Shtyhet data e përgjigjeve: A do të ndikojë kjo tek Lotaria Amerikane?

Disa ditë më parë, Departamenti i Shtetit Amerikan njoftoi për shtyrjen e datës së përgjigjeve të Lotarisë Amerikane. Përgjigjet, nuk do të merren më 5 maj, por më 6 qershor.Diçka e tillë ka ngritur pikëpyetje dhe dilema tek aplikuesit, por Ambasada Amerikane në Tiranë ka bërë me dije se shtyrja e datës nuk do të ketë asnjë ndikim negativ tek Lotaria.

Departamenti është duke e vonuar hapjen e kontrollit të statusit të regjistruesit për DV-2021, deri në datën 6 qershor 2020. Ky ndryshim është për shkak të përgjigjes tonë në lidhje me pandeminë COVID-19, e cila nuk do të ketë ndonjë impakt negativ në administrimin e DV-2021.”- shkruhet në njoftimin zyrtar.

Pas kësaj date, për të parë nëse janë përzgjedhur, aplikuesit e DV-2021 do të mund të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar online Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve në faqen zyrtare të E-DV-së.

Shifrat janë mashtrim, Kryemadhi: Viktimat më të mëdha nga depresioni ekonomik

Në një intervistë për emisionin “Open” të Eni Vasilit, Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi,u shpreh se shifrat e situatës për koronavirusin në Shqipëri janë abuzive dhe se qeveria ka bere fshehje të shifrave të vërteta të vìktìmave nga koronavirusi në vendin tonë.

Për mua do të ishte demagogji nëse do të thoja që e ka menaxhuar mirë. Për mua shifrat nuk janë të sakta. Qeveria nuk ka kthyer ende përgjigje sa ishin shifrat e vdékjeve për muajt janar-shkurt. Për mua, e kam thënë ne mund ta kemi kaluar që nga dhjetori. Nëse bëjmë një retrospektivë, ka gjëra që nuk shkojnë me atë që thuhet.

Në vend që të themi na falni, nuk dimë si ta menaxhojmë, vazhdojmë akoma dhe bëjnë propagandë. A e dini ju sa të sëmurë kronik ka që nuk shkojnë dot të bëjnë një vizitë? qoftë edhe për të komunikuar. Ajo që të bën përshtypje është se gjithë këto masa radikale, pse kemi kaq pak të sëmurë? Pse virusi në orën 5 e gjysmë del në rrugë? Janë qesharake, mjaftojmë të shohim Suedinë çfarë ka ndodhur.

Gënjejnë. Gënjejnë për shumë gjëra. Edhe për ata persona të vdékur, ne nuk themi shkaqet. Nuk po marrim sa të sëmurë ka që janë me Covid, a janë testuar? E gjithë mënyra se si është menaxhuar, unë e kam thënë që në fillim që kjo mbrapa ka një nuk po them konspiracion, por një “re-shape” globale. Unë mendoj që një nga gabimet kryesore që ka bërë qeveria është vendosja e panikut te qytetari. Ajo që mua më shqetëson dhe më bën të ndjehem e shqetësuar për mua është ekonomia.

Më shumë se gjithçka gjatë pandemisë italianëve u mungoi akullorja

Akullorja e së ardhmes është këtu dhe shërbehet me gypa të gjatë plastike përmes një vrimë në një mur pleksiglasi.Nga ana tjetër e tubave, Paolo Costantini ka veshur një helmetë mbrojtëse, doreza plastike dhe një maskë.”Ju mund të harroni se si ishte më parë Covid-19. Ne duhet të rikrijojmë plotësisht zanatin tonë”, thotë pastiçeri specialist për akulloret.

Blerësit kanë matur temperaturat e tyre përmes një skaneri termik në derë dhe shirita të zinj dhe të verdhë në dysheme tregojnë distancën e kërkuar që duhet të mbajnë nga të tjerët.

Italia është krenare për traditën e saj të akullores.

Në kohë normale, sapo ngrohet moti, njerëzit grumbullohen në këto dyqane. Por, në ditët e sotme, me të gjithë materialin mbrojtës, kjo traditë ka filluar të duket më shumë si një vizitë në spital.”Ne përpiqemi të mbrojmë sa më shumë stafin dhe klientët tanë”, thotë Costantini.Duke filluar nga sot italianët kanë rigjetur një masë lirie. Tani ata mund të shkojnë në shëtitje ose të stërviten jashtë, ndërsa baret, restorantet dhe dyqanet e akulloreve janë rihapur. /atsh/

Nuk është koha për të blerë shtëpi në Tiranë. Ja pse çmimet do bien pas krizës së Covid-19

