NË VEND TË DIELLIT, AJRIT, DETIT…JU OFRON KAFAZIN?! ZGJIDHNI E MERRNI!

Nga Doktor Gentian Çala

Shifrat e ditëve të fundit të të prekurve nga koronavirusi, megjithëse me pak raste që kanë nevojë për trajtim spitalor, duken një kombinim i shkujdesjes sonë me kujdesin “qeveritar” për të na “mbrojtur”. Unë nuk po i hyj debatit të vërtetësisë së shifrave, megjithëse ka jo pak arsye për ti vënë ato në diskutim, por do të diskutoja një aspekt tjetër. Para rreth një muaji kisha shkruar se Ramës i intereson pushteti i pakufijshëm nën arsyetimin e një pandemie (pra, zgjatja e saj) madje edhe sikur fatura mbi ekonominë të jetë dërrmuese. Koha e turizmit po afron dhe skenat me policët që dalin në plazh duken parathënie e një mendësie kafazi, e cila përdor shifrat për qëllime që vetëm mendja e KM-së i di.

Në vend të diellit, ajrit, detit e natyrës, po na thonë se mund të duhet të rrimë në kafaz. Tashmë ka ardhur koha që asnjë nga këto këshilla apo udhëzime fejsbuku nuk duhet respektuar. Zgjidhni dhe merrni: midis marrëzisë së dikujt që pushtetin e ka bërë vegël të emocioneve e të orekseve personale dhe normalitetit në jetët tuaja! Qëllimet e mbrapshta nuk mund të marrin peng lirinë tuaj. As shifrat e ekspertëve të përdorur dhe as zëdhënësit e tyre nuk duhen dëgjuar. Ju mjafton kujdesi juaj personal, nuk ka nevojë për masa të tjera nga jashtë.

Nëse do të respektoni vazhdimin e marrëzisë së izolimit, thjesht dhe vetëm do të dëmtonim më tej ekonominë dhe shëndetin tonë mendor e fizik. Ajo që vlente në një situatë nuk vlen më!Ju ofrojnë kafazin, më pas një pako me ushqime dhe shumë lajme që i shërbejnë trushpëlarjes. Egoja e sëmurë e KM-së dhe pushteti e tij kanë nevojë thjesht për mendje të frikësuara dhe të komanduara. Shtimi i panikut përmes shifrave dhe daljeve të përditshme në media të krijon ndijesinë se “lufta vazhdon”, “armiku na vjen rrotull”, “do të kthehet sërisht”…, e plot hamendësime si kjo që kanë qëllim jetësimin e frikës dhe justifikimin e masave të tepruara.

KM-ja ka thënë në media se sot në mbrëmje do të ketë komunikimin e fundit për COVID-19, por e kam të vështirë të besoj se mund të heqë dorë nga frikësimi juaj. Ai sot do tu flasë për arritjet e tij dhe do tu ftojë që të ndiqni këshillat dhe masat, por nuk do të jetë i gatshëm ti jap fund kufizimit të lirive tuaja me ligj.Unë e kam një sugjerim për të gjithë ju: i thoni jo KM-së e broçkullave të tij dhe dilni, punoni, pushoni ku të doni në mal a në det, protestoni, shijoni jetën dhe lirinë tuaj e mos e këmbeni me frikën që ju servirin!

Shqiperia dhe Kosova me numrin më të madh të të rinjve pa angazhim

Një raport i publikuar së fundmi ka dalë në konkluzionin se Kosova dhe Shqipëria kanë numrin më të lartë të rinjve nga mosha 15-24 vjeç, që nuk janë as në punë e as në shkollë.“Monitor” shkruan se “INSTAT” raportoi se 25,5% e të rinjve të grupmoshës 15-24 vjeç në Shqipëri nuk kishin asnjë angazhim në vitin 2019, ndërsa në Kosovë në të njëjtin vit ishin 33% e të rinjve në këtë gjendje.

Në vendet e tjera të Rajonit dhe BE kjo përqindje është shumë më e ulët. Në Malin e Zi përqindja e të rinjve që as nuk punon dhe as nuk person është 17%, ndërsa në Serbi 15%, ndërsa në vendet e BE ky tregues ishte 10% në vitin 2019.Situata e tregut të punës së të rinjve në vendet e Ballkanit Perëndimor karakterizohet nga pasivitet i lartë, nivele të larta papunësie të vazhdueshme, punësim në sektorin informal dhe emigrim të lartë.

