1 Qershor hapja e madhe pas karantinës, ja çfarë mbetet e ndaluar

Duke filluar nga dita e nesërme (1 qershor) do të nisë faza e dytë të rihapjes së vendit, ku do të hapen çerdhet, kopshtet dhe plazhet, ndërsa transporti publik do të mbetet i bllokuar. Mes bizneseve që do të rifillojnë punën nga 1 qershori janë edhe palestrat. Kufiri tokësor gjithashtu do të hapet, por ende nuk është përcaktuar se kur do të rikthehet transporti publik. Në kuadër të fazës së dytë të hapjes së Shqipërisë, karantinimi i qytetarëve që vijnë në vendin tonë nuk do të jetë i detyrueshëm.

Kështu nga nesër:

Hiqen kufizimet e orareve për qytetarët dhe bizneset në të gjithë vendin

Hapen kufijtë tokësorë, pa detyrim vetëkarantinimi, përveç rasteve kur vendoset nga autoritetet shëndetësore

Hapen plazhet vetëm për strukturat akomoduese. Ndërsa me 6 qershor hapen plazhet për të gjithë qytetarët.

Hapen kopshtet dhe çerdhet

Hapen, parqet, këndet e lojërave, palestrat, qendrat e interentit.

Hapet kampjonati, i futbollit, pa spektatorë.

Hapen kurset profesionale, edukative, argëtuese, konkurset e punësimit.

Spektakolare! Artisti pikturon portretin 20.000 metra katror e mjekut që ndërroi jetë nga koronavirusi

Jorge Rodriguez-Gerada ka pikturuar në një park në New York, portretin e një mjeku që vdiq nga koronavirusi . Kjo pikturë u bë për nder të mjekëve në New York të cilet kanë humbur jetën nga koronavirusi. Portreti i doktorit Ydelfonso Decoo është 20.000 metra katrore dhe shtrihet përgjatë gjithë Parku Corona në Livadheve Flushing. Jorge Rodriguez-Gerada ka arritur ta pikturojë vetëm për 5 ditë.

Greqia bllokon udhëtarët britanikë, amerikanë dhe italianë të vizitojnë vendin në qershor

Greqia mund të jetë një destinacion kryesor pushimesh këtë vit, por për britanikët, amerikanët dhe italianët që ëndërrojnë ta shfrytëzojnë atë për pushime, kjo do të jetë e pamundur për ca kohë. Athina i ka lënë këto vende jashtë listës prej 29 të tillash, nga të cilat Greqia do të nisë të pranojë vizitorë, ndërsa po përpiqet të zbusë dëmet që ka shkaktuar pandemia për industrinë e saj më të madhe, turizmin.

Zyrtarët grekë thonë se udhëtarët nga vendet që nuk janë ndaluar, do të jenë në gjendje të hyjnë në Greqi duke filluar nga 15 qershori dhe vetëm nëpërmjet aeroportin kryesor ndërkombëtar të kryeqytetit, Athinës si dhe metropolit verior të vendit, Selanikut.Lista me 29 vendeve u hartua pas një rishikimi të rreptë të rregulloreve globale të aeroporteve dhe nivelit të infeksionit COVID-19.

Ministri i Turizmit Harris Tehoharis duke shpjeguar arsyet tha se ashtuquajtura lista e vendeve të sigurta është pjesë e një plani të hartuar për të garantuar sigurinë si të vendit ashtu edhe udhëtarëve të huaj.Ai tha se qeveria greke ia doli të trajtojë me sukses pandeminë duke marrë masa drastike bllokimi që në fillim dhe duke mbajtur nivelet e regjistruara të infeksionit nën 3 mijë dhe numrin e vdekjeve në 175. Në mesin e 29 vendeve, shtetasit e të cilëve do të lejohen në Greqi prej 15 qershorit, përfshihen disa vende të Ballkanit, Izraeli dhe madje Kina e Japonia. Udhëtarët që vijnë nga këto vende do të kontrollohen nëse janë të infektuar me COVID-19 e do të lejohen të pushojnë lirisht pa u kërkuar që të vetëizolohen fillimisht.

Në varësi të ndryshimit të nivelit të infeksionit, lista e vendeve mund të ndryshojë përpara se të lejohen të hynë në vend udhëtarët nga e gjithë bota duke nisur më 1 korrik.Por në kushtet kur SHBA, Britania dhe Italia, vende këto të goditura më rëndë nga pandemia, ekspertë të shëndetit si Gikas Magiorkas paralajmërojnë se mund të duhen muaj, përtej datës një korrik, përpara se udhëtarët nga ato vende të lejohen të vizitojnë Greqinë. Britanikët dhe amerikanë zakonisht përbëjnë numrin më të madh të vizitorëve në Greqi, duke i sjellë vendit miliarda çdo vit.

