Shi e shtrëngata edhe të dielën/ Por duke nisur nga e hëna…

Fundjava do të mbyllet me reshje shiu thuajse në të gjitha qarqet e vendit. Në Shkodër, Kukës, Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Elbasan reshjet do të shoqërohen edhe me shtrëngata. Sipas sinoptikanëve moti i paqëndrueshëm do të sjellë edhe rënie të temperaturave, kryesisht përgjatë mesditës së të shtunës.Temperaturat do të luhaten nga 15 gradë në zonat malore deri në 22 e 23 gradë në zonat perëndimore. Të njëjtat kushte atmosferike do të ofrojë edhe dita e diel, dhe pse intensiteti i reshjeve do të jetë më i ulët.

Por duke nisur nga e hëna e 4 Majit, moti do të përmirësohet duke sjellë më shumë diell dhe rritje të vlerave termike. Temperaturat mesatare do të luhaten nga 25 deri 26 gradë, ndërsa në fundjavë do të arrijnë deri në 28 gradë.

Sipas sinoptikanëve këto vlera janë 3 deri 4 gradë më shumë sesa mesatarja e muajit Maj. Megjithatë ata nuk përjashtojnë mundësinë e ndonjë rrebeshi të izoluar gjatë mesjavës, kryesisht në zonat malore.

Procesi i hapjes në Itali/Fillon një sfidë dhe më e vështirë,nga e hëna maska me 50 cent e teste serologjike

Italia nis këtë të hënë, 4 maj, fazën e dytë të hapjes, ndërsa vendi duket se ka marrë masa për pajisjen e qytetarëve me maska. Komisioneri i urgjencës në Itali, Domenico Arcuri e konsideroi procesin e hapjes “edhe më të vështirë”. Sipas tij, tani qytetarëve do iu kërkohet një “përgjegjësi shtesë”.”Ne duhet të ruajmë distancimin shoqëror, nivelet maksimale të higjenës dhe maska. Ne kemi bërë maksimumin e aftësive tona. Nga e hëna, varet nga ju”, tha ai në një konferencë për shtyp.

Pas një mbylljeje dy-mujore për të luftuar një virus që ka vrarë mbi 28,000 njerëz, italianët do të lejohen të shëtisin nëpër parqe dhe të vizitojnë të afërmit. Restorantet mund të hapen për blerje dhe dyqanet me shumicë mund të rifillojnë biznesin.Shkencëtarët do të vëzhgojnë nga afër shkallën e infektimit të virusit pasi ashensorët e bllokimit dhe Kryeministri Giuseppe Conte ka thënë se mund të rikthehet në vend, nëse numrat fillojnë të rriten ndjeshëm përsëri.

Ai njoftoi se në 50 mijë pika shitje, italianët do të mund të gjejnë maska me çmimin 50 cent, ndërsa po nga e hëna do të fillojnë edhe 150,000 teste serologjike.

Maska me 50 cent në 50 mijë pika të shitjes 

“Nga e hëna, 4 maj italianët do të gjejnë maska ​​kirurgjike me 0.50 euro, pa TVSH, në 50 mijë pika shitje, një për çdo 1.200 banorë. Nga mesi i muajit ata do të bëhen 100 mijë, një për çdo 600 banorë. 165.5 milion maska janë shpërndarë deri më tani në Rajone, 26.7 milion vetëm në javën e fundi. Në 10 ditë prodhimi i maskave do të fillojë në Itali dhe në mes të qershorit makineritë tona do të prodhojnë 4 milion maska në ditë, në mesin e korrikut, 25 milion nga mesi i gushtit e tutje 35 milion“, tha zyrtari i Urgjencës, Arcuri.