Cilësia e dobët e arsimit, e cila nuk arrin të përmbushë kërkesat e tregjeve të punës, konsiderohet një nga shkàqet kryesore të shkallës së lartë të papunësisë së të rinjve në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, ka theksuar “Monitor”. Ndërkohë në nëntor të vitit që lamë pas kryeqyteti shqiptar ka triumfuar në një garë mes 5 qyteteve finaliste në Amiens të Francës duke marrë titullin kryeqyteti europian i të rinjve.

Vendimi për Tiranën u dha nga një juri e specializuar me anëtarë nga Parlamenti Evropian, Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës dhe Këshilli i Rinisë i Këshillit të Evropës.

Këngët e “The Beatles” me tematikë filozofike

Shumica e këngëve të Beatles, si pjesa më e madhe e pop këngëve, kanë tema dashurie. Por siç muzika e grupit zhvillohej, kështu dhe temat e këngëve e tejkaluan fazën e “She loves you yeah, yeah, yeah,” & “I want to hold your hand.” Disa prej këngëve më të shkëlqyera të tyre, shprehin, ilustrojnë dhe lidhen me ide më filozofike.

“Can’t Buy Me Love”

“Can’t Buy Me Love,” është një deklarim klasik i filozofëve mbi indiferencën tradicionale të të mirave materiale, në krahasim me atë se çfarë është e mirë për shpirtin. Është e vërtetë që Sokrati ka qënë më tepër i interesuar për të vërtetën dhe virtytin sesa për “dashurinë” (e cila siç shfaqet te kënga supozoj nuk është pastër Platonike). Dhe është e rradhës të vihet re që Paul më vonë ka thënë se kënga duhej të këndohej “money can buy me love” (paratë mund të më blejnë dashuri) duke e marrë parasysh eksperiencën e tij me famën dhe pasurinë.

Por, mendimi bazë, “I don’t care too much for money, money can’t buy me love” (nuk shqetësohem shumë për para, paratë nuk mund të më blejnë dashuri) do të miratohet nga shumë filozofë prej kohës antike deri në ditët e sotme.

“A Hard Day’s Night”

Karl Marks do e pëlqente këngën “A Hard Day’s Night.” Që shkruan për “klasën punëtore të izoluar,” Marks përshkruan si punëtori është vetvetja vetëm kur është në shtëpi. Kur është në punë, nuk është vetvetja, i degraduar në nivelin e kafshës dhe i detyruar të bëjë çfarëdo që i thuhet. Një “ooowwwwww” e jashtëzakonshme në mes të këngës është një e qarë ekstatike e nevojës për të qenë me të dashurit, ose ulërimë e një kafshe që çdo ditë “punon si qen”.

1. “Nowhere Man”

“Nowhere Man” është përshkrim klasik i dikujt që ec pa drejtim dhe qëllim, është i shkëputur nga bota moderne. Niçe ka menduar një përgjigje të përshtatshme, humbjen e kuptimit në lidhje me “vdekjen e Zotit” që do të shkaktonte një lloj paniku. Por “Nowhere Man” si duket ndjehet thjeshtë apatik.

“Nowhere Man” është përshkrim klasik i dikujt që ec pa drejtim dhe qëllim, është i shkëputur nga bota moderne. Niçe ka menduar një përgjigje të përshtatshme, humbjen e kuptimit në lidhje me “vdekjen e Zotit” që do të shkaktonte një lloj paniku. Por “Nowhere Man” si duket ndjehet thjeshtë apatik.

“Eleanor Rigby”

Një individualizëm i përhapur karakterizon shoqërinë moderne kapitaliste; dhe individualizmi prodhon, pothuajse në mënyrë të pashmangshme izolimin dhe vetminë. Kjo këngë e McCartney kap në mënyrë të egër përshkruan vetminë e një gruaje që sheh si njerëzit e tjerë martohen, por jeton deri në fund të jetës së saj vetë, aq jo miqësore, saqë askush nuk shkon në funeralin e saj. “Eleanor Rigby” shtron pyetjen:

“Të gjithë njerëzit e vetmuar, nga vijnë ata të gjithë?” Shumë teoricienë socialë do të thoshin se ato prodhohen nga një sistem që është më shumë i interesuar për konkurrencën dhe tregtinë sesa komunitetin.

“Help”

“Help!” është një shprehje shqetësuese nga zemra e pasigurisë e ndjerë nga dikush që bën kalimin nga besimi i verbër i rinisë në një njohje më të ndershme dhe të rritur se sa i duhen të tjerët. Ku “Eleanor Rigby”, është e trishtuar, “Help!” është e hidhëruar. Thellë në vete, është një këngë për vetëdijen dhe thyerjen e iluzioneve.