Ndërkohë, Italia u kundërpërgjigj duke thënë se vendet e “listës së zezë” ishin aty padrejtësisht dhe se Italia nuk do të lejonte të shihej dhe trajtohej ashtu sikurse e cilësoi një zyrtar i lartë, “koloni lebrozësh”.Megjithë përpjekjen e Greqisë për të hapur turizmin, shumë zyrtarë të industrisë ngurojnë.Grigoris Tassis, presidenti i shoqatës greke të pronarëve të hoteleve, thotë se ata nuk kanë marrë direktiva themelore nga shteti, përfshirë informacionin se si t’i trajtojnë rastet e infeksioneve në terren që mund të shfaqen.

Në ishullin e Kretës, një destinacion i preferuar për pushime, shumë zinxhirë hotelesh të mëdhenj kanë zgjedhur të hapin vetëm një pjesë të objekteve dhe lehtësira që ofrojnë për pushuesit. Disa studime tregojnë se rreth 65 për qind e hoteleve greke mund të falimentojnë nëse nuk arrijnë të hapen këtë verë.

Kampionati Maqedonas në rrezik/ Tronditen 2 klubet shqiptare, 6 lojtarë rezultojnë pozitivë me Covid -19

Një situatë aspak e këndshme është regjistruar në Maqedonin e Veriut. Teksa kampionati ishte planifikuar të rifillonte mes datave 14 dhe 21 qershor, zhvillimet e disës së sotme e kanë venë ndjeshëm në rrezik fillimin e tij.Plot 6 futbollistë nga 2 skuadrat shqiptare që marrin pjesë në elitën e futbollit Maqedonas, kanë rezultuar pozitivë me Koronavirus. Bëhet fjalë për Shkëndijën e Tetovës ku luan dhe ish futbollisti i Skenderbeut Gledi Mici dhe klubin e Renovës. Mësohet se 2 anëtarë janë nga klubi kuqezinj dhe katër nga ai i Renovës.

Gledi Mici

Lajmi është konfirmuar nga Sindikata e Futbollistëve në Maqedoni dhe klubi i Shkëndijës, nëpërmjet postimeve në faqen zyrtare.

Ndërkohë që në reagimin zyrtar të Shkëndijës shkruhej:

“Për fat të keq, gjatë ditës së sotme, nga Sindikata e futbollistëve, na kanë njoftuar se dy anëtarë të klubit tonë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19. Në interes të besueshmërisë së rezultateve, klubi menjëherë ka nisur procedurat për të kryer testimet e dyta të dy anëtarëve që rezultojnë pozitivë.

Duke respektuar instruksionet e organeve kompetente, dy anëtarët me COVID-19 janë izoluar sipas rekomandimeve, ndërsa klubi hapat e radhës do t’i marrë në koordinim me Federatën e Futbollit të Maqedonisë dhe Institutin për Shëndetin Publik“, lexohet në komunikatën e kuqezinjve.

E FUNDIT/ Aksident në aksin Korçë-Ersekë,njëra nga makinat përfundon në lulishten e një lokali

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të diele në qytetin e Korçës, ku disa kanë mbetur të plagosur.Dy makina janë përplasur me njëra- tjetrën dhe njëra prej tyre ka përfunduar në oborrin e shtëpisë, mes luleve.Si pasojë e përplasjes janë lënduar 3 persona por pa probleme serioze.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie të cilët po hetojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

COVID-19/ 15 RASTE TË REJA, SHKON NË 1136 NUMRI I TË PREKURVE NË VEND

Ka shkuar në 1136 numri i personave të prekur nga koronavirusi në vendin tonë.Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet me 15 raste pozitive .Të shpërndara: 11 janë në Tiranë, 3 në Krujë, dhe 1 rast në Kamëz.Në vendin tonë janë 232 pacientë aktive dhe pjesa më e madhe po ndiqet nga mjeku i familjes.Juglindja e vendit vazhdon të ketë 1 person pozitiv Covid-19.Numri i testeve ne total ne Qarkun e Korçes eshte 291.

