Dashamir Shehi”Kur s’ka shtet, s’do ketë as drejtësi”

Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar dhe ish-deputeti, Dashamir Shehi, bëri thirrje që opozita t’i përshkallëzojë protestat, pasi këtu ka rënë shteti.Në një prononcim për “Fax News” nga protesta, Shehi theksoi se Edi Rama ka uzurpuar të gjitha institucionet.

Dashamir Shehi:

Këtu ka rënë shteti dhe ne duhet të shkojmë të mbrojmë shtetion shiqptar unë gjykoj se duhet të shkojmë në një fazë tjetër rezistence. Për sa kohë që nuk ka shtet nuk do të ketë as drejtësi. Gjithë këshilli bashkiak janë funksionarë të shtetit. Të gjitha isntitucionet janë mbledhur në dorë të Edi Ramës. Nëse nuk shembim këtë monument të së keqes, do të lodhemi kot duke mbrojtur monumente të së mirës. Rama ka bërë gabime më të mëdhaja. Kjo mund të konsiderohet si një pikë për t’u mbushur gota.

Dhe ai e ka mbushur. Pothuajse të gjitha kanë reaguar në një farë mënyrë. Deri dje këtë hajdut e kanë përkedhelur, por ky udhëheq drogën. Këtë rradhë e kanë kuptuar se ky djali përveçse është i keq është edhe budalla. Ky personazh nuk mund të mbrohet. Ne për sa kohë që nuk fitojmë një ndërgjegjie tonën, ditët që ta fitojmë, ndërkombëtarët do të kuptojmë se nuk kemi të bëjmë me delet. Në shumë vite janë bërë shumë kauza, për të mbrojtur shtëpinë e përbashkët. Aleati i madh shpresdhënës i opozitës shqiptare është qytetari i ndershëm. Opozita ka nevojë për një komunikim me qytetarët, me njerëzit që duan të drejtën, duan ligjin. Nëse do ta konsiderojmë opozitën si një shumatore partish është një moment shumë i gabuar.

Tubimi për Teatrin/ “Ligji nuk të mbron me ,makineria e propagandës të krijojë një të vërtetë alternative

Gazetari Koloreto Cukali gjatë fjalës së mbajtur përpara protestuesve në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, e konsideroi si “21 Janarin” e Edi Ramës vendimin për shembjen e Teatrit Kombëtar.Sipas tij, diktatura vijnë kur popujt janë të fjetur ose indiferentë, ndërsa shtoi se përveç protestës, është vënë në punë makineria e propagandës me profile false në rrjetet sociale për të krijuar një të vërtetë tjetër për teatrin.

Cukali: Unë besoj se shumë prej jush kanë ardhur sot këtu, kanë ardhur edhe me një pyetje; çfarë duhet të bëjmë?! Çfarë të bëjmë kur të vrasin natën dhe stë lënë të qash ditën?! Çfarë të bëjmë kur demokracia bie?! Kur ligji nuk të mbron më?! Çfarë të bëjmë?! Diktaturat nuk vendosen brenda ditës. Diktaturat moderne vendosen pak nga pak çdo ditë, vijnë në pushtet me votë. Edhe Hitleri ka ardhur në pushtet me votë dhe pasi vijnë në pushtet me votë nuk largohen nga pushteti me votë. Ata kërkojnë armiq. E kanë gjetur tek mediat dhe gazetarët. Çfarë të bëjmë? Shumë njerëz ndihen të pafuqishëm. Ata qeverisin me gangsterë.

Përveç kësaj proteste po ndodhte diçka tjetër shumë e turpshme. Makineria e propagandës. Duan të krijojnë një të vërtetë alternative. Kanë ndezur makineritë e propagandës, kanë hapur dhjetëra profile false në Facebook apo Twitter përpiqen të krijojnë një të vërtetë tjetër. Unë mendoj se jemi në atë moment pak para instalimit të plotë të një diktature. Është ai moment kur njerëzit e lejojnë të vendoset diktatura. Diktaturat vendosen me popujt e fjetur dhe popujt indiferentë. Hapin e parë e kemi bërë, për të treguar se nuk jemi popull indiferent, delesh apo derrash. Ne nuk mund ta pranojmë një trashigimi evropiane të shkojë kështu. Argumentet kanë rënë.