Qeveria dhe Parlamenti vendosin sanksione për çmimet e maskave 

“Unë besoj se qeveria dhe parlamenti gjithashtu do të përcaktojnë sanksionet për ata që nuk i shesin maskat me çmimin e caktuar“, tha komisioneri i urgjencës, Domenico Arcuri

Nga e hëna 150,000 teste serologjike për italianët

“Nga e hëna në shumë laboratorë, të ndarë sipas rajonit dhe të përzgjedhur nga ministria, do të arrijnë testet serologjike. Kjo do të fillojë studimin e mostrës, në të cilin do të kalojnë 150,000 italianët e parë të përcaktuar nga Istat dhe Inail”. Ne gjithashtu kemi blerë 5 milion teste të tjera, të cilët do t’i shtohen 3.5 milion testeve të dërguara në rajone“, përfundoi Arcuri.

ITALIA VAZHDON BETEJËN ME COVID-19, NË 24 ORË 474 VIKTIMA, 209,328 TË INFEKTUAR NË TOTAL

Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit persa i përket të prekurve me Koronavirus. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 474 viktima (dje ishin 269). Numri i përgjithshëm i viktimave në Itali ka arritur në 28.710.Numri i rasteve aktive eshte 100.704 (dje ishin   100.943). Numri i përgjithshëm i rasteve të personave të prekur nga Covid-19 që nga fillimi i monitorimit të epidemisë ka arritur në 209,328 (dje ishte 207,428), rastet e rreja te infektimit jane +1900 për një ditë (dje rritja ishte +1965 ).

Ndersa 1,665 persona jane sheruar në 24 orët e fundit (dje shifra ishte 2,304 persona të testuar negativ për tampon), për një total prej 79.914 persona të shëruar. Aktualisht janë 17,357 pacientë në ambientet spitalore (dje ishin 17,569), prej të cilëve 1.539 në kujdes intensiv (dje ishin 1.578, -39).

Në Itali janë kryer gjithsej mbi 2,108,837 teste, ku 55.412 janë kryer në 24 orët e fundit.

Shtetet me te prekura nga Covid -19 jane :1-SHBA vazhdon të mbetet epiqendra e pandemisë me më shumë  të prekur dhe viktima në botë ,ndiqet nga Spanja me 245.527 të infektuar, Italia me 209.328 dhe Britania me 182.260.

14 vjet pa Aktorin e humorit Aleko Prodani (1938-2006) e kujtojme me respekt

Aleko Prodani (1938-2006). Lindi ne Korce, me 19 maj. Kreu shkollen e mesme pedagogjike ne vitin 1956. Punoi mesues ne fshatin Moglice. Nisi te aktivizohet që ne vitin 1956, kryesisht ne qytetin e Maliqit me grupin amator te teatrit dhe te estrades.Ishte nder aktoret themelues te Estrades Profesioniste te Korces. Me vone punoi per pak kohe ne Estraden e Ushtarit, pastaj rishtazi u kthye ne trupen e Estrades se Korces dhe aty u afirmua si aktori me i shquar i saj, me nje profil te patjetersueshem artistik.

I shkathet, me fantazi, energjik, i pershtatshem ndaj rrjedhes se pritur te ngjarjeve dhe thyerjeve te veprimit skenik, po ashtu improvizues, organik dhe i atyapertyshem ne raport me partnerin, nga ana tjeter ai eshte dalluar edhe per sensing e holle te lojes, ku spikat aftesia dhe qasja e tij vetedemaskuese kundrejt personazheve.

Kishte dhunti te mira vokale si kupletist e parodist. A. Prodani ka njemendesuar qindra role ne gjinite e shkurtra te humorit, si komedia me nje akt, skeci, parodia, dialogu, monologu, pantonomia etj. Realizoi me sens te holle komik rolin e Zylo Kamberit ne nje shfaqje variete me po kete emer te Estrades se Korces, si dhe ne nje cikel televiziv.

Ka marre cmimin “Aktori me i mire” ne Festivalin e Estradave ne Gjirokaster (1978), sikurse edhe ne ate te Tiranes (1994). Krahas morise se roleve ne estrade, luajti mblesin Sofo te koemdia Nje nuse per Stasin e Teodor Lacos* dhe ne vitin 2001 realizoi me cilesi te larte rolin e Thimaqit ne komedine Zonjusha 39 vjece e Saqellarsit.

