Policia përsëri ndryshon urdhrin: Lejohet qarkullimi i makinave të dielën

Në një komunikim të parë, Policia e Shtetit njoftoi se ditën e diel nuk do të lejohej qarkullimi i mjeteve,ku u shpreh se fundjava është e lirë për qytetarët dhe bizneset, ndërsa e diela pa makinë. Por një urdhër i dytë rrëzon të parin dhe Policia, përmes një njoftimi per mediat, thotë se të dielën do të lejohet qarkullimi i makinave.

Policia e Shtetit

“Policia e Shtetit, duke rivlerësuar komunikimin me Ministrinë e Shëndetësisë në lidhje me Udhëzimin për ditën e diel, 31 maj, pa makina, informon edhe njëherë qytetarët se nuk do të ketë ndalim të qarkullimit të automjeteve brenda qyteteve as të dielën.”

Gjithashtu, edhe për këtë fundjavë nuk do lejohet hyrja dhe dalja në zonat e kuqe, si dhe ndalohet lëvizja drejt plazheve nga zonat që nuk janë zona bregdetare.

Italia reagon ashpër ndaj shteteve që e izoluan dhe hapet për turistët, hiqet karantina për të huajt

7 milionë italianë do të zgjedhin muajin qershor për të shkuar me pushime. Ky është rezultati i një analize të bërë nga shoqata e njohur “Coldiretti”, pas konfirmimit të lëvizjes së lirë të qytetarëve mes rajoneve duke nisur nga 3 qershori.

Turizmi pritet të jetë kryesisht vendas, për shkak të vetos së vendosur nga shumë shtete të frekuentuara nga italianët gjatë pushimeve verore. Megjithatë shteti fqinj është i hapur edhe për vizitorët e huaj.

Për të nxitur këtë ka hequr rregullin e karantinës për turistët që vijnë nga vendet e zonës Shengen, por sigurisht mbyllja e kufirit nga Greqia, Kroacia dhe Austria ka nxitur një reagim mjaft të ashpër të Italisë.

“Në këto ditë kam dëgjuar shumë për Italinë. Nuk më duket se është momenti për të bërë polemika, por një gjë dua ta them në mënyrë të qartë: Kërkojmë respekt. Nëse dikush mendon se mund të na trajtojë si ishull i kufizuar, atëherë ta dijë se nuk do të qëndrojmë duarkryq”, u shpreh Luigi Di Maio.

Ministri i Jashtëm italian shton se duhet një kundërpërgjigje e përbashkët europiane sa i përket rihapjes së kufijve. Në të kundërt, Di Maio paralajmëron për rrezikim të shpirtit unifikues të Bashkimit Europian dhe të projektit politik.

PUBLIKOHEN SHIFRAT E FUNDIT NGA ITALIA, RRITET LEHTË NUMRI I VIKTÌMAVE NË 24 ORËT E FUNDIT

Të dhënat e buletinit të lëshuar nga Mbrojtja Civile shohin sot një rënie të infeksioneve dhe një rritje të lehte te nr te viktimave ku janë 111 viktima në 24 orët e fundit(Dje ishte 87 ).Numri i përgjithshëm i viktimave në Itali ka arrirur në 33.340 persona që nga fillimi i monitorimit të epidemisë Covid-19.Numri i përgjithshëm i personave aktualisht pozitive ndaj virusit është 43,691 persona (dje ishte 46,175).

Rastet e përgjithshme të personave të prekur nga Covid-19 ka arritur në 232.664 që nga fillimi i monitorimit të pandemisë. Rastet e reja janë + 416 (dje ato ishin +516).Numri i personave të rikuperuar në 24 orët e fundit është : janë 2.789 pacientë të shëruar në krahasim me 2.240 dje dhe 3.503 dy ditë më parë.

Totali i te sheruarve është 155.633.Numri i pacientëve të shtruar në spital vazhdon të ulet: ata janë 6.680 (dje ishin 7.094).Nga këta, pacientët më seriozë të pranuar në kujdesin intesiv janë 450(dje ishin 475).Në Itali janë kryer gjithsej mbi 3.8 milion teste.