Po flasim për një moment shumë të rëndë ku shteti ka rënë. Çfarë të bëjmë?

Ajo që unë do bëja që ju të bëni është ta mbani gjallë atë që ndodh këtu. Unë do të doja ta mbani gjallë të vërtetën dhe ky është një moment i rëndësishëm. Nuk mund ta lëmë që ajo javë filloi me mbyllje televizionesh dhe shembjen e Teatrit. Ata gazetarë na kanë informuar. Shqipëria po zgjohet dhe ky është 21 Janari i Edi Ramës. Ata njerëz mund të kishin vdekur brenda. U vranë dy ndërtesa. Të vrasësh trashigiminë kulturore evropiane është po aq e rëndë sa të vrasësh njerëz në Bulevard.

Sipas tij, diktatura vijnë kur popujt janë të fjetur ose indiferentë, ndërsa shtoi se përveç protestës, është vënë në punë makineria e propagandës me profile false në rrjetet sociale për të krijuar një të vërtetë tjetër për teatrin.

Po flasim për një moment shumë të rëndë ku shteti ka rënë. Çfarë të bëjmë?

Ajo që unë do bëja që ju të bëni është ta mbani gjallë atë që ndodh këtu. Unë do të doja ta mbani gjallë të vërtetën dhe ky është një moment i rëndësishëm. Nuk mund ta lëmë që ajo javë filloi me mbyllje televizionesh dhe shembjen e Teatrit. Ata gazetarë na kanë informuar. Shqipëria po zgjohet dhe ky është 21 Janari i Edi Ramës. Ata njerëz mund të kishin vdekur brenda. U vranë dy ndërtesa. Të vrasësh trashigiminë kulturore evropiane është po aq e rëndë sa të vrasësh njerëz në Bulevard.

ITALIA VAZHDON BETEJËN ME COVID-19, NË 24 ORË 161 VIKTIMA, 227.364 TË INFEKTUAR NË TOTAL

Të dhënat e buletinit të lëshuar nga Mbrojtja Civile shohin sot një rënie të infeksioneve të reja dhe një stabilitet dhe progresion ne ulje te nr te viktimave ku janë 161 viktima në 24 orët e fundit.Shifër që dje ishte pothuajse e njëjtë, 162, ndërsa dy ditë më parë ishin 99, 145 tre ditë më parë).Numri i përgjithshëm i viktimave në Itali ka arrirur në 32.330 persona që nga fillimi i monitorimit të epidemisë Covid-19.Numri i përgjithshëm i personave aktualisht pozitive ndaj virusit është 62,752 (dje ata ishin 65,129).

Rastet e përgjithshme të personave të prekur nga Covid-19 ka arritur në 227.364 që nga fillimi i monitorimit të pandemisë. Rastet e reja janë + 665 (dje shifra ishte +813, dy ditë më parë e +451.

Numri i personave të rikuperuar në 24 orët e fundit është në rënie: 2.881 pacientë krahasuar me 2.075 dje dhe 2.150 dy ditë më parë.Totali i italianëve të monitoruar të cilët janë shëruar nga Covid-19 tani janë 132,282 persona. Numri i pacientëve në spital bie nën: 9,624 persona (dje ishin 9.991). Nga këta, 676 janë në kujdes intensiv (dje ishin 716, shifra ra në një mijë pacientë për herë të parë një javë më parë).

Italia është vendi i tretë më i goditur nga koronavirusi nga numri i viktimave, pas SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa sa i përket rasteve të konfirmuara, shteti fqinj është vendi i gjashtë në botë më i goditur nga Covid-19.

Shtetet me te prekura nga Covid -19 jane :1-SHBA vazhdon të mbetet epiqendra e pandemisë me më shumë të prekur dhe viktima në botë dhe ndiqet nga Rusia,Spanja,Brazili,Britania,Italia

Shembja e Teatrit/ Reagon Unioni Botëror i Partive të Djathta

Shembja e Teatrit Kombëtar, mëngjesin e së dielës së 17 majit dhe dhunimi i qytetarëve nga ana e policisë ka sjellë reagimin e Unionit Botëror të Partive të Djathta (IDU).

