Pas disa lëkundjeve të lehta pak me parë,një lëkundje tërmeti është ndjerë përsëri ne mbrëmjen e sotme rreth orës 20:51 në Korçë. Sipas faqes që regjistron të dhënat e lëkundjeve EMSC, magnituda paraprake e tërmetit u raportua 2.9 e shkallës Rihter.

Pas disa lëkundjeve të lehta pak me parë,një lëkundje tërmeti është ndjerë përsëri ne mbrëmjen e sotme rreth orës 20:51 në Korçë. Sipas faqes që regjistron të dhënat e lëkundjeve EMSC, magnituda paraprake e tërmetit u raportua 2.9 e shkallës Rihter.

Nëse do të ndryshoni ngjyrën e makinës, tashme duhet të merrni leje, pasi në të kundërt do të përballeni me gjobë. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, thotë se duke nisur nga data 4 maj do të aplikojë masat administrative për ata që e shkelin këtë urdhër.Gjobat do të variojnë nga 10 mijë lekë deri në 20 mijë lekë të rinj.

“Për të gjithë ata posedues mjetesh që kanë bërë ndryshime të karakteristikave konstruktive ose funksionale të mjetit pa kërkesën paraprake dhe miratimin përkatës, gjatë shqyrtimit të kërkesës, nisur nga data 4.05.2020 do të aplikohen masat administrative si më poshtë:Për ndryshim të ngjyrës ose kutisë së shpejtësisë, ose ndryshime të tjera me procedurë të lehtësuar të aplikohet masa administrative prej 10 000 (dhjetë mijë) lekë.
Për ndryshim të motorit, shtim të sistemit alternativ të ushqimit (impiantit të gazit), ndryshim të karrocerisë apo ndryshime të tjera me procedurë normale të aplikohet masa administrative prej 20 000 (njëzet mijë) lekë”, thuhet në njoftimin e DPSHTRR.
Të gjitha ata drejtues mjetesh që do të bëjnë një ndryshim në konstruksionin e mjetit në fillim duhet të bëjnë një vetëdeklarim. (Formulari i vetedeklarimit)
Lëkundje tërmeti janë ndjerë mbrëmjen e sotme rreth orës 20:10 në Korçë. Sipas faqes që regjistron të dhënat e lëkundjeve EMSC, magnituda paraprake e tërmetit u raportua 3 e shkallës Rihter. Në përditësimin e ri, EMSC e ndryshoi magnitudën në 3.1.

Sipas IGJEUM, në Korçë ka pasur disa lëkundje dy ditët e fundit, me magnitudë më të vogël se tre.
Për herë të parë në Tiranë do të zhvillohet një protestë në kohë pandemie ndërsa ajo do të mbahet këtë të enjte në orën 12:00 në sheshin Skënderbej.Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit është organizatore e kësaj protesten ndërsa përmes një reagimi, ka thirrur të gjithë qytetarët ‘kundër dikaturës’, ‘falimentimit ekonomik’ dhe ‘burgut shtëpiak’, gjatë pandemisë së Covid-19.HapniShqipërinë, “Me Maska – 2 metra distancë” janë disa nga frazat e shkruar në poster.
Reagimi i plotë:

Të nderuar miq, e ndërmarrim këtē nismë për të thirrur një protestë, kundër diktaturës, falimentimit ekonomik dhe burgut shtëpiak, me të cilin janë dënuar 2.8 milion shqiptarë.Mjekë dhe qytetarë të shquar kanë argumentuar se piku i epidemisë së Covid-19 në Shqipëri ka qenë midis fundit të janarit dhe fillimit të shkurtit, pra të paktën një muaj para se qeveria të ndalonte jetën normale në vend, duke dënuar të gjithë popullin me papunësi dhe burg shtëpiak.
Mbi 110 mijë njerëz kanë humbur punën në këta dy muaj, pa llogaritur këtu gjysmën e popullsisë së vendit që jeton në fshat. Shqipëria, e varfër dhe e zhytur në borxhe edhe para epidemisë, tani rrezikon falimentimin ekonomik. FMN dhe BB kanë parashikuar qysh tani një rënie prej 5-7% të prodhimit kombëtar.
Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit ku konfirmon trendin në rënien te numrit të personave të infektuar dhe viktimave te reja. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 236 viktima (dje ishin 195) Numri i përgjithshëm i viktimave në Itali ka arritur në 29.315.Numri i rasteve aktive eshte 98.467 (dje ishin gjithsej 99.980).Numri i përgjithshëm i rasteve të personave të prekur nga Covid-19 që nga fillimi i monitorimit të epidemisë ka arritur në 213.013 (dje ishte 211.938),rastet e rreja te infektimit jane +1075 dje rritja ishte (+1.221)