Italia është vendi i tretë më i goditur nga koronavirusi nga numri i viktimave, pas SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa sa i përket rasteve të konfirmuara, shteti fqinj është vendi i gjashtë në botë më i goditur nga Covid-19.

Shtetet me te prekura nga Covid -19 jane :1-SHBA vazhdon të mbetet epiqendra e pandemisë me më shumë të prekur dhe viktima në botë dhe ndiqet nga Brazili,Rusia,Spanja,Britania,Italia

Rikthehet Superliga me supersfidën Skënderbeu -Partizani,ujqerit kërkojnë triumfin ne transfertë

Pas thuajse 3 muajsh ndërprerje për shkak të pandemisë Covid-19, Kategoria Superiore është gati të zbresë në fushë.Sot janë përcaktuar edhe oraret e ndeshjeve të javës së 27, të cilat do të luhen të gjitha në 3 qershor në orën 17:00, me përjashtim të supersfides Partizani-Skënderbeu, që do të luhet në të njëjtën ditë, por në orën 20:00.Edhe takimet e javës së 28 do të luhen të gjitha në të njëjtën ditë, të dielën e 7 qershorit, ndërsa 4 prej tyre do të startojnë në orën 17:00 dhe sfida Partizani-Kukësi do të startojë në orën 20:00.

Skënderbeu do të ketë disa probleme në sfidën me Partizanin. Kështu, ndaj të kuqve do të mungojnë vetëm mbrojtësi i djathtë Jorgo Meksi për kartonë dhe sulmuesi ganez Alfred Mensah për shkak dëmtimi.Me skuadrën është kthyer nga Zvicra Taipi, i cili ka nisur stërvitjen.

Lojtarët kanë bërë stërvitje individuale dhe vetëm me urdhrin e fundit skuadra ka zbritur e bashkuar në stërvitje. Ilir Daja shpreson që ta ketë gati ne formen maksimale skuadrën e tij për sfidën me Partizanin.

Skenderbeu para pezullimit të kampionatit ishte një nga skuadrat më në formë,pikerisht kur kishin ndezur motoret dhe ecnin me hap kampioni ,duke marre 4 fitore rradhazi.

Java e 27
Bylis – Tirana 17:00
Flamurtari – Vllaznia 17:00
Kukësi – Luftëtari 17:00
Laçi – Teuta 17:00
Partizani – Skënderbeu 20:00

Java e 28
Laçi – Vllaznia 17:00
Luftëtari – Tirana 17:00
Flamurtari – Skënderbeu 17:00
Bylis – Teuta 17:00
Partizani – Kukësi 20:00

Qarku Korçë zonë e gjelbër, por turistë nuk ka

Emergjenca e koronavirusit ka futur në ngërç ekonominë shqiptare, me përqindjen e rritjes që tashmë parashikohet në ulje.Ashtu si edhe për shumë qytete shqiptare turizmi është një pjesë kryesore e ekonomisë për Korçën dhe Pogradecin.Por ndërsa pandemia përhapet dhe njerëzit izolohen, bizneset që varen nga turizmi shqetësohen çdo ditë e më tepër.

Korça ka rreth tre javë që ka dalë nga zona e kuqe, por turizmi në këtë qytet vijon të mbetet i paralizuar.

Ndonëse njihet si një ndër zonat më atraktive në vend, kjo fundjavë e gjeti Korçën të zbrazët, me shëtitore dhe kafet bosh.Po kështu edhe Dardha dhe Voskopoja kanë një numër shumë të ulët të turistëve që kanë shtëpizat e tyre në këto zona, ndërsa të tjerët nuk kanë rezervuar.

Driloni hesht. Restorantet e hotelet janë të boshatisura ndërsa varkat që shëtisnin në ujin e tij qëndrojnë në breg.
Te vetmet që lëvizin janë mjelmat.

Janë qindra biznese në këto qytete dhe mijëra familje që nuk e dinë nëse do të jenë në gjendje të rregullojnë ngadalësimin që po pësojnë.

Edhe të punësuarit në sektorin e turizmit do ta ndjejnë tkurrjen e kësaj industrie.

Shpesh ndeshim shprehjen….“Çdo turist fut në punë 8 veta dhe çdo turist që nuk vjen, lë pa punë 8 veta”.

