavirus. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 194 viktima të reja (dje ishin 243, një ditë më parë 274,). Numri i përgjithshëm i viktimave në Itali deri tani është 30.395.Numri i rasteve aktive eshte 84.842 (dje ishin gjithsej 87.961).
Numri i përgjithshëm i rasteve të personave të prekur nga Covid-19 që nga fillimi i monitorimit të shpërthimit kanë arritur në 218,268 (dje ishte 217,185), rastet e rreja te infektimit jane +1,083 (dje ishin 1327).
Ndersa 2757 persona jane sheruar në 24 orët e fundit (dje ishin 2,747), për gjithsej 103.031. Aktualisht janë 13.834 pacientë në ambientet spitalore (dje ishin 14.636), prej të cilëve 1.034 në kujdes intensiv (dje ishin 1,168).
Shtetet me te prekura nga Covid -19 jane :1-SHBA vazhdon të mbetet epiqendra e pandemisë me më shumë të prekur dhe viktima në botë dhe ndiqet nga Spanja, Italia, Britania.
Ka përfunduar me sukses misioni i 60 infermirëve në Itali dhe janë rikthyer në atdhe shëndosh e mirë.Italia është një nga vendet që u prek më shumë në të gjithë botën, ndaj vendi ynë e pa të arsyeshme të dërgonte mjekë e infermierë në spitalet ku situata ishte më e rēnduar.
Si fillim drejt Italisë shkuan 30 personel shëndetësor, (10 mjekë e 20 ifermierë), e më pas 60 infermierë të cilët sot kanë mbërritur në aeroportin Nënë Tereza.
Ka shkuar në 856 numri i personave të prekur nga koronavirusi në vendin tonë.Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet me 6 raste pozitive.Të shpërndara 3 në Tiranë dhe 3 në Krujë.Në vendin tonë janë 198 pacientë aktive dhe pjesa më e madhe po ndiqet nga mjeku i familjes.Juglindja e vendit vazhdon të ketë 1 person pozitiv Covid-19 të vetëizoluar në shtëpi.Numri i testeve ne total ne Qarkun e Korçes eshte 246(dje ishin 245)
Dr. Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik dha detajet:
COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: Në 24 orët e fundit 6 raste të reja, 7 të shëruarPërqindja e pozitivitet ditor 2.67 % e totalit të testimeve. 198 raste aktive, më pak se 15% e tyre po trajtohen në spitale
Marjeta Dervishi Instituti i Shëndetit Publik
Ju bëjmë me dije të dhënat e 24 orëve të fundit të situatës së COVID 19 në Shqipëri. Situata epidemiologjike në vend paraqitet e qëndrueshme mbeshtetur në identifikimin e rasteve të deritanishme dhe gjurmimin epidemiologjik në mënyrë aktive. Në 24 orët të fundit janë testuar 224 qytetarë të dyshuar si të prekur me Covid-19. Sot është përqindja më e ulët e pozitivitetit ndaj totalit të testimeve, me vetëm 2.67 %. Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 6 qytetarë, përkatësisht nga 3 raste në Tiranë dhe Krujë, ndërsa të shëruar janë 7 qytetarë.
Gjatë ditëve të fundit kemi një përmirësim të situatës edhe në spitale. Aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi”, janë të shtruar 29 pacientë dhe vetëm 4 prej tyre janë në terapi intensive, dhe prej më shumë se 10 ditësh nuk kemi asnjë humbje jete. Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 856 qytetarë. Prej tyre 627 qytetarë, pra mbi 70% tashmë janë shëruar. Në të gjithë vendin aktualisht janë 198 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër, Fier, Kamëz.
Me pak se 15% e te prekurve aktivë po marrin trajtim në spitalet Covid, pjesa tjetër ndiqet nga mjeku i familjes. Siç jeni në dijeni edhe kjo fundjavë si fundjava e shkuar do të ketë të njëjtat rregulla. Do të lejohen të moshuarit sipas orarit të përcaktuar, si dhe familjet dhe fëmijët deri në 14 vjec. Gjatë ditës së shtunë do të ushtrojnë aktivitetin marketet dhe farmacitë deri në orën 17:30 ndërsa të dielën do të jetë të mbyllura.
Ndërsa nga dita e hënë do të ketë një tjetër lehtësim masash. Për këtë arsye Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i fton qytetarët të respektojnë rregullat, të ruajnë distancimin fizik dhe higjienën personale; bizneset të zbatojnë me shumë rigorozitet protokollet e sigurisë për të ruajtur shëndetin e qytetarëve. Qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm të mos neglizhojnë shenjat e sëmundjes Covid-19, ndaj ju lutemi telefoni në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19, për këshillim psikologjik në rast të shfaqjes së shenjave të ankthit apo shqetësime të tjera, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.
COVID-19 – Statistika (9 Maj 2020) Teste të kryera 10268 Raste pozitive 856 Raste të shëruara 627 Raste Aktive 198 Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon: Tiranë 95 Krujë 63 Shkodër 17 Kamëz 9 Fier 4
Dje (e premte), Bashkimi Europian rekomandoi zgjatjen e mbylljes së kufijve me 30 ditë të tjera, të paktën deri më 15 qershor 2020.”Situata vazhdon të mbetet delikate si në Europë ashtu dhe në botë.”- u shpreh Komisioni Europian, duke shtuar se zgjatja e mbylljes së kufijve është e nevojshme për të reduktuar riskun e rrezikut të përhapjes së Covid-19 në Europë.
Për herë të parë, ndalimi i qarkullimit u vendos në mes të marsit duke u zgjatur një herë, deri në mes të muajit maj. Nga vendimi i ri, -mbyllja e kufijve deri më 15 qershor- përjashtohen disa kategori, të cilët mund të udhëtojnë edhe gjatë kësaj kohe.
Të përjashtuar nga ky rregull janë : qytetarët e BE dhe të huajt që kanë leje të përhershme qëndrimi në shtetet anëtare.Personeli mjekësor dhe ekspertët e tjerë të nevojshëm për të luftuar pandeminë, të punësuarit në ndërmarrjet e transportit dhe punëtorët sezonalë.
Në një moment të dytë, kur situata të jetë më e sigurtë, Komisionerja e Brendshme e BE, Ylva Johansson bëri me dije për një hapje me dy faza: fillimisht heqja e kontrolleve në kufijtë e brendshëm dhe pastaj kufizimet në të kufijtë e jashtëm.Kufizimin e lirisë së qarkullimit e kanë vendosur të gjitha vendet e BE-së, me përjashtim të Irlandës, si dhe vendet e asociuara me Shengenin: Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Zvicra.