Ndersa 2352 persona jane sheruar në 24 orët e fundit (dje shifra ishte 1225) persona të testuar negativ për tampon), për një total prej 85.231 persona të shëruar. aktualisht janë 16,270 pacientë në ambientet spitalore (dje ishin 16.823), prej të cilëve 1.427 në kujdes intensiv (dje ishin 1.479).
Në Itali janë kryer gjithsej mbi 2 milion e 246 mijë teste, ku 55 mijë prej tyre janë kryer në 24 orët e fundit.
Shtetet me te prekura nga Covid -19 jane :1-SHBA vazhdon të mbetet epiqendra e pandemisë me më shumë të prekur dhe viktima në botë dhe ndiqet nga Spanja, Italia, Britania.

Për vende si Greqia, ku turizmi përbën afër një të tretën e ekonomisë së vendit, mbyllja e hoteleve, bllokimi i udhëtimeve turistike këtë vit për shkak të Coronës do të ishte një goditje e rëndë. Ky vend i trembet humbjes se mijëra vendeve të punës në këtë sektor. Prandaj qeveria greke po merr masa që megjithë kushtet e Coronës të mundësojë turizmin gjatë verës. Nga qershori planifikohet hapja me disa faza e hoteleve. Disa hotele kanë filluar përgatitjet, por edhe kafenetë e plazheve.

Charlie Chahine, pronari i një kafeneje plazhi në ishullin Santorini u prezantua me entuziazëm në televizionin grek. Ai përshëndeste me telefon nga plazhi i ishullit vullkanik Santorini, ku kishte vendosur xhamat ndarës pleksiglas mes shezlongjeve të plazhit. Chahine mendon se kështu mund të funksionojë pushimi në plazh këtë vit në kohën e Coronës. Tani klientët mund të vijnë, thotë Chahine.
Por shumë nga kolegët e tij nuk e besojnë këtë. Charalambos Voulgaris, pronar i dy resorteve turistikë në ishullin e Korfuzit thotë se “turizmi ndodhet para krizës më të madhe të gjeneratës.” Ai nuk është shumë optimist, se këtë vit do të hapen hotelet. “Ekonomia këtu në Korfuz varet plotësisht e gjitha nga turizmi. Ndoshta mund të mos hapim aspak këtë verë, edhe po qe se hapen, do të zihen vetëm disa dhoma. Ne nuk e dimë ende, nëse do hapim, nuk e dimë kur do t’i hapim, përpara kemi kohë shumë të vështira.”

Turizmi grek jeton nga të huajt
Temperaturat janë rritur aktualisht në Greqi, 25 gradë, sezoni duhej të fillonte me mijëra pushues nga Anglia apo Gjermania. Por plazhet në Korfuz janë bosh. Në ishujt grekë nuk mund të udhëtojë askush, që nuk e ka vendin kryesor të banimit aty. Qytetarët grekë me gjasa do mund të udhëtojnë në ishuj nga qershori, por turizmi në ishull jeton nga pushuesit e huaj. Kur do të vijnë ata? Përgjigja e ministrit të Turizmit të Greqisë, Charis Theocharis: „Kjo është pyetja 1 milionë dollarë.” Sipas tij “nuk varet vetëm nga ne, por edhe nga të gjithë vendet e tjera, se si veprojnë ato me krizën. Por objektivi ynë është që dikur në korrik të hapim turizmin.”
Charis Theocharis shpreson që vendet e BE së shpejti të bien dakord për rregulla të përbashkëta për hapjen e kufijve. Nëse kjo nuk bëhet, atëherë Greqia mundet që me vende të caktuara të bëjë marrëveshje bilaterale, që lejon udhëtimin e turistëve.Por ende ka shumë pyetje të hapura: Çfarë testesh shëndetësorë duhet të bëjnë pushuesit para udhëtimit? A duhet që hotelet të bëjnë ndryshime të restoranteve të tyre për shkak të ruajtjes së distancës? A do ketë së pari fluturime?

