Duhet populli dhe 20 burra”/ Presidenti Ilir Meta flet për shpërndarjen e Parlamentit: Nuk është e thjeshtë, por jo e pamundur

Per shperndarjen e parlamentit duhet te ngrihet i gjithe populli dhe te dalin 20 burra qe jane te gatshem te marrin ne dore qeverine e re”. Presidenti Ilir Meta tha se eshte i gatshem qe sot te ulet dhe te caktoje daten e zgjedhjeve si per pushtetin qendror e vendor dhe per kreun e shtetit.Shembja e Teatrit në kohë pandemie është tregues tepër komprometues.

“Nese do duhet, Presidenti eshte gati. Te ma kerkoje populli, por sic e thashe duhet te dalin dhe 20 burra gati qe te marrin persiper qeverisjen”. tha kreu i shtetit ne “Syri.tv”.

Se më thonë pse nuk e shpërndan Parlamentin, nëse do shpërndaj parlamentin që nuk është kaq e thjeshtë dhe e paqartë por nuk është e pamundur, se gjithcka unë duhet të kem një situate kur e kërkon gjithë populli, por të kem dhe nja 20 burra përfshirë dhe juve këtu që të marrin përsipër të cojnë vendin në zgjedhje, unë s’mund të bëj lëvizje bosh
nuk i shmangem asnjë përgjegjësie për të vendosur legjitimitetin institucional.

Nëse e kam thënë që këtë krizë e zgjidhin vetëm zgjedhjet e popullit shqiptar, të lë dhe unë postin, e të gjithë të respektojnë vullnetin e sovranit, nëse të tjerët s’janë gati e provokojnë situata të rënda jam gati të bëj e zgjidhje të tjera, por për këtë duhet të jenë gati të gjithë ata qe ma kerkojne, nëse do duhet një gjë e tillë presidenti do jetë gati po duhet të jenë edhe 20 burrat që presidenti ti marri ti cojë nëpër zyra e të cojnë vendin në zgjedhje.
Apo doni të bëjmë një Venezuelë këtu, por kjo s’është mirë vendin se duam të hyjmë në BE e gjithë kushtet që na shton cdo dië Evropa ka të bëjë me legjitimitetin, e kjo zgjidhet vetëm përmes zgjedhjeve, që sot hajde caktojmë datën e zgjedhjeve, se po nuk e zgjidhëm nuk do bëjmë asnjë hap para BE”.

***

“Nëse Bejtja do binte pre e një provokacioni të fëlliqur e të dilte në rrugë, se po të dilte presidenti situata do ishte tjetër po nuk i dimë pasojat e ata që urdhëruan një operacioni të paligjshëm nga ana edhe policore që futën forca me armë e automatikë urdhëruan shembjen e asaj godinës ku atje brenda ka qenë Neritan Licaj.

Gra e policë duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre e kuptoni që kjo nuk ishte thjesht një hakmarrje ndaj teatrit, aksion i dyshimtë për afera, hakmarrje ndaj artistëve, por edhe një provokim serioz jo vetëm për demokracinë por edhe për stabilitetin e vendit, ishte një ngjarje tërësisht e mirëprogramuar destruktikve e provokuese, super gol por që në fakt doli qartë që është një autogol shumë i madh”.

Unë duhet të mendoj edhe për situata të tjera se po shkojnë në situata të paparashikueshme por duhet të mendoni e ju e shoqëria civile e qytetarët, të gjithë duhet të jemi të gatshëm të mbrojmë e të shpëtojmë demokracinë.Nuk nxjerr më dekretet si 13 tetori, nëse e nxjerr do nxjerr për shpërndarjen e qeverisë e do emëroj qeverinë e s’do i çoj me këta policët e Lleshit, por do i çoj me popullin shqiptar, mbaje mend ti, por nëse populli shqiptar mendon se kjo është situatë e mirë, unë s’jam aventurier.

“Kjo është dhuna e policisë”- Gazetari Lela ul pantallonat përpara kryemininistrit Rama

Është shoqëruar me debate të forta përballja live në emisionin “Real Story”, në News24, mes kryeministrit Edi Rama dhe gazetarit Alfred Lela, i cili u dhunua nga policia, gjatë protestës së 17 majit kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.