Plani i Serie A për rikthimin e tifozëve në stadiume

Pasi kurba e rasteve me coronavirus në Itali po ulet dhe datat për rikthimin e ndeshjeve është zbuluar, tani kanë filluar planet se kur mund të rikthehen tifozët në stadiume.Italianët tashmë zënë vendin e dytë për numrin e vdekjeve në Evropë nga pandemia botërore, pasi janë kaluar nga Britania e Madhe,ku zona problematike ngelet Lombardia,Piemonte dhe regjioni i Ligurias.

Në këtë situatë restorantet kanë filluar punën dhe po mbahet distancë sociale,ndersa Serie A planifikon për rikthimin e tifozëve në stadiume.

“Ne po reflektojmë, sigurisht, sepse është vetëm e drejtë të hedhim një hap përpara pas rihapjes,” ka thënë Presidenti i Lecces, Saverio Sticchi Damiani.

“Unë mendoj se nëse është e mundur, do të ishte mirë të krijoni një rotacion midis tifozëve të tanë, duke bllokuar qartë shitjen e biletave të reja. Ne kemi një stadium prej 30,000 ulësesh në Lecce, kështu që do të ishte mirë të ofrojmë disa nga tifozët tanë – në rotacion – një argëtim të vogël, gjithmonë duke ndjekur masat paraprake të nevojshme dhe duke garantuar distancimin shoqëror”, ka shtuar më tej ai.

Federata e futbollit të Italisë mendon që të futen vetëm 300 persona në stadium në një ambient më të hapur dhe një distancë mbi dy metra

LAJM I FUNDIT/Si u sekuestruan 195 kg kanabis në një kamion në Kapshticë, 4 në pranga

Policia Kufitare parandalon dhe godet një rast të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike.Sektori për Hetimin e Krimit në DVP-Korçë, zbardh dhe dokumenton skemën e ngjarjes, vë në pranga 4 shtetas dhe shpall në kërkim bashkëpunëtorin e tyre.Sekuestrohet 195 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në kuadër të masave për goditjen e veprimtarisë kriminale në drejtim të trafikut ndërkombëtar të narkotikëve si edhe në bazë të analizës së riskut, në dalje të Republikës së Shqipërisë, kanë përzgjedhur për kontroll të detajuar në vijë të dytë mjetin kamion tip “Iveco”, me drejtues shtetasin S. V., 54 vjeç, banues në Tiranë, i cili kishte si destinacion Greqinë.

Kontrolli ka vijuar më pas me procesin e skanimit të kryer nga Dogana, ku u shfaqën dyshime se mbi karrocerinë e mjetit mund të ishte fshehur lëndë e dyshuar narkotike. Konkretisht në sipërfaqen e saj u gjet një sasi prej 195 kg lënde e dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Drejtuesi i kamionit (i dënuar më parë për veprën “Dhuna në familje”) u arrestua në flagrancë.

Pas shoqërimit të tij në polici dhe falë një pune intensive hetimore dhe profesionale të kryer nga specialistët e seksionit për trafiqet e paligjshme dhe narkotikët në DVP-Korçë, u bë zbardhja, dokumentimi i plotë i skemës së tentativës së trafikimit ndërkombëtar të narkotikëve, identifikimi dhe në bashkëpunim me DVP-Tiranë, kapja e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

Konkretisht u bë ekzekutimi i urdhrave të ndalimit lëshuar nga Prokuroria e Korçës, për shtetasit:

Sh. H., 64 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për “Vetëgjyqësi”)V. C., 55 vjeç, banues në Korçë (i dënuar më parë për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”)M. J., 48 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” i cili ka falsifikuar dokumentacionin e kamionit

Si edhe u shpall në kërkim shtetasi B. M., 56 vjeç, banues në Tiranë, i cili së bashku me shtetasit Sh. H., dhe V. C., dyshohet të kenë qenë në rolin e organizatorëve të kësaj veprimtarie

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme

Policia e Shtetit: Të dielën nuk lejohet qarkullimi me makina në asnjë qytet

Policia e Shtetit ka dale sot me nje njoftim per te gjithe qytetaret, duke sqaruar se te dielen do jene hapur gjithe bizneset, por nuk do te lejohet në asnjë qytet të vendit qarkullimi i automjeteve.