Reagimi i IDU-se:

Unioni Ndërkombëtar Demokrat shpreh shqetësimin e thellë mbi zhvillimet e fundit në Shqipëri dhe dënon shembjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë si një akt antidemokratik dhe arbitrar të autoriteteve qeverisëse.Veprimet e mëngjesit të së dielës, në mes të pandemisë Covid -19, janë një tjetër shembull i brutalitetit të Qeverisë Rama, që bie ndesh me sundimin e ligjit dhe nëpërkëmb mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

Kjo nuk është hera e parë që aktet e Qeverisë Socialiste të Shqipërisë kryhen për përfitimin e një grushti njerëzish dhe në dëm të shoqërisë civile. Sëbashku me Partinë Popullore Europiane dhe Partine Europiane Konservatore dhe Reformiste, IDU dënon këtë dhunim flagrant të të drejtave të qytetarëve në Tiranë. IDU ju kërkon me forcë organeve të rendit në Shqipëri të ndalin dhunën dhe arrestimet arbitrare.Shembja e Teatrit Kombëtar në Tiranë është një shembull tjetër i rrënimit të vazhdueshëm të demokracisë nga Kryeministri Rama. IDU i kërkon të gjithë anëtarëve të saj të mbështesin protestat kundër këtyre akteve dhe të mbështesin rivendosjen e lirisë dhe demokracisë në Shqipëri.

* IDU është organizata më e madhe botërore e partive të qendrës së djathtë dhe të qendrës, e cila kryesohet nga kryeministri kanadez, Stephen Harper. Anëtarë të IDU janë edhe dy blloqet më të mëdha politike të Europës, Partia Popullore Europiane EPP dhe Partia Europiane Konservatore dhe Reformiste ECRP.

33 epidemiologë në grevë: ‘S’morëm as pagë lufte dhe as pagë për punën jashtë orarit’

Rreth 33 punonjës të Qëndrës Shëndetësore Epidemiologjike kanë nisur grevën, pas pretendimit se nuk kanë marrë ende pagat e luftës dhe nuk janë paguar për punën e bërë jashtë orarit. Prej më shumë se dy muajsh në vijën e parë kundër luftës me Covid-19, epidemiologë dhe punonjës të tjerë kanë rrezikuar më shumë se gjithë të tjerët shëndetin duke u kujdesur për pacientët e sëmurë me koronavirus.

Zija Alhysa, kreu i Sindikatës së shëndetësisë dhe punonjës, sipas Balkan Web-it pretendon se që prej 26 nëntorit, ky grup nuk ka marrë ende pagat për punën e kryer jashtë orarit.

“Ditën e sotme jemi ngritur në grevë. Jemi 33 punonjës të Qendrës Shëndetësore Epidemiologjike pasi ne nuk kemi përfituar asnjë pagë siç parashikohej për mjekët dhe infermierët që janë në vijën e parë të luftës me Covid-19. Nuk ka mjaftuar kjo, por ditën e sotme sapo është marrë vesh për grevën tonë, ka vijuar Alhysa është ushtruar presion në këtë qendër që të mos dilnin në grevë. Punonjësit janë izoluar në qendër dhe nuk dalin për të punuar, por as për mediat për shkak të kërcënimeve me vendin e punës. Ndërkohë ende nuk na janë paguar orët shtesë që kemi punuar në 6 muajt e fundit”,- tha ai.

Greqia hap kufijtë për turistët dhe punonjësit sezonal, konfirmohet data

Qeveria Mitsotakis ka vendosur të hapë kufijtë e Greqisë për turistët nga Bashkimi Evropian, zona Shengen dhe Izraeli.MEGA shkruan se hapja e kufijve do të bëhet më 15 qershor, kjo për shkak të dhënave të fundit të mira epidemiologjike.Njoftimet përkatëse priten të mërkurën ose të enjten, së bashku me planin e qeverisë për të mbështetur industrinë turistike.Sipas të njëjtave burime, autoritetet shëndetësore të vendit kanë miratuar tashmë planin e qeverisë për të lejuar turistët dhe vetëm data mbetet për t’u caktuar .Kjo do të varet nga të dhënat epidemiologjike të vendit, të cilat janë shumë inkurajuese për momentin.