Ndonëse as ndërtuesit e mëdhenj dhe as agjensitë imobiliare nuk pranojnë që tani për tani të ketë një rënie çmimesh në tregun e banesave si rrezultat i krizës ekonomike që ka trokitur, ato rrezikojnë të ulen ndjeshëm. Ky është pak a shumë përfundimi që nxjerr një investigim i revistës ekonomike Monitor, e cila flet për një ngrirje të tregut të shitjeve blerjeve të apartamenteve në Tiranë “Në këta dy muaj karantinë transaksionet janë reduktuar në mënyrë drastike, rënia është 70 deri në 80%. Kjo ka ndodhur për shkak të mbylljes, por nga ana tjetër ka ndikuar edhe psikologjia e blerësit në këtë periudhë krize, i cili është i pasigurt për një investim të madh.

←Çmimet para krizës

Edhe nga bankat është ngadalësuar procesi i shqyrtimit të kredive, sepse një pjesë e qytetarëve kanë dalë pa punë, të ardhurat u janë reduktuar dhe po rivlerësohen nga bankat. Për disa raste që kemi pasur në proces nga bankat, shqyrtimi mesatarisht zgjat 1 deri në 2 muaj” i ka thënë Monitor, Juliana Nela, e agjensisë “Remax”.Ndër faktorët e këtij stanjacioni, përpos ngadalësimit të kredive mendohet të jetë efekti psikologjik i krizës, rënia e kërkesës për blerje nga emigrantët dhe stopimi i atyre që iu janë prerë pagat. Megjithëatë rënia e çmimeve ende nuk ka filluar dhe ajo pritet të ndihet brenda tre katër muajve, në vartësi të parasë informale që qarkullon në treg, dhe në vartësi të efektit që do të ketë amnistia fiskale e nisur nga qeveria.

Shpresa e vetme e atyre që po ndërtojnë në Tiranë është fakti se sipas llogarive janë 22 mijë familje që aktualisht jetojnë me qera në kryeqytet, dhe që përbëjnë një fond potencial blerësish. Por ato janë kryesisht familje pa shumë të ardhura dhe ato do e kenë të vështirë të shndërohen në blerëse ndërkohë që politika e bankave është që financon maksimumi 80% të vlerës së një apartamenti të ri.

Përvec krizës raportin mes kërkesës dhe e ofertës mendohet ta zbresë edhe fakti se në kryeqytet ngado po ndërtohet, madje në bashki ndodhen edhe 300 kërkesa të reja për leje të reja. Prandaj kush po bën plane për një apartemant të ri duhet të tregohet i duruar. Për tre ose katër muaj pritet ulje çmimesh.

Mirupafshim mbyllje/ Rrugët e Italisë të mbushura me njerëz për herë të parë pas nëntë javësh izolim (FOTO)

Italianët mbushën përsëri në rrugë sot ndërsa vendi doli nga bllokimi më i gjatë në Evropë dhe hyri në ‘fazën e dytë’ të krizës së koronavirusit.Në Venecia, ku rrugët e zbrazëta dhe rrugicat ishin një simbol i hershëm i krizës në Evropë, Sheshi i Shën Markut ishte plot me njerëz përsëri sot ndërsa tregtarët vendas u mblodhën në shesh.

Trenat dhe platformat ishin sërish plot e përplot në Milano me më shumë se katër milion njerëz që pritet të kthehen të punojnë në fabrika dhe vendet e ndërtimit, ndërsa të tjerët mund të ushtrojnë stërvitje nëpër parqe dhe të vizitojnë të afërmit për herë të parë pas shumë javësh.

Qeveria e Italisë thotë se rajonet janë përgjegjëse për të siguruar distancimin shoqëror në transportin publik, por disa fotografi treguan se nuk po zbatohej rreptësisht.

SHPRESE NGA ITALIA/VIJON TË ULET NUMRI I VIKTIMAVE DHE RASTEVE TE REJA

Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit ku konfirmon trendin në rënien te numrit të personave të infektuar dhe viktimave te reja. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 195 viktima (dje ishin 174) Numri i përgjithshëm i viktimave në Itali ka arritur në 29.079.Numri i rasteve aktive eshte 99.980 (dje ishin gjithsej 100.1179). Numri i përgjithshëm i rasteve të personave të prekur nga Covid-19 që nga fillimi i monitorimit të epidemisë ka arritur në 211.938 (dje ishte 210.717),rastet e rreja te infektimit jane (+1.221 )dje rritja ishte (+1.389)

Ndersa 1.225 persona jane sheruar në 24 orët e fundit (dje shifra ishte 1.740) persona të testuar negativ për tampon), për një total prej 82.879 persona të shëruar. Aktualisht janë 16.823 pacientë në ambientet spitalore (dje ishin 17,242), prej të cilëve 1.479 në kujdes intensiv (dje ishin 1,501).