NJOFTIMI I POLICISE

Në kuadër të zbatimit të masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19, Policia e Shtetit njofton të gjithë qytetarët se në datën 31.05.2020 do të jenë të hapura të gjitha bizneset, si dhe do jetë e lirë lëvizja për këmbësorët, por nuk do lejohet në asnjë qytet të vendit qarkullimi i automjeteve.Gjithashtu, edhe për këtë fundjavë nuk do lejohet hyrja dhe dalja në zonat e kuqe, si dhe ndalohet lëvizja drejt plazheve nga zonat që nuk janë zona bregdetare.

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të zbatojnë me rigorozitet ndalim-qarkullimin me automjete për ditën e nesërme, si dhe të respektohet distancimi social në të gjithë vendin”, mbyllet njoftimi i Policisë së Shtetit.

COVID-19/ 23 RASTE TË REJA, SHKON NË 1122 NUMRI I TË PREKURVE NË VEND

Ka shkuar në 1122 numri i personave të prekur nga koronavirusi në vendin tonë.Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet me 23 raste pozitive .Të shpërndara: 16 raste në Tiranë, 2 në Mat, 2 në Lushnje, 1 në Durrës, 1 në Krujë, dhe 1 rast në Librazhd.Në vendin tonë janë 232 pacientë aktive dhe pjesa më e madhe po ndiqet nga mjeku i familjes.Juglindja e vendit vazhdon të ketë 1 person pozitiv Covid-19.Numri i testeve ne total ne Qarkun e Korçes eshte 291.

Dr. Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik dha detajet:

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 23 raste të reja, shkon në 1122 numri i të prekurve.Mbi 1450 testime serologjike tek stafet mjekësore me një pozitivet rreth 9%

Dr. Marjeta Dervishi
Instituti i Shëndetit Publik

Ju informojmë rreth situatës së COVID 19 në Shqipëri.
Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 229 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar 23 raste pozitive.
Shpërndarja e rasteve të reja pozitive është si vijon: 16 raste janë identifikuar në Tiranë, 2 në Mat, 2 në Lushnje, 1 në Durrës, 1 në Krujë, dhe 1 rast në Librazhd.

Nga totali i të prekurve të identifikuar në 24 orët e fundit, 19 janë kontakte të rasteve të mëparshme të konfirmuara pozitive, ndërsa për 4 raste po vazhdon hetimi epidemiologjik.Në 24 orët e fundit janë testuar 21 personel shëndetësor dhe kanë rezultuar pozitive 2 raste.
Në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 26 pacientë, nga të cilët 4 janë në terapi intensive dhe 1 pacient është i intubuar në gjendje të rëndë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 6 qytetarë, duke e çuar në 857 numrin e të shëruarve.

Nga fillimi i epidemisë janë kryer rreth 16 mijë testime molekulare dhe serologjike. Që nga fillimi i epidemisë janë 1122 raste të konfirmuara, prej të cilëve aktualisht janë 232 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë.Vijojnë testimet serologjike tek personeli shëndetësor. Deri tani janë mbi 1450 të testuar me një përqindje të përgjithshme pozitiviteti rreth 9%.Në këtë situatë mbetet shumë i rëndësishëm për të gjithë qytetarët zbatimi i masave të rekomanduara.

Ndaj Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon edhe një herë qytetarët të tregohen të kujdesshëm. Ruani distancimin fizik dhe higjienën personale. Kur kolliteni apo tështini përdorni shami letre ose këndin e brrylit dhe lani duart sa më shpesh. Evitoni ambientet e mbyllura dhe grumbullimet me shumë njerëz.
Mos neglizhoni shenjat e sëmundjes dhe për çdo shqetësim telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

COVID-19 – Statistika (30 Maj 2020)
Testime totale 15950
Testime molekulare 14498
Testime serologjike 1452
Raste pozitive 1122
Raste të shëruara 857
Raste Aktive 232
Humbje jete 33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 137
Durrës 39
Krujë 16
Shkodër 11
Kamëz 9
Mat 8
Lushnje 6
Berat 2
Fier 2
Korçë 1
Librazhd 1

Harta/ Ja si do të jetë fundjava e fundit me zonat e kuqe

Deri në përfundim të gjendjes së fatkeqësisë natyrore, e cila përfundon më 23 qershor, disa aktivitete do të vazhdojnë të qëndrojnë mbyllur. Ministrja e Shëndetësisë njoftoi se këto aktivitete “do të jenë të ndaluara deri në një urdhër të dytë” dhe do të vlerësohen në datën 23 qershor.

