Rregullat e reja: Ç’duhet të dini para se të shkoni në lokal më 18 maj

Baret dhe restorantet pritet të hapin dyert më 18 maj. Sot, e-Albania ka publikuar protokollin që të tilla biznese duhet të ndjekin si masa mbrojtëse kundër pandemisë.Udhëzimet, përmbajnë masa si për klientët ashtu dhe për punonjësit dhe çdo hallkë tjetër të këtij biznesi.Personeli i bareve/lokaleve do të ketë shumë pak kontakte me klientët.

Kafe me kartë krediti nëse është mundësia që të shmangen paratë cash në dorë, personeli me klientin duhet të rrijë 1.5 metër larg si dhe dezinfektues duarsh në hyrje të çdo lokali për klientët. Këto janë disa nga masat higjieno-sanitare që baret dhe restorantet duhet të respektojnë me hapjen e tyre.

Baret dhe restorantet do të punojnë deri në fashën e orarit të lejuar për të gjithë 05:00-17:30 dhe vetëm në pjesën e jashtme të tij. Gjatë hapjes së tyre baret dhe restorantet duhet të sigurojnë sapun, letër dhe dezinfektues, pastrim i rregullt i koshave të mbetjes dhe dezinfektim të të gjithë ambientit kur hapet dhe kur mbyllet, pra 2 herë në ditë. Gjithashtu për klientët duhet të sigurohet në hyrje një dezinfektues duarsh jo më pak se 60 % alkool.

Punonjësit do të jenë gjatë gjithë kohës me maska dhe doreza dhe të dezinfektojnë dhe lajnë shpesh duart sidomos pas marrjes së parave nga klienti.Dorezat e dyerve, tavolinat, tabaka shërbimi dhe banakët e lokaleve në bar dhe restorant duhet të dezinfektohet dhe pastrohet në mënyrë të shpeshtë për të shmangur çdo infektim të mundshëm me COVID-19.

Personeli i barit duhet të qëndrojë 1.5 metër larg nga klienti, ndërsa nuk lejohet kontakti fizik mes punonjësve apo mes palëve të tjera. Në lidhje me tavolinat duhet respektuar distanca nga pjesa e pasme e një karrige në pjesën e pasme të një karrige tjetër të jetë të paktën 1m larg, e për rrjedhojë, klientët ta shohin përballë njëri – tjetrin nga një distancë prej të paktën 2 metra.

Subjekti bar – kafe ose restorant për të ruajtur distancimin fizik me klientët duhet të sigurojë një korridor të dedikuar për klientët deri në nivelin e arkës dhe duhet të vendosë shenjat vizuale në dysheme, shirita me ngjyra, ose shenja për t’u treguar klientëve respektimin e distancës fizike.

Pandemia zbraz Santorinin, shihni pamjet (VIDEO)

Destinacionet më turistike të Greqisë po vuajnë efektet e pandemisë së koronavirusit. Ishulli i njohur i Santorinit ka mbetur pa vizitorë në këtë fillim sezoni veror. E ardhmja atje mbetet e paqartë pasi qeveria ende nuk ka vendosur si do veprojë këtë vit me turizmin e huaj.Ishulli i Santorinit është një nga destinacionet më turistike në Greqi, por kriza pandemike që ka ndalur botën nuk ka mbetur pa u reflektuar as atje.I njohur për peizazhet si për kartolina, shtresat me shtëpi të bardha dhe shkëmbinjtë vullkanikë, rrugët e kalldrëmta dhe ballkonet e ishullit janë shkretuar nga spektatorët.

Teksa ka nisur sezoni veror i turizmit, bizneset lokale përballen me kostot e produkteve për të cilat ata kanë shpenzuar para por që tani kanë mbetur stok.

Grupe me turistë kalonin gjithë kohës lart e poshtë këtyre rrugëve, kinezë, amerikanë, kushdo. Tani rrugët janë zbrazur, ky është fundi për ne.”Është e vështirë, njerëzit kanë frikë të vijnë edhe pse në ishull nuk është dëgjuar asnjë rast me virus.”

Të gjithë mallin e kemi paguar por kush do na i kompensojë shpenzimet. Do rihapemi me energji pozitive, kaq mund të them,” tregojnë disa pronarë dyqanesh dhe restorantesh ishullorë.Turizmi konsiderohet shtyllë e ekonomisë greke dhe i siguron vendit miliarda euro të ardhura çdo vit dhe vende pune një në pesë qytetarëve grekë

Një proteste simbolike për efektet e krizës së koronavirusit iu bashkuan një ditë më parë stafi i bareve dhe i restoranteve në të gjitha qytetet greke.Në Greqi pandemia e koronavirusit ka infektuar mbi 2,678 veta dhe u ka marrë jetën mbi 148 të tjerëve.