Turistët europianë të vijnë tek ne
Ministri grek i turizmit, Theocharis shpreson që këto pyetje të marrin përgjigje deri në korrik. Në një diskutim të televizionin grek ai thotë, se „këtë verë me siguri nuk do të ketë turistë nga SHBA apo vende të tjera të largëta në Greqi. Edhe europianët zor se do bëjnë udhëtime të largëta në kontinente të tjera. Ata mund të vijnë tek ne. Sepse ne jemi vendi më i sigurtë në hapësirën e Mesdheut.”
Sipas ministrit grek, qeveria e Athinës ka reaguar shumë shpejt ndaj rrezikut të Coronës dhe vendosi masat kufizuese. Prandaj shifrat e infeksioneve në Greqi janë shumë të ulta, tani mund të përgatitet hapja e vendit për turistët. Nëse mes pushuesve duhen vendosur xhamat pleksiglas për këtë shumë grekë janë skeptikë. Xhamat nuk do pengojnë vetëm virusin, por edhe flladin e detit. E pa këtë fllad temperaturat greke në verë që kapin edhe 40 grad mund të kthehen shpejt në një torturë për pushuesit. (dw)


Ka shkuar në 820 numri i personave të prekur nga koronavirusi në vendin tonë.Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet me 17 raste pozitive,me 9 persona ne Tirane, 5 ne Kruje dhe 3 ne Kamze.Në vendin tonë janë 219 pacientë aktive dhe pjesa më e madhe po ndiqet nga mjeku i familjes.Juglindja e vendit tashme ka vetem 1 person pozitiv Covid-19 të vetëizoluar në shtëpi.Numri i testeve ne total ne Qarkun e Korçes eshte 241.Duke filluar nga dje datë 4 Maj,u shtuan “zonat e gjelbërta”.Në të gjithë vendin do të lejohet shërbimi taksi për udhëtimet ndërqytetase me deri dy pasagjerë, anëtarë të një familjeje.
Dr. Albana Fico nga Instituti i Shëndetit Publik dha detajet:

Covid19, Ministria e Shëndetësisë: 17 raste të reja në 24 orët e fundit.Nga 820 të prekur që nga fillimi I epidemisë, 70 % e tyre janë shëruar
Dr. Albana Fico
Instituti i Shëndetit Publik
Situata epidemiologjike po monitorohet me shumë kujdes nga të gjitha strukturat e shëndetësisë. Në këtë situatë të lehtësimit të masave, është rritur vigjilenca për gjurmimin, testimin dhe identifikimin në kohë të rasteve të dyshuara me COVID19 si dhe kontakteve të tyre.Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 270 testime për persona të dyshuar me COVID-19 dhe prej tyre rezultojnë 17 raste pozitive.
11 të prekur janë kontakte të rasteve të mëparshme pozitivë me COVID19, ndërsa për 6 të prekur po vijon hetimi epidemiologjik në terren.
Rastet pozitive të ditës së sotme janë të shpërndara përkatësisht, 9 raste në Tiranë, 5 raste në Krujë dhe Kamza me 3 raste, vatër familjare.
Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 820 qytetarë ndërsa 70 % e tyre janë shëruar. Aktualisht janë 219 persona aktivë me COVID19.
Siç shihet, ka një rritje të rasteve në 24 orët e fundit, jo vetëm në numrin e rasteve të identifikuara por edhe shtrimet në spital janë shtuar. Në dy spitalet COVID, sot kemi 38 të shtruar nga të cilët 8 janë në terapi intensive.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për qytetarët që të vazhdojnë të respektojnë distancimin fizik dhe të mbajnë higjienën personale, po ashtu bizneset e hapura të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë.
Ftojmë qytetarët të mos neglizhojnë shenjat e COVID19 dhe të telefonojnë menjëherë urgjencën kombëtare 127 në rast se kanë dyshime se janë të prekur nga ky virus.
Për të kontaktuar mjekun e familjes, për pyetje në lidhje me COVID19, për këshillim psikologjik në rast të shfaqjes së shenjave të ankthit apo shqetësime të tjera, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 99
Krujë 81
Shkodër 15
Kurbin 9
Elbasan 3
Kamëz 3
Kukës 2
Mirditë 2
Berat 2
Durrës 1
Korçë 1
Lezhë 1