Në Itali janë kryer gjithsej mbi 2.191.403 teste, ku 37.631 janë kryer në 24 orët e fundit.

Shtetet me te prekura nga Covid -19 jane :1-SHBA vazhdon të mbetet epiqendra e pandemisë me më shumë të prekur dhe viktima në botë dhe ndiqet nga Spanja, Italia, Britania.

Pendavinj/Korçë nipi godet tezen dhe burrin e saj, përfundojnë të tre në spital

Policia zbardh sherrin e ndodhur sot në fshatin Pendavinj të Korçës, ku nipi 20 vjeçar goditi me mjete të forta tezen dhe dhe bashkëshortin e saj.Policia sqaron se i riu I. J. ka shkuar në banesën e tezes së tij dhe është konfliktuar ku për pasojë janë dëmtuar të tre personat.

Informacion paraprak

Më datë 04.05.2020, në orën 11:05, në fshatin Pendavinj, shtetasi I. J., rreth 20 vjeç, ka shkuar në banesën e tezes së tij, shtetases D. L., rreth 60 vjeç dhe është përfshirë në një konflikt me bashkëshortin e saj A. L., 68 vjeç dhe 60 vjeçaren, si pasojë e të cilit dyshohet të kenë marrë dëmtime trupore të tre këta shtetas, të cilët u dërguan në Spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

COVID-19/ VETËM 8 RASTE TË REJA, SHKON NË 803 NUMRI I TË PREKURVE NË VEND

Ka shkuar në 803 numri i personave të prekur nga koronavirusi në vendin tonë.Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet me 8 raste pozitive, ku 5 raste jane konfirmuar ne Tirane, 2 ne Elbasan dhe nje ne Durres.Në vendin tonë janë 229 pacientë aktive dhe pjesa më e madhe po ndiqet nga mjeku i familjes.Juglindja e vendit tashme ka vetem 1 person pozitiv Covid-19 të vetëizoluar në shtëpi.Numri i testeve ne total ne Qarkun e Korçes eshte 241.Duke filluar nga sot datë 4 Maj do të shtohen “zonat e gjelbërta”.Në të gjithë vendin do të lejohet shërbimi taksi për udhëtimet ndërqytetase me deri dy pasagjerë, anëtarë të një familjeje.

Dr. Eugena Tomnini nga Instituti i Shëndetit Publik dha detajet:

COVID-19, Ministria e Shëndetësisë: 8 raste të reja në 24 orët e fundit, java me nivelin më të ulët të rasteve pozitive që nga fillimi i epidemisë

Situata epidemiologjike në vend aktualisht paraqitet e qëndrueshme dhe me një nivel të ulet të pozitivitetit krahasuar me numrin total te testimeve.Gjatë javës së epidemisë, përqindja e pozitivitetit arriti në 4.3 %, vlera më e ulët nga fillimi i epidemisë, që tregon funkionimin e masave të marra, identifikimin dhe gjurmimin epidemiologjik të rasteve të dyshuara dhe kontakteve të tyre në kohë.Nga 140 testimet e kryera gjatë 24 orëve të fundit për persona të dyshuar me COVID-19, janë vetëm 8 raste pozitive, përkatësisht në Tiranë 5 raste, në Elbasan 2 raste dhe në Durrës 1 rast.

Për të gjitha rastet vazhdon hetimi epidemiologjik në terren.Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 803 qytetarë dhe aktualisht 68 % e tyre janë shëruar. Në të gjithë vendin aktualisht janë 229 persona aktivë me COVID19.Pjesa më e madhe e të prekurve po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë, ndërsa momentalisht në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” gjendja paraqitet e qëndrueshme.

Aktualisht janë të shtruar 34 pacientë dhe vetëm 7 prej tyre janë në terapi intensive.Siç jeni ne dijeni, nga sot, ka nisur një lehtësim i mëtejshem i masave shtrënguese, me shtimin e zonave të gjelbërta, lejimin e shërbimit taksi ndërqytetas me dy pasagjerë të së njëjtës familje si dhe lehtësimi për të riatdhesuarit që janë me banim në zonat e kuqe, të cilet do të vetëkarantinohen në banesë.Duke nisur nga ky lehtësim i masave është shumë e rëndësishme të rritet kujdesi vetjak, të respektohen rregullat e reja, ndaj, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë distancimin fizik dhe të mbajnë higjienën personale, po ashtu bizneset e hapura të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë.