Pjesë nga debati:

Lela: Edi, Po të drejtohem me ti, se ti je një njëjës.
Rama: Si urdhëron zoti prokuror
Lela: Po më dhunon për herë të dytë..
Rama: Trego dhe sillu me edukatë.
Lela: Gënjeve me këtë që the
Rama: Kush e ka gjykuar Budina apo Lesi Makbeth…se nuk flet kështu një gazetar pa pikën e etikës si të ishte fiks një personazh i karagjozit.
Lela: Nuk të ka pëlqyer xhesti im ty, i xhestit futjes hedhjes për të ndihmuar një vajzë. Ti je në anën tjetër të historisë, se ti je për dhunën ndaj tyre. Silva Caka u mor nga jashtë rrethimit
Rama: I drejtohesh të ftuarit pa pikën e etikës.
Lela: T’u drejtova ashtu sic e meriton. S’ka se sit ë pëlqejë kjo, se je komplet në anën tjetër. Silva Cava është marrë nga jashtë rrethimit nga policët.

Rama: Këto janë tregimet e tua, përralla bëni pa mua. Unë flas për atë që është, që e shoh unë, e sheh publiku.
Lela: E interpretive si gënjeshtar. Do t’i shohësh pamjet? (Heq pantallonat)
Rama: Nuk më interesojnë fare.
Lela: E meriton.
Rama: Ti mund t’i heqësh pantallonat.
Lela: I heq se nuk kam frikë nga ti. Unë jam goditur me shkelma.
Rama: Ti do të tregosh…
Lela: Më lër të flas.
Rama: Ku janë shkelmat? Nuk ka shkelma, nk ka gopditje, ka marrje për krahësh. Policia gjendet duke kapur për duarsh tre vajza policie. Mbërthehu. Nuk ke ngrënë ato shkelma, nuk ke pasur as goditje.
Lela: Hedhja ime, goditja kur jam i shtrirë…
Rama: Nuk ka goditje.

ITALIA VAZHDON BETEJËN ME COVID-19, NË 24 ORË 156 VIKTIMA, 228.006 TË INFEKTUAR NË TOTAL

Të dhënat e buletinit të lëshuar nga Mbrojtja Civile shohin sot një rënie të infeksioneve të reja dhe një stabilitet dhe progresion ne ulje te nr te viktimave ku janë 156 viktima në 24 orët e fundit.Një shifër që dje dhe dy ditë më parë ishte pothuajse e njëjtë, përkatësisht 161 dhe 162, ndërsa tre ditë më parë ajo kishte rënë në 99.Numri i përgjithshëm i viktimave në Itali ka arrirur në 32.486 persona që nga fillimi i monitorimit të epidemisë Covid-19.

Numri i përgjithshëm i personave aktualisht pozitive ndaj virusit është 60.960 (dje ishte 62.752).Rastet e përgjithshme të personave të prekur nga Covid-19 ka arritur në 228.006 që nga fillimi i monitorimit të pandemisë. Rastet e reja janë + 642 (dje shifra ishte +665, dy ditë më parë e +813.

Numri i personave të rikuperuar në 24 orët e fundit është në rënie: 2.275 pacientë krahasuar me 2,881 dje dhe 2.075 dy ditë më parë.Totali i italianëve të monitoruar të cilët janë shëruar nga Covid-19 tani janë 134.560 persona. Numri i pacientëve në spital bie nën: 9.269 (dje 9,624). Prej tyre, 640 janë në kujdes intensiv (dje ishin 676, shifra ra në një mijë pacientë për herë të parë tetë ditë më parë).

Italia është vendi i tretë më i goditur nga koronavirusi nga numri i viktimave, pas SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa sa i përket rasteve të konfirmuara, shteti fqinj është vendi i gjashtë në botë më i goditur nga Covid-19.

Shtetet me te prekura nga Covid -19 jane :1-SHBA vazhdon të mbetet epiqendra e pandemisë me më shumë të prekur dhe viktima në botë dhe ndiqet nga Rusia,Brazili,Spanja,Britania,Italia

Zgjedhjet sipas sistemit danez/ I jep më shumë mundësi të vegjëlve dhe deputetëve të spikatur

Në një kohë kur reforma zgjedhore është kryefjala e politikës shqiptare, ishte deputetja Rudina Hajdari e cila si rrufe në qiell të hapur hodhi në publik me shumë finesë një propozim të ri.Sipas saj Shqipërisë i duhet një sistem zgjedhor si ai danez.
Hajdari u kujdes që këtë propozim ta ambalazhonte me një paketim mbështetje, që sipas saj vinte nga selia diplomatike e Washingtonin në Tiranë.

