Drita në fund të tunelit po duket dhe tashmë situata koaotike e krijuar nga koronavirusi në Europë po shkon drejt përmirësimit dhe rifillimi i futbollit duket shumë afër, përveç disa shteteve që kanë vendosur ta pezullojnë përfundimisht.Në këtë situatë, UEFA ka filluar të bëjë planet për rifillimin, jo vetëm të kampionateve, por edhe të kompeticioneve europiane, të cilat gjithashtu me shpërthimin e Koronavirusit u pezulluan.
Drejtuesit e lartë të futbollit europian, duket se kanë bërë një plan, që do e bënte muajin gusht të kishte ndeshje të mëdha.Liga e Kampionëve pritet të rikthehet në 8 dhe 9 gusht, ku do të luhen ndeshjet e mbetura, për tu përcaktuar të gjitha ekipet që kalojnë në çerekfinale. Pikërisht çerekfinalet janë menduar të zhvillohen mes datave 11 dhe 15 gusht.
Takimet gjysmëfinale janë menduar të luhen mes datave 18 dhe 22 gusht, ndërsa finalja e madhe të zhvillohet në 29 gusht. Pritet të jetë një muaj shumë i ngarkuar dhe i bukur për të gjithë njerëzit që duan të ndjekin futboll.
Me nisjen e masave lehtësuese, duket se qytetarët grekë të lodhur nga javë të tëra izolim, kanë kuptuar gabim mesazhet e zyrtarëve për kujdes të shtuar tashmë që do të dalin nga shtëpitë.Policia greke u përball me një grup qytetarësh me të cilët u përlesh në periferinë e Aghia Paraskevi në Athinë. Sipas mediave greke, ata kishin dalë të argëtoheshin.
Ishin rreth 300 të rinj të mbledhur në shesh dhe me kanacet e birrave të hapura po festonin duke injoruar totalisht masat ndaj Covid-19.Policia i paralajmëroi fillimisht që të shpërndahen, por ata refuzuan dhe e injoruan thirrjen.
Pas kësaj, policia u përlesh me ta. Kreu i Mbrojtjes Civile, Nikos Hardalias, tha se qytetarët kanë injoruar masat ndaj Covid-19 duke rrezikuar jetën e të tjerëve.
Sara Thival është një turiste franceze, e cila me një grup shoqëror erdhi në Elbasan rreth 2 muaj më parë.Situata e pandemisë bëri që ajo të vihej para zgjedhjes së kthimit të menjëhershëm në vendin e saj apo qëndrimit në Shqipëri. Mundësia e udhëtimit të gjatë dhe e prekjes nga virusi në këtë udhëtim bëri që Sara të vendosë të qëndrojë në Elbasan dhe tashmë prej dy muajash qëndron këtu.
Unë jam nga Franca dhe erdha në Shqipëri në 7 mars. Pra u bënë 2 muaj ose më shumë. Ishte zgjedhja ime të qëndroja këtu. Kur nisi pandemia pata dy zgjedhje të kthehesha në francë, ose të qëndroja këtu. Në atë kohë në Francë ishte shumë e vështirë sepse kishte shumë raste kështu që unë vendosa të qëndroj, kjo edhe për faktin që nëse do të kthehesha duhet të merrja avionin dhe dy trena, udhëtimi ishte i gjatë dhe kishte shanse që unë të merrja virusin në këtë udhëtim”, tregon Sara.
Qëndrimi i gjatë në një familje shqiptare e bëri Sarën të dashurohej me këtë vend dhe tashmë dëshira e saj për tu larguar nuk është shumë e madhe. Edhe pse Elbasani nuk është një qytet aq i madh e i bukur si Parisi, Sara nuk e ka me nxitim të largohet që këtu.
“Këto muaj po qëndroj në një familje shqiptare, ata vendosën të më mbanin në shtëpinë e tyre gjatë pandemisë dhe janë shumë të mirë me mua. Në fakt unë nuk dua të kthehen në Francë, jo për momentin, unë dua të vazhdoj udhëtimin tim. Nuk e di nëse kjo do të jetë e mundur në të ardhmen, por unë nuk do të dorëzohem derisa ti kem provuar të gjitha. Shqiperia është një vend shumë i bukur. Unë kisha një mike e cili vinte shumë shpesh në Shqipëri dhe gjithmonë fliste shumë mirë për këtë vend. Kështu që unë doja të vija këtu dhe të rrija për një kohë të gjatë dhe po e shijoj qëndrimin tim këtu”
E ndërkohë që shpreson që situate e pandemisë të kalojë sa më parë si në vendin e saj ashtu edhe në Shqipëri, Sara shpreson të vazhdojë të kalojë një kohë të bukur në Elbasan.Gazeta Shqip
Një restorant holandez beson se serat speciale të tij mund të jenë e ardhmja e ngrënies gjatë pandemisë koronavirus. “Biotoop” në ishullin Oosterdok në Amsterdam ka ngritur pesë “sera” ngrënie të ndara.Ata kanë prezantuar struktura mjaft të bukura qelqi, të cilat ndriçohen nga drita e shandanit. Me emrin “Serres Séparées”, që do të thotë ‘dhomë e veçantë’ në frëngjisht, restoranti shpreson se serrat do t’i lejojnë klientët të hanë në mënyrë të sigurt, ndërsa respektojnë rregullat e distancës sociale në mes të pandemisë.