Me rolin e Dhorit ne komedine O deputet, o gjenjeshtar, e Dhimiter Psathait, ate te Kishotit ne komedine Hajdutet shkojne ne DP e Dario Fo-se, si dhe Andrean ne komedine Hipokritet te K. Papadhopulos, fitoi cmimin e “Aktorit me te mire te komedise” ne Festivalin e Aktorit “Apollon” ne Fier, perkatesisht ne vitet 2002, 2004 dhe 2005.A. Prodani eshte nje nga aktoret humoriste shqiptare me individualitetet te qarte e te paperseritshem; elegant, i paster, fin.

Ben nje loje te kulturuar, pa banalizime e vulgarizime. Shfrytezon me efikasitet te plote situaten komike ku ndodhet personazhi, duke operuar me nje pershtatshmeri aktoriale te lakmuar dhe duke e veshur sjelljen e ketij personazhi me nje mori hollesish, detajesh e gjetjesh komike te mprehta.

Vdiq ne skene me 2 maj 2006, duke interpretuar rolin e Aldos ne komedine Tre burra per nje grua te Dario Fo-se. Mbante titullin “Artist i merituar”.

Nga :Aktoret Shqiptarë

Një termet i fortë me magnitudë 6 ,shkund Greqinë ja ku ishte epiqendra e tij…

Një tërmet i fortë me magnitutë 6 të shkallës Rihter, ka tronditur këtë mesditë ishullin e Kretës, në Greqi.Termeti u ndje sot rreth orës 15:50 në kohën lokale, në jug të Kretës, në Greqi, konkretisht 97 kilometra në jug të Lerapetra.Ndërkohë, mediat greke bëjnë me dije se 10 minuta pas lëkundjes së parë, vendi është goditur edhe nga dy paslëkundje të tjera.

E para ishte 4.4 në shkallën Richter dhe ndodhi 102 km në juglindje të Irapetra me një thellësi prej 10 km, ndërsa lëkundja tjetër ishte me një intensitet prej 4.8 në shkallën Richter, 122 km në jug të Arvi dhe thellësi 10 km.Dridhjet e tokës u ndjenë edhe në Athinë e madje edhe në brigjet e Izraelit, ndërsa autoritetet kanë lëshuar paralajmërim për tsunam.

Shkalla e dëmtimit nuk është ende e qartë, por zonat më të prekura nga tërmeti janë ato të bregdetit jugor të Kretës.Në muajt e fundit, në ishujt grekë, e po ashtu edhe në Turqi kanë qenë të shpeshta lëkundjet për shkak të tërmetit.

Rrëfimi pas kthimit nga Italia/ Mjekja shqiptare: “Situatë e frikshme, çfarë i ndodhi grupit tonë”

I përket grupit të parë të mjekëve dhe infermierëve që u nisën me mision në zonën më të kuqe të Italisë fqinje, në rajonin e Lombardisë. Tashmë misioni është mbyllur dhe Alma Bashvogli Zela është kthyer në Shqipëri.Ajo është një prej mjekeve, pjesë e ekipit të parë shqiptar të mjekëve dhe infermiereve në ndihmë të spitalit të Breshias në Itali. Në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, mjekja tregon përvojën e saj në këtë mision humanitar. “Që në fillim në spitalin e Breshias më atashuan pranë mjekësisë preventive ose siç quhet ndryshe mjekësia parandaluese. Në pjesën e parë të ditës kryeja tamponimet, pra testet nëse je pozitiv ndaj COVID. Pothuajse çdo 5 minuta realizoja nga një tamponim.

Në javët e para kishte shumë fluks, ndërsa në javët e fundit nisi të binte fluksi. Në pjesën e dytë të ditës, spitali civil i Breshias kishte ngritur një sistem, ku i gjithë personelit mjekësor i bëhej monitorimi i gjendjes klinike për 14 ditë, ku jepeshin gjeneralitet dhe shënoheshin simptomat e tyre.