Sistemi zgjedhor danez i jep përparësi partive të vogla përmes proporcionalit rajonal me korrektim kombëtar e me lista të hapura.Kjo do të thotë se nëse një kandidat për deputet është i renditur në fund të listës, por merr shumë vota, atëherë mund të fitojë mandatin.

Ky lloj sistemi përfshin dy lista për tu votuar.

E para është lista e hapur ku mund të votohet preferencialisht kandidati për deputet, ndërsa lista e dytë është ajo e mbyllur kombëtare ku votohet partia respektive.

Që një parti të hyjë në Parlamentin e Danimarkës i mjafton që të sigurojë 2% të votave në rang kombëtar.

Ky prag i ulët, ndihmon partitë e vogla apo partitë e reja që të hyjnë në Parlament dhe thyen dominimin e ‘partive të vjetra’.
Ky propozim i Rundina Hajdarit nuk është edhe aq i rastësishëm.Prej kohës në qarqet politike diskutohet ideja se Hajdari sëbashku me deputetin Ralf Gjoni në të ardhmen mund ti bashkohen një force të re politike e cila prej vitesh zhvillon aktivitet politik në formën e një nisme.

Greqia prezanton planin për rihapjen e turizmit më 15 qershor,rihapen hotelet dhe rezortet

Greqia do të hapë sezonin turistik më 15 qershor dhe dy javë më pas edhe fluturimet ndërkombëtare. Shqipëria do të mund të fluturojë drejt fqinjit të saj që në mesin e qershorit, pasi nuk konsiderohet një vatër e rrezikshme e pandemisë.Greqia ka prezantuar planin për rihapjen e sezonit të turizmit teksa vijnë e zbuten pasojat e pandemisë.

Ndërsa në vitet normale sezoni niste në muajin prill, kryeministri Qirjakos Micotaqis njoftoi të mërkurën se me hapjen e rezorteve dhe hoteleve më 15 qershor do të shënohet këtë vit fillimi zyrtar i stinës turistike.Por qeveria ka parashikuar edhe një paketë financiare për t’i ardhur në ndihmë sektorit të prekur nga situata me koronavirusin, duke hequr TVSH-në për transportin, paketat e udhëtimit, kafen dhe pijet e tjera joalkoolike; punonjësit do financohen me fondet e BE-së deri në muajin shtator ndërsa bizneset turistike do përfitojnë deri 40 për qind ulje të qirasë deri në muajin gusht.

“Në prill dhe maj, turizmi arriti pikën më të ulët por ne sërish mundemi që t’ia dalim nëse i japim përparësi vendeve të punës dhe profesionistëve që më 2021-in të kundërsulmojnë edhe më fort,” u shpreh kryeqeveritari Micotaqis.Nga 15 qershori, në aeroportet e Greqisë do të hapen fluturimet nga jashtë, nga vende të cilat përmbushin kritere të caktuara epidemiologjike.

Në listën e vendeve të parrezikshme përfshihet edhe Shqipëria.

Ndërkohë nga 1 korriku do zgjerohet më tej harta e fluturimeve dhe dy javë më vonë do hiqen gradualisht masat e mbetura.Turistët nuk do i nënshtrohen më testimit apo karantinës disaditore prej koronavirusit, por në hotele do të ketë rregulla të reja të sigurisë.

“Te recepsioni do mbahen distancat, do veshim dorezat dhe maskat. Mëngjesi do të ofrohet në dhomë, por edhe nëse dëshirojnë të ulen në tavolina jashtë, do ketë distanca mes tyre dhe do të evitohet grumbullimi i njerëzve,” shprehet menaxheri i një hoteli në ishullin grek të Santorinit.Gjermania, Izraeli, Qiproja dhe Bullgaria janë vendet e para që kanë lehtësuar transportin ajror me Greqinë.

Turizmi është një sektor kyç i ekonomisë vendëse që pret më shumë se 30 milionë të huaj çdo vit.Ndërkaq, deri tani Greqia numëron më pak se 3 mijë raste në total me koronavirus dhe mbi 165 viktima.

Çfarë po ndodh: Pas 17 vitesh,Portokallia mund të largohet nga Top Channel…?