“With a Little Help from My Friends”

Kjo këngë është në skajin e kundërt të spektrit nga “Help!”. Me melodinë e saj të këndshme, “With a Little Help from My Friends” shpreh sigurinë e dikujt që ka miq. Ai nuk tingëllon si dikush me ndonjë talent apo ambicie të mëdha; të keni miq për të “kaluar kohë” është e mjaftueshme. Filozofi i lashtë Grek Epikuri do të aprovonte. Ai thotë se nuk nevoitet shumë për të qenë i lumtur, por nga ato gjëra që janë të nevojshme, më e rëndësishmja deri tani është miqësia.

“In My Life”

“In My Life” është një këngë delikate, një nga më të shkëlqyeshmet e John Lennon. Ka të bëjë me dëshirën për të mbajtur dy qëndrime së bashku në të njëjtën kohë, edhe pse ato disi bien ndesh. Ai dëshiron të mbajë përkujtimin e tij të dashur për të kaluarën, por gjithashtu dëshiron të jetojë në të tashmen dhe të mos mbetet i ngulitur në kujtimet e tij ose të detyruar prej tyre. Si “Help!” është gjithashtu një reflektim në procesin e kalimit përtej rinisë.

“Yesterday”

“Yesterday”, një nga këngët më të famshme të Paul McCartney ofron një kontrast interesant me “In My Life”. Këtu këngëtari preferon të kaluarën mbi të tashmen – “Unë besoj në “dje” – dhe është mbyllur plotësisht pa asnjë dëshirë të pajtohet me të tashmen. Është një nga këngët me mbi 2,000 versione të regjistruara nga artistë të ndryshëm. Çfarë thotë kjo për kulturën bashkëkohore?

“Hey Jude”

“Hej Jude” shtron virtytin e një këndvështrimi të gëzuar, optimist, jo cinik të jetës. Bota do të shfaqet një vend më i ngrohtë për dikë me zemër të ngrohtë, ndërsa “është një budalla që e luan mirë, duke e bërë këtë botë pak më të ftohtë”. Ajo gjithashtu na thotë, në mënyrë modeste, të “jetojmë në mënyrë të rrezikshme”, siç e vendos Niçe në The Gay Science. Disa filozofi argumentojnë se mënyra më e mirë për të jetuar është të bëhemi të sigurt kundër dhimbjes në zemër ose fatkeqësive. Por Jude i është thënë të jetë i guximshëm, dhe të lë muzikën dhe dashurinë nën lëkurën e tij, sepse kjo është mënyra për ta përjetuar botën në mënyrë të plotë.

“Let it Be”

“Let it Be” është një këngë e pranimit, madje edhe e dorëheqjes. Ky qëndrim gati fatalist është ai që shumë filozofë të lashtë rekomanduan si rruga më e sigurt drejt lumturisë. Mos luftoni kundër botës: përputheni veten me të. Nëse nuk mund të merrni atë që dëshironi, dëshironi atë që mund të merrni./filozoficdodite

Përkthyer nga:Agon Ajrullahu

Dalin në ankand fotot e hershme të ikonës së bukurisë Marilyn Monroe

Fotografitë e bëra në nisje të karrierës së ikonës së kinematografisë amerikane dhe botërore Marilyn Monroe kanë dalë në ankand.Shumica e tyre u shkrepën nga André de Dienes, në vitin 1945. Fotografi hungarez ishte i njohur për bashkëpunimin e tij të vazhdueshëm me aktoren e njohur dhe seks simbolin amerikan.

Duhet thënë se fotografitë e bëra nga fotografi për Monroe-n janë të rralla.

Bëhet fjalë për imazhe fantastike të aktores, e cila sapo kishte nisur të ngjiste shkallët e karrierës, dhe koleksionistët kanë një interes shumë të madh për to.

Oferta fillestare në ankand për secilën nga fotot nis nga 1 mijë dollarë, përveç një fotoje mjaft speciale, ku Monroe shfaqet toples. Për këtë, oferta nis nga 4 mijë dollarë.

“Kjo është java e fundit e kufizimeve”- te pezulluara transporti publik, dasmat dhe…

Në deklarat e sotme kjo është java e fundit e kufizimeve në kuadër të masave kundër koronavirusit.Pas datës 1 qershor do të hapen të gjithë kufijtë tokësore dhe nuk do ketë më zona të kuqe.