Nga dita e hënë, qeveria ka lehtësuar disi masat e jashtëzakonshme kundër përhapjes së koronavirusit, duke i lënë 11 milionë banorët e vet më të lirë në lëvizje, por sërish nën rregullat strikte të maskave dhe të distancimit social në publik.Kufizimet për udhëtimet dhe fluturimet nga jashtë janë ende në fuqi.Ndërkohë që disa biznese janë rihapur, shkollat pritet të rifillojnë mësimin javën e ardhshme ndërsa ndërtesat e kultit do presin besimtarë pas dy javësh.

Itali/ Ulet numri i viktimave në 24 orët e fundit, rreth 3000 të shëruar

Numri i jetëve të humbura nga koronavirusi në Itali ka rënë që nga dita e djeshme. Ne 24 ore janë regjistruar 274 persona, por sërish mbetet i lartë.Kështu numri i përgjithshëm i personave qe kane humbur betejen me COVID-19 ka shkuar në 29,958.Sipas të dhënave zyrtare, numri total i të infektuarve nga koronavirusi, përfshirë edhe ata që janë shëruar dhe viktimat, ka arritur në 215,858.

1401 është numri i rasteve pozitive të zbuluar sot dhe shumica janë në Lombardi, me 720 raste pozitive të reja (51.3% e infeksioneve të reja). Midis rajoneve të tjera më të prekur nga koronavirusi, rritja e rasteve është 196 raste në Piemonte, 108 në Emilia Romagna, 74 në Veneto, 26 në Toscana, 94 në Liguria dhe 39 në Lazio.

Të dhënat në buletinin e ri të Mbrojtjes Civile raportojnë një rënie të personave të shtruar në spital. Sot janë 1311 persona në kujdesin intensiv, 22 më pak se dje. 15 174 persona janë akoma të shtruar në spital me simptoma, 595 më pak se dje. Në izolimin në shtëpi janë 73 139 njerëz (1287 më pak se dje).Numri i personave që janë shëruar që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 96.227.
Gjithsej, në Itali janë kryer mbi 2 milion e 381 mijë teste, ku 71 mijë prej tyre janë kryer në 24 orët e fundit, që përbën edhe shifrën më të lartë të testeve të kryera brenda një dite.

Shtetet me te prekura nga Covid -19 jane :1-SHBA vazhdon të mbetet epiqendra e pandemisë me më shumë të prekur dhe viktima në botë dhe ndiqet nga Spanja, Italia, Britania.

Ndahet nga jeta piktori dhe arkitekti i njohur Korçar Maks Velo

Ditën e sotme bëhet me dije se ka ndërruar jetë arkitekti, piktori Maks Velo në moshën 84 vjeçare.Mësohet se ai ishte i shtruar prej disa ditësh në QSUT, pasi vuante nga anemia.Velo me parë ka vuajtur denimin në burgje gjatë regjimit komunist dhe një pjesë e krijimtarisë së tij i është dedikuar dimensionit të lirisë në diktaturë. Gjatë viteve të fundit ka marrë pjesë gjerësisht në debatet për menaxhimin e hapësirës publike përmes artikujve publicistikë dhe aktiviteteve të tjera.

Kush ishte Maks Velo

Maks Velo ka lindur në Paris, më 31 gusht të vitit 1935. Pas lindjes së tij, familja Velo u kthye përsëri në Shqipëri, në qytetin e Korçës, ku Maksi ka kaluar edhe fëmijërinë. Vendi i origjinës së prindërve ishte Dardha.Pasi mbaron gjimnazin, ai vazhdon studimet pranë Institutit Politeknik, në degën e Inxhinierisë së Ndërtimit. Më pas specializohet për arkitekturë dhe në vitin 1960 merr pjesë në projektimin e parë që u bë në Tiranë. Ka punuar më tej pranë byrosë së projektimit të Tiranës. Pastaj, vitet ’78-’79 përkojnë edhe me periudhën më të vështirë të jetës së tij, pasi gjatë kësaj kohe, ai arrestohet dhe dënohet me dhjetë vjet burg.

Ai ishte një nga 175 arkitektët më të mirë në botë.
Maks Velo është autor i një sërë botimesh s
i: “Kokëqethja”, “Palltoja e burgut”, “Thesi i burgut”, “Paralele për arkitekturën”, “Kohë antishenjë”, “Jeta ime në figura ” etj. Si artist, ai krijon në disa gjini të artit: pikturë, prozë, poezi, publicistikë sikundër është i angazhuar në çështje të aktualitetit shqiptar.