Aktivitetet vijojnë kështu:
– aktivitetet kulturore
– kinema
– teatër
– klubet e natës
– pishinat
– grumbullimet masive
– dasmat
– konferencat
– dëgjesat publike
– tubimet

Po kështu, plazhet do të jetë të hapura vetëm për banorët e qyteteve bregdetare, ndërsa dalja nga zonat e kuqe do të jetë e ndaluar deri të hënën. Përsa i përket ditës së dielë, nuk do të lejohen makinat.

Do të lejohen nga data 1 qershor kampionatet sportive, pa praninë e publikut. Do të hapen parqet, qendrat e formimit arsimor, kulturor, qendrat e internetit si dhe palestrat nën rregulla strikte të sigurisë. Po punohet për një plan të transportit publik të sigurt, i cili do të jetë gati në një kohë sa më të shpejtë. Deri atëherë transporti publik do të jetë i mbyllur.”

Tërmet në Korçë, ja epiqendra dhe magnituda

Lëkundje tërmeti janë ndjerë në Korçë me magnitudë 3.4 i shkallës rihter.Lëkundja është ndjerë në orën 09:00 të mëngjesit me epiqëndër Vashminë ,7 km në veri të Korçës.

Kujtojme që në fillim të verës që lamë pas, me 1 qershor një tjetër tërmet i fuqishëm goditi zonën e Korçës, ku u rrënuan mbi 100 banesa.
Epiqendra e këtij tërmeti që la jashtë për disa javë banorët, ishte në fshatin Floq dhe u ndje në disa zona përreth. Tërmeti ishte i shkallë rihter, 5.3 ballë, që më pas u shoqërua me të paktën 20 lëkundje nga të cilat 6 ishin më të forta.

Kompania ajrore Wizz Air “low cost”vjen me tre avionë në Shqipëri nga 1 korriku

Linja më e madhe ajrore me kosto të ulët në Evropën Qendrore dhe Lindore, Wizz Air, do të ketë bazën e saj të re në Tiranë. Kompania do të ulë 3 avionë Airbus 320 në Aeroportin Ndërkombëtar Nënë Tereza, që nga data 1 korrik 2020.Paralelisht me krijimin e bazës, krahas dhjetë destinacioneve tashmë në operim, Wizz Air, do të shtojë edhe 15 destinacione të reja për tetë vende nga Tirana, duke filluar nga korriku, për të shënuar në total 25 destinacione nga Rinasi.

Tre avionët Airbus A320 do të mbështesin operacionet e pesëmbëdhjetë rrugëve të reja për në Beauvais (Paris), Charleroi (Bruksel), Eindhoven, Mulhouse Euroairport, Karlsruhe / Baden-baden, Hamburg, Berlin Schönefeld, Frankfurt Hahn, Pragë, Selanik, Rodos, Bari, Katania, Milano Malpensa dhe Torino, duke arritur në mbi 800 mijë vende në shitje në 25 destinacione nga Tirana në vitin 2020.

Gjatë prezantimit të bazës se rë të Wizz Air, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, Dr. Constantin Von Alvensleben, tha se rrjeti në rritje i kësaj kompanie në Shqipëri, do të mbështesë turizmin lokal, duke sjellë më shumë kapital në rajon si dhe të lidh tiranën me denstiancione të reja dhe emocionuese.

Dr. Constantin Von Alvensleben

“Wizz Air filloi të fluturonte në Tiranë në 2017 dhe që prej asaj kohe ka transportuar gati gjysmë milioni pasagjerë në dhe nga kryeqyteti shqiptar. Ne jemi shumë të lumtur që mirëpresim krijimin e bazës së re të Wizz Air në Tiranë. Kjo do të thotë konkurrencë e ndershme midis linjave ajrore, më shumë pasagjerë kur kufijtë tanë të jenë të hapur, çmime të përballueshme të biletave dhe mundësi udhëtimi për pasagjerët.