Ditën e sotme (21 maj), po qarkullon me shpejtësi një lajm, në bazë të së cilit pretendohet se “Portokalli” do të largohet nga Top Channel. Në këtë pikë vlen të theksohet se me termin “Portokalli” nënkuptohet largimi i regjisorit Altin Basha dhe stafit të aktorëve dhe/ose moderatorëve, pasi “Portokalli” është patentë e Top Channel, që do të thotë se emisioni nuk mund të transferohet, të paktën jo me të njëjtin emër.

Burime për Juda.al, portal që zotërohet nga Julian Deda, bëjnë me dije se aktorëve dhe regjisorit u është ofruar marrëveshje në televizione të tjera, ndoshta me emrin “Mandarina”. Burime për portalin thonë se Altin Basha është parë në studiot e ABC News, megjithëse më pranë për një marrëveshje është RTV Ora. “Aktorët akoma nuk janë kontaktuar për këtë punë dhe mesa duket nuk do të ftohen të gjithë të shkojnë,” shkruan Juda.al.

Deri në këto momente nuk ka asnjë reagim zyrtar, megjithëse në mars të këtij viti, Gaz Paja ishte i hapur ndaj idesë për tu larguar nga “Portokallia” nëse i ofrohej diçka më e mirë.

Ne jemi si futbollistët, vëlla, nëse dikush na ofron diçka më të mirë pse jo. Unë jam njeri besnik si natyrë, por në një moment kur nuk më ofrohen të gjitha gjërat, sigurisht që do të shikoj punën time. Për momentin jam mirë tek ‘Portokalli’, nëse televizoni ku jam aktualisht nuk vazhdon në linjat që kam nisur unë, shoh shtëpinë time dhe nuk ma ndjen fare,” tha ai. Paja e lidhi marrëveshjen me Dritan Hoxhën, themeluesin e ndjerë të Top Media. “Pazaret i kam bërë me një burrë tjetër që fatkeqësisht nuk është më. Unë jam në ‘Portokalli’, por nuk përjashtoj mundësinë të jem kudo.”

‘E URREJ SHIUN KUR BIE, SE NJËHERË MA FIKU NJË ZJARR DASHURIE’

Rok grupi i njohur Elita 5 është një nga grupet më të preferuara në vendet shqipfolëse, të cilët i rezistuan kohës.Me të dëgjuar këngët e tyre, meloditë na kthejnë pas në kohë. Sot po ju sjellim një nga perlat muzikore “E urrej shiun”.

Bashkangjitur gjeni videon dhe tekstin e këngës.

Në kitarë teli… i këputur
ndali këngën më të bukur…
por s’e ndali, shiun në këtë qytet..
Ku je buza e paputhur
dashuria ime e humbur
në mes të rrugës.. unë po lagem vetë..

dhe pse ngjajnë me shiun 
që më ndau nga ti.. 
Dashuria ish dikur 
mbet kornizë pa pikturë 
që askund nuk e shoh në mur… 

I harruar si një letër e djegur…
në këtë rrugë pa adresë kam mbetur
E urrej… shiun kur bie…
se njëherë ma fiku një zjarr..
një zjarr dashurie…
I urrej.. lotët e mi…

I harruar.. si një leter.. e djegur… 
në këtë rrugë.. pa adrese kam mbetur…

E urrej shiun kur bie.. 
se njëherë ma fiku një zjarr 
një zjarr dashurie… 
i urrej.. lotët e mi… 
sepse ngjajnë me shiut.. (2x) 
E urrej shiun kur bie.. 

se njëherë ma fiku një zjarr 
një zjarr dashurie… 
I urrej lotët e mi… 
dhe pse ngjajnë me shiun 
që më ndau nga ti.. 
Ti ndoshta ishe një rrufe 

që erdhe shpejt…
dhe kur shkove, nuk e dita, as e di
por këngën edhe shpresën
i le të treten nëpër shi…

Italia gati për të hapur kufijtë

Italia, një nga destinacionet më të goditura nga pandemia, me një bllokim total që prej marsit, është gati të hapë kufijtë.Qeveria italiane njoftoi se udhëtaret e BE-së do të lejohen të hyjnë pa qenë nevoja të qëndrojnë në karantinë nga 3 qershori. “Ne po përballemi me një rrezik të llogaritur dhe presim që kurba të rritet përsëri,” tha kryeministri Giuseppe Conte. “Ne duhet ta pranojmë atë, përndryshe nuk do të jemi në gjendje të fillojmë sërish.”