Dr.Genta Qirjako nga Instituti i Shëndetit Publik dha detajet:

Ju informojmë rreth situatës së COVID 19 në Shqipëri.Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 225 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar 15 raste pozitive. Shpërndarja e rasteve të reja pozitive është si vijon: 11 raste në Tiranë, 3 në Krujë, dhe 1 rast në Kamëz.Nga totali i të prekurve të identifikuar në 24 orët e fundit, 11 janë kontakte të rasteve të mëparshme të konfirmuara pozitive, ndërsa për 4 raste po vazhdon hetimi epidemiologjik.

Në 24 orët e fundit janë testuar 35 personel shëndetësor dhe kanë rezultuar pozitive 2 raste.Është rritur numri i të shtruarve në spitalin infektiv. Aktualisht po trajtohen 31 të prekur, nga të cilët 4 janë në terapi intensive, njëri prej të cilëve është i intubuar.Në 24 orët e fundit janë shëruar 15 qytetarë, duke e çuar në 872 numrin e të shëruarve.Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 16 mijë testime molekulare dhe serologjike.

Që nga fillimi i epidemisë janë 1136 raste të konfirmuara, prej të cilëve aktualisht janë 232 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë.Ne lidhje me ndërrimin jete të një 82 vjeçare në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”, e cila vuante nga Fibroza pulmonare, stadi i fundit, insuficienca kardiake, fibrilacion atrial, diabet mellitus dhe HTA, sqarojmë se, me gjithë ndihmën e dhënë, 82 vjeçarja ka jetuar vetëm disa orë. Analiza për coronavirus ka rezultuar pozitive pas vdekjes.

Por shkaku i vdekjes, nëse ka qenë koronavirusi përgjegjës, po analizohet nga stafi mjekësor i spitalit ”Shefqet Ndroqi”.Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon edhe një herë qytetarët të tregohen të kujdesshëm. Ruani distancimin fizik, higjienën personale dhe lani duart sa më shpesh. Evitoni ambientet e mbyllura dhe grumbullimet me shumë njerëz.

Mos neglizhoni shenjat e sëmundjes dhe për çdo shqetësim telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

COVID-19 – Statistika (31 Maj 2020)
Testime totale 16175
Testime molekulare 14723
Testime serologjike 1452
Raste pozitive 1136
Raste të shëruara 872
Raste Aktive 232
Humbje jete 33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 148
Durrës 27
Krujë 17
Shkodër 10
Kamëz 10
Mat 8
Lushnje 6
Berat 2
Fier 2
Korçë 1
Librazhd 1

Sporti në zi, ndahet nga jeta futbollisti i Skënderbeut

Futbolli shqiptar në zi. Një lajm shumë i keq, për futbollin shqiptar dhe jo vetëm,teksa mbrëmjen e djeshme është ndarë nga jeta talenti i të rinjve të Skënderbeut, Dorian Tahirllari.Futbollisti më shumë se një vit më parë, zbuloi se vuante nga tumori malinj në stomak, shtyllën kurrizore dhe në veshka, teksa kërkoi ndihmën e njerëzve për të kryer operacionin.

Megjithatë pavarësisht vuajtjeve të mëdha dhe kurimeve, Doriani nuk ia doli dot ta kalojë përfundimisht këtë sëmundje.Mbrëmjen e djeshme, 18-vjeçari ka ndërruar jetë, duke sjellë një pikëllim shumë të madh tek të gjithë njerëzit që janë njohur me rastin e tij.

Ëndrrës së Dorianit për të kaluar këtë sëmundje të keqe dhe për tu bërë futbollist i madh, i ka ardhur fundi këtu!

Shprehim ngushëllimet tona për familjarët dhe të afërmit e Dorianit, për këtë fatkeqësi që ju ka ndodhur.Nuk ia dole të rikthehesh në fushë por do të mbetesh gjithmonë në zemrat tona sepse ti je shpirti i luftës, sakrifices dhe dëshirës për të jetuar.

Prehu në paqe Dorian!

Korçë, makina ford 51-vjeçare në gjendje pune

Kjo makinë tip Ford i përket vitit 1965. Prej 25 vitesh është ne pronësinë e aktorit të njohur korçar Zhani Ziçishti.

Vete aktori tregon se automjeti është i rralle dhe se nga ky tip ka vetëm gjashte te tille ne te gjithë boten. Ziçishti tregon se makinën e ka blere ne Greqi, por tani nuk e shet edhe nëse i japin nje çmim shume te larte.

I prodhuar ne Keln të Gjermanisë, për rreth çerek shekulli Fordi ka qene ne gjendje te shkëlqyer pune edhe ne Shqipëri.

Burimi:Vizion Plus