Ftojmë qytetarët të mos neglizhojnë shenjat e COVID19 dhe të telefonojnë menjëherë urgjencën kombëtare 127 në rast se kanë dyshime se janë të prekur nga ky virus.Për të kontaktuar mjekun e familjes, për pyetje në lidhje me COVID19, për këshillim psikologjik në rast të shfaqjes së shenjave të ankthit apo shqetësime të tjera, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 93
Krujë 87
Shkodër 17
Kurbin 14
Kukës 5
Elbasan 4
Mirditë 2
Berat 2
Durrës 1
Korçë 1
Lezhë 1
Lushnje 1
Mat 1

Dhjetë stadiumet neutrale ku mund të zhvillohen ndeshjet e mbetura në Ligën Premier

Liga Premier është duke e hartuar një plan ‘Projekti i Rikthimit’, që do të bënte që ky edicion të përfundonte në fund të muajit korrik.Mediat në Angli raportojnë se Federata e Futbollit dëshiron që ndeshjet e mbetura të zhvillohen në vetëm dhjetë stadiume neutrale.Nga ky plan, Liverpoolit do i mundësohej të shpallej kampion, pasi i duhen vetëm edhe dy fitore, për të marrë në duart titullin pas më shumë se 30 vitesh.

BBC Sport raporton se tashmë janë dhjetë stadiume në letër se ku mund të zhvillohen 92 takimet e mbetura.

– Amex Stadium (Brighton & Hove Albion)

– St Mary’s (Southampton)

– London Stadium (West Ham United)

– Emirates Stadium (Arsenal)

– King Power Stadium (Leicester City)

– Villa Park (Aston Villa)

– Old Trafford (Manchester United)

– Etihad Stadium (Manchester City)

-Wembley Stadium dhe St George’s Park, janë opsionet ku do të zhvilloheshin ndeshjet.

Zgjerohet harta, ja bashkitë ku nga nesër do të lëvizet lirshëm

Duke nisur nga nesër, e hënë 4 maj, nisin masat e reja lehtësuese në kuadër të hapjes graduale të vendit dhe ekonomisë, duke përfshirë rikthimin e disa shërbimeve si dhe shtimin e zonave të gjelbërta në vend.Nga nesër do të përfshihen si zona të gjelbërta bashkitë: Devoll, Pustec, Maliq,, Kolonjë,Tropojë, Rrogozhinë, Mallakastër,Peqin, Belsh, Cërrik, Gramsh, Ura Vajgurore, Kuçovë, Berat, Poliçan, Skrapar, Vlorë dhe Selenicë.

Zonat e gjelbërta” do të kenë të njëjtat rregulla të lëvizjes dhe fashave orare tashmë të përcaktuara paraprakisht për këto zona.Pensionistët në bashkitë e sipërcituara mund të lëvizin nga ora 6:00 deri në 8:30 të mëngjesit, ndërsa qytetarët e tjerë mund të lëvizin nga ora 9:30 deri në 17:30, jo më shumë se dy persona.

Përjashtim bëjnë qytetarët që kanë autorizim punë të cilët nuk kufizohen nga këto orare. Më pas nga 11 maji do të nisë faza e dytë e lehtësimeve që përfshin hapjen e disa bizneseve si parukeritë apo berberët si dhe pritet të zgjerohet lëvizja e automjeteve pa autorizim brenda qarqeve.

Çfarë janë zonat e gjelbra?

Zonat e gjelbra quhen qarqet, bashkitë dhe qytetet me risk të ulët të transmetimit të infeksionit.

Cilat janë zonat e gjelbra aktuale ?

1. Qarku Dibër;
2. Qarku Gjjirokastër;
3. Zona e përbashkët e bashkive Sarandë, Konispol, Himarë, Delvinë dhe Finiq;
4. Zona e përbashkët e bashkive Prrenjas, Pogradec dhe Librazhd;
5. Bashkia Divjakë.

Çfarë ndodh në zonat e gjelbra?

1. Në zonat e gjelbra, lëvizja e pensionistëve është nga 6:00-08:30 të mëngjesit.
2. Qytetarët e tjerë lëvizin nga ora 09:30 deri 17:30, të shoqëruar jo më shumë se me një person. Përjashtim bëjnë qytetarët që kanë autorizim pune, të cilët nuk kufizohen nga oraret e sipërpërmendura.
3. Në zonat e gjelbra, parqet vazhdojnë të jenë të mbyllura dhe nuk lejohet grumbullimi dhe qëndrimi i më shumë se dy personave bashkë në hapësirat publike.
4. Sa i takon mjeteve private të transportit, ato të qarkullojnë pa autorizim vetëm brenda qarkut ose bashkive përkatëse nga ora 09:30 deri 17:30, vetëm me një pasagjer.
5. Nuk lejohet lëvizja me mjet privat ose si pasagjer i pensionistëve, përveç rasteve me autorizim për arsye shëndetësore. Përtej këtij orari, qarkullojnë vetëm mjetet që kanë autorizimin përkatës nga e-Albania.