Në varësi të simptomave, si një grup mjekësh që ishim vendosnim nëse këtyre do t’i kryhej apo jo testi i tamponimit. Kur shkova në fillim, gati 10% e stafit ishin të infektuar me COVID”, tregon ajo.

Mjekja tregon se për një muaj, bashkëpunimi me ekipin italian ka qenë i shkëlqyer. “Më duhet të them që bashkëpunimi ka qënë i shkëlqyer që në ditët e para në Spitalin e Breshias. Na mirëpritën drejtuesit më të lartë të këtij institucioni duke filluar nga Drejtori i Përgjithshëm i spitalit bashkë me shefat e pavioneve të ndryshme.

Pasi studiuan CV e secilit, na bënë një ndarje duke iu referuar edhe eksperiencës sonë. Ne punuam krah më krah me stafin italian dhe nuk na bënë të ndjeheshim si të huaj madje gjatë gjithë kohës na falenderonin për faktin që po shërbenim në Itali”, tregon Alma. Sipas Almës, shërbimi në spitalin e Breshias e bëri të kuptojë diçka shumë të rëndësishme.

“Shërbimi në Lombardi, në rajonin më të nxehtë të COVID në Itali, na bëri të kuptojmë që kur kontribuon sado pak por me zemër, ajo të kthehet shumëfish.

Ne dhamë atë që dinim të bënim më mirë por nga italianët morëm kulturën e jashtëzakonshme mjekësore që kanë ndërtuar ndër vite. Nëse do më kërkonin të rishkoja në Itali, do ta bëja pas asnjë ngurrim nëse do të ishte e nevojshme por të gjithë duam që Italia të mos gjendet kurrë më kurrë përballë një situate të tillë”, u shpreh ajo.

Sipas saj, ekipi i mjekëve dhe infermierëve bëri detyrën që i takonte, sikurse do ta kishin bërë edhe në Shqipëri. “Nuk ndihem aspak heroinë. Bëmë të njëjtën gjë që bëjnë mjekët dhe infermierët shqiptarë në Shqipëri.

Isha pjesë e një misioni dhe më takonte si mjeke në radhë të parë dhe si qytetare e botës. Mendoj se humanizmi nuk njeh komb dhe limitet e mjekësisë nuk mund të ndalen në kufinj gjeografikë të përcaktuar”, përfundoi Alma.

Presidenti Meta apel kundër armikut të dukshëm të pishave tona

Presidenti Meta prej disa ditësh ndodhet në zonën e Kolonjës, ne Qarkun e Korçës duke promovuar bukuritë natyrore të vendit. Ai sot bën apel për më shumë vëmendje në mbrojtje të natyrës.Përmes një video-mesazhi të përcjellë në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Presidenti Meta shprehet optimist për fitoren në luftën me armikun e padukshëm Covid-19, por bën apel që të mbrohet nga armiku i dukshëm i pyjeve, ‘procesionarien ku pishat Shqiptare sa vijnë e pakësohen.

Ndërsa lufta me virusin e padukshëm COVID-19 po përparon dhe do fitohet shumë shpejt, një betejë të gjatë e të vështirë kemi me një armik të dukshëm, procesionarien, që prej kohësh po helmon, degradon dhe po i shkatërron pishat tona të jashtëzakonshme, jo vetëm në Kolonjë e Qarkun e Korçës, por anë e mbanë vendit.
Vetëm duke i kushtuar pa vonesë vëmendjen e duhur kësaj beteje do mund të shpëtojmë këtë pasuri të madhe natyrore të popullit dhe të vendit tonë shprehet Presidenti Meta në mesazhin e tij.