Hapja e kufijve gjithashtu mund të sjellë që hotelet sezonale të fillojnë biznesin nga 15 qershori –Vendimet përkatëse do të merren nga Kryeministri Kyriakos Mitsotakis.Fluturimet ndërkombëtare nga disa vende do të jenë gati për të filluar javën e fundit të majit.

Sipas vendimit të qeverisë, udhëtarët që vijnë nuk do të karantinohen ose nuk do t’u kërkohet të bëjnë një test për koronavirusin.Greqia kishte kërkuar këto teste përpara se Komisioni Evropian të hartonte një seri propozimesh javën e kaluar në lidhje me lëvizjen e lirë në bllok. Sidoqoftë, kërkesa nuk u pranua nga BE dhe as nga Qendra Evropiane e Parandalimit të Sëmundjeve dhe Agjensia Evropiane e Sigurisë së Aviacionit, e cila vendosi që testet nuk duhet të jenë një parakusht për udhëtim duke pasur parasysh të dhënat ekzistuese shkencore.

Vendet individuale do të kenë të drejtë të kërkojnë kushte shtesë, por BE ka kërkuar që të respektohet parimi i mosdiskriminimit.Sa i përket udhëtimit ajror, ai do t’i nënshtrohet protokolleve specifike që përfshijnë respektimin e distancës fizike në aeroporte. Për më tepër, maskat do të jenë të detyrueshme në aeroporte dhe në aeroplanë, ndërsa do të kërkohet plotësimi i një pyetësori të veçantë shëndetësor para udhëtimit.

Sa i përket paketës për sektorin e turizmit, Mitsotakis gjithashtu do të shpallë një seri masash mbështetëse për transportin, hotelet dhe të gjithë sektorët e përfshirë në sektorët e mikpritjes dhe udhëtimit.Sipas burimeve, këto masa do të përfshijnë një ulje të TVSH-së në paketat turistike, transportin dhe zonat e tjera të prekura të industrisë turistike, si dhe subvencionimin e punës.

COVID-19/ 15 RASTE TË REJA, SHKON NË 964 NUMRI I TË PREKURVE NË VEND

Ka shkuar në 964 numri i personave të prekur nga koronavirusi në vendin tonë.Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet me 15 raste pozitive.Të shpërndara: 13 raste në Durrës, 1 në Tiranë dhe 1 në Shkodër.Në vendin tonë janë 175 pacientë aktive dhe pjesa më e madhe po ndiqet nga mjeku i familjes.Juglindja e vendit vazhdon të ketë 1 person pozitiv Covid-19 të vetëizoluar në shtëpi.Numri i testeve ne total ne Qarkun e Korçes eshte 260.

Dr. Flutura Beqo nga Instituti i Shëndetit Publik dha detajet:

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 15 raste të reja, shkon në 964 numri i të prekurveNga fillimi i epidemisë, 79% e të prekurve tashmë janë të shëruar

Dr. Flutura Beqo
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.Ju bëjmë me dije të dhënat e 24 orëve të fundit të situatës së COVID 19 në Shqipëri.
Situata epidemiologjike paraqitet e qëndrueshme, mbështetur në identifikimin e rasteve të reja, hetimin aktiv të tyre dhe numrin e pacientëve që po trajtohen në spital.
Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 186 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar pozitivë 15 raste.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 13 raste në Durrës, 1 në Tiranë dhe 1 në Shkodër, kontakte të rasteve të mëparshme pozitive. Të shëruar janë 16 qytetarë.
Gjendja në spitalin infektiv paraqitet e qëndrueshme prej ditësh me 15 pacientë të shtruar dhe vetëm 3 prej tyre janë në terapi intensive.Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 964 qytetarë. Prej tyre, rreth 79% janë të shëruar.
Në vendin tonë aktualisht janë 175 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër.

Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 13, mijë testime molekulare dhe serologjike. Deri tani janë mbi 1 mijë testime serologjike në personel shëndetësor, me një pozitivitet të përgjithshëm rreth 8%.Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar masat e vendosura. Nëse keni shenja klinike të Covid19 telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

COVID-19 – Statistika (20 Maj 2020)
Testime totale 13621
Testime molekulare 12555
Testime serologjike 1066
Raste pozitive 964
Raste të shëruara 758
Raste Aktive 175
Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 57
Durrës 44
Krujë 33
Shkodër 15
Kamëz 10
Berat 10
Fier 3
Elbasan 1
Mirditë 1
Korçë 1

Budina: Revoltohuni, zëri i shqiptarëve duhet të ndjehet, vetëm kjo mund të na shpëtojë

Regjisori, aktori Edmond Budina ka folur për përplasjet në Teatrin Kombëtar mëngjesin e së dielës, ku edhe u realizua shembja e teatrit.Duke u ndalur në momentin kur forcat e policisë u ndodhën në ambientet e teatrit ai theksoi së policët janë futur në teatër duke shkaktuar terror.“Erdhën sikur në atë teatër ishin mafiozët më të mëdhenj”, u shpreh ai.Gjithashtu regjisori Budina u shpreh se qytetarët duhet të reagojnë, pasi për shembja e teatrit është realizuar në kundërshtim të çdo ligji.

Jemi akoma popull i mbetur mbrapa, duhet të kujtomë se çdo njeri ka të drejtë të protestojë të thotë mendimin e tij. Tani unë pa dyshimin më të vogël them se jemi në diktaturë. Punonjësit e policisë mu dukën si ato fashistët që sulmojnë në mënyrë të pabesë. Këta po shkatërrojnë pasuritë e vendit. Prepotenca e këtyre pushtetarëve ka një gërshetim shumë të fortë pushte-mafia. Por e gjitha kjo histori nuk varet vetëm nga ne”, tha Budina në emisionin “Abc e mëngjesit”.

Sa i përket protestës së sotme ai u shpreh se gjatë gjithë kësaj kohë insistimi i atyre njerëzve ka treguar që ja vlen të rezistosh, edhe pse numrat kanë rëndësinë e tyre. Budina theksoi se në protestë ka ardhur të gjithë njerëzit që kanë mendësi qytetare që duan të protestojnë.”Ne kemi sjellë një mendësi të re, por këtej e tutje duhet një bashkë-pjesëmarrje e intelektualëve shqiptare, duhet ta marrin ata në dorë. Të vijnë të hartojnë një platformë kombëtare, të ruajmë dinjitetin tonë kombëtar që të mos e copëtojmë vendin tonë”, u shpreh ai.

Në esencën e saj lëvizja ka qenë shumë e pastër. Kjo frymë pastërtie e kësaj lëvizjeje duhet të transmetohet tek ata që do të vijnë më pas.Shqiptarët nuk duhet të durojnë të mbyten nga betoni, por zëri i shqiptarëve duhet të ndjehet.Ngrihuni, revoltohuni, bëni një mosbindje civile. Secili të bëjë pjesën tij. Kjo gjë mund ta shpëtojë Shqipërinë”, tha më tej Budina.

Çfarë pritet të ndodhë në Tiranë ….Sot protesta e dytë pas shembjes se Teatrit…

Ashtu si në protestën e parë ditën e hënë, edhe sot Aleanca për Mbrojtjen e Tetarit ka thirrur një tubim qytetar për të kundërshtuar atë që i ndodhi godinës historike.Protesta do të fillojë rreth orës 17:30, e njëjtë me të parën që u zhvillua në sheshin dhe rrugën mes Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Brendshme.

Dje nuk u protestua në respekt të Natës së Kadrit, ditë e veçantë për besimtarët myslimanë gjatë muajit të Ramazanit.Partitë opozitare jashtë Kuvendit kanë deklaruar mbështetje për pjesëmarrjen e tyre.Por ashtu siç ndodhi në tubimin e së hënës, edhe sot nuk pritet të ketë folës politikanë apo anëtarë të partive.

Si në protestën e parë, në podium do të ngjiten për të folur vetëm artistët dhe ata aktivistë të shoqërisë civile, që për më shumë se dy vite luftuan për ta mbrojtur godinën historike dhe që një pjesë e mirë e tyre ishin brenda në ndërtesë kur filloi shembja nga fadroma e INUV-it.Ndërkohë tek Teatri Kombëtar, apo ajo çfarë ka mbetur prej tij vijon heqja e inerteve.Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kërkon drejtësi për shembjen dhe lirim të aktivistëve.