Sot ditëlindja e bilbilit të muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha

Para 87 vjetësh u lind Nexhmije Pagarusha, e njohur si ikona e muzikës shqiptare.Veprimtaria e saj muzikore 50-vjeçare është aq e gjerë, sa që është vështirë të thuhet se cilit zhanër i takon.Është e njohur për interpretimet e saj të shkëlqyera në muzikën popullore dhe opera.Kur flitet për Nexhmije Pagarushën, përdoren shumë epitete si, Bilbili i Kosovës, Mbretëresha e Këngës Shqipe, Primadona e Melosit Popullor, e shumë epitete të tjera.

Repertori i saj interpretues është tejet i gjerë dhe i larmishëm. Veçohen këngët “Ani mori nuse”, “Kur më del në derë”, “Metelikun ta kam fal”, “Po të pres te dega e fikut”, “Mora testinë”, “Kënga e Rexhës” etj.”Baresha” është një ndër kryeveprat e interpretimit të saj që ruan elemente folklorik të këngës.Nexhmie Pagarusha ka ushtruar edhe aktivite të aktores, duke u paraqitur në disa skena të filmave “Tre vetë kapërcejnë malin”, “E kafshoja terrin”, “Fluturimi i Micakut”.

Nga viti 1984 vendos të përmbyllë karrierën si këngëtare. Më 2012, u dekorua me “Nderi i Kombit” nga presidenti i Shqipërisë.Nexhmije Pagarusha ndërroi jetë më 7 shkurt 2020 në moshën 86-vjeçare.

COVID-19/ 10 RASTE TË REJA, SHKON NË 842 NUMRI I TË PREKURVE NË VEND

Ka shkuar në 842 numri i personave të prekur nga koronavirusi në vendin tonë.Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet me 10 raste pozitive.Rastet pozitive të ditës së sotme janë të shpërndara 3 në Tiranë, 3 në Krujë, 2 në Shkodër dhe 2 në Kamëz.Në vendin tonë janë 206 pacientë aktive dhe pjesa më e madhe po ndiqet nga mjeku i familjes.Juglindja e vendit vazhdon të ketë 1 person pozitiv Covid-19 të vetëizoluar në shtëpi.Numri i testeve ne total ne Qarkun e Korçes eshte 243.

Dr.Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik dha detajet:

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 10 raste të reja, shkon në 842 numri i të prekurve,
Të shëruar 605 qytetarë, 206 janë raste aktive. Zonat më të prekura janë Tirana, Kruja, Shkodra dhe Kamza

Dr. Rovena Daja
Instituti i Shëndetit Publik

Ju informojmë për situatë epidemiologjike të infeksionit Sars Cov 2 në Shqipëri.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 275 testime për persona të dyshuar me COVID-19 dhe prej tyre kanë rezultuar pozitivë 10 qytetarë, kontakte të rasteve të mëparshme.
Rastet pozitive të ditës së sotme janë të shpërndara si vijon: 2 të infektuar në Kamëz, 3 të infektuar në Krujë, 2 të infektuar në Shkodër dhe 3 të infektuar në Tiranë.

Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 842 qytetarë, ndërsa 605 prej tyre tashmë janë shëruar. Në të gjithë vendin aktualisht janë 206 persona aktivë me COVID19.
Pjesa më e madhe e të prekurve po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë, ndërsa momentalisht në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi”, aktualisht janë të shtruar 38 pacientë dhe vetëm 7 prej tyre janë në terapi intensive.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për qytetarët që të vazhdojnë të respektojnë distancimin fizik dhe të mbajnë higjienën personale, po ashtu bizneset e hapura të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë.
Ftojmë qytetarët të mos neglizhojnë shenjat e COVID19 dhe të telefonojnë menjëherë urgjencën kombëtare 127 në rast se kanë dyshime se janë të prekur nga ky virus.
Për të kontaktuar mjekun e familjes, për pyetje në lidhje me COVID19, për këshillim psikologjik në rast të shfaqjes së shenjave të ankthit apo shqetësime të tjera, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

COVID-19 – Statistika (7 Maj 2020)

Teste të kryera 9806
Raste pozitive 842
Raste të shëruara 605
Raste Aktive 206
Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 96
Krujë 69
Shkodër 16
Kamëz 8
Kurbin 4

Elbasan 3
Fier 3 
Mirditë 2
Berat 2
Durrës 1
Korçë 1
Lezhë 1