Duke filluar nga e hëna, datë 1 qershor, do të hapen aktivitetet e mëposhtme:

1. Kopshtet dhe çerdhet;
2. Kufijtë tokësorë të vendit;
3. Qarkullimi i makinave në të gjithë vendin;
4. Plazhet, por nuk do të lejohet asnjë subjekt privat, përveç hoteleve, që të vendosë çandra dhe shezlongë pa autorizim.

Kjo është java e fundit e mbetur e masave kufizuese të lëvizjes. Me përjashtim të aktiviteteve kulturore dhe sportive, ku ende do të mungojnë spektatorët, dasmat dhe funeralët ku ende nuk do të mblidhen qindra njerëz bashkë, transportit publik që do të rrijë mbyllur edhe për pak, plazheve ku do të ketë një kornizë rregullash sigurie, gjithçka tjetër do të jetë e hapur.”

Pikëpyetjet për rifillimin e futbollit, Duka: Ja kur do të merret vendimi i fundit nga UEFA

Shumica e kampionateve po marrin dritën jeshile për të mbyllur sërish çdo gjë në fushën e lojës, ndërsa një pjesë ka përcaktuar edhe datat e rinisjes. Ndërkohë një çështje që ka zgjuar interes këto kohë është ajo e formulës së Champions League për këtë sezon. E vetmja e sigurt është se gushti është rezervuar për të, por mënyra se si do shkohet deri në fund mbetet një dilemë që nuk ka marrë një përgjigje zyrtare.

Armand Duka, presidenti i Federatës Shqiptarë të Futbollit, i cili mban dhe postin e anëtarit të komitetit ekzekutiv të UEFA-s, ka dhënë një prononcim për “Radio Kiss Kiss Napoli”, ku ka folur për situatën aktuale në futbollin Europian dhe atë shqiptar, duke u shprehur:

“FIFA ka propozuar që të shtyhet skadimi i kontratave të futbollistëve për shkak të situatës emergjente. Tani ku vendim duhet të merret parasysh nga federatat e ndryshme të futbollit. Më 17 qershor do të marrim një vendim se si do të përfundojmë garat europiane dhe cila do të jetë dita e fundit kur duhet të përfundojmë kampionatet. Një ide që po vlerësohet është zhvillimi i çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve me ndeshje teke, dhe luajtja e gjysmëfinaleve dhe finales në Stamboll. Vendimi do të merret në 17 qershor.

Situata në Shqipëri – Të gjitha skuadrat po stërvitem. Presim të fillojë kampionati më 3 qershor. Po presim një përgjigje pozitive nga qeveria shqiptare. Në protokollin tonë, nëse një lojtar preket me COVID-19, karantinohet vetëm lojtari, jo i gjithë ekipi në të cilin ai luan”, u shpreh Duka.

Skënderbeu tregon muskujt,’kërcënim’ i drejpërdrejtë për çdo rival

Skënderbebeu po vijon përgatitjet për rifillimin e kampionatit, ndërsa lojtarët janë grumbulluar në Resortin Tropikal ku nen urdhërat e trajnerit Daja janë duke fituar formën që kishin para se të pezullohej sezoni ku të gjithë janë optimist për të ardhmen duke paralajmëruar edhe një rikthim të madh të ekipit.

Klasifimi i jep te drëjtë Ujqërve të jenë brenda objektivit të kupave të Europës sepse aty ku u ndërpre kampionati në javën e 26-të pozicionoheshin në vendin e katër duke berë një paraqitje shumë të mirë dhe duke qëndruar 3 pikë larg vëndit të 2 kur kanë mbetur 10 ndeshje deri në përfundimin natyror të kampionatit.

Situata duket fantastike, teksa futbollistët janë duke shijuar në maksimum edhe rrezet e diellit duke treguar që harmonia është në maksimumin e saj.

Në foton e publikuar nga “Skënderbeu Kampion” lojtarët shihen të zhveshur duke treguar muskujt e tyre si një “kërcënim’ i drejpërdrejtë për çdo rival. Kujtojmë që kampionati shqiptar do rinisë më 3 qershor.

Rritet ndjeshëm numri i viktìmave, dalin shifrat e fundit nga Italia

Të dhënat e buletinit të lëshuar nga Mbrojtja Civile shohin sot një rritje të infeksioneve dhe te nr te viktimave ku janë shënuar 117 viktima në 24 orët e fundit(Dje ishte 78).Numri i përgjithshëm i viktimave në Itali ka arritur në 33.072 persona që nga fillimi i monitorimit të epidemisë Covid-19.Numri i përgjithshëm i personave aktualisht pozitive ndaj virusit është 50.966 njerëz (dje ishte në 52.942).