Tani është duke i provuar ato, dhe planifikon t’i hapë ato me një menu plotësisht të bazuar në bimë, kur të lejohet. Kamerierët kalojnë pjatat nga një distancë e sigurt.
Restoranti do të lejojë vetëm njerëzit që janë duke ngrënë së bashku që jetojnë në të njëjtën shtëpi.
Numri i viktimave nga (COVID-19) në SHBA është rritur në 73.234 prej të cilëve 2.360 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.Me mbi 1,2 milionë të infektuar, SHBA është shteti me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara. Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” thonë se në 24 orët e fundit numri i rasteve pozitive me koronavirus në SHBA është rritur për 24.776, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 1.246.462 .Në SHBA janë testuar mbi 7,7 milionë persona, ndërsa numri i të shëruarve nga COVID-19 është rritur në mbi 200 mijë.
Koronavirusi shënoi një tjetër rekord negativ, në Nju Jork. Jo vetëm metropoli është vatra më e rrezikshme amerikane, me 330 mijë të infektuar dhe afro 25 mijë të vdekur, por tani ka ndalur, pas 115 viteve, një nga simbolet e qytetit.Bëhet fjalë për metropolitanën e qytetit, që për më shumë se një shekull ka vazhduar aktivitetin në 427 stacione te saj.
Shkaku është i qartë, dhe ka të bëjë me masat e sterilizimit që duhen bërë në thellësi, procedurë që zgjat disa orë edhe pse janë më shumë se 500 personat e përfshira në pastrim dhe dezinfektim.Metro i Nju Jorkut ka rezultuar një nga burimet e shpërndarjes së infeksionit, nëse merret parasysh se rreth 6 mijë punonjës të transportit urban në atë qytet janë infektuar me COVID-19, dhe 41 kanë ndërruar jetë.
Që sot deri në të paktën për 6 muaj, metro ikonike do të mbyllet nga ora 1 deri në 5 të mëngjesit, dhe pastruesit do të mbështeten nga 1700 policë që do t’i mbrojnë nga reagimi i mijëra të pastrehëve që sot më shumë se kurrë mbijetojnë në vagonët e trenave ose në stacionet e ndryshme.Një situatë që ishte kthyer në të papranueshme gjatë javëve të karantinës, dhe që kishte ulur praninë udhëtarëve nga 4.5 milionë në më pak se 500 mijë.
Shkon në 147 numri i vdekurve me Covid -19 në Greqi. Viktima e fundit, një grua 89-vjeçare, e cila ishte shtruar në spitalin Sotiria, ndërroi jetë mëngjesin e sotëm.Mosha mesatare e të vdekurve është 75 vjeç, dhe 92.3% vuanin nga një sëmundje themelore ose ishin në moshë të thyer mbi 70 vjeç.Dje Greqia regjistroi 10 raste të reja pozitive me koronavirus, duke e çuar në 2.642 numrin e të infektuarve.
35 pacientë janë në intubim, ndërsa 81 të tjerë janë larguar nga njësia e kujdesit intensiv.Mosha mesatare e intubimit është 67 vjeç, ndërsa 8 prej tyre janë gra dhe pjesa tjetër janë burra. 97% e pacientëve me intubacion vuajnë nga sëmundja themelore.Persa i takon numrit të të infektuarve, 55.4% janë burra. 598 prej tyre kanë të bëjnë me udhëtime jashtë vendit dhe 1.317 të tjerë janë kontakte të personave pozitivë me Covid-19.
Deri më tani në Greqi janë kryer 83,750 teste diagnostikuese.
Në Itali, numri i jetëve të humbura nga dita e djeshme është rritur, por të dhënat e tjera tregojnë se masat parandaluese që po e dërgojnë vendin në “fazën 2”, kanë funksionuar.Sipas të dhënave të ministrisë së Shëndetësisë numri i jetëve të humbura është rritur me 369 persona gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar në 29 684 numrin total, ndërsa një ditë parë numri i tyre në 24 orë ishte 236 persona. Ndërkohë, numrat e pozitivëve të rinj kanë shkuar 1444 raste, duke shkuar në 214 457 numri total i të infektuarve.