SHKON NË 789 NUMRI I TË PREKURVE ,ASNJË RAST I RI NE KORÇË

Ka shkuar në 789 numri i personave të prekur nga koronavirusi në vendin tonë. Janë 7 raste te reja te konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit.Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë me 5 raste në Kukës dhe Krujë me një rast.Në vendin tonë janë 239 pacientë aktive dhe pjesa më e madhe po ndiqet nga mjeku i familjes.Juglindja e vendit tashme ka vetem 1 person pozitiv Covid-19 të vetëizoluar në shtëpi.Numri i testeve ne total ne Qarkun e Korçes eshte 239.

Dr. Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik dha detajet:

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 7 raste të reja, shkon në 789 numri i të prekurve,
Shkon në 519 numri i të shëruarve, 239 raste aktive

Dr. Eugena Tomini
Instituti i Shëndetit PublikSi çdo ditë, Ju informojmë për situatën e deritanishme të përhapjes së COVID19 në vendin tone.
Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 171 persona të dyshuar me COVID-19 nga veriu në jug dhe vetëm në tre bashki kemi të prekur, ku përkatësisht në Tiranë kemi 5 persona që kanë rezultuar positive, 1 rast në Krujë dhe 1 rast i importuar në Kukës i evidentuar në qëndrën karantinë të këtij rajoni.
Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 789 qytetarë. Prej tyre janë 519 të shëruar.

Duke parë të dhënat, momentalisht situata epidemiologjike në vendin tonë paraqitet e qëndrueshme.
Kalimi i zonave aktive në zona jo aktive për COVID19 ka zhgjeruar hartën e të shëruarve në gjithë vendin.Aktualisht në vendin tonë janë 239 pacientë aktivë me COVID19 dhe pjesa më e madhe prej tyre po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë, ndërsa momentalisht në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” janë të shtruar 31 pacientë (11.4%) dhe vetëm 7 prej tyre janë në terapi intensive.

Ky është nje tregues i rëndësishëm që evidentoi faktin që masat e marra kanë bërë të mundur që sistemi shëndetësor të mos mbingarkohet dhe të përballojë me sukses rastet të cilat kanë pasur nevojë për trajtim të specializuar në spitale.
Deri tani 31 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive, është si vijon:
Tiranë 90
Shkodër 20
Krujë 89
Fier 1
Kurbin 24
Korçë 1
Elbasan 2
Kukës 5
Lezhë 1
Lushnje 1
Mirditë 2
Berat 2
Mat 1
Pavarësisht se nga e hëna do të ketë një lehtësim tjetër të masave, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë distancimin fizik dhe të mbajnë higjienën personale.
Është shumë e rëndësishme të respektohen këto masa, pasi deri në momentin që nuk kemi një vaksinë apo trajtim të përcaktuar dhe për këtë vigjilenca duhet të jetë maksimale.
Të moshuarit apo dhe qytetarët me sëmundje kronike duhet të vazhdojnë të komunikojnë me mjekun e familjes për recetat me rimbursim, duke evituar sa më shumë të jetë e mundur kontaktet me institucionet shëndetësore, përvec rasteve kur është e domosdoshme.
Për pyetjet që mund të keni për sëmundjet kronike apo COVID19 ju lutem telefononi në linjën e gjelbër 0800-40-40. Por nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 duhet të telefononi numrin e urgjencës 127.

Rritet bilanci në SHBA,mbi 65 mijë viktima,më shumë se 1.1 milionë të infektuar

Bilanci i viktimave nga pandemia e (COVID-19) në SHBA është rritur në 65,776.SHBA vazhdon të mbetet epiqendra e pandemisë me më shumë  të prekur dhe viktima në botë. Numri i të diagnostikuarve me COVID-19 në SHBA ka shkuar në 1,131,492, sipas uebfaqes “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.

SHBA ndiqet nga Spanja me 242,988 të infektuar, Italia me 207,428 dhe Britania me 177,454.Shteti më i prekur nga virusi në SHBA është New Yorku, më pas New Jersey dhe pastaj Massachusetts.

Në SHBA, vend me rreth 330 milionë banorë, deri më tani janë kryer rreth 6,4 milionë teste për COVID-19, ndërsa 161,563 të infektuar janë shëruar.