Rastet e përgjithshme të personave të prekur nga Covid-19 ka arritur në 231.139 që nga fillimi i monitorimit të pandemisë. Rastet e reja janë + 584 dje ato ishin +397 dy ditë më parë ishin +300).Numri i personave të rikuperuar në 24 orët e fundit është : janë 2.443 pacientë të shëruar në krahasim me 2.677 dje dhe 1.502 dy ditë më parë.

Totali i te sheruarve është 147.101.Numri i pacientëve të shtruar në spital vazhdon të ulet: ata janë7,729 (7,917 dje). Nga këta, pacientët më seriozë të pranuar në kujdesin intesiv janë 505(dje ishin 521).Në Itali janë kryer gjithsej mbi 3.4 milion teste.

Italia është vendi i tretë më i goditur nga koronavirusi nga numri i viktimave, pas SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa sa i përket rasteve të konfirmuara, shteti fqinj është vendi i gjashtë në botë më i goditur nga Covid-19.

Shtetet me te prekura nga Covid -19 jane :1-SHBA vazhdon të mbetet epiqendra e pandemisë me më shumë të prekur dhe viktima në botë dhe ndiqet nga Brazili,Rusia,Spanja,Britania,Italia

Greqia publikon listën e vendeve që do lejohen të shkojnë për turizëm

Ardhja e sigurt e turistëve në Greqi dhe rimëkëmbja ekonomike nga pandemia e koronavirusit ishin pikat qendrore të intervistës së kryeministrit grek për gazetën gjermane “Bild”.Do të hapim turizmin me vendet me të dhëna të ngjashme epidemiologjike, deklaroi kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis.

Ndërsa Kanadezët mesa duket duhet të presin edhe pak kohë që të mund të vizitojnë Greqinë për pushime, pasi kjo e fundit momentalisht e ka lënë jashtë listës paraprake, me vendet e mundshme që do lejohen ta vizitojnë gjatë verës.Javën e kaluar, Ministria e Turizmit në Greqi bëri një listë të 20 vendeve të cilat sipas shkencëtarëve, gjykojnë se normat e infeksionit koronavirus kanë rënë. Kështu do mund të ketë turistë që duan të vizitojnë dhe të pushojnë në detin Egje, duke filluar nga 15 qershori.

Lista, sipas Greek Reporter, përfshin Kinën, Japoninë, Australinë, Norvegjinë, Poloninë, Serbinë, Gjermaninë, Qipron, Izraelin, Danimarkën, Austrinë, Bullgarinë, Rumaninë, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Bosnje dhe Hercegovinën, Kroacinë, Hungarinë, Republikën Çeke dhe Sllovakinë.

Britania, Italia, Spanja, Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara nuk janë në listë, sipas gazetës greke. Sidoqoftë, ministri grek i turizmit Haris Theoharis nuk ka bërë asnjë koment dhe tha se lista përfundimtare, e cila do të hartohet nga zyrtarët e shëndetit publik të Greqisë, do të dalë në fund të majit.

Duke përshkruar rinisjen e turizmit në Greqi me gjithë konsideratat e sigurisë shëndetësore dhe faktin që vendi ka mbajtur në minimum rastet e infeksioneve dhe viktimave nga COVID-19, ai tha se synojnë të hapin aktivitete turistike me vende që kanë të dhëna të ngjashme epidemiologjike me ato të Greqisë, siç është Gjermania, që ka nivele të ulëta të shpërndarjes pandemike.

”Turistët gjermanë janë të mirëpritur në Athinë që nga 15 qershori dhe në ishuj që nga 1 korriku”, deklaroi ai.

Për t’i bërë vizitorët dhe turistët të ndjehen të sigurt në Greqi, Mitsotakis shtoi se do të përballen me kontrolle në aeroporte dhe do të kenë akses në udhëzimet themelore dhe vendndodhjen e spitalit më të afërt përmes një aplikacioni elektronik.”Nëse dikush ka nevojë të testohet do të sigurohemi të ketë teste të mjaftueshme në të gjitha ishujt, madje edhe ishujt e vegjël, ndërsa do të jetë e mundur që, nëse është e nevojshme, një vizitor të transportohet në një spital të Athinës”, shtoi ai.