Italia do të vendosë disa kufizime për udhëtarët jashtë zonës Shengen. Udhëtarëve më parë u kërkohej të qëndronin në karantinë për 2 javë, ndërsa pas 3 qershorit një rregull i tillë do të hiqet. Masat e reja janë një hap i madh për të rifilluar ekonominë pas më shumë se dy muaj bllokimi.

Dalja nga izolimi është planifikuar me faza; dyqanet, kafenetë, restorantet dhe baret u hapën më 18 maj dhe të tjera aktivitete do të rihapen gjatë muajit.

Burimi: CNN

COVID-19/ 5 RASTE TË REJA, SHKON NË 969 NUMRI I TË PREKURVE NË VEND

Ka shkuar në 969 numri i personave të prekur nga koronavirusi në vendin tonë.Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet me 5 raste pozitive.Të shpërndara: 3 ne Durres, 1 ne Tirane dhe 1 ne Kruje .Në vendin tonë janë 167 pacientë aktive dhe pjesa më e madhe po ndiqet nga mjeku i familjes.Juglindja e vendit vazhdon të ketë 1 person pozitiv Covid-19 të vetëizoluar në shtëpi.Numri i testeve ne total ne Qarkun e Korçes eshte 262(dje ishin 260).

Dr. Mirela Cami nga Instituti i Shëndetit Publik dha detajet:

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 5 raste të reja , shkon në 969 numri i të prekurve13 të shëruar në 24 orët e fundit. 80% e të prekurve tashmë janë të shëruar

Mirela Cami
Drejtore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor
Ju bëjmë me dije të dhënat e 24 orëve të fundit të situatës së COVID 19 në vendin tonë.
Edhe pse situata epidemiologjike paraqitet e qëndrueshme, ka vijuar puna intensive e epidemiologëve në terren, për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin aktiv të tyre, si në zonat e kuqe por edhe në ato të gjelbërta.
Ndërkohë mjekët e familjes po monitorojne në vazhdimësi rastet aktive me Covid19 që kanë simptoma të lehta ose janë asimptomatikë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 204 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar pozitivë 5 raste.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 3 raste në Durrës, 1 në Tiranë dhe 1 në Krujë, kontakte të rasteve të mëparshme pozitive. Të shëruar janë 13 qytetarë.
Gjendja në spitalin infektiv paraqitet e qëndrueshme prej ditësh me 14 pacientë të shtruar dhe vetëm 3 prej tyre janë në terapi intensive.

Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 969 qytetarë. Prej tyre, rreth 80% janë të shëruar.
Aktualisht janë 167 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Durrës dhe Krujë.
Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 13,500 testime molekulare dhe serologjike.

Deri tani janë mbi 1 mijë testime serologjike në personel shëndetësor, me një pozitivitet të përgjithshëm rreth 8%.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar rregullat, te ruani distancimin fizik dhe higjienën personale. Nëse keni shenja të Covid19 telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127.

COVID-19 – Statistika (21 Maj 2020)
Testime totale 13825
Testime molekulare 12759
Testime serologjike 1066
Raste pozitive 969
Raste të shëruara 771
Raste Aktive 167
Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 55
Durrës 47
Krujë 31
Shkodër 10
Berat 10
Kamëz 9
Fier 2
Elbasan 1
Mirditë 1
Korçë 1

E pazakontë në Pogradec, reshjet e shiut marrin ngjyrë të kuqe(VIDEO)

I gjithë territori i vendit u përfshi nga reshjet e shiut ditën e sotme dhe për pasojë ka patur probleme edhe në akse rrugore. Në fshatin e Udënishtit rethi Pogradec uji ka arritur në 50 cm dhe ka mbuluar pjesën më të madhe të rrugës.

Për pasojë, aksi rrugor që të dërgon në qytetin e Pogradecit është i bllokuar. Një gjë e pazakontë vihet re pasi uji ka marrë një ngjyrë të kuqerremtë. Nuk dihet nëse është shkaktuar nga papastërtia e rrugëve apo është një fenomen natyror.

Megjithatë, vështirësitë në lëvizje janë raportuar në të gjithë vendin si pasojë e shirave që duket se po përmbysin vendin.Foxweb