Kjo është dita më e mirë sa i përket numrin të uljes së rasteve aktive, ku nga 98 mijë ka shkuar në 91 mijë për shkak të të shëruarve.Në 24 orët e fundit janë shëruar 8 014 duke e çuar në mbi 93 mijë numrin total të të shëruarve.Kujtojmë që më 4 maj pas më shumë se dy muajsh karantinë të përforcuar, italianët filluan të dalin dhe të rinisin disa nga aktivitetet e munguara. Ata mund të dalin lirisht në rajonin e tyre, të vizitojnë të afërmit apo të shkojnë në parqe.
Sipas vlerësimeve më shumë se 4 milionë persona do të kenë mundësinë nga kjo e hënë të rikthehen në vendet e punës. Kryeministri Conte iu bëri thirrje qytetarëve që të mos e shpërdorojnë progresin e arritur duke neglizhuar kontrollet e higjienës dhe duke lejuar infeksionet e reja. “Sot më shumë se kurrë, fati i kombit tonë është në duar tona”, u shpreh kreu i qeverisë.
Shtetet me te prekura nga Covid -19 jane :1-SHBA vazhdon të mbetet epiqendra e pandemisë me më shumë të prekur dhe viktima në botë dhe ndiqet nga Spanja, Italia, Britania.
Ka shkuar në 832 numri i personave të prekur nga koronavirusi në vendin tonë.Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet me 12 raste pozitive.Rastet pozitive të ditës së sotme janë të shpërndara 3 persona në Fier, 3 në Krujë, 3 në Kamëz, 2 në Shkodër dhe 1 rast në Tiranë.Në vendin tonë janë 206 pacientë aktive dhe pjesa më e madhe po ndiqet nga mjeku i familjes.Juglindja e vendit vazhdon të ketë 1 person pozitiv Covid-19 të vetëizoluar në shtëpi.Numri i testeve ne total ne Qarkun e Korçes eshte 243 (dje ishin 241)
Dr. Mira Rakacolli nga Instituti i Shëndetit Publik dha detajet:
COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 12 raste të reja, shkon në 832 numri i të prekurve.25 të shëruar gjatë 24 orëve të fundit. Shkon në 395 numri i të shëruarve
Prof. Mira Rakacolli Zv/ Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
Në informimin e sotëm në lidhje me situatën e Covid-19 ju bëjmë me dije së gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 12 raste të reja pozitive nga testimi i 255 personave të dyshuar si bartës të këtij infeksioni ose të semurë. Pjesa më e madhe e tyre janë kontakte të rasteve të konfirmuara më parë dhe të gjetura nga hetimi epidemiologjik. Rastet pozitive të ditës së sotme janë të shpërndara si vijon: Në Fier 3 të prekur, 3 në Krujë, 3 në Kamëz, 2 në Shkodër dhe 1 rast në Tiranë.
Me shtimin e rasteve të sotme, numri i të prekurve nga Covid-19 shkon në 832. Prej tyre janë tashmë të shëruar 595 persona dhe vazhdojnë të jenë aktivë aktivë 206 persona. Në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi”, aktualisht janë të shtruar 36 pacientë dhe vetëm 8 prej tyre janë në terapi intensive. Pjesa tjetër po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë. Situata epidemiologjike e infeksionit Sars Cov 2 dhe sëmundjen Covid 19 në Shqipëri, po monitorohet me shumë kujdes nga të gjitha strukturat shendetesore.
Veçanërisht në këtë situatë të lehtësimit të masave, është rritur vigjilenca për gjurmimin, testimin dhe identifikimin në kohë të rasteve të dyshuara me COVID19 si dhe kontakteve të tyre, në mënyrë që situata të vazhdojë të mbahet në kontroll. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për qytetarët që të vazhdojnë të respektojnë masat e rekomanduara nga autoritetet shendetesore sidomos distancimi fizik si një nga mjetet më efikase të parandalimit të infeksionit. Po ashtu bizneset e hapura duhet të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë, në mbrojtje të shëndetit publik dhe të parandalimit të shtimit të infeksionit.
Ftojmë qytetarët të mos neglizhojnë shenjat e COVID19 dhe të telefonojnë menjëherë urgjencën kombëtare 127 në rast se kanë dyshime se janë të prekur nga ky virus. Për të kontaktuar mjekun e familjes, për pyetje në lidhje me COVID19, për këshillim psikologjik në rast të shfaqjes së shenjave të ankthit apo shqetësime të tjera, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.
COVID-19 – Statistika (6 Maj 2020)
Teste të kryera 9531 Raste pozitive 832 Raste të shëruara 595 Raste Aktive 206 Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon: Tiranë 98 Krujë 69 Shkodër 16 Kamëz 6 Kurbin 4 Elbasan 3 Fier 3