“Përsa i përket gamës së shërbimeve që turistët do të gjejnë në Greqi, autoritetet shëndetësore nuk kanë vendosur ende për hapjen e klubeve të natës, bareve dhe diskotekave”, theksoi ai.

Tirana, më e pasura e Shqipërisë, Kukësi më i varfri, por mbetemi nga fundi në Europë

Ata që banojnë në Tiranë kishin të ardhura për frymë më të lartat në vitin 2018, ndërsa Kukësi vijon të jetë rajoni më i varfër i Shqipërisë, sipas të dhënave të INSTAT për Prodhimin e Brendshëm Bruto rajonal, 2018. Për frymë, të ardhurat janë sa 31.1% e mesatares së Bashkimit Europian, që sipas Eurostat, është ndër më të ulëtat në Europë.I gjithë veriu vijon të jetë më i varfëri në vend, ndërsa Qendra më e pasura.

Sipas INSTAT, në vitin 2018, niveli i PBB-së për frymë në rajonin statistikor nivel 1 (Republika e Shqipërisë), arriti në 571 mijë Lekë. Krahasuar me vitin 2017, PBB për frymë në terma nominale u rrit me 5,75%.Në vitin 2018, sipas rajoneve statistikore në nivel 2, në rajonin statistikor Veri, PBB për frymë është 462 mijë lekë, duke shënuar një rritje nominale me 4,7%, krahasuar me vitin 2017. PBB për frymë e këtij rajoni është 19,1% nën mesataren e vendit.

Në rajonin statistikor Qendër, PBB për frymë është 692 mijë Lekë dhe pati një rritje me 5,6%, krahasuar me vitin 2017. PBB për frymë e këtij rajoni rezultoi 21,2% mbi mesataren e vendit.Në rajonin statistikor Jug, PBB për frymë është 511 mijë Lekë, duke shënuar një rritje me 6,3%, krahasuar me vitin 2017. PBB për frymë e këtij rajoni është 10,4% nën mesataren e vendit.

Niveli më i lartë i PBB-së për frymë sipas rajoneve statistikore në nivel 3 (Qark), në vitin 2018, ishte në Qarkun e Tiranës, me 783 mijë lekë dhe shënoi një rritje në terma nominale prej 5,1% krahasuar me vitin 2017. PBB për frymë e këtij qarku ishte 37,3% mbi mesataren e vendit. Më pas renditet Qarku i Fierit, me 599 mijë lekë, duke shënuar një rritje në terma nominale prej 8,4% ndaj vitit 2017. PBB për frymë e këtij qarku ishte 5,0% mbi mesataren e vendit.

Niveli më i ulët i PBB-së për frymë sipas rajoneve statistikore në nivel 3 (Qark) në vitin 2018, u vlerësua në Qarkun Kukës me rreth 362 mijë Lekë duke shënuar një rritje në terma nominale me 7,3%, krahasuar me vitin 2017. PBB për frymë e këtij qarku ishte 36,6% nën mesataren e vendit. Më tej, me PBB-në për frymë më të ulët vijon Qarku Elbasan me rreth 398 mijë Lekë duke shënuar një rritje me në terma nominale 5,9% ndaj vitit 2017. PBB për frymë e këtij qarku ishte 30,3% nën mesataren e vendit.

Standardi i Fuqisë Blerëse

PBB e Republikës së Shqipërisë e shprehur në Standardin e Fuqisë Blerëse (Purchasing Power Standard – PPS) në vitin 2018 është 27.581 PPS.PBB për frymë në PPS për vitin 2018 për Republikën e Shqipërisë është 31,1% e mesatares së Bashkimit Evropian BE28 = 100. Sipas të dhënave të tjera të Eurostat, në këto nivele Shqipëria renditet ndër më të varfrat në Europë, së bashku me Bosnjën e Kosovën.

Sipas rajoneve statistikore në nivel 2, në rajonin Qendër, PBB për frymë në PPS për vitin 2018 ishte 37,7%, në rajonin Veri 25,1% dhe në rajonin Jug 27,8%.Monitor

Pogradeci/Natyrë si e pikturuar

Në Pogradec nuk të pret vetëm natyra e bukur dhe turizmi familjar, por edhe një botë plot aventura dhe histori.Pogradeci dhe rrethinat e tij, ofrojnë për turistët një atraksion të përhershëm turistik me natyrën, kulturën dhe historinë që i japin madhështinë, ndërsa Liqeni i jep hijeshinë.Përveç liqenit, Pogradeci ka edhe shumë bukuri të tjera natyrore në periferinë e tij, në fshatrat që e rrethojnë, ka monumente të rëndësishme kulturore e historike që të tërheqin t’i vizitosh.

Pogradeci ofron shumë mundësi për turizëm ujor, malor dhe historik. Gjithashtu edhe kuzhina dhe kulinaria pogradecare është shumë e veçantë dhe e pëlqyeshme nga vizitorët shqiptarë dhe të huaj.

Në këtë qytet kudo ka bukuri si Lini, një gadishull i vogël në brigjet perëndimore të Liqenit të Ohrit me një fshat të bukur me të njëjtin emër.

Shtëpitë janë të ndërtuara prej guri dhe tulla në anët e rrugicave të ngushta mbuluar me pjergulla.

Ndërsa burimet e Drilonit që ndodhen rrëzë kodrave afër fshatit Tushemisht dhe Gurras, 4 km nga Pogradeci kanë një pamje të pakrahasueshme.

Këtë monument natyre mund ta vizitoni në qoftë se ndiqni rrugën Pogradec-Doganë-Shën Naum. Ai është një burim i madh gëlqeror që buron me rrjedhje vertikale të ujit në fund të bllokut gëlqeror, duke vazhduar më pas rrjedhjen në liqenin e Ohrit. Uji vjen nga liqeni i Prespës përmes Malit të Thatë. Uji del jashtë si një burim i madh i veçantë me një rrjedhje prej 7 m3 /sek. Zona është e rrethuar me bimësi të dendur.

Pogradeci ka edhe mjaft kisha mesjetare si Kisha e Shën Bitrit, që vendasit janë mësuar ta thërrasin kisha e Shën Bitrit, ndodhet disa qindra metra larg fshatit Potkozhan.
Kjo ndërtesë e vogël prej guri, mbuluar me plloça është me vlera unikale përsa i përket dy kupolave të vogla në anën lindore dhe murit shumë të veçantë pikturuar me afreske në pjesën e brendshme të tij. Edhe pse afresket janë dëmtuar, vizitorët përseri mund të admirojnë misterin dhe bukurinë e shenjtorëve pikturuar në muret e tij.

Një tjetër kishë është ajo e Shën Marenës në veri të fshatit Llenge, zonë e Pogradecit, me një pamje dominuese në majë të malit mbi lumin Shkumbin. Kisha është një ndërtesë e vogël afërsisht 8-12 metra e gjatë. Altari është i ndarë nga pjesa qendrore e kishës me një ikonostas druri 6 m të gjerë dhe 4 m të lartë. Ikonostasi është gdhendur me motive luleje. Gjithë pjesa e brendshme e kishës është e mbuluar me afreske që i përkasin dorës së mjeshtrit të këtyre zonave, Kostandin Shpataraku.

Qyteti i Liqenit, Pogradeci, është qyteti elitar i Shqipërisë i cili vizitohet në të katër stinët.Atsh

COVID-19/ 21 RASTE TË REJA, SHKON NË 1050 NUMRI I TË PREKURVE NË VEND

Ka shkuar në 1050 numri i personave të prekur nga koronavirusi në vendin tonë.Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet me 21 raste pozitive.Të shpërndara: të gjitha në Tiranë ku Tirana mbetet vatra e nxehte e koronavirusit.Në vendin tonë janë 205 pacientë aktive dhe pjesa më e madhe po ndiqet nga mjeku i familjes.Juglindja e vendit vazhdon të ketë 1 person pozitiv Covid-19 të vetëizoluar në shtëpi.Numri i testeve ne total ne Qarkun e Korçes eshte 270.

Dr. Mirela Cami nga Instituti i Shëndetit Publik dha detajet:

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 21 raste të reja në Tiranë, asnjë rast në zonat e tjeraShkon në 1050 numri i të prekurve, prej tyre 205 janë raste aktive. Tirana mbetet vatra kryesore

Dr. Flutura Beqo
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.Ju informojmë rreth situatës së COVID 19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit.
Në 24 orët e fundit vazhdon të jetë i lartë numri i rasteve te reja te prekur me Sars-Cov2 në Tiranë, ndërsa të gjithë zonat e tjera rezultojnë pa raste të reja.
Janë testuar 262 qytetarë të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar 21 raste pozitive, të gjitha në Tiranë.

Nga një hetim i thellë epidemiologjik, rezulton se ndër rastet e reja janë 13 të prekur në QSUT, personel shëndetësor dhe pacientë, kontakte të një infermiere e cila rezultoi pozitive dy ditë më parë, e infektuar jashtë spitalit.Prej tyre 9 janë pa simptoma dhe të vetëizoluar, ndërsa 4 pacientë jane transferuar në spitalin infektiv.Nderkohë vijon hetimi epidemiologjik edhe për disa raste të reja në Tiranë, e cila mbetet vatra kryesore në vend.

Vijon të ketë shtrime të reja në spitalin infektiv, ku aktualisht po trajtohen 25 pacientë, nga të cilët 3 janë në terapi intensive.Ne 24 orët e fundit janë të shëruar 9 qytetarë, duke e çuar mbi 800 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.Deri tani janë kryer mbi 15 mijë testime molekulare dhe serologjike, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara pozitivë në të gjithë vendin është 1050.

Prej tyre aktualisht janë 205 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë.Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar distancimin fizik dhe higjienën personale. Mos neglizhoni shenjat e sëmundjes dhe për çdo rast të dyshuar, telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. 
Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

COVID-19 – Statistika (27 Maj 2020)
Testime totale 15094
Testime molekulare 13768
Testime serologjike 1326
Raste pozitive 1050
Raste të shëruara 812
Raste Aktive 205
Humbje jete 33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 101
Durrës 51
Krujë 23
Shkodër 12
Kamëz 9
Berat 6
Fier 2
Korçë 1

Agron Llakaj shpërthen ndaj ‘Aventurierëve’: ‘Stop degjenerimit’

Aktori shumë i dashur për publikun, Agron Llakaj ka reaguar ashpër ndaj programit “Aventurierët”, që transmetohet në Top Channel e ku pjesë janë një grup të rinjsh. Llakaj e quan ‘degjenerim e ç’thurje’ këtë program dhe shprehet i shqetësuar për të ardhmen.

Postimi i plotë i Llakajt:

Kjo video qe po shikoni, nuk eshte kamere e fshehte dhe aq me pak amatore…,eshte nje reality show ‘Aventurieret ‘ dhe shfaqet çdo te premte ne televizionin kombetar Top Channel! Nuk dua te merrem me TCh, qellimin per te mbeshtetur nje show kaq te shemtuar dhe te rende ne cdo pikepamje…, degjenerim, ç’thurje, perversitet. I drejtohem AMA-s institucioni i monitorimit te mediave audiovizive! Ej njerez! A keni familje?! A keni femije?! A nuk jeni te shqetesuar per ardhmerine e tyre?! Si mund te lejohet nje reality show kaq kriminal per edukimin e femijeve tane, niperve e mbesave?!

Covid 19 nuk eshte asgje perpara kesaj te keqeje kombetare qe po mbillet neper ekranet tona, eshte pasqyre reale e jona dhe kjo fillon qe nga shkolla, cikli 9 vjecar dhe me radhe…, ku ç’thurja dhe rrugaçëria kane ndertuar modele te respektuara neper auditore…, keta qe shikoni ne kete reality show, neser do shfaqen ne rruge si “vipat” e ardhshem. “Une jam ajo qe shkova me kater cuna njeheresh!…”Une jam ai djali gay qe dashurine time e shfaqa aty ne nete te tera dhe u kenaqa me kedo qe me dashuroi e adhuroi !” “kurse une jam ajo qe ja grisa breket asaj goces dhe e kapa nga floket dhe e hoqa zvarre neper dhome, dhe po te mos ma kishin hequr nga duart e kisha vrare fare !” “E une jam ajo qe ja zbertheva pantallonat atij djalit…dhe…dhe… “!

Media e portale qe i promovojne per ca klikime pa menduar qe jane bashkeautor ne krim. AMA eshte pergjegjese direkte…, eshte alarm por me shume se alarm! Shkolla, familja dhe shoqeria kane leshuar sinjalin SOS! Nqs nuk ngrihemi sot dhe te vendosim rregulla, nqs nuk ngrihemi sot me alarmin e ligjshem prinderor per nje te ardhme te sigurt te femijeve tane…, neser do jete vone. Ti ose ajo apo kushdo do te jeni viktima te realitetit i cili do fitoj qytetarine shume shpejt….,Dhuna , ç’thurja, tërbimi, degjenerimi dhe krimi do jene realiteti yne i ardhshem shoqeror. Shqiptare zgjohuni! Per femijet tane, per te ardhmen tone! Stop degjenerimit!”

https://www.instagram.com/p/CAn6nGYlqZh/?utm_source=ig_web_copy_link